Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pleshtat dhe kribat , mund te ngordhin shqiponjen

    http://www.panorama.com.al/2012/10/0...i-dhe-pleshti/

    EDMOND TUPJA

    Jam i bindur qė ēdo lexues i djeshėm, i sotėm dhe i nesėrm i kėsaj rubrike tė pėrjavshme, e ka dėgjuar, tė paktėn njė herė nė jetėn e vet, historinė e shqiponjės dhe tė krimbit. Pėr sa mė takon, atė ma kanė treguar pėr herė tė parė kėtu e tridhjetė vjet tė shkuara, me gjysmė zėri, sigurisht, sepse ajo mund tė interpretohej edhe nė mėnyrė heterodokse, d.m.th. tė papranueshme pėr ideologjinė sunduese tė asaj kohe. Ja, nė thelb, pėr ēfarė bėhej fjalė:
    Njė ditė, shqiponja krenare pa rrėzė malit njė krimb anonim qė ndėrronte ngjyrė sipas mjedisit ku kalonte: mes barit bėhej i gjelbėr, nė tokė tė zhveshur bėhej bojėkafe, mbi ēati bėhej i kuqėrremtė etj., etj. Kur e pyeti se ku po shkonte, krimbi iu pėrgjigj me pėrulėsi se kishte vendosur tė hipte nė majė tė malit. “Me siguri do tė ngordhė rrugės”, – mendoi shqiponja dhe i erdhi keq pėr krimbin. Pas disa kohėsh, tek qėndroi nė njė shkėmb majė malit, shtangu kur pa fare pranė krimbin, kėsaj radhe ngjyrė shkėmbi. Prandaj, me shumė kėrshėri, e pyeti se nė ē’mėnyrė apo me ē’mjet fluturues kishte ardhur deri atje. Me pėrulėsinė e tij tė zakonshme, krimbi iu pėrgjigj: “Me zvarritje, vetėm me zvarritje, Lartėsia Jote” para se tė shtonte, po me tė njėjtėn pėrulėsi: “Sa mė pėlqen shoqėria jote, moj shqiponjė, tani qė jemi tė dy bashkė nė majė tė malit!”.
    Pa pikė dyshimi, lexuesi im i mprehtė e kupton ku e hedh fjalėn larg e larg, por jo edhe aq larg sa mund tė duket nė dėgjim tė parė, kjo histori, fabul apo parabolė, le ta quajė ai si t’ia ketė ėnda. Por, ama, sot, nė Shqipėrinė demokratike, kjo histori, fabul apo parabolė, merr njė ndriēim tė ri me rastin e njėqindvjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sepse, shqiponja, si simbol i flamurit tonė kombėtar, e cila, para njėzet vjetėsh e flaku mė nė fund yllin komunist, qė i rrinte (si drapėr e ēekan) mbi krye, nuk mė duket se ka shpėtuar nga shoqėria e krimbit ose, mė saktė, e krimbave, qė nuk po reshtin sė shtuari. Pėr hir tė sė vėrtetės mė duhet tė pranoj se zvarritja ėshtė bėrė kaq e modės sot, saqė edhe vetė shqiponja po mendon se nuk do tė bėnte keq sikur tė mėsonte edhe ajo tė zvarritej.
    Pikėrisht nė kėtė moment hyn nė skenė pleshti. Hyn nė skenė pa rėnė fort nė sy, me kėrcime tė lehta, pa zhurmė e bujė, aq sa, i strukur mes puplave tė shqiponjės, po fluturon bashkė me atė majave tė larta tė maleve tona kreshnike. “Kush e ka bėrė kėtė zbulim?” – mund e duhet tė pyesė me tė drejtė lexuesi im kureshtar e nė prag tė indinjimit. Sigurisht qė jo unė, pėr fat tė mirė (sepse, sidoqoftė, ky zbulim nuk do tė ishte aspak i mirėpritur nė kėtė pragfestimesh tė njėqindvjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė dhe mua do tė mė akuzonin se po bėj humor me ndjenjėn e atdhetarisė). Pėr tė qenė i sinqertė, atė e lexova nė njė libėr me proverba nga vende tė ndryshme tė botės. Ose, mė saktė, me proverba tė rreme, tė cilat, pikėrisht ngaqė autori i ka shtrembėruar paksa, tė bėjnė t’i shohėsh disa gjėra, qoftė edhe tė shenjta, nėn njė dritė tjetėr, dhe kjo tė shtyn tė tregohesh mė syēelėt qė, ndėr tė tjera, tė mos e hash sapunin pėr djathė. Kėshtu, tek e hapa librin nė fjalė, qysh nė faqen e parė lexova, nė njė gjuhė tė huaj, kėto dy radhė qė po nxitoj t’i pėrkthej pėr lexuesin tim shqipfolės: “Pleshti qė i rri nė majė tė kokės shqiponjės, qėndron mė lart se syri i saj (proverb shqiptar)”.
    Pyetjet qė i bėj vetes me kėtė rast dhe qė ende mė kanė mbetur pa pėrgjigje, janė deri diku tė sikletshme: A nuk ka rrezik qė mbiemri “syshqiponjė” tė zėvendėsohet me epitetin “syplesht”? Pėr ē’arsye shqiponja e ka ulur vigjilencėn e saj (r)evolucionare? A nuk ėshtė e tmerrshme kur e mendon se sikur nesėr ajo tė mbushet me pleshta, proverbi shqiptar “Kush fle me qenin gdhihet me pleshta” mund tė transformohet nė “Kush fluturon me shqiponjėn (g)dhihet me pleshta”? T’i jenė dobėsuar vallė sytė shqiponjės deri nė atė pikė sa ajo tė ketė nevojė pėr pleshtin qė ta udhėheqė nė fluturimet e saj drejt majave tė Bashkimit Europian? Mos vallė njė ditė, nė vend tė yllit tė dikurshėm komunist, do tė shohim (O Zot, ē’llahtar e mynxyrė!) tė shfaqet, nė flamurin tonė, bash mbi kryet e shqiponjės, pleshtin pragmatist e tashmė sa njė buall?
    Sė fundi, pa dashur aspak t’i fus krimbat lexuesit tim dhe as t’i vė pleshtit zile, le tė mė lejojė ai ta mbyll rubrikėn time tė sotme me kėto fjalė: Sa keq mė vjen pėr fluturimin e shqiponjės sime kur mendoj se si zvarriten krimbat dhe pickojnė pleshtat sot nė Shqipėri!
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Nuk me pelqen ideja kur nje pjes e shqiptareve keshtu, pa turpshem pervetesojn flamurin, gjuhen, kombesin, token dhe traditat !

    Mos flisni palidhje, se asgje s'ju takon pos prona juaj private.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Natyrisht qe rrezimi i diktatures komuniste, i ka lene vend te mjaftueshem lirive individuale dhe ne mes tyre dhe lirise fetare.Por si po zhvillohet zbatohet tek ne edukimi shpirteore? A u ndertua ky edukim ne baze te nje studimi shkencore, ne interes te vizioniit dhe aspirimit te popullit shipatre ,ne jeten e tij pas rrezimit te diktatures?A u ndertua nje platforme qe qytetari shqipatre te orjentohet ne kete proces kaq te rendesishem ,ku edukimi shpirterore te jete ne moralin historik,ku identiteti fetare i kultivuar ne menyre apostolike te gjej vendin vet ne shpirtin e cdo shqipatari, natyrisht jo me dhune , por me me argumente, historike, politike, sociale , kulrutore.A i tekon shtetit te percaktoje nje boshte shiprteore , ashtu sic zgjedh dhe boshtin politik? Natyrisht qe duhet te jete shteti parashikues , se si mbrohet tradita shpirteore, se si mbriohet gjuha, si mbrohen simbolet, si mbrohet historia qe banori i kesaj toke perjetesisht te jete ne sinkron me te , pjese e saj, te kete ngjyrat e saj.Ku po shkonte populli greke me konvertimin? Natyrisht drejt shketputjes se tij nga histosia e antikitetit.Nuk mund te kishte histori me Ali , Qazim e Hysen dhe natyrshem nderhyri europa dhe i beri te ndermarin reforma.Greket e pranuan reformen dhe se ne perberje te tyre kishte dhe rraca te ndryshme, ndersa ne shqipatret nuk pranijme reforma brenda se njejtes rrace. Kjo eshte miopi. C'ka ketu per te diskutuar dhe qare hallin se si mund dhe duhet me mire per te gjithe ne ? Perse mungon deshira per te hedhe qofte hapat e para? une nuk besoj se eshte populli ne kundershtim me kete, jo populli e ka ndryshuar jovetem nje here besimin kur i eshte kerkuar apo dhe imponuar.
    Jane me te mire greket se ne? Po atje nuk shohim probleme urrjtje fetare , jo greket e cdo rrace nuk e urrejne njeri tjetrrin per fe, ndersa ne kerkojme ti gjeme vendin se nga vjen nje ortodoks, nga vjen nje muslima dhe vetem shqipare nuk e quajme ate.Kjo nuk eshte vetem e tmershme ta mendosh, por eshte nje ligesi qe qendron mes nesh ne menyren me ordinere te mundur.Kush jane te interesuarit qe nxjerrin perfitime nga kjo urrejtje? A mundet kush te na i radhise ne pika?Kush jane te mirat e ndasise , urdhero jeni te ftaur te na i argumentoni.Cjane keto regulla mardheniesh mes njeri tjeterit, rregulla mes vellezerish te nje gjaku?Ore jeni ne terezi ju qe i meshoni kesaj dhe gjeni vend dhe te fyeni nese jua veme ne dukje?
    ne shqipatret e Albanise e shohim zhvillimin e islamizmit tekkosovaret dhe maqedonasit e rraces sone , por mjaft here kemi rradhitur argumente pa fund per problematiken , por fatkeqesisht debati devijohet qellimisht drejt fyerjeve dhe denimeve te natarit qe hap temen.Nuk jam denuar vetem une ketu , kushedi sa te tjere emra qe nuk i shoh me ne forum, do te jene larguar nga ky shqetesim.

    Bota »Europa
    Emigrantėt myslimane duan Zvicėr pėr tė ndryshuar flamurin kombėtar
    12.10.2011


    ... Emigrantėt myslimane duan Zvicėr pėr tė ndryshuar flamurin kombėtar. Nje grupim i emigrantėve myslimanė do tė detyrohen tė braktisin Zvicren per shkak te flamurin aktual - njė kryq tė bardhė nė sfond tė kuq. Ata thonė se kjo shkel tė drejtat e pėrfaqėsuesve tė jo-kristiane. Ata duket se janė lėnduar nga ndalimi fundit mbi ndėrtimin e minareve . Megjithatė, propozimi i tyre nuk ka gjasa tė jetė i mirėpritur nga zvicerane vendas dhe vetėm do tė rritet numri i votave nė favor tė Partisė lokale ekstremit tė djathtė..


    Sugjerimi i parė pėr tė hequr kryqin nga flamuri zviceran nuk ishte bėrė nga njė musliman, por (duke gjykuar nga emri) njė kroat etnik dhe katolike, zėvendės-kryetar i shoqatės sė emigrantėve Secondos Plus Ivica Petrushich. "Kryqi nuk i pėrshtatet Zvicrės multikulturore e sotme," tha ai. Organizimi i emigrantėve turq, shqiptarė dhe tė tjerė nga vendet myslimane ka pasuar me njė nismė tė ngjashme. Nė vend tė kėsaj, ata sugjeruan per te pėrdorur njė flamur tė gjelbėr-verdhė-kuq tė Republikės Helvetice, qė ekziston nė fillim tė 18-19-shekuj. Ajo nuk ka kryq nė tė.

    Ėshtė e vėshtirė rastėsi qė ēėshtja e zėvendėsimit flamuri u ngrit nga pėrfaqėsuesit e organizatave tė emigrantėve. Sot, mbi 20 pėr qind e shtatė milionė zvicerane jane emigrantėt. Natyrisht,emigrantet myslimanėt , do tė jenė me kėmbėngulės pėr zėvendėsimin e flamurit. Ka gati 400,000 prej tyre (mė shumė se pesė pėr qind tė popullsisė). Mė i madhi "etnik mysliman"eshte komuniteti shqiptar, i ndjekur nga ai turk, Arabėt dhe myslimanėt e Bosnjės qe banojnė nė Zvicėr. Shumė prej tyre me siguri nuk e pelqejne kryqin.
    .http://english.pravda.ru/world/europ...switzerland-0/
    __________________

    Ja keto shqiptare flamurin zvicerian kerkojne te ndryshojne. Natyrisht ne Zvicer shkuan disa krimba si te TUPES, me pas pleshta pa fund dhe keshtu nje dite Zvicra tronditet dhe ben referendum. Kus thote ketu qe nuk ka gje per tu shqetesuar?Por dhe tek ne po fillohet e po tentohen shume gjera dhe alarmi eshte ne dere. A do te jene ne gjendje shqipatret te bejne referendum?Natyrisht qe jo.Nje urejtje per te krishteret, si virus i malarjes qendron gjithmone i gjalle ne shpirtin e muslimane qofte dhe ne forme.Atejhere kush e shpeton shqiperine nga kjo urrejtje?Natyrisht faktori nderkombetare , i cili deri me sot eshte trguar naiv.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •