-
Fol mire ose hesht
Intervistë me ish-reperin e njohur botëror Napoleon
Fillimisht na trego pak për veten tënde. Emri im është Mutaa’ Bili, thërras për tek Allahu që prej tetë vitesh. Kam katër fëmijë, të cilët quhen Salik, Muhamed, Halid dhe Aishe. Para se të bëheshe Mutaa’, ishe Napoleon.
Na trego për Napoleonin...
E kam filluar jetën me hakmarrje për prindërit e mi, të cilët u vranë para syve të mi dhe të vëllezërve të mi. Në atë kohë isha tre vjeç. Pastaj shkuam për të jetuar me gjyshen në Nju Xhersi. Kjo më dha mundësinë të zhytesha në një jetë jashtë ligjeve me mësuesin tim të madh “2PAC”, ylli i njohur i repit, i cili ma vuri emrin Napoleon, ashtu siç u vuri emra shokëve të tjerë, si Gadaf, emra të atyre që ishin armiqtë e SHBA-ve në atë kohë. Kjo do të thotë që unë u zhyta thellë në jetën e rrugëve, vrasjes, pirjes së alkoolit, përdorimit të drogës, duke punuar në grupin 2pac në llojin e muzikës hip-hop, i cili arriti të shesë 4 milionë CD në botë. Një gjë të tillë nuk pati mundësi ta arrijë asnjë grup tjetër muzikor, por ky grup e mbuloi botën me famën e tij të madhe, saqë pothuajse nuk gjendetasnjë mur në ndonjë qytet në botë që nuk e ka të shkruar frazën “2pac”. Pas vrasjes së 2pac, unë mora timonin e udhëheqjes, kurse fansat më konsideronin shpirti i gjallë i 2pac, i cili vazhdon të këndojë dhe t'i argëtojë ata në netët e hip-hopit. Kështu që fitova pasuri, vetura të shtrenjta, u bëra i famshëm dhe kisha fansa të shumtë, të cilët kalonin netët e tyre me këngët dhe shfaqjet e mia.
Çfarë mund të na tregosh për 2pac dhe vrasjen e tij?
2pac ishte i varfër shumë në fillim të jetës së tij dhe dëshironte të vdiste, madje na thoshte 'dëshiroj dhe shpresoj të vdes, mirëpo nuk kam guxim të vras veten'. Pasi fitoi pasuri, ndryshoi mendje, bleu një veturë dhe shtëpi të madhe dhe fitoi 2 milionë dollarë, pastaj tha 'tani dua të jetoj dhe të kënaqem me jetën'. Mirëpo ndodhi një konflikt mes tij dhe një personi nga Las Vegasi dhe ai e qëlloi me 31 plumba. Subhanallah, atëherë kur deshi të jetojë, vdiq! Në atë kohë unë isha 18 vjeç. Edhe unë pas vdekjes së tij hyra në disa probleme për shkak të vrasjes së një shokut tim nga një i afërm i tij.
E çfarë ndodhi pas këtyre ngjarjeve?
Pas vdekjes së shokut tim u mërzita dhe u lodha shumë, mirëpo pas tre muajsh bleva tri shtëpi dheçdoherë që dilte ndonjë veturë e re, e blija menjëherë. Megjithëkëtë, çdo ditë ndieja pikëllim më shumë, madje mbaja armë me vete kudo që shkoja, edhe nën jastëk kur bija në gjumë. Nga këtu mendova ta kërkoj lumturinë diku tjetër.
Kalimi në Islam
A ishe i krishterë gjatë kësaj kohe?
Para Islamit nuk e kam praktikuar fenë e gjyshërve të mi, Krishterimin, mirëpo besoja se ekziston një Zot i vetëm, tek i Cili duhet të drejtohem, por nuk dija asgjë për Të. Këtë gjë thjesht e kisha nga natyrshmëria. Me rëndësi të thuhet është se unë dashuroja muzikën dhe qëllimi i jetës sime ishte muzika dhe nuk kam pasuar ndonjë fe të caktuar, por vetëm besoja se ekziston një Krijues dhe atëherë kur pija alkool thosha me vete 'u edukova në këtë ambient të keq, çfarë të bëj?' Jetoja si kafshët, madje edhe më keq.
Cili është tregimi i kalimit tënd në Islam dhe pse zgjodhët Islamin dhe jo ndonjë fe tjetër?
E kam njohur Allahun para se të pranoj Islamin. Kisha zakon t'i lutesha Krijuesit dhe të kërkoja nga Ai dy gjëra: e para, të më udhëzojë në një fe që më tregon se ku do të shkoj pas vdekjes dhe e dyta, të gjej lumturinë e vërtetë dhe qetësinë shpirtërore në këtë botë. Një ditë një musliman më thirri për në xhami dhe më dha një kopje të Kur'anit. Kur lexova Kur'anin, u binda që këto fjalë nuk janë fjalë njerëzish, ashtu siç shkruante poezi 2pac dhe të tjerët. Në Kur’an gjeta të gjitha përgjigjet që kërkoja. Për shembull, kam menduar se lumturia është në kënaqësitë dhe gjërat e ndaluara, por lexova fjalët e Allahut ku thotë: "Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-ra’d: 28), dhe kur desha të di pse njerëzit vdesin, e lexova këtë në fjalën e Allahut: "Dhe ruajuni asaj dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El Bekare: 281). Kaloja nëpër ajete të Kur'anit dhe më dukej se unë pyesja e ai më përgjigjej dhe më tregonte çdo gjë që dëshiroja ta didhe këtu u binda se Kur'ani është fjala e Allahut. Dëshmova shehadetin, lashë muzikën dhe kalova nga Napoleon në Mutaa’. Kjo ndodhi në vitin 2002, kur isha në moshën 25 vjeçare.
A ke filluar nxënien përmendësh të Kur'anit?
Në fillim përqendrohesha në kuptimin e ajeteve, kurse tani kam mësuar leximin e Kur'anit në gjuhën arabe dhe kam filluar t'i mësoj përmendësh disa sure dhe çdo herë gjej në Kur’an përgjigje të shëndosha për gjërat që kërkoj.
Pse zgjodhe emrin Mutaa’ Bili?
Ngase është emri të cilin ma vunë prindërit e mi, të cilët ishin muslimanë. Lumturia apo milionat…
Para Islamit posedoje miliona... po tani?
Para se të pranoja Islamin kisha shtëpi, vetura të shtrenjta dhe miliona dollarë. Kur pranova Islamin dhe lashë muzikën, më ndodhi një problem. Pronari i kompanisë që kishte prodhuar këngët e mia më lajmëroi se duhet t’i paguaja dëmshpërblim, por unë nuk pranova dhe u drejtova tek Allahu me lutje dhe falënderimi i takon Allahut, pas pak më thirri avokati im dhe më tregoi që pronari i kompanisë ka hequr dorë nga çështja e dëmshpërblimit pa asnjë arsye. Falënderimi i takon Allahut. Por nuk shkoi një kohë e gjatë dhe me shumë vështirësi siguroja ushqimin e ditës. Këtu e kuptova që Allahu dëshiron të më sprovojë. Tani kam gjetur lumturinë dhe qetësinë e zemrës në Islam.
Ka kohë që ke filluar të thërrasësh në Islam. Si është gjendja e shokëve të tu, a e kanë pranuar Islamin?
Falënderimi i takon Allahut, të gjithë të afërmit e mi e kanë pranuar Islamin, po ashtu edhe grupi muzikor ku dikur isha anëtar. Të gjithë i janë përgjigjur thirrjes sime dhe kanë pranuar Islamin, mirëpo ata akoma vazhdojnë me muzikën, por unë jam optimist se ata do të ndryshojnë dhe do t'u përmbahen mësimeve të Islamit në formën më të mirë.
Cilat janë argumentet që përdor më shumë dhe që gjejnë pranim tek jomuslimanët saqë hyjnë në Islam?
Tevhidi (njëshmëria e Allahut) dhe se Allahu ekziston, Ai e mirëmban kontinentin, janë argumentet më të suksesshmet për të gjithë thirrësit, sidomos ndaj ateistëve, të cilët nuk besojnë se ekziston Allahu i Lartësuar.
A të kujtohet ndonjë rast që ka ndikuar tek ti dhe që nuk e harron asnjëherë?
Po, tregimi i Abdurrahimit. Ky njeri ishte amerikan dhe Allahu e udhëzoi në Islam. Një natë, pasi fali namazin e jacisë, kaloi pranë tij një nga shokët e tij dhe kërkoi ta dërgonte deri në shtëpi. Kur Abdurrahimi arriti tek shtëpia e tij, ai i tha 'm'i jep të gjitha të hollat që ke' dhe ky ia dha, por ai nuk e la me kaq dhe e qëlloi me armë dhe prej asaj dite ai ka mbetur i paralizuar. Ai çdo herë na thotë 'do të doja të kisha mundësi t'i bëja sexhde Allahut dhe asgjë tjetër'. Falënderimi i takon Allahut për shëndetin që na ka dhënë dhe që dera e pendimit është e hapur.
Muzika haram
A nuk mendon të bësh muzikë islame, ashtu siç kanë vepruar disa këngëtarë të tjerë që janë bërë muslimanë?
Muzika është haram dhe një gjë e tillë është e përmendur në Kur’an dhe Sunnet. Falënderimi i takon Allahut që më udhëzoi në këtë, ndaj s'ka kthim te muzika asnjëherë. Lus Allahun t'i udhëzojë ata dhe të më forcojë mua!
Një pyetje më huton dhe dëshiroj të më përgjigjesh. Për ç'arsye shumica e atyre që pranojnë Islamin janë nga raca e zezë?
Shumica e muslimanëve të rinj në Amerikë janë zezakë ngase në të kaluarën kanë vuajtur shumë nga racizmi i racës së bardhë, kështu që në Islam u liruan nga skllavëria dhe të drejtat janë të garantuara.
Shumicës së të rinjve muslimanë u pëlqejnë këngëtarët e huaj, dëgjojnë muzikën e tyre dhe i pasojnë ata në veshje e në sjellje, madje edhe në mënyrën e jetesës?
I këshilloj këta të rinj ta lënë mënyrën e jetesës që është larg fesë. Ata të rinj nuk e dinë realitetin, video klipi të jep vetëm disa minuta e në këto minuta e sheh këngëtarin në formën më të mirë. Sa për informacion, po ju tregoj se çdo gjë që veshin, duke nisur nga rrobat, ari dhe pajisjet që shihni në video, të gjitha i kthejnë në fabrikat ku i kanë huazuar. Ata janë të mjerë dhe nuk janë të lumtur, por ju nuk e dini se ç'ndodh pas skenave. Disa prej tyre nuk bëjnë gjumë për shkak të stresit dhe njëri prej tyre ishte edhe Majkëll Xhekson, i cili përdorte barna të shumta që të kishte mundësi të flinte dhe unë nga këtu ua drejtoj një pyetje të gjithëve atyre që i pëlqejnë këta të mjerë: Pse shumë këngëtarë, si Loon dhe shumë të tjerë, e lanë këtë rrugë dhe hynë në Islam, edhe pse kanë pasuri të madhe?! Kjo gjë është nga argumentet e All - ahut. Sa për informatë, po ju tregoj se në Filadelfia shumë muslimanë veshin xhelabi apo veshje të gjera, madje edhe jomuslimanët i pasojnë ata, vishen ashtu si vishen muslimanët, mbajnë mjekër etj., madje së fundi Puff Dady dhe Djezzy, të cilët konsiderohen dy nga këngëtarët më të famshëm të muzikës pop, kanë shfaqur një modë me pantallona xhins mbi zogun e këmbës duke i pasuar muslimanët.
A ke ndonjë këshillë për rininë në Arabi Saudite?
I them atyre se Allahu ka caktuar për ju që të jetoni në ato vende të mira, ndaj falënderojeni Allahun për këtë mirësi. Për çfarë arsye vraponi pas muzikës aq shumë, kjo gjë ju largon nga feja juaj. Për shembull, këngëtari 50cent, shumica e këngëve të të cilit nxisin për abuzim, përdorim droge dhe narkotikësh, është betuar se kurrë në jetën e tij nuk do të pijë alkool dhe as nuk do të përdorë drogë, në mënyrë që ta ruajë veten. E si pra një musliman i drejtë dhe i mençur përsërit në gojën e tij këngë që nuk ua di kuptimin, kurse në to ka kufër, shirk, thirrje për drogë, alkool, mëkate, kurse në anën tjetër ka njerëz në Amerikë dhe në Perëndim që shpresojnë të shkojnë në Arabinë Saudite për arsye se atje e dëgjojnë ezanin pesë herë në ditë, ndërsa ju kënaqeni me këtë ezan çdo ditë.
Falënderojeni Allahun dhe ju kujtoj se ju mjafton për lavdërim që vendi juaj ka Mekën e Bekuar dhe Medinën e Ndriçuar.
Marrë nga revista saudite “Ed-da'vetu”, nr 2241.
Ndryshuar për herë të fundit nga Linë : 10-10-2012 më 04:35
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt