I dėrguari ndėrkombėtar i paqes pėr Sirinė, Lakdhar Brahimi, u takua me Bashar Al Assadin nė Damask dhe ndonėse nuk janė dhėnė ende detaje tė temės sė bisedimeve mes tyre, pak a shumė mund tė merret me mend.

Brahimi ėshtė nė Siri me njė mision tė qartė: tė nxisė si qeverinė, ashtu dhe rebelėt pėr ripėrtėritjen e armėpushimit gjatė periudhės sė Kurban Bajramit. Tė premten ai u takua me shefin e diplomacisė siriane dhe krerė tė opozitės. Ministria e Jashtme siriane lėshoi njė deklaratė ku sqaronte se i dėrguari i OKB-sė dhe Ligės Arabe kishin diskutuar mbi ndalimin e dhunės, nė mėnyrė qė tė nisin pėrgatitjet pėr njė dialog pa ndėrhyrje tė jashtme, mėnyra e vetme sipas regjimit,

Bisedimet e tyre u errėsuan nga tensionet nė Libanin fqinj, ku liderėt opozitarė e lidhin regjimin sirian me vrasjen e shefit tė sigurisė, Al Hassan. Por dhuna ka vazhduar edhe nė Damask. 10 vetė u vranė sot nga shpėrthimi i njė autobombe qė tronditi njė zonė tė krishterė tė kryeqytetit.

Luftime tė ashpra u raportuan edhe nė rrugėn kryesore mes Damaskut dhe Alepos tė shtunėn, sidomos pėrreth Maarat al-Numan. Qyteti ka qenė nė duart e rebelėve pėr mė shumė se njė javė dhe konsiderohet i njė rėndėsie strategjike pėr tė mbajtur tė hapur rrugėn e furnizimeve mes Alepos dhe kryeqytetit. Civilėt nė Siri e kėrkojnė me dėshpėrim armėpushimin, por tė paktėn janė ata qė besojnė se forcat e Assadit do tė pranojnė ta vėnė nė zbatim. Brahimi po kėmbėngul qė tė paktėn pushimzjarri tė vendoset pėr periudhėn e Kurban Bajramit, qė nis tė premten e vazhdon pėrgjatė gjithė fundjavės.