Ju a do të ishit
kënaqur me këtë për
motrën apo vajzën
tuaj?
Shejkh Sulejman er-
Ruhejli HafidhehUllah
Sa për martesën me
qëllim për
shkurorëzim, atëherë
po, dijetarët kanë
mendime të ndryshme
në lidhje me të dhe
shumica janë me
mendimin se martesa
me qëllim për
shkurorëzim është e
saktë.
Por megjithatë, ajo
çfarë është e qartë
për mua - dhe Allahu
e di më së miri, është
se mendimi më i saktë,
është fjala dhe ajo që
disa prej Taabi'inëve
rahimehullah, kanë
thënë se:
"Vërtet martesa me
qëllim për
shkurorëzim nuk është
e lejuar"
Kjo është për shkak
se ajo nuk mund t’i
shmanget dy rasteve
(pa të qenit një prej
këtyre dy rrethanave)
. Kështu që nëse
gruaja dhe kujdestari i
saj janë në dijeni (të
vetëdijshëm) ndaj
këtij qëllimi (dmth,
qëllimin e burrit që
don të martohet me
qëllim për tu ndarë me
të pas një periudhe të
shkurtër). Atëherë kjo
martesë bëhet Mu’taa
(martesë e
përkohshme).
. Kështu që nëse
gruaja dhe kujdestari i
saj në këtë rast nuk
janë në dijeni (të
vetëdijshëm) ndaj
qëllimit të tij. Kështu
që kjo bëhet një
formë mashtrimi dhe
gënjeshtre.
Dhe për këtë i
Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-
lem, ka thënë lidhur
me një grumbull
ushqimi që ishte
shpëndarë prej shiut,
ku pronari i ushqimit e
kishte vendosur
ushqimin e mirë sipër
dhe të keqin poshtë ,
(çfarë i tha i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, këtij
zotnis të mallit! i tha
se):
’’ Kush gënjen nuk
është prej nesh.’’
(Muslimi 102)
Por në kët rast çfarë
është me nderin e
Muslimanit kurë
Legjislacioni (Sheriati)
Islam i jep një rendësi
të madhe? Kjo është
gënjeshtër dhe
mashtrim.
Gjithashtu, kjo ka të
bëjë edhe me
dëmtimin e gruas. Ai
mund të bëj
marrëdhënie me një
grua që është e
virgjër, ku në këtë rast
ai ja merr (heq)
virgjërinë e saj, kur
ndërkohë ai e ka
qëllimin për ta ndarë
atë.
Por ai nuk e ndan
atë për shkak të një
rasti (arsyeje), por ky
ka qenë (ishte) qëllimi
i tij fillestar. Ai ka
patur për qëllim ta
dëmtojë atë pasi të
ketë kryer
marrëdhënie me të,
kështu që ai e ka
dëmtuar atë.
Kështu që kjo do të
ndikojë tek ajo, dhe
kështu ajo do ti urrejë
nxënësit e dijes nëse
ai ka qenë një nxënes
dije ose ajo do ti
urreje njerëzit e
drejtë dhe të mirë
nëse ai ka qenë një
prej tyre. Përveç
kësaj, ajo që na është
transmetuar ne nga
rrugë të sakta, është
se në perëndim ka gra
Muslimane që e kanë
lënë (renegat) Islamin
për arsye të këtyre
veprimeve.
Kështu në themi atë
çfarë është e qartë
për ne - dhe Allahu e
di më së miri,
"Se vërtet martesa me
qëllim për
shkurorëzim nuk është
e lejuar"
Është e mjaftueshme -
O vëllezër, është e
mjaftueshme që një
person të imagjinoj
(paramendojë) një
situatë të tillë si kjo
(në vetëvete) dhe se
ai nuk do të jetë i
kënaqur me të për
vajzën e tij apo
motrën e tij. Kështu
që si mund të jetë i
kënaqur ai me të për
bijat e Muslimanëve?
Nëse një person vjen
tek ju, dhe kërkon të
martojë motrën tënde
me qëllimin për ta
ndarë atë – edhe se
ju nuk e dinit qëllimin
e tij, më pas ai e ndan
atë, ju a do të ishit të
kënaqur me të? Pasha
Allahun, betohem në
Allahun, se ju nuk do
ishit të kënaqur me të.
Kështu që si mund të
jeni të kënaqur ju me
të për bijat dhe gratë
Muslimane?
Kështu që ajo çfarë
është e qartë për ne -
dhe Allahu e di më së
miri, është ajo çfarë
është thënë nga disa
prej Taabi'inëve
rahimehullah:
"Se vërtet martesa me
qëllim për
shkurorëzim nuk është
e lejuar"
http://salaf-us-
saalih.com/2012/09/
27/would-you-be-
pleased-with-this-for-
your-sister-or-
daughter/
Përshtati dhe
përktheu: Arbrit Kraja
(Ebu Jusuf)
Shkodër, 22 Dhul
Ke’ide 1433.