Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Monumenti i Pavarësisë

    Monumenti i Pavarësisë/ 35 mijë euro për fituesin, vendi akoma në diskutim

    Në hyrje të Galerisë Kombëtare ndodhet një libër përshtypjesh ku qytetarët pasi të shohin pesë bocetat funaliste të Monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë që ende nuk është përcaktuar se ku do të vendoset, të kenë mundësi të japin përshtypjet e tyre vetëm pasi të jenë identifikuar me emër, mbiemër, që vërtetohet nga një mjet identifikimi zyrtar. Kjo është mënyra e përfshirjes së publikut në përzgjedhjen e bocetës fituese, vlerësim që do të merret në konsideratë dhe nga Komisioni Ndërshtetëror i festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, i cili do të vërë vulën e fituesit. E fituesi do të ndahet nga ky konkurs me një shpërblim prej 35 mijë eurosh për punën e tij, që do të jetë simbol i 100 vjet të shtetit shqiptar. Pesë bocetet finaliste janë të artistëve Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani), Thoma Thomai Dhamo (Shqipëri), Jörg Plickat (Gjermani), Pjerin Kolnikaj (Shqipëri), Blerta Xhomo dhe Ilirjan Shima (Shqipëri). Për 10 ditë në këtë libër përshtypjesh do të mblidhen mendimet e të gjithë vizitorëve që do të hyjnë në GKA. Por çmimi prej 35 mijë eurosh nuk është e vetmja kosto e Monumentit të Pavarësisë. Fatura financiare do të përcaktohet pasi të jetë vendosur, nga Bashkia e Tiranës në konsulencë më Ministrinë e Kulturës dhe Komisionin Ndërshtetëror të Festimeve, sheshi se ku do të vendoset monumenti si dhe materiali që do të përdoret për realizimin e monumentit fitues. Disa prej artistëve finalistë bashkë me projektin e tyre për monumentin kanë sugjeruar edhe vendin se ku mund të vendoset monumenti, duke lehtësuar në një farë mënyre “barrën” e vendimmarrjes së tre institucioneve. Projekti që paraqet Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani) që në prezantim duket se e ka gjetur vendin ku mund të vendoset. Aty ku dikur ka qenë monumenti i diktatorit ata sjellin veprën e tyre, një vepër e frymëzuar nga banesa tradicionale shqiptare. Për të shprehur idenë e pavarësisë, ata sjellin një ndërtesë të hapur, e cila paraqitet si dy gjysma kubi, ku njëra gjysmë mban çatinë dhe tjetra platformën. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elemente të vizatuar me lazer si: ‘Deklarata e Pavarësisë’, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Po kaq funksional për këtë shesh duket edhe modeli që propozon artisti shqiptar Thoma Thomai Dhamo, një vepër që frymëzohet nga imazhi i flamurit. Gjermani Jörg Plickat gjithashtu ka sjellë si propozim dy hallka të hapura zinxhiri që simbolizojnë çlirimin e popullit shqiptar, përbëjnë një monument që mund t’i përshtatet madhësive e hapësirave të ndryshme, duke e lënë të hapur zgjedhjen e vendit. Pra një monument të përshtatshëm për çdo lloj hapësire. Monumenti që propozon Pjerin Kolnikaj duket shumë i lartë për t’u vendosur në një shesh. Monumenti që propozohet prej tij, është menduar si një mbivendosje e 100 pllakave prej mermeri të bardhë. Por juria ka dhënë verdiktin e saj se dimensioni i këtij monumenti është në varësi të hapësirës publike që do t’i ofrohet. Ndërsa propozimi i dy artistëve shqiptarë Blerta Xhomo dhe Ilirjan Shima, që sjellin shqiponjën dykrerëshe, është po aq e përshtatshme për çdo lloj hapësire sa dhe boceta e gjermanit Plickat. Të 5 bocetat e përzgjedhur nga juria e konkursit ndërkombëtar për monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë janë përzgjedhur nga juria e ekspertëve mes 81 bocetave, ku 26 vinin nga Shqipëria, 13 nga diaspora, 8 nga Maqedonia e Kosova dhe 14 nga artistë të huaj.

    MAPO

    Modelet mund te votohen ketu

    http://www.gka.al
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Me ne fund do t'i kushtojme dhe ne Shqiptaret nje monumet ngjarjes historike te Shtetit tone, pamvaresise. Le te fitoje me e mira dhe ajo qe u pelqen shumices se njerezve.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    Cfar eshte ky stacion autobuzi mer aman ? 400.000 Euro Shpenzim per kete shemtire

    Rreth 400 mije euro do t’i kushtoje shtetit shqiptar monumenti kryesor i 100-vjetorit te Pavarësisë. Shifra behet publike disa muaj pas miratimit te projektit fitues te dy arkitekteve, e qe tashme mësohet se ky monument do te realizohet jashtë vendit. Rubens Shima, drejtor i Galerisë Kombëtare te Arteve zbulon se vepra e arkitektit shqiptar e atij gjerman do te fabrikohet ne Austri dhe do te vije vetëm për tu montuar ne vendin e përcaktuar, ne “Parkun Rinia” ne krah te Ministrisë se Mbrojtjes. Kjo zgjedhje është bere sipas Shimes për shkak se ne vend mungojnë teknologjitë moderne, çka nevojiten për krijimin e monumentit te 100-vjetorit. Por, edhe pse gati dy muaj larg ditës se 100-vjetorit, e ne dukje vone, Shima shprehet se fabrikimi i monumentit nga firma austriake do te behet ne kohe. Vepra është 6.4 metër e larte dhe 5.5 metër e gjere. Vetëm fabrikimi i saj ne Austri do te kushtoje 353 mije euro.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  4. #4

    AK reagon për Muzeun e Pavarësisë

    Në një protestë të organizuar këtë të dielë përpara godinës ku u mblodh dhe u formua qeveria e Ismail Qemalit, dhjetra përfaqësues të Aleancës Kuqezi, kanë shprehur shqetësimin lidhur me mbylljen e godinës në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë.

    Sipas Sekretarit për Kulturën dhe Artin i Aleancës Kuqezi, Mystehak Xhemali, ky është një tjetër skandal i qeverisë në kuadër të organizimeve festive për 100 vjetorin.

    Muzeu i Pavarësisë është mbyllur prej rreth një muaji pasi sipas drejtuesve të kulturës është duke u rikonstruktuar.

    Kjo protestë vjen dy ditë pasi kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu gjatë një tryeze me artistë dhe intelektualë në kuadër të fushatës “Fytyrat e Krimit” akuzoi drejtpërdrejt Ministrin e

    Kulturës, Aldo Bumci për shkatërrimin e veprave dhe monumenteve të kulturës.

    Zoti Spahiu publikoi dosjen me shkeljet që sipas tij ka kryer ministri Bumci gjatë qendrimit të tij në këtë post, ndërsa tha se për këto ministri duhet të dënohet me 8 vite burg.
    Revolution 1848

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se eshte ajo qe ka sjell eurostarja.. nuku ja vlen as 120 euro te harxhohen..

    jam dakort te protestohet kunder asaj shemtije..

    si o sjemi ne te zot te bejm nje monument..

    sa per kercenimet e kriminelit kreshnik faqeziu.. ai si duket po ndjen se po i dalin felliqesirat ne shesh e eshte terbuar..
    kujdes nga ai bandit..

  6. #6
    Ja se cfar behet me parat tona brar

    Mos me deformo emrin se e kam me perberje europjane
    Revolution 1848

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Ne po ja kalojm edhe norvegjis ju thoni :P

    per kete sja vlen as 1 dollar pffff
    Partizoni

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Cfar eshte ky stacion autobuzi mer aman ? 400.000 Euro Shpenzim per kete shemtire

    Rreth 400 mije euro do t’i kushtoje shtetit shqiptar monumenti kryesor i 100-vjetorit te Pavarësisë. Shifra behet publike disa muaj pas miratimit te projektit fitues te dy arkitekteve, e qe tashme mësohet se ky monument do te realizohet jashtë vendit. Rubens Shima, drejtor i Galerisë Kombëtare te Arteve zbulon se vepra e arkitektit shqiptar e atij gjerman do te fabrikohet ne Austri dhe do te vije vetëm për tu montuar ne vendin e përcaktuar, ne “Parkun Rinia” ne krah te Ministrisë se Mbrojtjes. Kjo zgjedhje është bere sipas Shimes për shkak se ne vend mungojnë teknologjitë moderne, çka nevojiten për krijimin e monumentit te 100-vjetorit. Por, edhe pse gati dy muaj larg ditës se 100-vjetorit, e ne dukje vone, Shima shprehet se fabrikimi i monumentit nga firma austriake do te behet ne kohe. Vepra është 6.4 metër e larte dhe 5.5 metër e gjere. Vetëm fabrikimi i saj ne Austri do te kushtoje 353 mije euro.
    ky ngjan me shume si banjo publike ! Une sugjeroj qe ta vendosim nga nji tek cdo stacion autobuzi ! Keshtu edhe monument "pavaresie" kemi edhe njerezit kryejne nevojat e tyre ! Njeres gjysem t'i veme shenjen WC Grash dhe tjetres WC Burrash ! Uuuu se harrova , meqenese jane pa perdhe ne mes , le t'i vihet edhe tabela "Ndalohet seksi" !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    E gjeta me ne fund "Eureka" ! Si monument te pavaresise te veme shtatoren e Gjergj Ndreces duke i vene zjarrin vehtes !

    Keshtu edhe simbolika nuk del luftarake , por paqesore ! Ashtu si Skenderbeu me robdishamber qe kane vene tek prerja e kartemonedhes 5000 leke !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •