Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 171
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    Schmitt: Lufta e Skėnderbeut, hakmarrje personale

    Gazeta Panorama
    8 October, 2012

    Fatos Lubonja

    Ka qenė vėrtet njė “atlet i krishterimit” apo njė aventurier e njė hakmarrės?

    Deri vonė, askush nuk guxonte ta vinte kėtė nė dyshim pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Disa vite mė parė, historiani Oliver Jens Schmitt, nė njė vepėr tė tij kushtuar Gjergj Kastriotit, ndėr tė tjera servirte edhe njė dokument, sipas tė cilit lufta e tij kundėr Sulltanit s’ishte gjė tjetėr veēse hakmarrje personale ndaj vrasjes sė tė atit. Nė kėtė 100-vjetor tė pavarėsisė, revista “Pėrpjekja” i ka kushtuar njė numėr tė veēantė pikėrisht Skėnderbeut. Ndėr tė tjera, nė kėtė numėr ėshtė edhe njė intervistė me historianin, realizuar nga publicisti Fatos Lubonja, i cili u rikthehet 2-3 ēėshtjeve qė bėnė bujė nė momentin e daljes sė librit. Mė poshtė po ofrojmė njė pjesė tė kėsaj interviste.
    Para sė gjithash, deri nė kohėt e fundit nuk kemi pasur asnjė dokument mbi motivet personale tė Skėnderbeut, qė, sikurse e kam theksuar qė nė fillim, nuk i japin, megjithatė, njė shpjegim njėmotivėsh kryengritjes. Deri tani ėshtė marrė thjesht me mend se motivi i tij kryesor ishte patriotizmi. Por burimet qė e mbėshtetin kėtė teori mungojnė, pa harruar pastaj se kjo teori projekton kategoritė moderne nė mesjetėn e hershme. Sigurisht, ne do tė kishim dėshiruar njė numėr mė tė madh dokumentesh, por unė mendoj se dokumenti nė fjalė ėshtė shumė i besueshėm. Le ta shpjegoj nė detaje, hap pas hapi, atė qė quhet „kritika e burimit” (Quellenkritik). Para sė gjithash, duhet tė shqyrtojmė gjininė e tekstit dhe besueshmėrinė e tij. Ai i pėrket njė lloj burimi qė quhen „dispacci” apo raporte diplomatike tė ambasadorėve tė pėrhershėm, qė janė pėrdorur gjerėsisht nga historianėt qė kanė studiuar Italinė e Rilindjes. Ishte dinastia Sforza qė vendosi sistemin e ambasadorėve tė pėrhershėm nė oborre tė rėndėsishme - duke zėvendėsuar kėshtu sistemin e vjetėr tė ambasadorėve qė dėrgoheshin pėr misione tė kufizuara nė kohė. Pėr kėtė, Sforzat rekrutuan njerėz tė mirarsimuar, analistė tė pėrgatitur. Nėse ju do tė lexoni jo vetėm njė raportim, por krejt serinė, bėhet i qartė niveli i lartė i analizės dhe i pėrpikėrisė sė kėtyre shėrbimeve diplomatike. Ky ėshtė njė “i kėrkimit shkencor historik - ka njė duzinė „dispacces” qė kanė tė bėjnė me Skėnderbeun, tė botuara qė prej 1940-s, vlerėn e tė cilėve askush nuk e ka vėnė nė dyshim. Ky vėshtrim i pėrgjithshėm sigurisht nuk e pėrjashton se kėta ambasadorė tė kenė bėrė edhe gabime nė parashtrimin e fakteve. Nė fakt, dokumenti nė fjalė na jep informacion mbi politikėn italiane dhe na pėrshkruan audiencėn e ambasadorit tė Skėnderbeut nė Romė. Skėnderbeu quhet nė kėtė kontekst njė „infidel” (i pafe), njė e dhėnė kjo qė u korrigjua nga i njėjti ambasador disa ditė mė vonė nė njė raport tė dytė, qė e plotėsoi tė parin. Kjo e bėn tė qartė se diplomatėt milanezė u pėrpoqėn tė marrin informacione tė tjera mbi Skėnderbeun dhe korrigjuan pjesėn e gabuar tė raportit tė parė - Skėnderbeu ishte njė i krishterė, jo njė „i pafe”, por ata nuk e korrigjuan pėrshkrimin e pritjes nė pėrgjithėsi, qė pėrmban dy pjesė: motivin e Skėnderbeut dhe njė parashtrim tė pėrgatitjeve detare tė osmanėve.
    Pėr tė gjykuar vlerėn e burimit, duhet pasur parasysh edhe situata politike e atij momenti: Konstandinopoli kishte rėnė disa muaj mė parė dhe Papa Nikolla V po pėrpiqej dėshpėrimisht tė organizonte rezistencėn kundėr pėrparimit osman. Nė kėtė moment, njė ambasador nga Shqipėria kėrkon ndihmė dhe thekson se zotėria i tij nuk po lufton pėr fenė e krishterė, por pėr „ odio privato”. Thjesht, nuk ka arsye pse diplomatėt milanezė ta kenė sajuar njė histori tė tillė. Do tė kishte qenė shumė mė e lehtė qė ata tė kishin raportuar pėr njė princ ballkanas qė po kėrkonte ndihmė nė njė luftė fetare kundėr Perandorisė Osmane myslimane, argument ky qė do t’u vinte shumė pėr shtat edhe ideve politike tė papės dhe klimės politike nė Italinė e asaj kohe. Ambasadorėt e Skėnderbeut duhet ta kenė kuptuar se pozicioni i tij ishte disi i pavolitshėm, sepse papa sigurisht do tė ishte mė i gatshėm tė mbėshteste njė princ tė krishterė qė e paraqiste veten si kampion tė krishterimit kundėr islamit, sesa njė fisnik qė ishte pėrfshirė nė njė konflikt personal me sulltanin dhe ambasadorėt e tė cilit theksonin se feja nuk luante ndonjė rol nė kėtė ndeshje. Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė Skėnderbeu ndėrroi shumė shpejt strategji dhe u pėrpoq tė sigurojė ndihmė si kampion i njė lufte fetare, ide kjo qė u zhvillua njė vit mė vonė nga Papa Kaliksti III. Prandaj mendoj se njė analizė e dokumentit dhe e kontekstit tė tij shpie nė pėrfundimin se ambasadorėt milanezė thjesht kanė raportuar ēfarė dėgjuan nga ambasadori i Skėnderbeut. Ata s’kishin pse ta ndryshonin parashtrimin e tij qė ishte mjaft i mirinformuar edhe pėr sa i pėrket strategjisė detare tė Mehmetit. Dhe s’ėshtė se ata kanė pėrēuar thashetheme, sepse kanė qenė vetė dėshmitarė tė audiencės.
    Marrėdhėnia midis Skėnderbeut dhe Mehmetit ėshtė vėrtet njė nga gjėrat mė tė ndėrlikuara nė biografinė e Gjergj Kastriotit. Nė libėr jam pėrpjekur ta bėj tė qartė kufirin midis provės burimore dhe hipotezės. Aty dallimi metodologjik midis njė baze tėrėsore dokumentare dhe indicieve ėshtė shumė i qartė. Problemi ynė kryesor ėshtė mungesa e burimeve mbi zhvillimet politike nė oborrin osman. Kronikanėt osmanė nuk japin narrativa tė pavarura dhe kritike mbi faktet politike. Ata vazhdojnė traditėn e vjetėr tė biografisė orientale nė shėrbim tė dinastive sunduese; nuk shkruajnė mbi jetėn e rretheve brenda oborrit osman, dhe kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr rastet kur ka vend pėr vėrejtje kritike. Vrasja e princit Aladin Ali Ēelebi nuk pėrmendet nė kėto kronika, gjė qė flet shumė. Kuptohet se Mehmeti II nuk dėshironte ta kujtonte vėllain e tij mė tė madh, birin e pėrzgjedhur tė Muratit II. Historiografi osman Neshri ka vėnė nė dukje thjesht se „nė kėtė vit (1443) i biri i Sulltan Muratit, princi Aladin, vdiq.” (Shih pėrmbledhjen e burimeve tė pėrkthyera nga: Colin Imber: The Crusade of Varna, 1443-1445. Aldershot 2006, p. 183). Kjo heshtje ėshtė shumė domethėnėse, nėse kemi parasysh se Murati II la amanet qė tė varrosej pranė Aladinit. Pa vrasjen e Aladinit, Mehmeti nuk do tė ishte bėrė kurrė sundimtar i perandorisė. Nga burimet qė kemi dimė pra, kėto gjėra: se princi i kurorės u vra nė qershor 1443; se Skėnderbeu ishte i pėrfshirė nė kėtė vrasje; se Barleti e quan Mehmetin „vrasės tė tė vėllait”; dhe se Mehmeti nuk e kultivoi kujtimin e vėllait tė vdekur. Ėshtė e drejtė tė shtrojmė pyetjen se si ishte e mundur njė vrasje e tillė, ndėrkohė qė Aladini po komandonte njė ushtri nė Anadoll. Ja pse unė u pėrpoqa tė identifikoja personat qė mund tė kishin pasur njė motiv dhe njėherėsh pushtet politik pėr tė eliminuar princin e kurorės. Kam frikė se nuk do tė jemi kurrė nė gjendje ta rindėrtojmė kėtė vrasje nė tė gjitha detajet e saj, sepse as vetė Murati II nuk mundi ta gjejė vrasėsin apo vrasėsen apo, tek e fundit, nuk kishte dėshirė apo nuk qe i aftė ta dėnonte atė. Ajo qė kam ekspozuar nė librin tim, ėshtė njė shpjegim i bazuar mbi aspektin e motiveve dhe atė tė mundėsive pėr tė vepruar. Burime tė reja sigurisht do tė lejojnė shpjegime tė tjera, por kam frikė se provat do tė mbeten tė pakta.
    Pėr sa u pėrket marrėdhėnieve tė Skėnderbeut me Mehmetin, nga pėrshkrimet e Barletit mund tė deduktojmė sė paku pėrshtypjet e klimės midis tyre; nuk ka dyshim pėr faktin se ata kanė pasur marrėdhėnie tė afėrta, se janė njohur me njėri-tjetrin, ndoshta edhe e kanė respektuar njėri-tjetrin. Ishte bash kjo njohje e mendėsisė osmane qė e bėri Skėnderbeun tė mos pranonte ofertėn pėr vasalitet - ofertė qė despoti serb George Brankovię e pranoi mė 1444, e qė nuk e shpėtoi principatėn e tij nga aneksimi i saj pėrfundimtar nė perandori, mė 1459.
    Skėnderbeu dhe i ati duket se kanė ruajtur njė marrėdhėnie tė fortė me njėri-tjetrin edhe gjatė kohės kur Skėnderbeu ishte larg vendit tė tij tė lindjes. Ambasadori i Skėnderbeut ėshtė mjaft i qartė kur pėrshkruan vdekjen e Ivanit dhe reagimin e Skenderbeut "Odio privato" mund te perkthehet si hakmarrje.

    "Politikanėt shqiptarė po e pėrdorin Skėnderbeun"

    Intervista: Oliver Jens Schmitt i pergjigjet kundervenies se Shqiptareve.

    Nė historiografinė shqiptare me frymė nacionaliste, periudha e Skėnderbeut konsiderohet si “koha nė prag tė pushtimit” apo e rezistencės ndaj pushtuesit osman dhe pastaj e gjithė periudha pesėqindvjeēare osmane ėshtė quajtur si “pushtim” prej tė cilit shqiptarėt mė nė fund ēlirohen mė 1912-n. Nė librin tuaj ju e bėni tė qartė se sa e vėshtirė ėshtė tė flitet pėr pushtim, kur qė nė shekullin XV shohim se njė pjesė e pushtuesve ishin arbėr tė konvertuar nė myslimanė apo se si arbrit e Beratit ishin kundėr ēlirimit tė qytetit tė tyre nga Skėnderbeu. Nėn kėndvėshtrimin tuaj, a i shkon termi pushtim kėsaj periudhe 500-vjeēare apo ēfarė do t’i shkonte mė saktė?

    - Akuza tjetėr qė ju bėhet ėshtė mohimi i motivit tė lirisė pėr kryengritjen. Kuptohet qartė se kritikėt bėjnė atė qė ju e quani “prapaprojektim i identiteteve moderne etnike nė Mesjetė” e nė kėtė kontekst, edhe i lirisė kombėtare. Por, nėse mund tė flitet pėr liri, nga libri juaj del qartė se kjo ėshtė „krenaria” e malėsorėve qė nuk donin t’u paguanin taksa zotėrinjve tė fushave dhe tė
    luftonin nė ushtritė e tyre. D.m.th. liria e maleve, siē e quani ju, qė vazhdoi deri nė 1912-n. Por kjo liri ndryshe mund tė quhet edhe izolim dhe kjo ngre ēėshtjen se, duke qenė kjo pjesa mė e prapambetur e Shqipėrisė, e sunduar nga Kanuni, shkojmė te problemi tjetėr i debatueshėm i rolit tė Perandorisė Osmane nė kėto treva. Nė historiografinė nacional-komuniste shqiptare ajo konsiderohet si prurėse e prapambetjes. Cili ėshtė roli i kėsaj perandorie nė kėto treva sipas jush?


    Pėrpara se t’i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, ndoshta na duhet tė vėmė nė dukje se termi pushtim mbulon nė shqip njė spektėr semantik interesant, sepse mund tė pėrkthehet me „conquest” dhe me „occupation”. Nė fakt shumė historianė tradicionalė ballkanas pėrdorin termin „occupation” pėr tė pėrcaktuar sundimin osman. Termi „conquest” ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr tė pėrshkruar periudhėn e parė osmane, e cila nė shumė krahina tė Ballkanit, veēanėrisht nė Shqipėrinė Veriore dhe Qendrore u karakterizua nga dhuna dhe luftime qė vazhduan me ndėrprerje dhe me zona gjeografike pėr disa dekada. Termi „pushtim” (occupation) nuk pėrdoret mė nė historiografinė ndėrkombėtare kur flitet pėr Perandorinė Osmane. Natyra e sundimit osman megjithatė ėshtė e hapur pėr debat: imazhi shumė i errėt i pėrshkruar nga historianėt ballkanas kontraston shumė me njė interpretim jashtėzakonisht pozitiv qė japin kryesisht historianėt turq dhe disa historianė osmanistė perėndimorė. Siē ka thėnė historiani i famshėm gjerman Thomas Nipperdey, historia nuk ėshtė kurrė bardhė e zi, ajo ėshtė gri, nė njė pafundėsi variantesh tė grisė. Kjo ėshtė edhe njė pjesė e pėrgjigjes ndaj pyetjes suaj shumė tė komplikuar mbi trashėgiminė osmane tė sė cilės, nė fakt, nuk mund tė pėrgjigjesh me pak fjalė. Ėshtė e rėndėsishme tė specifikohet se pėr cilėn periudhė tė sundimit osman po flasim, pėr cilėn krahinė, pėr cilin grup social/kultutor: Periudha e pushtimit (conquest) nė shekullin XV pati zona rezistence tė fortė vetėm nė veriun katolik dhe nė male, kurse qendrat ortodokse nė jug vazhduan mėnyrėn e tyre tė jetės tradicionale, sė paku deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI, kur filloi procesi i gjatė dhe i ngadalshėm i islamizimit. Intensiteti i islamizimit dhe ritmi i tij ndryshonte nga krahina nė krahinė, zhvillimi i tij ishte ndryshe nė zonat urbane e ndryshe nė ato malore. Nėse lexoni pėrshkrimin e Evlija Ēelebiut tė qyteteve si Elbasani, nė mesin e shekullit XVII, keni pėrshtypjen e njė kulture nė lulėzim; por pjesa mė e madhe e shekullit XIX, megjithatė u shenjua nga njė rezistencė e fortė e shqiptarėve myslimanė ndaj reformave tė Tanzimatit. Kėto janė vetėm pak radhė qė mund tė orientojnė pėr njė interpretim tė sundimit osman.
    Njė dimension tjetėr i rėndėsishėm nė analizimin e sundimit osman ėshtė ai i krahasimit tė rastit shqiptar me atė tė krahinave tė tjera tė Ballkanit, si dhe tė zonave qė kanė qenė nėn sundimin hasburgas dhe venedikas. Sot, interpretimi i trashėgimisė osmane nė Shqipėri varet shumė edhe nga kėndvėshtrimet konfesionale dhe ideologjke, ku bie nė sy se besimtarėt myslimanė dhe katolikė kanė vėshtrime tė ndryshme, ashtu sikurse kemi dhe partizanėt e identitetit kombėtar tė krijuar nga Rilindja, qė kanė gjykimin e tyre ndaj Islamit. Diskursi i sotėm mbi identitetin shqiptar na i tregon qartė kėto interpretime tė ndryshme.

    Nė libėr ju thoni se “deri mė sot nuk vihet nė dyshim nė studimet shqiptare prapa projektimi i identiteteve moderne etnike nė Mesjetė, nuk pėrfillen aspak teoritė moderne pėr krijimin e kombeve”; flisni pėr mbetje nė “modelet e vjetra tė tė menduarit”. Ju jeni shprehur se kjo u dedikohet 50 vjetėve mbisundim tė ideologjisė nacional-komuniste dhe vazhdimit tė pushtetit tė elitės qė ka farkuar kėtė ideologji. A vuan historiografia europiane perėndimore nga simptoma tė ngjashme? Nėse po, cilat janė ideologjitė qė ndikojnė sot nė shkrimin e historisė nė Europė?


    Sot, njė pjesė e historiografisė europiane pėrpiqet tė ndėrtojė njė histori tė pėrbashkėt: kulturat e kujtesės tė sponsorizuara nga shtetet dhe qeveritė, vendimet e parlamenteve rreth ēėshtjeve historike (pėr shembull, gjenocidi nė Armeni) mė njė anė, po i tėrheqin historianėt qė t’u shėrbejnė synimeve tė qeverive dhe, nga ana tjetėr, po e ngushtojnė kėrkimin shkencor historik. Ekziston gjithmonė rreziku qė politika tė vendosė mbi historinė dhe kjo tendencė ekziston jo vetėm nė shtetet autoritare si Rusia, por kudo ku politikanėt pėrpiqen tė imponojnė ideologjinė e tyre me ligj apo me rezoluta parlamentare. Njė fenomen tjetėr qė u vu nė dukje nė kongresin botėror tė historianėve nė Amsterdam (nga prof. Marina Cattaruzza, Universiteti i Bernės), ėshtė ekzistenca e njė tensioni midis moralit politik dhe kėrkimit shkencor. Kjo ėshtė e vėrtetė, mjaft tė kesh parasysh proceset dhe strategjitė e autoviktimizimit, qė janė tė lidhura ngushtė me besimin se grupet qė kanė qenė viktima nuk mund t’u bėjnė keq tė tjerėve.


    Nė librin tuaj, mes tė tjerash, parakaloni shkurtimisht mesazhet dhe domethėniet kryesore qė ka marrė figura e Skėnderbeut, nėpėrmjet asaj qė Eric Hobsbawm e quan “invented tradition”, pėrgjatė periudhave tė tilla si ajo qė konsiderohet Rilindja shqiptare (1878-1912), periudha e parė e shtetit tė pavarur shqiptar (1912-1939), dhe periudha e nacional-komunizmit (1944-1990). Pėr kėtė tė fundit vini nė dukje se krahas ruajtjes sė vazhdimėsisė ajo ka luajtur njė rol edhe mė pėrēudnues ndaj tė vėrtetės shkencore mbi Skėnderbeun. Nė periudhėn paskomuniste, nė kėtė traditė ka tentativa pėr ta quajtur periudhėn e tij si periudha e tė kaluarės sė artė (kur ishim pjesė e Europės), nė tė cilėn po rikthehemi mė nė fund dhe Skėnderbeu ėshtė interpretuar deri edhe si pararendės i NATO-s. Cili do tė ishte komenti juaj mbi kėto “krijime” tė reja?


    Aktualisht politikanėt shqiptarė e pėrdorin shpesh Skėnderbeun jo vetėm si njė simbol tė NATO-s dhe integrimit nė BE, por edhe pėr politikat e brendshme p.sh., nė fushatat elektorale gjatė vizitave shtetėrore (veēanėrisht nė Vatikan) apo kur shpallin lajmin e heqjes sė vizave pėr qytetarėt shqiptarė. Debati mbi Skėnderbeun qė prej vitit 2008 u nxit nga politikanė qė e kanė pėrdorur dhe vazhdojnė ta pėrdorin politikisht Skėnderbeun dhe pėrpiqen tė forcojnė imazhin e tyre duke e krahasuar veten me tė - shembulli mė i mirėnjohur i kėtij instrumentalizimi tė historisė ėshtė Kryeministri aktual, Sali Berisha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 09-10-2012 mė 00:19
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ok te gjithe kemi dilemat tona per historine, madje do te donim edhe ta ndryshonim ndonjehere.
    Nje gje vec nuk kuptoj:
    Ku eshte qellimi i ketij Fatos Lubonjes?
    Apo i gazetares qe e ben publik nje interviste te tille?
    Cfare fiton e cfare humbet secili nga keta?
    Kujt i intereson ky studim edhe nese eshte i vertete?
    Ptuuuu
    Race mu.ti
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Ok te gjithe kemi dilemat tona per historine, madje do te donim edhe ta ndryshonim ndonjehere.
    Nje gje vec nuk kuptoj:
    Ku eshte qellimi i ketij Fatos Lubonjes?
    Apo i gazetares qe e ben publik nje interviste te tille?
    Cfare fiton e cfare humbet secili nga keta?
    Kujt i intereson ky studim edhe nese eshte i vertete?
    Ptuuuu
    Race mu.ti
    Shqiptaret duhet te mesojne historine e tyre me te mirat dhe te keqijat e saj.

    Dikush qe sot eshte perkrahes i Sali Bershes apo Edi Rames nuk mund te shkruaje historine vetem me anet negative apo vetem pozitive te dikujt pasi nuk do pasqyronte realitetin.

    Saliu shkaterroi Shqiperine ne 97 por eshte fakt qe pas 2005 Saliu ka bere jashtezakonisht shume per Shqiperine.

    Edi Rama ne 2000 ishte i vetmi kokekrisur qe do merrte persiper inisiativa te tilla si prishja e ndertimeve pa leje qe i dha fryme Tiranes por nga ana tjeter ka lobuar kundra Shqiperise per inate personale ndaj PD-se.

    Historia eshte e bukur dhe reale kur ngjarjet tregohen me ngjyra dhe jo te bardha apo te zeza sic i ke mesuar ti dhe une ne komunizem.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Po rumuni e ka bere drakulen hero kombetar?
    Se keshtu heroi i vampirave e dime qe eshte ai.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Shqiptaret duhet te mesojne historine e tyre me te mirat dhe te keqijat e saj.

    Dikush qe sot eshte perkrahes i Sali Bershes apo Edi Rames nuk mund te shkruaje historine vetem me anet negative apo vetem pozitive te dikujt pasi nuk do pasqyronte realitetin.

    Saliu shkaterroi Shqiperine ne 97 por eshte fakt qe pas 2005 Saliu ka bere jashtezakonisht shume per Shqiperine.

    Edi Rama ne 2000 ishte i vetmi kokekrisur qe do merrte persiper inisiativa te tilla si prishja e ndertimeve pa leje qe i dha fryme Tiranes por nga ana tjeter ka lobuar kundra Shqiperise per inate personale ndaj PD-se.

    Historia eshte e bukur dhe reale kur ngjarjet tregohen me ngjyra dhe jo te bardha apo te zeza sic i ke mesuar ti dhe une ne komunizem.
    Faktet e tua jane te gjitha te reme. Kjo tregon se historia shkruhet mbrapsh edhe nga ata qe e jetojne nga afer e jo me pas 600 vjetesh.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Dy tituj bombastik qe ngacmojne lexusin qe te lexoj brendesine e shkrimit.

    Titulli i pare 'Lufta e Skenderbeut, hakmarrje personale'.
    Kur lexojme ne brendesi te tekstit, pavaresisht pumpimit artificial te rolit dhe ndikimit te atyre qe kryenin punen e ambasadoreve ne ate kohe, nga ana e Lubonjes, ne menyre qe burimi te duket sa me serioz, kuptojme se e gjitha kjo eshte e bazuar ne nje raport te nje ambasadori te Papes. ne raportimin e pare ai e pershkruan Skenderbeun si 'infidel' dhe thote se ai po lufton per hakmarrje personale. Ne raportin e dyte, vetem pak dite me vone, i njejti ambasador e pershkruan Skenderbeun si te krishter! A nuk eshte pak e quditshme kjo? Kaq shpejt paska reflektuar Skenderbeu?

    Gomari Lubonja, i cili mundohet me mish e me shpirte per epitetin 'flamurtar i mendimit ndryshe', ne konkurrence me te ndjerin Klosi e ca te tjere, nuk e kupton se behej fjale per politika perjashtuese te Papatit per te gjithe ata qe nuk i bindeshin, apo qe ai mendonte se nuk i bindeshin. Pra, ai qe paska luftuar per hakmarrje personale me vone, pas forcimit te marrdhenieve me krishterimin, u shpall 'atleta kristi'!

    Te gjithe e dijme se historia perseritet. E njejta u perserit edhe gjate viteve '90 te shekullit te kaluar, ku Ibrahim Rugova u desh te vizitoj Papen dhe te negocioj/loboj per clirimin e Kosoves. U kerkuan garanci te ndryshme, si ajo e ndertimit te katedrales ne qender te kryeqytetit te Kosoves, dhe dyshohet, e perseris dyshohet, konvertimi i tij ne religjionin katolik, ne menyre qe te fitohet perkrahja e Papes per sulmet ajrore dhe clirimin e Kosoves.

    Titulli i dyte - "Politikanet shqiptare po e perdorin Skenderbeun"
    Ky titull qendron me te drejte dhe nuk eshte asgje e re per ne qe i njohim politikanet tane. Nuk nevojitet nje njeri si Oliver Jens Shmit qe te na tregoj neve se cka jane ne gjendje te bejne politikanet tane per konsum te mbrendshem. U (keq)perdor emri i Skenderbeut, po (keq)perdoret ai i Adem Jasharit e Ibrahim Rugoves...e do te vazhdojne te keqperdoren edhe ne te ardhmen me qellim fititm e poenave politik. Ne shkrimin e dyte verehet nje uri e papare nga ana e intervistuesit qe, nga i intervistuari, te nxjerre ndonje konkluze bombastike...e cila do ti sherbente edhe me fuqishem kauzes se tyre per cmitizimin e figures se Skenderbeut dhe rolit te tij te shqiptaret...por qe fatkeqesisht per ta, Shmit nuk iu ofroi dicka me shume se qe kishte ofruar ne intervistat e mehershme heret.

    p.s. pse duhet te hapen 100 tema me te njejten tematike?!!!

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Faktet e tua jane te gjitha te reme. Kjo tregon se historia shkruhet mbrapsh edhe nga ata qe e jetojne nga afer e jo me pas 600 vjetesh.
    E thene prej teje qe je i politizuar familjerisht nuk pres tjeter pergjigje.

    Ndaj historia Shqiperise duhet te rishikohet sepse eshte shkruajtur sipas interesave dhe jo realitetit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    "kujt i intereson nje studim i tille edhe nese eshte i vertete?" thote ai me lart. haha

    historia duhet te njihet. duhet te mesohet. por reale e jo e rreme.

    personalisht jam indoktrinuar me ate mendimin se skenderbeu eshte heroi yne kombetar dhe fale dashurise per atdheun eshte munduar t'i beje balle perandorise osmane. pranoj se ky version me ka pelqyer.

    por nese kjo nuk eshte e verteta, te verteten do te deshiroja ta njihja.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    "kujt i intereson nje studim i tille edhe nese eshte i vertete?" thote ai me lart. haha

    historia duhet te njihet. duhet te mesohet. por reale e jo e rreme.

    personalisht jam indoktrinuar me ate mendimin se skenderbeu eshte heroi yne kombetar dhe fale dashurise per atdheun eshte munduar t'i beje balle perandorise osmane. pranoj se ky version me ka pelqyer.

    por nese kjo nuk eshte e verteta, te verteten do te deshiroja ta njihja.
    Nuk eshte met pelqyme , eshte me te verteta .

    Nese Skenderbeu paska luftu per interesa te veta , si pati mundesi te kete gjithe shqiptarin mbas veti ?

    Tendencat serbo-arabe-turko mundohen ta shpallin Skenderbeun si jo kombetar dhe te paraqesin lidhjet turko-shqiptare si vellazerore (edhe ky hapesi i temes eshte njelloj asi m*ti qe me apo pa dijeni pretendon kete) .

    Ndoshta nuk eshte 100% e sakte historia jone ....por e kujt eshte ??

    Neve si popull na ka humb dinjiteti , ne e kem humb rrugen mes oborri , qohet njani thot Skenderbeu eshte tradhtar dhe ofron kishe "fakte" dhe me shumice shkojne e i besojne , tjetri thot Nene Tereza ska bere kurgjo dhe sduhet te futet ne listen e heronjeve , te tjeret me shumice turren si mizat mbas m**** , dhe tashti kan dalur njerze qe edhe Adem Jasharin e gjykojne si te cmendur pse sakrifikoi veten dhe familjen .

    Une prej kti populli asgje nuk pres , perderisa nuk e lindim nje Hitler qe tna drejtoj ne rrugen qe kemi qene.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    E thene prej teje qe je i politizuar familjerisht nuk pres tjeter pergjigje.

    Ndaj historia Shqiperise duhet te rishikohet sepse eshte shkruajtur sipas interesave dhe jo realitetit.
    Ymer Haxhi PRIZRENI(1826-1886)

    Veprimtar i shquar i Lėvizjes Kombėtare, njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe kryetar i qeverisė sė pėrkohshme tė formuar nė periudhėn e fundit tė saj.

    Pasi kreu studimet pėr teologji islamike, punoi nė medresenė e Prizrenit ku u shqua qysh herėt si pėrkrahės i shtresave tė ulėta kundėr padrejtėsive tė administratės osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit sė bashku me patriotė tė tjerė shqiptarė pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė kėrkuar tė drejtat e saj kombėtare. Organizoi komisionin e vetėmbrojtjes pėr sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera qė u formuan nė Kosovė, mori pėrsipėr tė kundėrshtonte synimet aneksioniste tė Serbisė dhe tė sistemonte muhaxhirėt e shumtė qė u dėbuan nga ushtria serbe.

    Mė 1877 u zgjodh deputet nė parlamentin e dytė osman. Po atė vit hyri dhe nė Komitetin Qendror tė Stambollit qė u formua nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit, me tė cilin u lidh deri nė fund. Nė pranverė tė vitit 1878 kryesoi komisionin qė organizoi nė Prizren mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anėtar tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm nė gjirin e tė cilit u rreshtua krahas patriotėve tė rrymės radikale. Nė tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse nė janar tė vitit 1881, kryetar i qeverisė sė pėrkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinė politike qė ēoi nė vendosjen e administratės shqiptare nė vilajetin e Kosovės dhe nė organizimin e qėndresės sė armatosur tė Lidhjes kundėr ushtrive osmane nė pranverė tė vitit 1881.

    Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis pėr tė mos rėnė nė dorė tė autoriteteve osmane. U vendos nė Ulqin dhe nuk pranoi tė kthehej, megjithėse sulltani ja morri jeten dhe Vdiq nė Ulqin ku gjendet dhe varri i tij
    .
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •