Smth_Poetic unë të kuptojë shumë mirë ça do të thuash, dhe është e vërtetë që në emër të patriotizmit apo të zotit janë bërë krimet më kolosale. Por, mirë apo keq, besoj se duhet të përshtatësh mënyrën se si shprehesh sepse këtu flitet për një çështje të lidhur fortë me ndjenjat, tolerancën apo interesin për filozofi që besojë se kërkon nuk ke për ta gjetur, pikërisht sepse është çështje si ta them.. sensitive.
Edhe mua po mu kërkua që në emër të patriotizmit të vrasë e te plaçkitë pa kushte në çastin që dhjetë pasunar përfitojnë nga gjaku imë.. sigurisht që nuk kamë për tu bindur.. fundja fundit preferojë ta zbatojë patriotizmin me sjelljen time sesa me gjak.
Një gjë tjetër që doja të them është se nuk duhet të ngjitemi kaq tek termat, sepse secili i ndjen dhe i shikon ndryshe. P.sh patriotizmi për mua është të mos korruptojë/korruptohem, të ruaj kafshën dhe natyrën Shqiptare, të dua vëllanë tim Shqiptarë, të mbrojë historinë traditat etj.. Për një tjetër patriotizëm mund të jetë lufta, hakmarrja, shteti mbi njeriun etj
Krijoni Kontakt