
Postuar më parë nga
Albo
Kur Shen Kozma Etoliani predikonte mes shqiptareve ne shekullin e XVIII, shprehej keshtu:
"Bota njeh tre ligje. Ligjin e natyres se hebrejve. Ligjin e mishit te muslimaneve. Ligjin e frymes se te krishtereve. Nga keta te tre, ligji me i rende per tu mbajtur eshte ai i te krishtereve."
Hebrejte besojne ne Ligjin e Dhiates se Vjeter, qe Zoti i dha popullit te Izraelit. Te Krishteret besojne ne Ligjin e Dhiates se Vjeter po ashtu, por te krishteret, ndryshe nga hebrejte, nuk e lidhin shpetimin e tyre me respektimin e Ligjit. Vete Krishti, Biri i Vetemlindur i Perendise, citohet te kete thene, se "...nese Zoti do te kish lene ne fuqi Ligjin e Dhiates se Vjeter, asnje njeri nuk mund te shpetonte." Ne Dhiaten e Vjeter mesojme qe Zoti korrigjon e ndeshkon edhe profetin me te madh te popullit hebre, Profetin Moisi. Te Krishteret besojne qe Jisu Krishti, eshte Biri i Vetemlindur i Perendise qe lindi prej Atit para gjithe koheve, dhe me te Cilin Ati krijoi gjithcka. Ne gjithashtu besojme se Jisu Krishti hyri ne historine e njerezimit duke lindur nga virgjeresha Mari dhe Shpirti i Shenjte. Ai ZGJODHI me vullnetin e Tij te lire qe te vere ne jete planin e Atit per shpetimin tone, te krijeses se tij te dashur. Krishti lindi e mori mish nga nena e tij, e u be njeri. Per asnje moment ai nuk rreshti se qeni Perendi dhe njeri, ai ishte Perendi-Njeri, edhe Perendi edhe Njeri, edhe te dyja keto natyra te Krishtit ishin te pandara e te paperziera me njera-tjetren. Eshte herezi per te krishterin qe te besoje se Krishti eshte vetem hyjni apo vetem njeri. Ai eshte te dyja. Ai bashkon njeriun me Perendine. Me ane te Tij, me ane te gjakut qe ai derdhi per ne ne kryq, si te gjallet edhe te vdekurit u cliruan nga prangosja e mbreterise se qoftelargut, mbreterise se vdekjes. Dhe vetem Ai ben te mundur bashkimin e krijeses me Krijuesin, njeriun me Zotin. Nuk ka rruge tjeter pervec Krishtit.
Hebrejte nuk besojne se Krishti eshte Mesiah (Shpetimtari) i shumepritur i popullit te Izraelit per te cilin flasin profetet e Dhiates se Vjeter. Ashtu si muslimanet, ata e shohin Krishtin vetem si nje figure historike por jo si nje shpetimtar, as si Birin e Vetemlindur te Perendise.
Shen Kozmai qe ne shekullin e XVIII u predikonte shqiptareve se sipas ligjit te natyre se hebrejve, shpirti e trupi i njeriut ndotet nga ushqimi qe ai ha. Muslimanet kane po te njejten ligj si hebrejte, por kane dhe ca rregulla shtese qe mundohen te rregullojne pasionet e mishit te njeriut, prandaj Shen Kozmai e quan "ligji i mishit". Muslimanet per shembull kane rregulla qe diktojne edhe sa gra mund te martojne, kur dhe si duhet te agjerojne. Kurse te krishteret, kane ligjin me te rrepte: ata nuk do te gjykohen per ate qe fusin ne goje, por per cdo fjale qe nxjerrin nga goja. Ligji i frymes se te krishtereve u kerkon atyre qe te kthejne faqen tjeter, te luten per armiqte e tyre e jo te hakemerren ndaj tyre. Te krishteret e kane te ndaluar qe te gjykojne nje njeri tjeter, sado mekatar qe ai te jete.
Krishterimi nuk eshte ne kundershti me fene judaike. Krishterimi e ploteson e permbush fene judaike. Zoti i Dhiates se Vjeter eshte edhe Zoti i Dhiates se Re. Dallimi i vetem eshte se ne Dhiaten e Vjeter Zoti komunikonte me popullin e Tij nepermjet profeteve, kurse ne Dhiaten e Re Zoti na dha deshmine me te madhe dhe me te forte: na dergoi Birin e Tij te Vetemlindur, Fjalen e Perendise me te Cilin Perendia krijoi gjithcka, personin e dyte te Trinise se Shenjte, Birin e Virgjereshes Mari, Jisu Krishtin. Me ardhjen e Jisu Krishtit ne historine e njerezimit, Perendia na beri te qarte dy gjera:
1. Dashurine e tij per ne, krijesen e tij: Perendia lejoi flijimin e Birit te Tij te Vetem te Lindur prej Tij per shpetimin tone, pasi ne nuk ishim te zote qe te shpetonim vete me ane te Ligjit.
2. Deshmine me te madhe te ekzistences se Zotit Triun: te gjithe ata qe u kerkonin profeteve te Perendise qe te shikonin Zotin qe ta besonin, e pane Zotin tek ecte mbi kete toke mes nesh, si nje njeri.
Prandaj ne te krishteret orthodhokse e permbledhim gjithe besimin tone me nje togfjalesh te thjeshte: Perendia eshte me ne!
Albo
Krijoni Kontakt