Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Përdhunon gjimnazisten, arrestohet 26-vjeçari

    06 Tetor 2012 - 07:41 | Shqiperi


    Lac, përdhunon gjimnazisten, arrestohet 26-vjeçari
    Nga: AGRON LISI

    Lac, përdhunon gjimnazisten, arrestohet 26-vjeçariLAC- Rrëmben dhe përdhunon gjimnazisten 16-vjeçare, përfundon në pranga agresori. Minorenia me inicialet E.GJ. ishte duke shkuar në pallatin ku banonte, kur një 26-vjeçar e ka marrë me forcë në rrugë dhe e ka futur në makinën e tij. Pasi ka bërë seks gjithë natën, Kevert Tirtja e ka lënë të lirë viktimën. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Laçit. Menjëherë pas denoncimit të vajzës dhe të prindërve të saj, efektivat e Komisariatit të Policisë së këtij qyteti kanë mundur të vënë në pranga autorin e krimit, i cili akuzohet për "Kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura", si dhe për "Armëmbajtje pa leje".

    NGJARJA
    Rreth orës 17:00 të së enjtes, Kevert Tirtja nga fshati Zhejë i rrethit të Kurbinit ka ndaluar forcërisht në rrugë E.Gj., nxënëse në vitin e parë në gjimnazin e qytetit të Laçit. Mësohet se minorenia nga lagjia nr.3 e këtij qyteti ishte duke shkuar në banesën e saj, kur i riu nën kërcënimin e armës e ka futur në automjetin në pronësi të tij. Më pas, 26-vjeçari e ka ndaluar makinën në periferi të fshatit Gjormë (fshat fqinj me Zhejën). Burime policore shprehen se Tirtja e ka mbajtur gjimnazisten gjithë natën në makinë, duke bërë seks nën kërcënimin e armës dhe se e ka lënë të lirë atë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Sipas burimeve të mësipërme, 26- vjeçari e ka dërguar viktimën me makinë në hyrje të qytetit të Laçit, dhe pasi e ka zbritur e ka kërcënuar që të mos e denonconte, në të kundërt do të hakmerrej.

    ARRESTIMI
    E terrorizuar, 16-vjeçarja ka shkuar në banesën e saj, ku është përballur me prindërit, të cilët i kanë kërkuar llogari se ku ishte "zhdukur". E gjendur nën presion, minorenia ka treguar se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga një djalë nga fshati Zhejë. Të tronditur nga ajo që i kishte ndodhur vajzës, familjarët kanë vendosur që të bëjnë denoncim në polici. Dje, rreth orës 09:00, viktima së bashku me prindërit e saj kanë ndalur hapin në Komisariatin e Policisë së Laçit, ku dhe kanë denoncuar 26- vjeçarin Kevert Tirtja. Menjëherë pas depozitimit të kallëzimit, efektivat blu kanë shkuar në fshatin Zhejë dhe kanë arrestuar në banesën e tij, Tirtjan. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e të riut, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik. Gjithashtu, blutë kanë sekuestruar dhe makinën e autorit të krimit. 26-vjeçari është dërguar në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Laçit, ndërsa materialet në ngarkim të tij i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së këtij rrethi.
    Gazeta Shqiptare
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Tipa te tille ,i grije pa pike meshire po te kem mundesine. Dhe kenaqesine gjithashtu. Egersire hesapi.

    Uroj te kalbet ne burg.
    AUTOCHTHONOUS

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Tipa te tille ,i grije pa pike meshire po te kem mundesine. Dhe kenaqesine gjithashtu. Egersire hesapi.

    Uroj te kalbet ne burg.
    Problemi eshte se numri i egersirave te tilla eshte shume i larte!

  4. #4
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    e kane denoncuar ne polici??? per cfare? qe ta shohin pas nje viti poshte shtepise perseri?
    a ka vellezer apo kusherinj kjo vajze? te merreshin ata me "drejtesine". keshtu funksionojne gjerat ne shqiperi.
    nese ka para ai maskara, apo eshte nip apo djale i ndonje "te forti", ligji shqiptar nuk i ben gje...

    njereza te tille meritojne te varen per bo**sh ne publik.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    Ketij i duhet prere dy kembe dhe nje krah, kemba e messit, (kemba e majte ose e djathte) dhe krahu(i majte nese prehet kemba e djathte, ose krahu i djathte nese prehet kemba e majte)

    Mire e kam apo shume keq? Katil?

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    E terrorizuar, 16-vjeçarja ka shkuar në banesën e saj, ku është përballur me prindërit, të cilët i kanë kërkuar llogari se ku ishte "zhdukur". E gjendur nën presion, minorenia ka treguar se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga një djalë nga fshati Zhejë.
    Kjo vajza nga sa duket ka shkuar me deshiren e vet......nuk ma mer mendja te jete aq budalla ky 26 vjecari sa ta mare me force, me pistolete e ta perdhunoje.......??????
    E trembur nga familjaret ka shpikur rembimin.
    Megjithate ketij bandillit i duhet dhene nje denim i mire qe te mos i shkoj me mendja te veje me minorene.

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Kjo vajza nga sa duket ka shkuar me deshiren e vet......nuk ma mer mendja te jete aq budalla ky 26 vjecari sa ta mare me force, me pistolete e ta perdhunoje.......??????
    E trembur nga familjaret ka shpikur rembimin.
    Megjithate ketij bandillit i duhet dhene nje denim i mire qe te mos i shkoj me mendja te veje me minorene.
    Ndoshta eshte e sajuar nga ajo , por une di qe ka budallenje qe jane me budall se ky. pra nuk me habit

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Kjo vajza nga sa duket ka shkuar me deshiren e vet......nuk ma mer mendja te jete aq budalla ky 26 vjecari sa ta mare me force, me pistolete e ta perdhunoje.......??????
    nga cfare duket se ka shkuar me deshiren e vet??? nga cfare?
    pse pak raste te tilla kane ndodhur ne 97-en???
    kane shkuar brenda ne shtepi e i kane rrembyer.

    p.s. natyrisht mund te kete ndodhur edhe sic the ti. pat ndodhur nje rast i tille ne itali para nje apo dy vitesh, kur nje vajze pat shpikur historine sikur e paten perdhunuar ca rome...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    nga cfare duket se ka shkuar me deshiren e vet??? nga cfare?
    pse pak raste te tilla kane ndodhur ne 97-en???
    kane shkuar brenda ne shtepi e i kane rrembyer.

    p.s. natyrisht mund te kete ndodhur edhe sic the ti. pat ndodhur nje rast i tille ne itali para nje apo dy vitesh, kur nje vajze pat shpikur historine sikur e paten perdhunuar ca rome...
    Asgje nuk perjashtohet.......por eshte pak e cuditshme qe askush nuk degjoj apo nuk pa asgje ne mes te dites.
    Mbase mund te kete hipur me deshire ne makine dhe pastaj ndoshta ka perdorur forcen ky bandilli,dmth me vone e ka perdhunuar.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Vdekja
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Postime
    268
    Kevert Titrja ?!


    Po me kete emra qe iu vejne ,normal qe nuk mund te dal perveq se dhunues apo ....!
    Nuk jam unë që ju thërras ,por jeni ju që vini tek unë!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •