Një letër e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajni, në të cilën ai hedh poshtë idenë e Zotit, si një produkt i dobësisë njerëzore, pritet të vendoset në një ankand në një faqe e interneti të shitjeve online.
Në letrën Ajnshtajni e quan “Biblën një koleksion të legjendave të nderuara, por megjithatë, primitive, të cilat janë më shumë se fëmijërore.”
Ajnshtajni e shkroi letrën në vitin 1954, një vit para vdekjes së tij, dhe ia dërgoi atë filozofit Eric Gutkind, transmeton REL.
Çmimi fillestar ofertues për letrën ishte 3 milionë dollarë. Shitësi anonim i letrës e ka blerë atë në vitin 2008 për 404 mijë dollarë nga ankandet Bloomsbury në Londër.
Letra e cila ka ngjallur më shumë se kuorizitet për përmbajtjen,do të qëndrojë në ankand deri më datën 18 tetor.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt