INTERVISTA/ Flet Artisti i Merituar, Lazėr Filipi

Ja dramat e mia pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė

Albert ZHOLI

Megjithėse mbi 90 vjeē, ai pėrsėri ėshtė aktiv. Pėr herė tė parė ėshtė ngjitur nė skenė para gati 70 vjetėve, nė vitin 1943 Lazėr Filipi i ka dhėnė artdashėsve shqiptarė njė galeri tė tėrė prej 80 e ca rolesh qė e kanė bėrė atė tė dashur pėr publikun. Kėtu mund tė veēojmė rolin e Leninit nė dramėn “Orėt e Kremlinit” e N. Pogodin, rol pėr tė cilin ai ėshtė vlerėsuar nė nėntor tė vitit 1957 me Ēmimin e I-rė tė Republikės. Rolin e xha Shazos nė dramėn “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkės (Artist i Popullit), rolin e Klarkut tek “Arturo Ui” tė Bertold Brehtit, rolin e babait tė Ofelisė nė dramėn “Hamleti” tė Shekspirit etj. Nė vitin 1977 del nė pension, por impenjimi i tij vazhdon ende.

Ēfarė po pėrgatit Kompania Teatrore Tirana, me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė?
Kompania Teatrore “Tirana”, e cila ka dhėnė disa pjesė tė mėparshme si dramat “Ali Pashė Tepelena” “Fati i njė refugjati”, “Napoleon Bonaparti”, “Kush e solli Doruntinėn” ( i Kadaresė i shfaqur nė Peruxhia Itali dhe Izmir tė Turqisė) etj, po pėrgatitet seriozisht pėr kėtė event, pėr drama cilėsore, megjithėse jemi paksa vonė.
Pėrse jeni vonė?
Jemi vonė pasi ne kemi pritur tė dalin rezultatet e konkursit tė dramės shqipe, i cili ishte planifikuar qė fillimi tė ishte pėr nė mars tė kėtij viti ku u paraqitėn 27 pjesė tė shkruara dhe nė prill do tė jepeshin rezultatet e konkursit. Por nė prill nuk u zhvillua ky konkurs nga MTKRS, pasi u shty pėr nė fund tė gushtit. Pra ishte nė mars zhvillimi i konkursit, i cili u shty jo pak, por katėr muaj. Nuk e di pse ndodhi kjo shtyrje, ndoshta pėr arsye teknike nga komisioni, po jemi vonuar dhe ne si kompani teatrore pėr tė paraqitur kėrkesat tona pranė Teatrit Kombėtar dhe po ashtu nė MTKRS.
Ēfarė drame do tė vėjė nė skenė kompania juaj teatrore?
Ne do tė vėmė nė skenė dy drama. Drama e parė ėshtė “Lulja nė murin e avllisė”.
Cili ėshtė subjekti i kėsaj drame?
Ėshtė njė dramė lirike, e cila fillon nė Shkodėr. Ėshtė dramė qė vjen duke u gėrshetuar dhe shkojmė deri nė mbi Shkodėr ku ėshtė bėrė pėrgatitja e Kryengritjes sė vitit 1911 me Dedė Gjon Lulin nė krye dhe me patriotė tė tjerė. Nė kėtė dramė del qė patriotėt shqiptarė i kėrkuan Malit tė Zi , Mbretit tė tij qė refugjatėt e Malėsisė sė Shkodrės tė dėbuar ose ata qė donin mos tė binin nė duar tė osmanlinjve ta kishin shpinėn tė sigurt. Pra Mali i Zi tė bėhej mburojė dhe jo t’i priste nė besė kėta njerėz qė do t’i largonte lufta. Pra shpina tė ishte e ngrohtė . Pėr tė kėrkuar kėtė ndihmė ka shkuar njė ndėr personazhet kryesore tė dramės, i fejuari i vajzės qė ka rol tė rėndėsishėm nė dramė . Nė kėtė dramė del qė Mali i Zi dhe mbreti i saj e mbajti fjalėn dhe shumė refugjatė tė asaj kohe nuk patėn probleme pėr t’u strehuar nė Malin e Zi pėr tu shpėtuar osmanlinjve. Drama nė fillim ka pjesė lirike shumė tė bukura. Nė tė jepet njė familje shkodrane me njė shtėpi qė ka njė avlli e cila ka njė shtėpi tjetėr ngjitur me njė hyrje nė krah. Nė atė shtėpi ka ardhur njė familje e re. Nė tė nesėrmen nė shtėpinė nė krah dėgjohet tė kėndohet njė kėngė. Ishte njė zė femre. Djaloshi shkodran e dėgjon kėngėn dhe i hip nė kokė ta shoqėrojė kėtė kėngė. Pra nga njė anė kėndohet nga ana tjetėr shoqėrohet me kitarė nė mėnyrė krejt tė natyrshme pa u njohur pa biseduar. Vajza filloi tė ndejė rrobat nė oborr duke kėnduar, pa ditur se kush ishte nė oborrin tjetėr kush e shoqėronte, pasi nė mes ishte avllia. Mė nė fund djali vendos ti prezantohet vajzės dhe tė njihet nėpėrmjet avllisė qė tė mėsojė kush ėshtė kjo vajzė. Atėherė ai merr njė shkallė, dhe hipėn nė tė duke e parė vajzėn nė oborr. I thotė qė jam shkodran, ndėrsa ajo i thotė qė kam ardhur nga Malėsia e Shkodrės pėr t’i shpėtuar turkut. Nė kėtė kohė del babai i djalit, i cili i thotė tė birit: Ē’po bėn aty lart mbi shkallė biri im, apo do tė thyesh qafėn nė avlli? Djali i thotė: Babė na ka mbi njė lule nė murin e avllisė. Kėtu del dhe titulli i dramės. Mos e prek se thahet i thotė babai. Jo, jo, do e ujis i thotė djali. As mos e ujit, sepse kalbet, i thotė babai. Dhe ky ėshtė takimi i parė midis familjeve. Djali i kėrkoi familjarisht dorėn vajzės, por vajza i thotė jam e fejuar qė nė djep, paēka se tė fejuarin e kam parė vetėm njėherė. Kėtu fillon drama…
Po drama e dytė?
E dyta do tė jetė “Ikona e tė gjitha kohėrave, Nėna jonė Terezė”.
Kjo ėshtė drama qė keni vėnė para katėr vjetėsh nė skenė?
Jo. Kjo ėshtė njė dramė e re ku Nėnė Tereza nuk ėshtė vetėm nė Indi, por Nėnė Tereza ėshtė edhe nė gjithė Azinė, ėshtė nė Evropė, ėshtė nė Amerikė, edhe nė Vatikan, por mbi tė gjitha vjen edhe nė atdheun e saj, vjen nė aeroportin e Rinasit, i cili mė vonė do tė marrė emrin e saj. Nėnė Tereza shoqėron Papa Gjon Palin e Dytė nė Shkodėr pėr tė inauguruar njė shtėpi bamirėse. Nėnė Tereza ka pritur edhe Mbretėreshėn Geraldina, sepse ajo nėnėn e ka pas amerikane dhe babanė hungarez dhe kur merr vesh qė Nėnė Tereza ka qenė me punėt e saja nė Amerikė kėrkon ta takojė.
Pra dy drama, dy subjekte krejt tė kundėrta. Kush janė autorėt e kėtyre dy dramave?
Autori i tė dyja dramave jam unė. Ėshtė njė punė e imja disa vjeēare. Kanė subjekte krejt tė ndryshme, por qė kanė karakter thellėsisht kombėtar, qė i pėrshtaten temave me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė.
Si do tė zgjidhen aktorėt?
Aktorėt do tė zgjidhen sipas dėshirave. Pra unė kam bėrė njė plan timin si Kryetar i Kompanisė Teatrore Tirana, por kjo s’do tė thotė qė nuk do tė bėj dhe zėvendėsime tė mundshme me aktorė tė tjerė qė do tė dėshirojnė tė luajnė. Ne jemi tė hapur me komunitetin e aktorėve pėr ēdo kėrkesė tė tyre. Unė njėkohėsisht pres bashkėpunim edhe me regjisorė tė tjerė megjithėse kam menduar qė tė jem vetė si regjisor. Pra kjo ditė hap siparin e aktivitetit tonė, ku ne kėrkojmė bashkėpunim me gjithė komunitetin e aktorėve, regjisorėve, me Teatrin Kombėtar dhe me MTKRS.
Nuk duket si mėnyrė krejt tjetėr ky lloj organizimi?
Po. Pėr mua ėshtė deri nė njė farė mėnyre si njė konkurs i veēantė. Pra ne do tė presim kėrkesa tė ndryshme nga komuniteti i aktorėve dhe regjisorėve, do shikojmė prurjet dhe do bėjmė seleksionimin. Kėtu nuk ka kufizime, nuk ka pėrcaktime fiks, por do tė fitojė mė i miri, ai qė ka dhe jep mė shumė.
Ku do tė vihen nė skenė kėto dy drama?
Nė do tė vėmė nė skenė dy drama. Drama e parė si fillim do tė vihet nė skenė nė Tiranė nė Teatrin Kombėtar dhe mė pas nė veri tė Shkodrės ku janė dhe ngjarjet e Kryengritjes sė vitit 1911. Pra kryengritja e Malėsisė sė Shkodrės. Mė vonė do tė jepet nė Vlorė por dhe nė qytete tė tjera, Njėkohėsisht ne kemi planifikuar ta japim edhe nė podiume tė hapura edhe nė qyteza. Do tė jetė si njė marshim nga jugu nė veri duke mos njohur vendqėndrime stabėl. Ndėrsa drama “Nėnė Tereza” do tė jepet edhe nė Festivalin e dramės shqipe qė do tė zhvillohet nė nėntor nė Teatrin Kombėtar ku dramat mė tė mira pas konkursit do tė shkojnė nė Vlorė.
A do tė mundeni ti realizoni deri nė nėntor dy drama si kompani teatrore?
Po. I kemi marrė tė gjitha masat. Do punojmė natė ditė pėr tė realizuar objektivin. Ne para njė viti kemi punuar deri diku pėr njė vepėr por dhe kemi eksperienca qė pėr njė kohė tė shkurtėr kemi arritur tė vėmė nė skenė vepra tė mira. Nė marrim pėrsipėr qė para 28 nėntorit tė dy kėto drama ti bėjmė prezent pėrpara spektatorit.
Kush do t’i financojė kėto drama?
Ne sot i bėmė prezent, dhe qysh sot do tė bashkėpunojmė me komunitetit e biznesit sikundėr thamė edhe me MTKRS. Besoj se ka njerėz patriotė nga ky komunitet qė do tė na ndihmojė.
Po vetė pėrveēse regjisor do tė luani ndonjė rol?
Po do tė luajė nė dramėn e Nėnė Terezės rolin e Padre Krahinorit, kundėrshtari mė i tmerrshėm i Nėnė Terezės qė e quan Nėnė Terezėn kundėr kishės, normave tė saj, pėr bamirėsitė e saj, pėr nismėn qė ka marrė ajo, dhe pastaj kur e njeh nga afėr se ēfarė po bėn ai, bėhet mbrojtėsi mė i madh i saj, mė i flakti. Ky ėshtė njė ndėr rolet kryesorė.