Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    A do tė bashkohet LDK dhe LDD ?

    Ngjarjet e fundit nė Kuvendin e Kosovės,pėrēarjet mė se tė dukshme nė radhėt e PDK-sė, nė mes krahut tė Thaēit dhe Fatmir Limajt dhe reperkusionet e pritshme hipotetike tė kėsaj pėrēarje pas Kuvendit tė PDK-sė,i kanė vu nė alarm tė gjitha partitė politike nė Kosovė.Dhe, kjo reflektohet me shumė hapa tė pritshėm,por edhe me shumė befasi...

    A do t'i bashkohet LDD LDK'sė?

    Nga Express 08 Tetor 2012 14:10


    (E plotėsuar) Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Nexhat Daci nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e bashkėpunimit me LDK'nė, para zgjedhjeve tė ardhshme.

    "Unė besoj nė Kryetarin e LDK’sė kam qenė pėrkrahės i tij shumė herėsh. E ka njė rrugė shumė tė vėshtirė para vetit, njė rrugė tė cilėn tė tjerėt para se me ardhė e kanė bėrė me gropa vėshtirė tė riparueshme. Ne jemi nė fillim tė njė procesi dhe duhet njėherė ta bėjmė diagnostikimin e procesit pėr mos me dhanė terapi tė gabueshme. Unė nuk jam njėri qė i ha fjalėt e mia, se ju letrat nuk mund t’i hani nesėr kėshtu qė do tė shohim... Por vet prezenca jonė dhe disponimi tregon se asgjė personale nė mes tė neve dyve nuk ka dhe s’ka pas kurrė", ka thėnė Daci.

    As kreu u LDK'sė, Isa Mustafa nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e bashkimit me LDD'nė e Nexhat Dacit, nė njė koalicion parazgjedhor.

    "Unė kam dalė javėn e kaluar me njė ide dhe propozim dhe qė tė shohim proceset dhe nė bazė tė atyre tė proceseve tė bėjmė njė bashkim tė partive tė qendrės sė djathtė nė mėnyrė qė nė qeverisjen e ardhshme tė veprojmė dhe punojmė bashkėrisht. Ajo ēfarė sot bėmė ėshtė se nė biseduam, biseduam nė mėnyrė shumė tė relaksuar dhe e lamė mundėsinė qė nė procese tė ardhshme prapė tė punojmė edhe qė kėto procese t’i vlerėsojmė. Tash unė nuk mund tė them se do tė ketė apo nuk do tė ketė, unė i kam shpreh tė gjithėve edhe spektrit politik vendor edhe atij ndėrkombėtarė se nuk ėshtė vėshtirė qė tė bėhet reforma", tha Mustafa.

    Qė tė dy lideret thane se ka disponim te mire pėr te bashkėpunuar.

    Mustafa takon Dacin

    Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa ka ftuar nė njė takim kreun e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Nexhat Dacin.

    Takimi ka filluar para pak ēastesh nė Villa Gėrmia, nė periferi tė kryeqytetit.

    Gazetarja e ExpressOnline raporton se krerėt e dy partive shoqėroheshin nė kėtė takim nga bashkėpunėtorė tė ngushtė partiakė.

    Takimi ka pėr qėllim mundėsinė e bashkėpunimit mes dy partive, nė kohėn kur LDK po pėrpiqet t’i mbledh rreth vetės subjekte tė deklaruara si tė Djathta.

  2. #2
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Zor ashte me u ba bashk keta te dy sepse te dy mendojn me kan ne kryeveni e dy kryevena nuk jan.

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Ka me u bo nami kur bashkohen, te dyja bashk as nje parti nuk e bojne .

    "Amkademik" Daci me precedent penal i denuar edhe Akademi,.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Fronti i zorshėm

    Nga Leonora Aliu 09 Tetor 2012 07:34



    Isa Mustafa shtroi njė drekė pėr Nexhat Dacin, nė pėrpjekje pėr ta bindur atė qė t’i bashkohet “Frontit tė Djathtė”. Ftesa e lumturoi Akademikun, por ai tha se duhen tė ndodhin shumė takime pėr tė arritur ndonjė bashkėpunim me LDK’nė. Pėr AAK’nė, ideja e Mustafės pėr bashkimin e partive tė deklaruara si tė djathta, ka nisur mbrapsht.

    Gjashtė vjet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK’sė, kur Nexhat Daci mori pėrkrahėsit e tij nga aty dhe formoi parti tė re, krerėve tė LDK’sė iu ka rėnė ndėrmend se mbase mund ta rikthejnė Akademikun nė gjirin e tyre.

    Pėr kėtė, Isa Mustafa shtroi njė drekė, nė njė restorant tė Gėrmisė.

    Ftesa u pranua nga Nexhat Daci - tė cilit qė prej zgjedhjeve tė fundit, kur partia e tij nuk arriti ta kalonte pragun zgjedhor - nuk i ndodh shpesh tė marrė ftesa tė tilla.

    Kreu i LDD’sė dukej i lumtur qė po takonte homologun nga LDK’ja, por nė deklaratėn pėr media, pas drekės, la tė kuptohet se duhen edhe shumė takime nė mėnyrė qė tė arrihet ndonjė marrėveshje.

    “Do tė thosha qė ėshtė njė sukses tepėr i madh qė t’i bėsh bashkė shqiptarėt nė njė tavolinė dhe tė mos pėrlahen”, tha Daci.

    “Dhe, ky sukses ndodhi. Takimi ishte tejet relaksues”, shtoi ai.

    Isa Mustafa po tenton ta krijojė njė front tė partive tė deklaruara si tė djathta, si e vetmja mėnyrė pėr ta mundur PDK’nė e Hashim Thaēit. Ai u ka bėrė ftesė publike AAK’sė, AKR’sė dhe LDD’sė.

    Nexhat Dacit i ka pėlqyer kjo ide.

    “Profesor Isa dhe kolegu, jemi edhe nė Universitet, edhe nė Akademi, e tha idenė e vet, unė i thashė qė kjo duhet tė vazhdojė nė kuptimin e sqarimit tė ēėshtjeve”.

    Mustafa, ndėrkaq, ka sqaruar mė tej idenė e tij.

    “Ne sot e kishim qėllim qė tė ulemi bashkėrisht edhe tė bisedojmė, ta kemi mė tepėr njė ndejė, bisedė pune, por jo qė tė merremi vesh apo tė mos merremi vesh. Unė kam dalė javėn e kaluar me njė ide dhe propozim dhe qė tė shohim proceset dhe nė bazė tė atyre tė proceseve, tė bėjmė njė bashkim tė partive tė qendrės sė djathtė, nė mėnyrė qė nė qeverisjen e ardhshme tė veprojmė dhe tė punojmė bashkėrisht. Ajo ēfarė sot bėmė, ėshtė se nė biseduam, biseduam nė mėnyrė shumė tė relaksuar dhe e lamė mundėsinė qė nė procese tė ardhshme prapė tė punojmė edhe qė kėto procese t’i vlerėsojmė”, tha kreu i LDK’sė.

    Por, kjo nuk ėshtė punė e lehtė pėr t’u arritur.

    Nexhat Daci shfryu sėrish mllefin ndaj ish-kreut tė LDK’sė, Fatmir Sejdiut.

    “Unė besoj nė Kryetrarin e LDK’sė, kam qenė pėrkrahės i tij shumė herėsh. E ka njė rrugė shumė tė vėshtirė para vetes, njė rrugė tė cilėn tė tjerėt, para se me ardhė, e kanė bėrė gropa, vėshtirė tė riparueshme. Por besoj qė me vullnetin qė sot e demonstroi Kryetrari i LDK’sė, tash nėse nuk ėshtė kjo fushatė para zgjedhjeve tė Akademisė, se tė dy jemi nė proces tė atillė, e besoj qė mirė do tė shkojė....”, u shpreh Daci.

    Por, Lideri i LDD’sė bėri me dije se ribashkimi nuk do tė jetė i lehtė.

    “Shikoni, ne kemi hyrė nė fillim tė njė procesi dhe duhet njėherė ta bėjmė diagnostikimin e procesit pėr tė mos dhanė terapi tė gabueshme. Unė nuk jam njeri qė i ha fjalėt e mia, se ju letrat nuk mund t’i hani nesėr, kėshtu qė do tė shohim... po vetė prezenca jonė dhe disponimi tregon se kurrgjė personale nė mes ne dyve nuk ka dhe s’ka pasur kurrė”, tha Daci.

    E, pavarėsisht se ende nuk e kanė zyrtarizuar bashkimin mes tyre, tė hėnėn, Daci dhe Mustafa u shfaqėn mjaft bashkėpunues. Kur Mustafa u pyet nga gazetarėt nėse shpreson nė njė fitore tė betejės qė i ka hyrė pėr zgjedhjet e ardhshme, pėrgjigje dha Daci.

    “Ėshtė guxim mė sė pari qė ėshtė nisur nė luftė, e nė luftė ka dalė edhe me gjasė tė dalė fitues”, pėrfundoi ai, si gjithnjė, duke qeshur. Lideri i LDD’sė tha se rezultati i negociatave mes tij dhe Mustafes do tė dihet para zgjedhjeve tė ardhshme nė Kosovė.

    Ftesa e ngjashme nga Mustafa ditė mė parė iu drejtua edhe AAK’sė sė Ramush Haradinajt dhe AKR’sė sė Behgjet Pacollit.

    Por kėto tė dyja thuhet tė mos kenė vendime rreth mundėsisė sė takimit me liderėt e LDK’sė pėr njė koalicion tė mundshėm parazgjedhor.

    Jo edhe aq tė disponuar pėr diēka tė tillė janė shfaqur zyrtarėt e AAK’sė.

    “Mendoj se tė gjitha idetė janė tė mira, tė gjitha idetė pėr tė dalė prej situatave, mirėpo idetė pėr koalicion nuk thuhen paraprakisht nė publik, kėrkesat publike i pasojnė kėrkesat qė shkojnė nėpėr tavolina, kjo ndodh nė gjithė botėn, jo vetėm nė Kosovė dhe nuk duhet pėrkundrazi. Nuk mund tė thuhet nė televizor dhe pastaj tė shkohet nė tavolinė nė njė ēėshtje kaq delikate”, ka thėnė Nėnkryetari i AAK’sė, Ardian Gjini, tė hėnėn, pas mbledhjes sė Kryesisė sė Kuvendit.

    Ndėrsa, deputetja Myzejene Selmanaj, nga AKR’ja, tha pėr Express se presin tė mblidhet Kryesia e Partisė pėr tė diskutuar rreth ftesės sė LDK’sė.

    “Nuk kemi marrė ende vendim pėr kėtė, presim qė nė mbledhjen e Kryesisė tė flasim pėr atė. Pavarėsisht kėsaj, duhet tė dihet se ėshtė e drejtė e ēdo partie pėr tė vendosur edhe pėr nderim tė partisė me tė cilėn qeveris”, u shpreh ajo duke lėnė tė hapur mundėsinė e ndėrrimit tė koalicionit aktual qeverisės, pjesė e sė cilės ėshtė AKR’ja.

    Tendencės sė LDK’sė pėr fitore nė zgjedhjet e ardhshme, tė cilat ende nuk dihet saktė se kur do tė mbahen, nuk shihen si rrezik nga partia mė e madhe nė pushtet. Nėnkryetari i PDK’sė, Hajredin Kuēi e sheh jorezultativ pėrcaktimin e fundit tė LDK’sė, qė t’i bėjė bashkė tė gjitha partitė me orientim tė djathė nė njė koalicion parazgjedhor.

    “LDK’ja nuk ėshtė forcė qė duhet tė gravitojnė qytetarėt, e as subjektet e tjera politike me identitet... Tendencat e tilla janė shpresė pėr anėtarėsinė e thyer tė LDK’sė, por qė nuk do tė kenė rezultate si shpeshherė mė parė”, ka thėnė Kuēi pėr media.

    Sė pari reformat

    Gjithė deklarimet e fundit pėr koalicionet e mundshme kanė krijuar pėrshtypjen e njė atmosfere parazgjedhore nė opinion. Mirėpo, mbajtja e zgjedhjeve brenda kėtij viti po shihet si vėshtirė e mundshme, ngase reformat kushtetuese dhe zgjedhore nuk kanė pėrfunduar ende. Kjo si pasojė e bllokadės qė ka krijuar nė kėtė proces LDK’ja e Isa Mustafes.

    Ky i fundit, ndėrkaq, tha se ka zgjidhje pėr pėrfundimin e reformave duke mos dhėnė ndonjė datė konkrete se kur do tė mund tė ketė zgjedhje tė reja nė Kosovė.

    “Tash unė nuk mund tė them se do tė ketė apo nuk do tė ketė, unė iu jam shprehur tė gjithėve, edhe spektrit politik vendor, edhe atij ndėrkombėtar, se nuk ėshtė vėshtirė qė tė bėhet reforma”, u shpreh Mustafa tė hėnėn. “...Unė nuk shoh ndonjė problem qė tė gjitha kėto reforma tė procedohen nė Kuvend, qė pėrmes trupave punuese, komisioneve dhe organit tė Kuvendit, tė gjendet zgjidhja ose tė jepen mandate shtesė nga Kuvendi dhe ne do tė kyēemi qė ky proces shumė i rėndėsishėm, jo vetėm pėr LDK’nė, por pėr gjithė Kosovėn, tė pėrfundojė ashtu siē duhet, sepse ne shpresojmė qė zgjedhjet e ardhshme duhet tė gjenerojnė me organe qė rrjedhin ose burojnė drejtpėrdrejt nga vullneti i qytetarėve”, ka thėnė Mustafa.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kujtoj se z.Enver Robelli,nė njė artikull tė botuar dje nė Koha Ditore i ka bėrė njė analizė tė shkelqyeshme LDK-sė dhe krerėve tė saj.....
    Pėr kėtė temė, ėshtė interesante vetėm pjesa e dytė e artikullit tė gjatė qė flet edhe pėr pėrplasjet nė PDK...Por,pėr to njė temė tjetėr...
    ------------------

    2.
    Tė tilla pėr shembull duken tani qėndrimet e ish-kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Si pensionist politik, i diskredituar nga njė vendim i Gjykatės Kushtetuese, e cila - me apo pa tė drejtė - e ka damkosur si shkelės tė ligjit themelor, ai herė pas here paraqitet nė opinion me mendime krejtėsisht tė shthurura. Fisnikėria e njė politikani shihet edhe nė mėnyrėn se si pajtohet me humbjen. Fatmir Sejdiu nuk ėshtė pajtuar me humbjen demokratike dhe po pėrpiqet tė bėjė sa mė shumė dėm, duke shpresuar se kėshtu mund tė kthehet si triumfues i madh nė skenėn politike. Njė shpresė e kotė! Dihet pėr politikanė tė menēur, tė cilėt e kanė humbur betejėn pėr kryetar partie kur madje gjatė kongresit, pa asnjė paralajmėrim, janė ballafaquar me kundėrkandidatė. I tillė ka qenė Rudolf Scharping-u i Partisė Socialdemokrate tė Gjermanisė (SPD), i cili nė vitin 1995 u rrėzua nga froni nga kolegu i tij partiak Oskar Lafontaine. Pas disfatės sė rėndė Scharping atėbotė tha se SPD-ja tani e ka liderin e pakontestueshėm, i cili duhet tė mbėshtetet pa asnjė dilemė. Natyrisht deri nė kongresin tjetėr. Fatmir Sejdiu nuk po pret asnjė kongres, por po pėrpiqet tė manipulojė me njerėz, tė cilėt nuk e kanė problem t’i shėrbejnė secilit usta politik, madje edhe duke ndėrruar partinė mė shpesh se kėmishėn. Sejdiu po luan rolin e viktimės dhe nė njė intervistė pėr gazetėn “Kosova sot” foli edhe pėr “njė fushatė tė paprecedentė kundėr personalitetit tim, madje edhe kėrcėnimet e grupeve tė orkestruara edhe me djegien e selisė. Tellallė qė thėrrisnin pėr linēimin tim. (...) Fatbardhėsisht, disa nga ata tashmė janė duke u hetuar pėr krime, shantazhe e kėrcėnime, qė del se kanė qenė pjesė e njė strukture tė orkestruar. Tani i mbetet drejtėsisė ta thotė fjalėn e vet dhe realisht tė shihen se kush janė ata dhe mbėshtetėsit e tyre”. Si gjithnjė, edhe kėsaj radhe ish-kryetari Sejdiu kultivon njė gjuhė jokonkrete, me aludime, pa asnjė dėshmi. Njė politikan serioz, qė ankohet se po e kėrcėnojnė me djegie tė selisė (cilės seli?), duhet patjetėr ta njoftojė opinionin se kush janė kriminelėt e dyshuar. Derisa ka qenė nė pushtet s’ėshtė dėgjuar tė flasė qartė kundėr devijimeve tė mėdha nė politikė, tash sikur pėrpiqet tė marrė rolin e apostullit moral. Kėtu qėndron dallimi mes hipokrizisė sė Fatmir Sejdiut dhe zemėrimit tė Jakup Krasniqit. Tash Sejdiu thotė se nė Kosovė “ekziston njė klimė tensioni dhe frikė”! Por kjo frikė ka ekzistuar edhe nė kohėn e kryetarit Fatmir Sejdiu, fatmirėsisht jo e shkaktuar prej tij, por prej atyre me tė cilėt ai u shtri nė njė shtrat tė pėrbashkėt koalicioni, i cili shpejt rezultoi si shtrat Prokusti. Atėherė Sejdiu nuk ka folur kundėr frikės, sepse vetė ka qenė i rehatuar, siē thuhet, me shtėpi e me katandi.

    LDK-ja ėshtė bėrė pikė e pesė pėr shkak se prijėsit e saj vuajnė nga egoja, tė cilėn e kanė mė tė madhe se trupin. Ekziston ndėrkohė njė pajtim nė opinion se Isa Mustafa ėshtė lider i ngathėt, por problemin duhet parė pak mė gjerė: askush nuk mund ta reformojė njė parti, e cila qe 22 vjet nuk afron, por ndjek e pėrzė njerėz. Askush nuk mund ta reformojė njė parti qė dominohet prej funksionarėve qė nuk kanė ambicie pėr ndryshimin pozitiv tė shoqėrisė dhe pėrparimin e vendit, por vetėm pėr sigurimin e pak privilegjeve pėr vete dhe klanet e tyre. Nuk reformohet partia nėse brenda keni mashtrues, tė cilėt njė pjesė tė mirė tė kohės e kalojnė duke sajuar intriga bashkė me strukturat nėntokėsore tė PDK-sė. Qe mė shumė se 20 vjet nė LDK sillen vėrdallė njerėz tė njėjtė - pa ide, arrogantė, tė tillė qė kujtojnė se janė pronarė tė partisė. Pėr shembull as Fatmir Sejdiu, as Nexhat Daci nuk e kanė ndarė partinė pėr ēėshtje parimore, por pėr shkak tė mendėsisė totalitare dhe pėrjashtuese. Ky mentalitet ka ndikuar qė LDK-ja prej njė partie qė dikur fitonte 78 pėr qind tė votave tė rrėzohet te 20-pėrqindėshi. Njė aventurė e re pėrēarėse e Fatmir Sejdiut ka gjasa ta fundosė LDK-nė te 10-pėrqindėshi i votave. E vetmja punė e hairit qė mund ta bėjnė aligatorėt e pangopshėm tė LDK-sė ėshtė sikur tė pajtoheshin qė Isa Mustafa tė ishte lider transicioni, i cili me mbėshtetjen e tė gjithėve do tė pėrgatiste njė pasardhės tė denjė. Tė tillė s’mund tė jenė as Fatmir Sejdiu, as Sabri Hamiti, as Eqrem Kryeziu. Kėta mund tė jenė vetėm vazhdues tė agonisė. Ose, nėse duan, ndihmės qė nė LDK tė ndodhė njė ndryshim jo vetėm i cilėsisė sė politikės, por edhe i gjeneratave udhėheqėse. Nė PDK ndryshime pozitive zor se do tė ndodhin, me gjithė pėrpjekjet nganjėherė qesharake tė Hashim Thaēit pėr “prurje tė reja”, tė cilat u dogjėn vetvetishėm dhe sot janė vetėm objekt humori nėpėr kafehanet e Prishtinės. PDK-ja nė periudhėn afatmesme, pėr fat tė keq, do tė jetė – si deri mė tani - parti qė operon jashtė kornizės demokratike, andaj ēdo parti qė ka bėrė koalicion me tė ėshtė djegur. Kėshtu do tė jetė edhe nė tė ardhmen. Por ka parti e politikanė joparimorė nė opozitė, tė cilėve u pėlqen puthja e Judės.



    robelli@bluewin.ch

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    bashkohuni se fabrika e karrikave ka probleme me shitjen

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    po po veq jane bashkuar......po njerzit nuk e dine...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •