Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Buxhovi: Isa Mustafa nuk është në listë

    Bota Sot | 30.09.2012 Jusuf Buxhovi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar dokumentet historike në të cilat janë emrat e 119 pjesëmarrësve në Kuvendin Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin 1989.
    Në këtë listë nuk është lideri i tanishëm i kësaj partie Isa Mustafa.
    Publikimi i këtyre dokumenteve vjen pak kohë pasi ishte shkruar se Jusuf Buxhovi i cili është një nga themeluesit e LDK-së mund të sfidojë Mustafën në postin e Kryetarit.

    Në Kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mbatjur më 23 dhjetor 1989 në Prishtinë morën pjesë:

    1 .Dr Ibrahim Rugova,
    2. Jusuf Buxhovi.
    3. Akademik Idriz Ajeti,
    4. Akademik Dervish Rozhaja,
    5. Dr. Fehmi Agani,
    6. Dr. Zenel Kelmendi,
    7. Dr.Ali Aliu,
    8. dr. Ymer Jaka,
    9. Nekibe Kelmendi,
    10. Xhemail Mustafa,
    11.Arbër Xhaferi,
    12.Mehmet Kraja,
    13.Milazim Krasniqi,
    14. dr.Abdyl Krasniqi,
    15. Sylejman Syla,
    16.Hysen Matoshi,
    17. Neshet Nushi,
    18. Hysen Zhekra,
    19. Agni Ilir Dika,
    20.Luljeta Buxhovi,
    21. Evliana Bajqinovci,
    22. Vesta Nura,
    23. Ajri Begu,
    24. Hasan Hajzeri,
    25. Dr. Fatmir Sejdiu,
    26. Dr.Fehmi Rexhepi
    27. Sejdullah Hoxha,
    28.Muharrem Ramabaja,
    29. Fetah Ademi,
    30. Suzana Hajzeri,
    31. Sylejman Aliu,
    32. Iliaz Bylykbashi,
    33. Ali Mehmetaj,
    34. Sali Sefaj,
    35. Ahmet Kelmendi,
    36. Florent Neka,
    37. Ismail Gashi,
    38. Ramadan Sejdiu,
    39. Ibrahim Berisha,
    40. Ramiu Hoxha,
    41. Jusuf Rexhepi,
    42. Bahrije Krasniqi,
    43. Shefqet Gashi,
    44. Mon Muliqi,
    45. Ejpu Kolica,
    46. Milaim Kadriu,
    47. Sadi Bexheti,
    48. Luan Pula,
    49. Daut Blakaj,
    50. Ylber Hysa,
    51. Haxhi Mehmetaj,
    52. Rexh Mehmetaj,
    53. Nehat S. Hoxha,
    54. Demë Topalli,
    55. Hamdi Gërguri,
    56. Sali Zekaj,
    57. Qamil Batalli,
    57. Rexhep Hajdari,
    58. Shemshi Sh. Gërguri,
    59. Ejup Latifi,
    60. Bajrush Plakaj,
    61. Ali Krasniqi,
    62. Petrit Dushi,
    63. Abit Asllani,
    64. Lutfi Bilalli,
    65. Selman Mehaj,
    66. Isak Murati,
    67. Nehat Krasniqi,
    68. Ragip Veseli,
    69. Abdyl Ramaj,
    70. Xhafer Xhaferi,
    71. Binak Kelmendi,
    72. Islam Veliu,
    73. Halil Matoshi,
    74. Mentor Jakupi,
    75. Bejtush Isufi,
    76. Lutfi Dervishi,
    77. Salih Krasniqi,
    78. Skënder Kada,
    79. Isuf Hakaj,
    80. Faik Polloshka,
    81. Abdyl Kadolli,
    82. Gani Mehmetaj,
    83.Islam Ejupi,
    84. Agron Haxhosaj,
    85. Ndue Kurti,
    86. Mehmet Gashi,
    87. Skënder Zogaj,
    88. Ibrahim Kelmendi,
    89. Selajdin Krasniqi,
    90. Bujar Mirsini,
    91. Zenun Çelaj,
    92. Fikrije Mirsini,
    93. Behram Krasniqi,
    94. Abdullah Osmani,
    95. Xhafer Hyseni,
    96. Mehedin Rexhepi,
    97. Munish Hyseni,
    98. Abdyl Mustafa,
    99. Adem Hasanaj,
    100. Rrahman Bislimi,
    101. Milaim Kelmendi,
    102. Flamur Keqa,
    103. Fatos Aliu,
    104. Rizah Krasniqi,
    105. Rifat Krasniqi,
    106. Musa Tullari,
    107. Haqif Sh. Mulliqi,
    108. Ali N.Duli,
    109. Haki Mulliqi,
    110. Abdyl Zhaveli.
    111. Basri Gojani,
    112. Zaim Istrefi,
    113. Kadri Zhuta,
    114. Mizhait Pollozhani,
    115. Ramadan Muharrem Maloku,
    116. Rexhep Sahit Osmani,
    117. Rihan Ismaili,
    118. Ramiz Fazliu,
    119. Hazir Reka.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendoj se buxhovi mund ta baj ma mir detyren e krytarit te ldk-se..

    isa asht i kapun..

    nuk mund te zhvilloj polemika principiale sepse e ka vshtir..nga se i mungon pastertia morale..

    ai me buk koshin.. ala nuk dhan llogari per koshin me deviza te 3 %..

    pra nuk eshte i paster nga kjo ane..

    kryetari i nji partie duhet te jet shum i paster..

    pastaj anet e tjera..si psh aftesia bindese e vizioni.. qe ka.. me i pri njerzve..

    e mira eshte qe ldk me u shkri krejt.. e kush te doj le te formoj parti te re pi fillimit..me nji program te qarte e kryesorja me antarsue vec njerez me karakter e me i ndalu antarsimin lahperave..

    kjo qe eshte ka mbaru me koh..

    mezi presin ti marr thaqi e ti vej ministra.. e mbasi bahen ministra vjedhin..

    vjedhin e bunkerizohen..pra bahen te pa kapshem nga populli hallexhi..
    nje miku im kish nji hall me ministri te kultures kur ish minister Lutfi Haziri..

    1 vit tha e kerkova me te gjitha mjetet.. dhe nuk mujta me e takue asnji minut.. qe me ja tregue hallin..

    Kerkova Thaqin tha.. si kryeminister..

    as ai nuk kish dreq qe e takojke..

    pra shiptaret m.uta jan kur marrin pozita pamvaresisht cilles parti i perkasin..

    tash meqe jemi ktu.. kush mundet me pvet baben a gjyshin.. pi jush e pyetja asht kjo..

    bab.. ose gjysh.. a ma hajna ishin zyrtaret e kohes fadilit e mahmutit te tito kardelit apo kta klysht e sotem.. ?
    bab.. a gjysh.. a ma vshtir ka qen me takue ndoj krytar komune a sekletar partie a sekretar krahinor..ne koh te tito kardel fadilit a po kta m.utat e sotem..

    bab a gjysh.. a ma leht ta mbarojshin nji hall kuadrat titista te fadilit apo kta klysht e klosit sot?

    bab.. a gjysh.. a ma kujdes nder spitale u tregojke per popull ne koh te fadil kardel josipit a sot kur qeverisin mutsihanet e ardhuna pi zvicre e hamburgi e drenic rognerit?

    .. pres pergjigje por te sinqerta..

    si tju a thojn thojini..


    pa shtesa.. e finesa..

    orginall..

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Jusuf Buxhovi eshte i papershtatshem per kryetar te LDK-se, apo ndonje pertie tjeter. Eshte i papershtatshem sepse ka biografi shume te paster, di shume gjera/te palara per politikanet aktual, eshte veshtire i manipulueshem nga te huajt (nuk ka dosje krimi) dhe eshte intelektual i mirfillte.
    Pra, te gjithe keto veqori bejne qe Buxhovi te perjashtohet nga mundesi per te udhehequr ndonje parti politike. Tani eshte koha e atyre qe posedojne cilesi te kunderta me ato qe posedon Buxhovi.

  4. #4
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Buxhovi: Politika e kapluar nga klanet mafioze, nuk kthehem

    07.10.2012

    Prishtinë, 7 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për një Kuvend dhe zgjedhje të reja për t’u normalizuar, thotë njëri nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi . Ai, hedh poshtë zërat se ka ndonjë ambicie për të udhëhequr këtë parti.Në një intervistë për gazetën Express, Buxhovi ka thënë se skena politike është kapluar nga klanet ekonomike dhe mafioze.

    Ai gjithashtu thotë se PDK-në e pret fat më i keq se LDK-në nëse nuk reformohet.

    Lidhur me ambiciet e tij për t’u kthyer në krye të LDK-së, partisë në të cilën ishte bashkëthemelues, ai thotë se nuk ka kurrfarë ambiciesh të merrem me politikë.

    “Jam krijues i pavarur dhe shkencëtar, të cilit i duhet liria e veprimit dhe e të menduarit, nga të cilat politika të privon. Këtë e kam thënë shumë herë dhe e kam përsëritur shumë herë. Aq më pak që të jem kryetar i LDK-së, sepse unë jam larguar prej politikës në kohën kur unë e kam konsideruar se është e domosdoshme në vitin 1993, kur është mbyllur një proces shumë i rëndësishëm i konstituimit të LDK-së, pas Kuvendit të Parë që është mbajtur në maj të vitit 1991. Për mua, ky ka qenë largim i përhershëm nga politika. Në politikë nuk kam hyrë se kam pasur ambicie që të jem politikan. Përkundrazi, në politikë jam futur si intelektual, sepse kanë qenë rrethanat e tilla, ku kanë kërkuar kyçjen e intelektualëve në politikë”.

    Përmendjen e tij për kryetar të LDK-së e konsideron si një spekulim shumë të ulët i disa qarqeve këtu, “ndoshta mund të jenë brenda LDK-së, por mund të jenë në përgjithësi në kuadër të kësaj skene politike në Kosovë që është jostabile, që është para degradimit të plotë politik, moral dhe intelektual”.

    “Natyrisht, në rrethana të tilla, subjektet politike ndaj të cilave kam qenë gjithmonë kritik, tentojnë t’i ikin përgjegjësisë dhe të merren me tema spekulative. Në vend se të merren me përgjegjësitë aktuale, siç janë bisedimet me Serbinë, siç është situata që e ka sjellë Pakoja e Ahtisaarit, që faktikisht Kosovën e sjell para një gjendjeje shumë të pavolitshme, partitë merren me gjëra të tjera dhe kujtoj se ky është një spekulim. Prapë po e them, Jusuf Buxhovi s’ka pasur dhe nuk ka ambicie kurrë të merret me politikë, aq më pak të jem lider i LDK-së. Edhe pse pas vdekjes së Rugovës, kam pasur vazhdimisht oferta, edhe prej faktorit ndërkombëtar, por kam oferta edhe nga baza e LDK-së. Për çdo ditë marr kërkesa, letra të sinqerta nga njerëzit në bazë, që janë shumë të dëshpëruar me gjendjen jo vetëm në parti”.

    Mirëpo, ai gjithashtu pranon se prej se është kthyer nga Gjermania ka pasur kërkesa nga baza dhe qarqe të caktuara intelektuale që ë përfshihet në LDK.

    kohaditore

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •