http://www.panorama.com.al/2012/10/0...i-dhe-pleshti/
EDMOND TUPJA
Jam i bindur qė ēdo lexues i djeshėm, i sotėm dhe i nesėrm i kėsaj rubrike tė pėrjavshme, e ka dėgjuar, tė paktėn njė herė nė jetėn e vet, historinė e shqiponjės dhe tė krimbit. Pėr sa mė takon, atė ma kanė treguar pėr herė tė parė kėtu e tridhjetė vjet tė shkuara, me gjysmė zėri, sigurisht, sepse ajo mund tė interpretohej edhe nė mėnyrė heterodokse, d.m.th. tė papranueshme pėr ideologjinė sunduese tė asaj kohe. Ja, nė thelb, pėr ēfarė bėhej fjalė:
Njė ditė, shqiponja krenare pa rrėzė malit njė krimb anonim qė ndėrronte ngjyrė sipas mjedisit ku kalonte: mes barit bėhej i gjelbėr, nė tokė tė zhveshur bėhej bojėkafe, mbi ēati bėhej i kuqėrremtė etj., etj. Kur e pyeti se ku po shkonte, krimbi iu pėrgjigj me pėrulėsi se kishte vendosur tė hipte nė majė tė malit. Me siguri do tė ngordhė rrugės, mendoi shqiponja dhe i erdhi keq pėr krimbin. Pas disa kohėsh, tek qėndroi nė njė shkėmb majė malit, shtangu kur pa fare pranė krimbin, kėsaj radhe ngjyrė shkėmbi. Prandaj, me shumė kėrshėri, e pyeti se nė ēmėnyrė apo me ēmjet fluturues kishte ardhur deri atje. Me pėrulėsinė e tij tė zakonshme, krimbi iu pėrgjigj: Me zvarritje, vetėm me zvarritje, Lartėsia Jote para se tė shtonte, po me tė njėjtėn pėrulėsi: Sa mė pėlqen shoqėria jote, moj shqiponjė, tani qė jemi tė dy bashkė nė majė tė malit!.
Pa pikė dyshimi, lexuesi im i mprehtė e kupton ku e hedh fjalėn larg e larg, por jo edhe aq larg sa mund tė duket nė dėgjim tė parė, kjo histori, fabul apo parabolė, le ta quajė ai si tia ketė ėnda. Por, ama, sot, nė Shqipėrinė demokratike, kjo histori, fabul apo parabolė, merr njė ndriēim tė ri me rastin e njėqindvjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sepse, shqiponja, si simbol i flamurit tonė kombėtar, e cila, para njėzet vjetėsh e flaku mė nė fund yllin komunist, qė i rrinte (si drapėr e ēekan) mbi krye, nuk mė duket se ka shpėtuar nga shoqėria e krimbit ose, mė saktė, e krimbave, qė nuk po reshtin sė shtuari. Pėr hir tė sė vėrtetės mė duhet tė pranoj se zvarritja ėshtė bėrė kaq e modės sot, saqė edhe vetė shqiponja po mendon se nuk do tė bėnte keq sikur tė mėsonte edhe ajo tė zvarritej.
Pikėrisht nė kėtė moment hyn nė skenė pleshti. Hyn nė skenė pa rėnė fort nė sy, me kėrcime tė lehta, pa zhurmė e bujė, aq sa, i strukur mes puplave tė shqiponjės, po fluturon bashkė me atė majave tė larta tė maleve tona kreshnike. Kush e ka bėrė kėtė zbulim? mund e duhet tė pyesė me tė drejtė lexuesi im kureshtar e nė prag tė indinjimit. Sigurisht qė jo unė, pėr fat tė mirė (sepse, sidoqoftė, ky zbulim nuk do tė ishte aspak i mirėpritur nė kėtė pragfestimesh tė njėqindvjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė dhe mua do tė mė akuzonin se po bėj humor me ndjenjėn e atdhetarisė). Pėr tė qenė i sinqertė, atė e lexova nė njė libėr me proverba nga vende tė ndryshme tė botės. Ose, mė saktė, me proverba tė rreme, tė cilat, pikėrisht ngaqė autori i ka shtrembėruar paksa, tė bėjnė ti shohėsh disa gjėra, qoftė edhe tė shenjta, nėn njė dritė tjetėr, dhe kjo tė shtyn tė tregohesh mė syēelėt qė, ndėr tė tjera, tė mos e hash sapunin pėr djathė. Kėshtu, tek e hapa librin nė fjalė, qysh nė faqen e parė lexova, nė njė gjuhė tė huaj, kėto dy radhė qė po nxitoj ti pėrkthej pėr lexuesin tim shqipfolės: Pleshti qė i rri nė majė tė kokės shqiponjės, qėndron mė lart se syri i saj (proverb shqiptar).
Pyetjet qė i bėj vetes me kėtė rast dhe qė ende mė kanė mbetur pa pėrgjigje, janė deri diku tė sikletshme: A nuk ka rrezik qė mbiemri syshqiponjė tė zėvendėsohet me epitetin syplesht? Pėr ēarsye shqiponja e ka ulur vigjilencėn e saj (r)evolucionare? A nuk ėshtė e tmerrshme kur e mendon se sikur nesėr ajo tė mbushet me pleshta, proverbi shqiptar Kush fle me qenin gdhihet me pleshta mund tė transformohet nė Kush fluturon me shqiponjėn (g)dhihet me pleshta? Ti jenė dobėsuar vallė sytė shqiponjės deri nė atė pikė sa ajo tė ketė nevojė pėr pleshtin qė ta udhėheqė nė fluturimet e saj drejt majave tė Bashkimit Europian? Mos vallė njė ditė, nė vend tė yllit tė dikurshėm komunist, do tė shohim (O Zot, ēllahtar e mynxyrė!) tė shfaqet, nė flamurin tonė, bash mbi kryet e shqiponjės, pleshtin pragmatist e tashmė sa njė buall?
Sė fundi, pa dashur aspak ti fus krimbat lexuesit tim dhe as ti vė pleshtit zile, le tė mė lejojė ai ta mbyll rubrikėn time tė sotme me kėto fjalė: Sa keq mė vjen pėr fluturimin e shqiponjės sime kur mendoj se si zvarriten krimbat dhe pickojnė pleshtat sot nė Shqipėri!
Krijoni Kontakt