
Postuar më parë nga
klajdi wolf
Izraelitet ishin ne fillim te zgjedhur por kjo nuk do te thote qe ata e ruajten besnikerine ndaj zotit dhe fese se tyre.
O Izraelitë! Kujtone dhuntinë time që ju kam dhuruar dhe plotësoni besën që ma dhatë, t’ju plotësoj edhe unë besën time. Frikësohmuni vetëm mua!
Besoni asaj që po ua shpallë, e cila ua vërteton atë çka e keni ju, dhe mos jinni të parët që nuk i besoni! Dhe mos bleni fundrrina me fjalët e mia dhe frikësohmuni vetëm mua! “ (El-Bekaretu, 40-41).
“Falne namazin dhe jepni zekatin dhe përkuluni me ata që përkulen.” (El-Bekaretu, 43).
“Ata që pasojnë Pejgamberin, ferrëfyes analfabet (ummij), të cilin e gjejnë të paralajmëruar në librat e veta, në tevrat dhe Inxhil …”. (El-A’raf, 157).
Zoti, nga mëshira e Tij, në fund nuk lidhi kontratë me hebraikët, por zgjodhi ta dërgojë pejgamberin e fundit, por jo vetëm hebraikëve, por tërë njerëzisë, që rrjedh nga loza e Ibrahimit a.s.(Abrahamit).
Në librin e Dhjatës së vjetër Kantiku i Kantikëve (5, 16) është teksti vijues (i transkribuar nga gjuha hebraike):
“Hikko mamittadim vikullo Mahamadim zehdudi vezem raai benute yapus halam.”
Përkthimi:
“Goja e tij është vetë ëmbëlsia; po, ai është Muhammedi, më i dashuri. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija të Jerusalemit.” [14]
.[
Krijoni Kontakt