Ambasadori Gjerman martohet si Musliman tek Et'hem Beu.
Kryetarja e Kuvendit, besimtarja katolike nga Shkodra, Jozefina Topalli vė shami dhe shkon nė xhaminė kryesore tė Tiranės pėr tė marrė pjesė nė ceremoni martesore tė njė katoliku gjerman me njė vajzė myslimane nga Libia. Duke dhėnė kėshtu njė shembull tė tolerancės dhe harmonisė fetare nė Shqipėri. Protagonist i dasmės*ėshtė*Andreas Nothelle, njė kristian katolik, i cili ėshtė ambasadori i Asamblesė Parlamentare tė OSBE nė Vjenė.
Nothelle ėshtė dashuruar me njė vajzė myslimane nga Libia, Salem. Edhe ajo ishte pjesė e delegacionit tė OSBE-sė qė qėndroi kėto ditė nė Tiranė pėr sesionin e vjeshtės tė Asamblesė Parlamentare qė pėr herė tė parė u zhvillua nė Shqipėri. Nothelle dhe Salem, kanė lidhur martesėn nė Shqipėri pesė vjet pasi qėndronin tė lidhur bashkė. Dhe ceremonia ka qenė myslimane, sipas rregullave islame. Ajo ėshtė kryer tek xhamia Ethem Bej nė Tiranė, pasditen e sė shtunės.
Nė xhaminė kryesore tė Tiranės merrte pjesė sikundėr shikoni nė foto, kryetari i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, Haxhi Selim Muēa, por edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Mėsohet se vendimin pėr ta bėrė pikėrisht nė Shqipėri, ceremoninė myslimane tė martesės, ēifti Andreas dhe Salem e ka marrė qė nė Vjenė. Ata mesa duket kanė pėrfituar nga rasti qė ishin pjesė e delegacionit qė merrte pjesė nė sesionin e Asamblesė sė Pėrgjithshme Parlamentare tė OSBE qė zhvillohej nė Tiranė dhe, njė rrugė e dy punė, tė shtunėn pasdite pas mbylljes sė sesionit, kanė bėrė martesėn. Dhe vendimi pėr ta bėrė kėtė martesė nė Tiranė ka qenė pasi ata kanė qenė tė impresionuar nga harmonia fetare nė Shqipėri.
Gazeta Express
07-10-2012
Krijoni Kontakt