Si u vra Ekrem Rexha - Komandant " Drini"?
Kush ofrojë katër miljon euro për dëshmi të rrejshme?
VRASJET POLITIKE DHE MOS NDRIÇIMI I TYRE
Në seancën kryesore të këtj procesi maratonik gjyqësor Halil Çadraku lirohet si i pafajshëm, por, sikur shumë të tjerë, dënohet për " armëmbajtjeje pa leje" për të arsyetuar kohën e mbajtur në burgë ose më mirë me thënë në paraburgim.
Në dëshmin e tij, Çardaku ka theksuar se policët Ulrich Ficher dhe Offermans i kishin ofruar katër miljon marka gjermane që të dëshmojë rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së. Ndër të tjera ai ka thënë se më kanë propozuar që të bëhem dëshmitar i mbrojtur apo i shifruar CSOO, dhe të marrë shuma të majme të parave, siç ishte rasti i dy dëshmitarëve me shifra të koduara SC-OOO3 dhe SC-OOO4, të cilat gjatë seancave gjyqësore doli se ishin BASHKIM NDRECAJ dhe REMZI SHALA, që policia e UNMIKUT i kishte " blerë" për të dëshmuar rrejshëm.
Mirëpo bazuar në dosjen e gjykatës, përpilues i këtij plani ishte Nexhmedin Kastrati, përndryshe polic në SHPK dhe tezak me komandant DRININ i shifruar si person i koduar nën siglën CS001. I gjithë ky plan ishte bërë në bashkëpunim me grupin e hetuesve privatë dhe policisë së UNMIKUT, të cilët formuan ekipin e dëshmitarëve të rrejshëm ( së pari duke akuzuar për vrasje ( vrasjen e romëve) e pastaj duke bërë oferta dhe presione për të dëshmuar rrejshëm) mbi të cilët gjykata në fjalë e bëri zgjerimin e hetimeve.
ARRESTIMI I EPRORIT ALUSH SHALA
Në ndërkohë, u bë edhe arrestimi i eprorit të zonës së dytë të Mbrojtjes, nënkolonel Alush Shala, shef i sektorit Informativ të Zonës së Dytë, me shumë zhurmë e brutalitet, pa ndonjë argument të qëndrueshëm, gjë që e treguan edhe më tej hetimet e mëtejme, edhe pse atij katër herë iu ndërrua aktakuza, duke tentuar që ta fajësojnë për vepra të pabazuara.
Alush Shala ishte arrestuar nga policia ushtarake e KFOR-it gjerman.
PO atë ditë policia ushtarake e KFOR-it gjerman kishte plagosur pjestarin e Inspektoratit të Rendit të Zonës së Dytë LATIF MORINËN, në objektin e komandës së kësaj Zone. Ndërsa, gjatë bastisjes ata i përdorën edhe shkopinjtë e gomës kundër pjestarëve të TMK-së. Duke iu referuar shtypit të Kohës, del se pjestari i TMK-së është plagosur me qëllim nga policia ushtarake e KFOR-it gjerman, të cilët kanë hyrë me dhunë në Lokalet e Komandës së Zonës së dytë të TMK-së.
Duke parë këtë ndërhyrje brutale, popullata vendase ishte grumbulluar para objektit të komandës. Përderisa populli ishte grumbulluar para objektit të komandës , policia e UNMIKUT kishte tentuar të shpërndajë me dhunë popullatën e tubuar, me ç'rast ishin lënduar rëndë qytetarët Tahir Kokollari nga Budakova dhe Rrahim Ndrecaj 65 vjeçar.
Por, pavaresisht ndërhyrjes brutale të policisë, ata u shpërndanë, derisa komandantri i Zonës së dytë iu drejtua me kërkesën dhe lutjen që të shpërndahen.
Në Komunikatën e Zonës së dytë të Mbrojtjes, të lëshuar lidhur me plagosjen e inspektoratit të rendit, Latif Morina. ndër të tjera, thuhej se për sjelljet e këqija të policisë së UNMIK-ut komanda e kësaj zone do t'i ngrijë marrdhenjet me policinë e UNMIK-ut në këtë rajon. Në anën tjetër, nga ana e JSEC-ut u suspenduan tre eprorë të lartë të kësaj Zone për " moskooperim".
OFRIMI I DEKLARATAËS SË GATSHME PËR TA NËNSHKRUAR
Shumë gjëra po mbesin të pasqaruara dhe të pandriquara, githnjë ë dëm të TMK-së, që kanë një analogji me kërkesën e kohëpaskohëshme të strukturAVE TË CAKTUARA TË SHOQERISË, PËR SHKATRRIMIN DHE SHPËRBËRJEN e TMK-së.
Duke iu referuar burimeve zyrtare të informimit publik të KFORIT njëra ndër akuzat që qoi në arrestimin e nënkolonel Alush Shalës ishte aktakuza për spiunazh kundër forcave të NATO-s. Mirëpo, rjedha e ngjarjeve më vonë ishte argumentuar dhe paraqitur krejt ndryshe. Pos atyre që u thanë më lartë, kishte edhe disa anekse si për akte ilegale ( kriminale) dhe akte ilegale kundër KFORIT. Këto akuza kaq të rënda për një kohë të shkurtër ranë si kullë prej letre, sepse gjykata nuk kishte gjetur as më të voglin faktë për të akuzuar Shalën. Shala ishte akuzuar edhe si pjestarë i Armatës Kombëtare Shqiptare ( AKSH) e çka jo tjetër.
Ç, është më keq, gjatë procesit të montuar për rastin " Drini", Alush Shalës i bënë presion për të dëshmuar rrejshëm në këtë proces. Konkretisht që të dëshmojë kundër Sali veselit dhe Halil Çardarkut. Sipas dëshmive të Alush Shalës të bëra publike në shtypin kosovar, atij i kanë ofruar shumë të mëdha parash dhe përfitime të tjera nëse pranon të dëshmojë rrejshëm kinse gjeneral Sali Veseli në bashkëpunim me Halil Çadrakun e kanë vrarë komandant Drinin. Më 23 maj 2002, Alush Shalës i kishin ofruar për ta nënshkruar një deklaratë me kusht që që ai të mos e lexonte fare dhe ta pranonte si të vetën. Edhe në këtë rast atij i ofruan shuma të mëdha të hollash. Deklaratën në fjalë ia kishte ofruar për ta nënshkruar hetuesi rajonal i UNMIKUT në prizren.
KË E URDHËROI SALI VESELI PËR VRASJE?
Gjeneral Veseli, në bazë të një ligji të imagjinuar, që nuk ekziston askund në botë, u dënua me dhjetë vjet burgim me akuzën " tentativë për nxitje të vrasjes". Meqenëse u liruan Abit Haziraj ( i akuzuari kryesor), Halil Çardaku dhe Xhemajl Beqiraj, shtrohet pyetja: Kë e urdhëroi, apo kë e nxiti Sali veseli për ta vrarë Drinin?!!! Ku bazohet gjykata për akuzën " tentativë për nxitje të vrasjes", kur gjykata e vërtetoi se tre të akuzuarit ( Veseli, Çardarku dhe Beqiraj) nuk e njihnin fare Abit Hazirajn.
Thjesht , ky është një dështim historik i UNMIKUT lidhur me krijimin e gjyqeve politike.
NJËANSHMËRIA E UNMIKUT
Dihet mirëfilli se policia e UNMIKUT dëshmitarët e rrejshëm ( të montuar) i ka përdorur shumë për të shtuar numrin e të burgosurve politike në radhët e shqiptarëve, pra nga radhët e UÇK-së dhe TMK-së, pa iu përgjigjur, duke mos iu kompensuar as materialisht, as moralisht koha e qëndrimit në paraburgim. Halil Çardarku, Abit Haziraj dhe Xhemajl Beqiraj u liruan të pafajshëm pas dy vjetësh, pas 36 seancave gjyqësore, të mbajtura për dhjetë muaj radhazi, ndërsa Sali Veseli u dënua padrejtësisht, pa asnjë faktë dhe provë. U dënua për diçka të pa-argumentuara, për diçka që nuk është dënuar askush deri më tani në Kosovë, por sigurisht as në rajon.
Sali Veseli u dënua politikisht, siç po dënohen të gjithë kundërshtarët e Serbisë. Dënimi iu vërtetua edhe në rigjykim.
Në këtë proces gjyqesor u pa qartë se drejtësia e Unmikut është tërësisht e njëanshme. U pa qartë se mungon drejtësia e UNMIKUT edhe në këto gjyqe të organizuara de të cilat janë thjesht politike.
Sa është i çuditshëm po aq është edhe kontradiktor fakti i dënimit të Sali Veselit, duke krijuar një ligj special, me kode e nene ligjesh sipas kuotave të UNMIKUT, e cila në shumë raste bënë trysni që të mos lirohen gjykatat nga trysnitë politike.
Ky nuk ishte gjyq por ishte ndihmesë e fuqishme e qarqeve të caktuara të cilat po synojnë t'i realizojnë synimet e veta politike duke tentuar ta kriminalizojnë luftën dhe luftëtarët e UÇK-së, e që, faktikisht, është synimi i qarqeve serbe dhe bashkëpunëtorëve të parpërmirsuar të tyre nga radhët e shqiptarëve. U pa qartë se Sali Veseli u dënua politikisht siç po dënohen të gjithë kundërshtarët e Serbisë, konkretisht, drejtuesit e UÇK-së. Edhe shtabi i Përgithshëm i TMK-së, përmes një deklarate të lëshuar për opinion, lidhur me dënimin e gjeneral major Sali Veselit, mes tjerash, thekson:
" Dënimi i Sali veselit është një vendim skandaloz, i cili e rikthen tek populli përshtypjen se nga gjyqet e Kosovës, sa herë që e kërkon interesi politik, nuk mund të dalë njeriu i pafajshëm".
Mendohet se SALI VESELI është dëuar për shkak të një Ultimatumi për bashkimin e qytetit të Mitrovicës që e kishte dhënë në vitin 2001, deria sa ishte komandant i Zonës së IV të TMK-së.
Kjo ishte arsyeja Kryesore se përse Unmiku fabrikoi akuza të rrrejshme me dëshmitar të rrejshëm ndaj këtij burri të kombit tonë,,,
Tekefundit UNMIKUN në shfaqjen e tij më të mirë patëm rastë ta shohim më së miri në vepër më 10 shkurt të këtij viti,,,
Krijoni Kontakt