Harmonia fetare, shembulli boteror i Shqiperise



Cdo tradite fetare , nga Krishterimi , Islami tek Induizmi ne Budizem , e kane trajtuar temeen e paqes, pasi ajo eshte e lidhur ngushte me ēėshtjen e ēlirimit nga e keqja dhe me arritjen tek e mira, si qendėr e ēdo religjioni. Jemi mėsuar ta lidhim konceptin e paqes me pėrvojėn e besimit tek Hyji, kėshtu siē na e pėrcjellin shkrimet e shenjta dhe kėshtu siē ne e mendojmė nė traditėn tonė europiane. Themelimi i paqes nė marrėdhėnien e njeriut me tė vėrtetėn ėshtė i rėndėsishėm edhe nga pikėpamja e problemit tė marrėdhėnieve ndėr-religjioze. Problemi i bashkėjetesės sė dallimeve fetare ėshtė njė sfidė mė shumė se kurrė e pranishme nė botėn tonė bashkėkohore, por u ka pėrkitur edhe periudhave tė tjera historike. Argumentet e marra kėtu pėr themelimin e tolerancės janė dy: nga njėra anė, motivi etik dhe, nga ana tjetėr, motivi relativist. Motivi etik pranon se sjellja e njė tė krishteri tė vėrtetė nuk mund tė jetė dhuna dhe sundimi, pėrkundrazi, “dashuria, mėshira dhe dashamirėsia universale drejt llojit njerėzor. Ndėrsa lidhur me motivin relativist, sot nė fakt besohet se me qėllimin pėr tė shmangur konflikte me sfond fetar ėshtė e nevojshme njė tėrheqje nga pretendimet e sė vėrtetės prej ēdo feje, nė mėnyrė qė tė arrihet njė respekt dhe njė tolerancė e ndėrsjellė. Ajo qė pohohet teorikisht ėshtė i njėjti mosbesim i Xhon Lokut nė pėrcaktimin se cili ėshtė religjioni i vėrtetė dhe pėr mė tepėr ftesėn qė ai bėn ndaj besimeve pėr t’u vendosur si motra dhe si ecje njėllojshmėrisht, njėra pėrballė tjetrės. Por, dhuna nuk e ka burimin nė thjesht vetėm nė njė pretendim pėr vėrtetėsi, por pėr mė tepėr, nė sundimin e epshit dhe nė instinktet shtazore, tė kundėrta, sipas tė njėjtave fjalė tė perandorit tė ditur Manuelit II me veprimin sipas logos- it, pra nė kundėrshtim me vetė Hyjin. E vėrteta duhet dėshmuar dhe sigurisht, nuk mund tė imponohet me forcė dhe shtypje. Eliminimi i dhunės dhe i tundimit pėr tė abuzuar mbi dallimet fetare mund tė arrihet vetėm nė qoftė se nga asnjė religjion nuk pretendohet se e vėrteta i takon atij. Kjo duket se ėshtė ndjenja e pėrbashkėt e marrėdhėnieve ndėrfetare dhe zgjidhja pėr tė eliminuar dhunėn midis anėtarėve tė feve tė ndryshme.

Shqipėria, pa dyshim, gjithnjė e mė shumė po afirmohet nė lidhje me kėtė ēėshtje shumė tė ndjeshme nė kohėrat moderne si njė shembull i bashkėjetesės paqėsore ndėrmjet religjioneve. Kjo pėr shkak se jemi tė sigurt qė nga ky vend i vogėl dhe pak i njohur i Europės Lindore, me njė popullsi prej rreth tre milionė banorėsh nė Shqipėri (por afėrsisht dhe 4 milionė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar), mbivendoset njė dėshmi e madhe paqeje dhe respekti ndėrmjet religjioneve dhe besimeve tė ndryshme fetare. Nė kohėt e sotme ēėshtja e bashkėjetesės sė kulturave dhe feve ėshtė ndoshta njė nga sfidat mė tė rėndėsishme qė po kapėrcen bota jonė nė sajė edhe tė procesit tė globalizimit, i cili ka afruar dhe ngjitur dallimet kulturore dhe fetare. Metropolet e Europės dhe mė gjerė, si Londra, Milano, Parisi e Berlini, janė bėrė tashmė vende ku pėrsosmėrisht dallimet bien nė kontakt, pėrballen dhe jetojnė sė bashku. Ndėrsa kur flasim pėr Shqipėrinė, ėshtė e pamohueshme se hyjmė nė analizėn e njė situate tė veēantė historike ku takojmė njė harmoni religjioze dhe ndėrfetare. Kur flasim pėr Shqipėrinė, bėjmė takimin harmonik dhe (unikal) qė zhvillohet aty ndėrmjet Katolicizmit, Ortodoksisė dhe Islamit. Nuk mund tė dihet me siguri pėrqindja e anėtarėsisė sė popullit shqiptar te besimet e ndryshme, por mund tė themi se Islami mban njė shumicė tė caktuar tė besimtarėve pėr shkak tė pushtimit osman, nėn tė cilin Shqipėria jetoi pėr afro pesė shekuj. Nė analizimin e kėsaj trashėgimie tė madhe me vlera universale tė Shqipėrisė, s’ka se si tė mos i referohesh Atit tė madh jezuit Xhuzepe Valentinit, i cili ia dedikoi jetėn e tij pėr studimin e kulturės shqiptare disiplinės sė albanologjisė. Nė njė artikull tė titulluar “Shqipėria dhe ekumenizmi i saj”, tė pėrfshirė nė vėllimin e parė (pjesė e 20 veprave tė botuara deri mė tash nė Shqipėri), At Valentini, nė cilėsinė e njohėsit tė madh tė popullit dhe kulturės shqiptare, veēon nė thellėsinė e shpirtit shqiptar njė prirje drejt ekumenizmit, universalizmit e drejt bashkimit tė kishave tė Lindjes me tė Perėndimit. Ai ndalet nė analizėn e figurave tė ndryshme madhore dhe historike shqiptare dhe nė veprat e tyre pėr tė treguar praninė e njė drejtimi ligjor nė popullin shqiptar tė shoqėruar nga hapja shpirtėrore. I pari ėshtė Justiniani i Madh (482-565), i cili la njė pėrmbledhje ligjore tė madhe tė njohur si Corpus iuris civilis, e cila ėshtė edhe sot nė bazėn e sė drejtės civile. Pastaj ėshtė Diokleciani dhe Konstandini i Madh, i cili hyri nė histori pėr dekretin e Milanos (313), akti me tė cilin pėrfundoi persekutimi i tė krishterėve dhe pėrcaktohej liria e besimit, duke i hequr paganizmit vlerėn si religjion i shtetit. Justiniani ishte i njohur nė rajonin e Dardanisė, nė qytetin aktual tė Shkupit, i cila ishte pjesė e Mbretėrisė Ilire, paraardhėsve tė shqiptarėve tė sotėm, ndėrsa Konstandini kishte lindur nė Naissus, gjithmonė pjesė e Mbretėrisė Ilire. Nė mesin e shumė shembujve tė tjerė Valentini gjithashtu merr nė konsideratė edhe patriarkun e Kostandinopojės, pėrfaqėsuesin mė tė lartė tė Kishės sė Lindjes, Athinagorėn, i njohur pėr marrėdhėniet e tij tė ngushta me Palin VI dhe hapjen e tij drejt Kishės Katolike, i cili u lind nė Janinė nė afėrsi tė kufirit greko-shqiptar. Orvatja e Valentinit, siē shihet, ėshtė ajo e tė theksuarit, pėrmes studimit tė figurave tė mėdha historike, por edhe nėpėrmjet analizave tė tjera si ajo e Kanunit, tė pranisė sė njė tendence tė fortė drejt universalizmit nė kulturėn shqiptare, nė bashkimin e dallimeve dhe nė respektin e larmisė.

Harmonia e thellė qė ekziston nė Shqipėri midis katolicizmit, ortodoksisė dhe islamit ėshtė shenjė e njė forma mentis qė e percepton larminė jo si njė problem apo rrezik. Nė vijim Valentini shqyrton dy poetėt shqiptarė arbėreshė, Jeronim de Rada dhe Zef Skiroi, qė bėnė tė shkėlqejnė pėrmes punės sė tyre vlerat e ekumenizmit dhe tė universalitetit tė Kishės. Ai shprehet pėr Skironė se “Pavarėsisht besimit ortodoks, ai u tregua njė laik i thellė deri nė pikėn e pėrparimit - pa nevojėn e mbėshtetjes klerikale tė asaj kohe - nė atė hapje drejt njohjes sė vlerave tė vėrteta tė tė gjitha feve, qė vite mė vonė shėrbeu si bazė pėr zhvillimin e ekumenizmit”. Poema e tij “Kthimi” ėshtė interpretuar nga Valentini si “kryevepra e poemės filozofike dhe religjioze shqiptare”, “Komedia Hyjnore e shqiptarėve, pėrtej tė qenit njė vepėr me rėndėsi fillestare pėr zhvillimin e ekumenizmit nė nivel botėror”, - pėrfundon Valentini nė artikullin e tij duke folur pėr Kthimi- n. Njė tjetėr shembull i bashkėjetesės dhe i respektit tė ndėrsjellė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrfetare pėrfaqėsohet nga frati franēeskan shqiptar At Gjergj Fishta (18411940). I lindur nė Fishtė, njė vend i vogėl nė ultėsirėn e Zadrimės, nė zonėn e Shkodrės, kandidat i parė pėr ēmimin “Nobel” nė Literaturė, poet, prozator, pėrkthyes, publicist, akademik, politikan dhe patriot i madh, ai pėrbėn njė nga figurat intelektuale shqiptare mė tė shquara. Kontribuoi jashtė mase nė rritjen dhe stabilizimin e paqes dhe bashkėjetesės ndėr-religjioze. Mė tej u angazhua pėr tė stabilizuar pakte, bashkėpunime, marrėveshje dhe marrėdhėnie tė njė respekti tė vėrtetė dhe tė njė dashamirėsie tė ndėrsjellė, duke mos hequr shikimin nga interesat e Shqipėrisė dhe tė sė drejtės sė saj pėr pavarėsi, aq sa ėshtė e vėrtetė se meshat e tij ishin tė ndjekura edhe nga zyrtarė tė politikės shqiptare qė i pėrkisnin Perandorisė Osmane, nėn sundimin e sė cilės gjendej Shqipėria deri nė vitin e Pavarėsisė (1912).

Njė nga aktet mė treguese tė Fishtės pėr sa i pėrket kontributit tij nė bashkėjetesėn fetare ishte kur ai, me ēlirimin e Shqipėrisė nga osmanėt, ngriti flamurin kombėtar nė Shkodėr, dhe nė marrėveshje me myftininė e xhamisė aty pranė, bėri tė lidhet njė konop i ndriēuar me drita nga kampanilja e kishės sė fretėrve te minarja, nė tė cilin valėvitej flamuri kombėtar. Ishte njė mesazh i qartė dhe i drejtpėrdrejtė i bashkimit kombėtar dhe i bashkėjetesės paqėsore ndėrfetare. Faktet tragjike tė historisė sė shekullit XX kanė dhėnė njė tjetėr shfaqje tė frymės universaliste dhe njerėzore tė popullit shqiptar, i aftė pėr tė kuptuar, pėrtej dallimeve etnike dhe fetare, bashkimin e thellė tė familjes njerėzore. Nė artikullin e botuar nė Congress Monthly, revistė e Kongresit hebreo-amerikan, me titull “Mbijetesa hebraike nė Shqipėri” (29), Shirley Cloyes DioGuardi shqyrton kėtė fenomen pak tė njohur tė pėrkujdesjes dhe mbrojtjes sė popullsisė ēifute qė ėshtė bėrė nė Shqipėri, qė bėri tė mundur qė ky Vend tė jetė sot i vetmi nė tė cilin nuk u zhvillua shfarosja e hebrenjve nga ana e forcave naziste. “Vetėm pak njerėz e dinė historinė e gjatė tė tolerancės fetare shqiptare dhe rezistencėn ndaj shtypjes. As e dinė se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore tė gjithė hebrenjtė qė jetuan nė Shqipėri apo qė kėrkuan azil nė atė vend u shpėtuan nga shfarosja e Holokaustit. “Shembulli i Shqipėrisė dhe i harmonisė fetare qė haset nė kėtė vend na tregon qartėsisht vlerėn e paqes dhe tė vėllazėrisė universale njerėzore. Njė mendim dhe njė praktikė e paqes, e bashkimit dhe e prejardhjes sė familjes njerėzore ėshtė mundėsia mė e mirė pėr kundėr logjikės sė dhunės.

Ndricim Kulla
Panorama 05-10-2012