Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 95
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Si u vra Ekrem Rexha - Komandant " Drini"?
    Kush ofrojë katër miljon euro për dëshmi të rrejshme?






    VRASJET POLITIKE DHE MOS NDRIÇIMI I TYRE

    Në seancën kryesore të këtj procesi maratonik gjyqësor Halil Çadraku lirohet si i pafajshëm, por, sikur shumë të tjerë, dënohet për " armëmbajtjeje pa leje" për të arsyetuar kohën e mbajtur në burgë ose më mirë me thënë në paraburgim.

    Në dëshmin e tij, Çardaku ka theksuar se policët Ulrich Ficher dhe Offermans i kishin ofruar katër miljon marka gjermane që të dëshmojë rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së. Ndër të tjera ai ka thënë se më kanë propozuar që të bëhem dëshmitar i mbrojtur apo i shifruar CSOO, dhe të marrë shuma të majme të parave, siç ishte rasti i dy dëshmitarëve me shifra të koduara SC-OOO3 dhe SC-OOO4, të cilat gjatë seancave gjyqësore doli se ishin BASHKIM NDRECAJ dhe REMZI SHALA, që policia e UNMIKUT i kishte " blerë" për të dëshmuar rrejshëm.
    Mirëpo bazuar në dosjen e gjykatës, përpilues i këtij plani ishte Nexhmedin Kastrati, përndryshe polic në SHPK dhe tezak me komandant DRININ i shifruar si person i koduar nën siglën CS001. I gjithë ky plan ishte bërë në bashkëpunim me grupin e hetuesve privatë dhe policisë së UNMIKUT, të cilët formuan ekipin e dëshmitarëve të rrejshëm ( së pari duke akuzuar për vrasje ( vrasjen e romëve) e pastaj duke bërë oferta dhe presione për të dëshmuar rrejshëm) mbi të cilët gjykata në fjalë e bëri zgjerimin e hetimeve.





    ARRESTIMI I EPRORIT ALUSH SHALA

    Në ndërkohë, u bë edhe arrestimi i eprorit të zonës së dytë të Mbrojtjes, nënkolonel Alush Shala, shef i sektorit Informativ të Zonës së Dytë, me shumë zhurmë e brutalitet, pa ndonjë argument të qëndrueshëm, gjë që e treguan edhe më tej hetimet e mëtejme, edhe pse atij katër herë iu ndërrua aktakuza, duke tentuar që ta fajësojnë për vepra të pabazuara.
    Alush Shala ishte arrestuar nga policia ushtarake e KFOR-it gjerman.

    PO atë ditë policia ushtarake e KFOR-it gjerman kishte plagosur pjestarin e Inspektoratit të Rendit të Zonës së Dytë LATIF MORINËN, në objektin e komandës së kësaj Zone. Ndërsa, gjatë bastisjes ata i përdorën edhe shkopinjtë e gomës kundër pjestarëve të TMK-së. Duke iu referuar shtypit të Kohës, del se pjestari i TMK-së është plagosur me qëllim nga policia ushtarake e KFOR-it gjerman, të cilët kanë hyrë me dhunë në Lokalet e Komandës së Zonës së dytë të TMK-së.
    Duke parë këtë ndërhyrje brutale, popullata vendase ishte grumbulluar para objektit të komandës. Përderisa populli ishte grumbulluar para objektit të komandës , policia e UNMIKUT kishte tentuar të shpërndajë me dhunë popullatën e tubuar, me ç'rast ishin lënduar rëndë qytetarët Tahir Kokollari nga Budakova dhe Rrahim Ndrecaj 65 vjeçar.
    Por, pavaresisht ndërhyrjes brutale të policisë, ata u shpërndanë, derisa komandantri i Zonës së dytë iu drejtua me kërkesën dhe lutjen që të shpërndahen.
    Në Komunikatën e Zonës së dytë të Mbrojtjes, të lëshuar lidhur me plagosjen e inspektoratit të rendit, Latif Morina. ndër të tjera, thuhej se për sjelljet e këqija të policisë së UNMIK-ut komanda e kësaj zone do t'i ngrijë marrdhenjet me policinë e UNMIK-ut në këtë rajon. Në anën tjetër, nga ana e JSEC-ut u suspenduan tre eprorë të lartë të kësaj Zone për " moskooperim".






    OFRIMI I DEKLARATAËS SË GATSHME PËR TA NËNSHKRUAR

    Shumë gjëra po mbesin të pasqaruara dhe të pandriquara, githnjë ë dëm të TMK-së, që kanë një analogji me kërkesën e kohëpaskohëshme të strukturAVE TË CAKTUARA TË SHOQERISË, PËR SHKATRRIMIN DHE SHPËRBËRJEN e TMK-së.
    Duke iu referuar burimeve zyrtare të informimit publik të KFORIT njëra ndër akuzat që qoi në arrestimin e nënkolonel Alush Shalës ishte aktakuza për spiunazh kundër forcave të NATO-s. Mirëpo, rjedha e ngjarjeve më vonë ishte argumentuar dhe paraqitur krejt ndryshe. Pos atyre që u thanë më lartë, kishte edhe disa anekse si për akte ilegale ( kriminale) dhe akte ilegale kundër KFORIT. Këto akuza kaq të rënda për një kohë të shkurtër ranë si kullë prej letre, sepse gjykata nuk kishte gjetur as më të voglin faktë për të akuzuar Shalën. Shala ishte akuzuar edhe si pjestarë i Armatës Kombëtare Shqiptare ( AKSH) e çka jo tjetër.
    Ç, është më keq, gjatë procesit të montuar për rastin " Drini", Alush Shalës i bënë presion për të dëshmuar rrejshëm në këtë proces. Konkretisht që të dëshmojë kundër Sali veselit dhe Halil Çardarkut. Sipas dëshmive të Alush Shalës të bëra publike në shtypin kosovar, atij i kanë ofruar shumë të mëdha parash dhe përfitime të tjera nëse pranon të dëshmojë rrejshëm kinse gjeneral Sali Veseli në bashkëpunim me Halil Çadrakun e kanë vrarë komandant Drinin. Më 23 maj 2002, Alush Shalës i kishin ofruar për ta nënshkruar një deklaratë me kusht që që ai të mos e lexonte fare dhe ta pranonte si të vetën. Edhe në këtë rast atij i ofruan shuma të mëdha të hollash. Deklaratën në fjalë ia kishte ofruar për ta nënshkruar hetuesi rajonal i UNMIKUT në prizren.






    KË E URDHËROI SALI VESELI PËR VRASJE?

    Gjeneral Veseli, në bazë të një ligji të imagjinuar, që nuk ekziston askund në botë, u dënua me dhjetë vjet burgim me akuzën " tentativë për nxitje të vrasjes". Meqenëse u liruan Abit Haziraj ( i akuzuari kryesor), Halil Çardaku dhe Xhemajl Beqiraj, shtrohet pyetja: Kë e urdhëroi, apo kë e nxiti Sali veseli për ta vrarë Drinin?!!! Ku bazohet gjykata për akuzën " tentativë për nxitje të vrasjes", kur gjykata e vërtetoi se tre të akuzuarit ( Veseli, Çardarku dhe Beqiraj) nuk e njihnin fare Abit Hazirajn.
    Thjesht , ky është një dështim historik i UNMIKUT lidhur me krijimin e gjyqeve politike.




    NJËANSHMËRIA E UNMIKUT


    Dihet mirëfilli se policia e UNMIKUT dëshmitarët e rrejshëm ( të montuar) i ka përdorur shumë për të shtuar numrin e të burgosurve politike në radhët e shqiptarëve, pra nga radhët e UÇK-së dhe TMK-së, pa iu përgjigjur, duke mos iu kompensuar as materialisht, as moralisht koha e qëndrimit në paraburgim. Halil Çardarku, Abit Haziraj dhe Xhemajl Beqiraj u liruan të pafajshëm pas dy vjetësh, pas 36 seancave gjyqësore, të mbajtura për dhjetë muaj radhazi, ndërsa Sali Veseli u dënua padrejtësisht, pa asnjë faktë dhe provë. U dënua për diçka të pa-argumentuara, për diçka që nuk është dënuar askush deri më tani në Kosovë, por sigurisht as në rajon.
    Sali Veseli u dënua politikisht, siç po dënohen të gjithë kundërshtarët e Serbisë. Dënimi iu vërtetua edhe në rigjykim.
    Në këtë proces gjyqesor u pa qartë se drejtësia e Unmikut është tërësisht e njëanshme. U pa qartë se mungon drejtësia e UNMIKUT edhe në këto gjyqe të organizuara de të cilat janë thjesht politike.
    Sa është i çuditshëm po aq është edhe kontradiktor fakti i dënimit të Sali Veselit, duke krijuar një ligj special, me kode e nene ligjesh sipas kuotave të UNMIKUT, e cila në shumë raste bënë trysni që të mos lirohen gjykatat nga trysnitë politike.
    Ky nuk ishte gjyq por ishte ndihmesë e fuqishme e qarqeve të caktuara të cilat po synojnë t'i realizojnë synimet e veta politike duke tentuar ta kriminalizojnë luftën dhe luftëtarët e UÇK-së, e që, faktikisht, është synimi i qarqeve serbe dhe bashkëpunëtorëve të parpërmirsuar të tyre nga radhët e shqiptarëve. U pa qartë se Sali Veseli u dënua politikisht siç po dënohen të gjithë kundërshtarët e Serbisë, konkretisht, drejtuesit e UÇK-së. Edhe shtabi i Përgithshëm i TMK-së, përmes një deklarate të lëshuar për opinion, lidhur me dënimin e gjeneral major Sali Veselit, mes tjerash, thekson:
    " Dënimi i Sali veselit është një vendim skandaloz, i cili e rikthen tek populli përshtypjen se nga gjyqet e Kosovës, sa herë që e kërkon interesi politik, nuk mund të dalë njeriu i pafajshëm".

    Mendohet se SALI VESELI është dëuar për shkak të një Ultimatumi për bashkimin e qytetit të Mitrovicës që e kishte dhënë në vitin 2001, deria sa ishte komandant i Zonës së IV të TMK-së.

    Kjo ishte arsyeja Kryesore se përse Unmiku fabrikoi akuza të rrrejshme me dëshmitar të rrejshëm ndaj këtij burri të kombit tonë,,,
    Tekefundit UNMIKUN në shfaqjen e tij më të mirë patëm rastë ta shohim më së miri në vepër më 10 shkurt të këtij viti,,,
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Prap erdhi kjo tem ne drit. Me 8 Maj behet shtat vjetori i vrasjes se Ekrem Rexhes.

    Un gjdoher e kam dit dhe kam qen i bindur se nderkombetart kan pas gisht te madh ne vrasjet e ish-komanduesve te UCK. Ata jan duke luajtur me gjith popullin si nje to tenisi.

    E maj mend si sot Vrasjen e Ekrem Rexhes , Aty ishte edhe vllau i ti Ruzhdia kur Ekremi rite i shtrir me 17 plumba ne trup . KFORI edhe UNMIKU ishin vonuar afer 1 or per me ardh ne vendin e ngjarjes. Vetura ishte gjetur mbranda diteve po shkoj shum gjat deri sa dikush ishte arestuar.

    Ekrem Rexha ishte mar me pun civile per ambientin ne Prizren. Ne planin e tij ka pasur nijet te mat sasin e uraniumit (depleted Uranium) ne ajrin ne Kosove. Perdorur nga NATO. KJo ishte kundershtuar fuqimisht nga Kfori . E ktu ndoshta ka lujt ndonje 'DALLAVERE' Po tash kjo asht aq e perlyt se sa ktu vetem mundemi me thon se Zoti e din se kush e vrau Ekrem Rexhen. E mandej ka pas kundershtime me KFORIN Ekrem Rexha shum her sidomos per transformim e UCK ne TMK. Sugjerimi i tik ka qen qe UCK te mbetet USHTRIA E KOSOVES apo TRUPAT TERROTERIALE TE KOSOVES e sot nuk kishim pasur problem ne Mitrovic e ne MAqedoni per 2000 hekter vend. Po mandej erdhi Hashim Thaqi dhe Agim Ceku dhe e beren TMKne e cila do te shperbehet ne te ardhmen. Agim Ceku ne Shkollen Ushtarake ka qen disa grada me i ult se Ekrem Rexha
    Duhet te mirret parasysh edhe nje individ qe quhet Kadri Veseli djali i axhes i Sali Veselit icili komandon shirbimin sekret te kosoves.

    Ju lutem jepni mendimin e juaj te sinqert se kush e vrau Ekrem Rexhen dhe pse?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 03-05-2007 më 12:38
    BAC, SU KRY

  3. #83
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    o kosovari2006 nji pyetje kam un

    Populli Prizrenit ke akuzon per vrasjen e Ekrem Rexhes?

    Ca flitet nder kafe e muhabete qe bejn njerezit e thjeshte?

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar thuhet more floriu.. hajde fol se nuk do shtim fall ne 30 000 forumistat qe nuk pijna kafe ne prizren se cka po folni ju atje..

    ktu eshte i vetmi vend ku folet lirisht sepse krejt mediat jan te kapura nga mafia dhe tjerat te kercenuara pi kallashit te ningjave pojatoiste nerjako arapoiste..

    o folni o trusni beth..
    kviz mos bani..

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e FeeZee
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Gilan
    Postime
    82
    Heronj???
    Sa heronj i pasmi mas luftes bre ???
    Secili qe ka luftu nuk mundet me u kon hero, mundet me u kon trim, por jo patjeter hero.

    Une ket Drinin nuk e konsideroj hero, une e konsideroj viktime e vetvetes, pasi se ka kerkuar te kete pushtetin, eshte dashur te mendoj sa ka fuqi, per kete arsye ai eshte ku eshte, dikush nga ju mundet me qujt hero edhe Tahir Zemen, por as ai nuk eshte hero, sepse sakrifica e tij dhe e Drinit ka qene per ta rritur pasurine e tyre personale, nuk kan rene duke e cliruar Kosoven, apo duke shpetuar ndokedn, por duke u pasuruar. Pasi se ne nuk jemi pare nuk duhet ti shpallmi njerzit e tille heronj.

    A ky Sali Veseli nese ka deshtuar ne gjyq, atehere le ta ....jn t'burgosnit.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Njeher Dua ti ngushlloj familjen Rexha dhe Kosoven per ket Humbjen te madhe sod eshte 7 Vjetori i vrasjes se tij dhe inshallah ata qe e vran dhe qe e shpifen kur hajr mos te shohin. Dhe ishalla dy jetimat e Ekrem Rexhes riten dhe percjellin hapat e babes dhe do te behen me tmdhaj se aj

    @FeeZee nuk eshte qe ka qen Heroj . Gjdokush mundet te konsiderohet heroj . Ai ka mujt ta braktis Kosoven , po vetem se i mori armet u radhit ne UCK e mandej ka ber shum sende per Hyrjen e Natos poashtu ndalese te disa masakrave per at arsyje ky qen Heroj

    Dhimbja per humbjen e tij nuk eshte qe ka qen Heroj po ai ka qen i MENCUR me shkoll te kreyer teper i lart qe vetem kishte qen dobi per Kosov. Ka qen strateg i fort qe kur nuk pushonte gjdoher lexojke dhe kerkojke dijoni Para sa ta vran ai kishte pasur te shkoj ne Britani ti mbaroj disa studime me te larta ka qen nje Person qe i njhifke 7 Gjuh te huaj.

    E sa per pasuri personale At shpi qe ka pasur para luftes ku jetojshin nje familje e madhe aty prap ka jetuar te njejtin dhe ne obor asaj shpis vdiq. Ka pasur nje Ford teper te thjesht. At lagje ka pas mundsin qe aj ti mer BANESA SHPIA DYQANE te prones se shkaut ta siguroj farefisin e leje mo veten . Po jo ai vazhdoj te jetoj thjesht dhe si CIVIL as qe ka munduar te mar nje KARIK politike apo te lufoj per at.

    E tash arsyja qe e vran
    INATI
    Sepse Gjdokush u mundojke te behet KOMANDANT e ndoshta ky i ka zen vendin
    Ka kundershtuar disa plane qe sod jan evidente qe jan te deshtuar
    Ka pasur propzime qe sod kosova kishte qen shim ma mir
    Etjera budallaki qe kaplon ka kapluar kosoven

    E perse kush e vrau e aty Zoti e din nuk duhen mirren Qynahet e askujt Po herdo kurdo ndoshta mbas 10 vieteve do te dl ne shesh si shum asasinime tjera

    Me respekt Kosovar2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 08-05-2007 më 09:33
    BAC, SU KRY

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e FeeZee
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Gilan
    Postime
    82
    @ Kosovar2006

    Une nuk i kam hi n'kaq detaj ksaj qeshtjeje, megjithate pas vrasjes tij kam ndegju nje arsyes tjeter: sepse ka pretendu me ushtaret e vet me i marr lokalet prej Hotel Grandit deri te Skenderbeu me i lshu me qira.

    Sa i perket dijes, aty nuk kisha me thone qe dija eshte e mjaftueshme per me bo sende t'mira, te mirat bohen kur dija dhe dashuria per vendin jane ne bashkpunime, e i dijshem edhe Agim Ceku u tregu, e la TMK-ne dhe u bo Kryeminister, a eshte ma i dituri- PO normal qe po, sepse ka pare ma shume.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    .....................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-05-2007 më 03:34

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ...............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-05-2007 më 03:34

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti fezeza qenke nje shpifarak i keq.
    mos je shka ti.. se nga mendja keshtu po dukesh..
    jam social demokrat thua ti diku..
    ti je nje shpifsokrat.. e polpotist e asgje tjeter..

    Lavdi Figures se ndritur te Komandant Drinit dhe intelektualit Ekrem Rexha!
    Faqja zeze krejt shpifarakve e vrasesve qe jan pjell e armiqve te kombit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-05-2007 më 03:34

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Ku humbi MJAFT-i ?
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 19:07
  3. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •