Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1

    Incidenti me flamurin shqiptar, Greqia kërkon ndjesë

    TIRANE - Greqia kërkon ndjesë për incidentin me flamurin shqiptar, në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrit të Jashtëm shqiptar Edmond Panaritit dhe homologut të tij grek, Avramopulos.

    Zyra e shtypit e MPJ-së bën të ditur se ministri grek Avramopulos i ka telefonuar ministrit Panariti, për t’i kërkuar ndjesë për incidentin protokollar.

    Mësohet se Avramopulos shprehu keqardhjen lidhur me pakujdesinë për flamurin dhe siguroi ministrin Panariti se ngjarja nuk do të errësojë rezultatet e suksesshme të vizitës së tij në Athinë.

    Ministri grek Avramopulos i konfirmoi homologut shqiptar se ky nuk është vetëm qëndrimi i tij personal, por i gjithë opinionit publik grek.

    Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti takoi dje në mesditë në Athinë, ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun grek ra në sy vendosja e flamurit shqiptar kuqezi.

    Nga krahu i ministrit grek Avramopulos, flamuri shqiptar ishte në rregull, ndërsa në anën e ministrit shqiptar shqiponja e zezë ishte vendosur me kokëposhtë.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2

    Panariti në Greqi, shqiponja e flamurit shqiptar kokëpërmbys

    Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti takoi sot në mesditë në Athinë, ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos. Në konferencën e shtypit me homologun grek, Panariti tha se ka diskutuar disa cështje me rëndësi për të dyja shtetet. Ajo që ra në sy, ka qenë flamuri shqiptar kuqezi. Nga krahu i Avramopulos, flamuri shqiptar duket në rregull, po kështu dhe në krahun e Panaritit. Por sapo Ministri i Jashtëm shqiptar zhvendos kurrizin, zbulohet imazhi se dicka nuk qëndron me flamurin shqiptar. Është varur me kokëposhtë. Nuk dihet ende nëse kjo është bërë me qëllim apo është thjesht një gabim teknik nga protokolli grek.

    (d.b/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  3. #3

    Delavekuras mediave greke: Panariti e mori përgjigjen për çamët

    ATHINE - Disa website greke shkruajtën dje të alarmuara, për faktin që ministri shqiptar i punëve të Jashtme përmendi në Athinë çështjen çame, duke e cilësuar atë një "skandal".

    Ato fajësojnë Ministrin e Jashtme greke që nuk e paraqiti dialogun midis dy ministrave, lidhur me këtë çështje. Ndërkohë që në Greqi nuk u përmend një deklaratë e tillë, këto webiste iu referohen lajmeve të mediave shqiptare, që shkruanin se sipas ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme, ministri Panariti kishte kërkuar në takim, që çështja çame dhe e pronave të shqiptarëve në Greqi të gjejë zgjidhje.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras iu ka dërguar një përgjigje websiteve, duke e konfirmuar faktin, por shton se ministri Panariti “ka marrë përgjigje të menjëhershme nga ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos”.

    Në përgjigjen e zëdhënësit Delavekuras thuhet: “Gjatë bisedimeve mes dy ministrave, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti, përmendi shkurtimisht pasuritë e çamëve dhe shqiptarëve në Greqi dhe për këtë mori përgjigje të menjëhershme nga ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, se Greqia është shtet i ligjit dhe kushdo që ka pretendime për pronat, duhet të pëballet me drejtësinë greke".
    Revolution 1848

  4. #4
    TIRANË - Zëdhënës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë bënë të ditur se Ministri Edmond Panariti gjatë takimit me homologun grek Avramopulos në Athinë mes disa temave, ceku dhe çështjen çame.

    “Çështja çame dhe e pronave të shqiptareve ne Greqi kërkon zgjidhje”, citon zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Shqiperise.

    Z. Panariti i kontaktuar ditën e sotme nga BalkanWeb dhe i pyetur nëse e ka përmendur cështjen came në takimin me homologun grek, u përgjigj “Po, në të treja rastet, në takimin kokë me kokë, në konferencën për shtyp dhe në formatin zyrtar”.

    Ministri Panariti thekson se kërkoi, gjithashtu, zgjidhjen e shpejtë të problemeve të vërejtura në lidhje me lëvizjen e lirë të shqiptarëve që udhëtojnë drejt Greqisë dhe dokumentet e tyre. Ai kërkoi, gjithashtu, shmangien e legalizimit te dokumenteve të të dy vendeve përmes hyrjes në fuqi në marrëdhëniet reciproke të Konventës për Vulat Apostille. Sipas Ministrise se Jashtme te Shqiperise, kjo kërkesë e cila gjeti mirëkuptimin e Ministrit Avramopulos.

    'Në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje, të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje. Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi dhe mund të them se gjetëm mirëkuptim për negocimin e tyre në nivel ekspertësh, në takime të veçanta apo komisione të përbashkëta, sipas vetë çështjeve', deklaroi me pas per shtypin, Panariti.

    Gjatë bisedimeve të dy Ministrat shprehën shqetësimin për rritjen e frymës nacionaliste dhe siguruan për vullnetin dhe angazhimin e tyre për një politikë që dekurajon çdo retorikë manipuluese e me ngarkesë nacionaliste që dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

    Nga ana e tij, Ministri Avramopulos propozoi institucionalizimin e bashkëpunimit ndërministror përmes takimeve periodike të një grupi ministrash të të dy vendeve për të trajtuar çështje me interes reciprok. Gjithashtu, ai kërkoi realizimin e takimeve më të shpeshta me homologun shqiptar dhe zhvillimin e konsultimeve periodike mes të dy MPJ-ve. Ministri Avramopoulos siguroi për mbështetjen e plotë të Greqisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

    Kosova
    Sic ben te ditur zyra e shtypit te MInistrise se Jashtme te Shqiperise, gjithashtu, Ministrat Panariti-Avramopulos ndanë mendime lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e perspektivës euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Ministri Panariti vlerësoi raportet e vendosura mes Qeverisë greke dhe asaj të Kosovës dhe shprehu, me këtë rast kërkesën e njohjes formale të pavarësisë së Kosovës nga shteti.

    Në përfundim Ministri Panariti e ftoi homologun grek për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri.

    Panariti-Papulias
    Ndërkaq po sot, Ministri Panariti ka pasur një takim edhe me Presidentin grek, Karolos Papulias. Duke e vlerësuar zotin Papulias një mik të mirë të shqiptarëve, Panariti ka kërkuar të heqin paragjykimin përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë. “Të forcojmë marrëdhëniet në të mirë të popujve tanë. Kemi përballuar kriza bashkarisht. Kemi kapërcyer dhe ndajmë sfida të përbashkëta. Të heqim paragjykim përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë”, tha ai.

    Presidenti Papulias nga ana e tij ka kërkuar vullnet për të kapërcyer problemet që ekzistojnë në mes të dy vendeve. Duke vleresuar progresin e madh që ka shënuar Shqipëria drejt BE, Presidenti grek deklaroi se Greqia mbështet përpjekjet e Shqipërisë për integrim.

    “Kam besim tek popujt tanë. Duhet të tregojmë vullnet për të kapërcyer problemet që ekzistojnë në mes të dy vendeve. Jam mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Vlerësoj progresin e madh që ka shënuar Shqipëria drejt BE. Greqia ju mbështet në përpjekjet tuaja për integrim. Miqësia Greko-Shqiptare është faktor themelor për stabilitetin e Ballkanit. Emigrantët shqiptarë kanë dhënë kontribut në zhvillimin e ekonomisë greke”, theksoi ai.

    Mediat greke
    Ndërsa çështja delikate e çamëve është prekur në zemër të Athinës nga ministri shqiptar Panariti, mediat greke e kanë anashkaluar këtë deklaratë. Në cdo citim mediatik, ditën e sotme nga mediat greke u theksua marrdhënia diplomatike mes 2 vendeve, ato ekonomike, madje dhe çështja e kufirit detar. Por në asnjë rresht, mediat greke nuk përfolën, çështjen çame.

    (d.b/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  5. #5

    Panariti: Kufiri detar, sipas Kushtetutave e të drejtës ndërkombëtare

    Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti takoi sot në mesditë në Athinë, ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos.

    Krerët e diplomacive të dy vendeve ranë dakort të institucionalizojnë takime dy herë në vit, për të çuar më përpara marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Lidhur me çështjen shumë të përfolur të marrëveshjes së ujërave, të dy ministrat deklaruan vullnetin që ajo të marrë zgjidhje.

    Sipas ministrit shqiptar, Edmond Panariti, “Shqipëria ka dëshirën për të tejkaluar çka mbetur pezull në Marrëveshjen për kufijtë detarë, bazuar në kushtetutat kombëtare të dy vendeve dhe në të drejtën ndërkombëtare".

    Panariti falënderoi homologun grek për mbështetjen në promovimin e marrëveshjes për gazsjellësin TAP.

    Ai deklaroi se si minoriteti grek në Shqipëri, ashtu edhe komuniteti shqiptar në Greqi, janë "ura të miqësisë" mes dy vendeve dhe sugjeroi zgjerim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe arsimit me riaktivizimin e komisioneve të përbashketa te bashkepunimit ekonomik.

    Nga ana e tij ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos e cilësoi të rëndësishme vizitën e ministrit shqiptar dhe garantoi mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë.

    Avramopulos theksoi vullnetin e përbashkët për të nënshkruar marrëveshjen për TAP si dhe për të zgjidhur shpejt, çështjet e pazgjidhura në Marrëveshjen për delimitimin e zonave detare.

    Në fund ai u shpreh se të dy vendet sot janë aleatë në NATO, nesër në BE, janë partnerë dhe fqinjë me interesa të përbashkëta dhe theksoi se minoriteti kombëtar grek është "Ura e miqësisë mes dy popujve".

    Po sot, ministri i Jashtëm shqiptar takoi edhe presidentin e Greqisë, Karolos Papulias. Ministri shqiptar e cilësoi presidentin grek “mik i dashur i shqiptareve” dhe e ftoi atë të jetë i pranishëm në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

    “Jam mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve dhe vlerësoj progresin e madh që ka shënuar Shqipëria drejt BE”, deklaroi presidenti Papulias dhe siguroi mbështetjen e Greqisë në përpjekjet e Shqipërisë për integrim. Presidenti grek tha gjithashtu se “emigrantët shqiptarë kanë dhënë kontribut të madh në zhvillimin e ekonomisë greke”.

    Vizita e ministrit Panariti është e para e një diplomati të lartë shqiptar, pas 8 vjetësh, në Greqi.
    Revolution 1848

  6. #6

    PDIU përshëndet kërkesën e Panaritit për zgjidhjen e çështjes çame

    TIRANE - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata Çamëria vlerësojnë angazhimin e treguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministri Edmond Panariti për të kanalizuar në rrugë zyrtare dhe në axhendën diplomatike të Shqipërisë, çështjen çame.

    “Për herë të parë, pas një heshtje disavjeçare, kërkesa legjitime e shqiptarëve të Çamërisë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame u prezantua në rrugë zyrtare në një takim të nivelit të lartë, ndërmjet ministrave të Jashtëm të dy vendeve. Kanalizimi i saj në analet diplomatike është sot, domosdoshmëria më e madhe e kësaj kauze të gjithë shqiptarëve. Për këtë arsye, parashtrimi i kërkesës së shqiptarëve të Çamërisë, në emër të shtetit shqiptar, nga z. Panariti përbën një hap konstruktiv përpara për futjen qartësisht në një axhendë përqasjeje europianiste për avancimin e zgjidhjes së çështjes çame. Ballafaqimi dhe hapja e çështjeve të mbetura pezull është rruga më e mire për zgjidhjen me dialog drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve”- thuhet në deklaratën e PDIU-së.

    Sipas PDIU-së, “çështja e shqiptarëve të Çamërisë, ka fituar betejën me kohën, si pasojë, është çështje vullneti politik, pune dhe mundi për të arritur në zgjidhjen përfundimtare të saj”.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  7. #7
    Flamuri Shqiptar me koke poshte
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  8. #8
    Mendoj qe edhe ne tja kthejm flamurin Grekeve me koke poshte, kur te ket takime diplomatike dhe pastaj ti kerkojme ndjese.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    RESPEKTE per Grekun !

    Hallall i qofte qumeshti i nones se vet ! E respektoj si armik serioz ! Falë ketij serioziteti , na ben te qarte , neve shqiptareve, se cfare jane "Ata" qe drejtone Shqiperine ! Jane shqiptare apo te shitur ?

    Neve nuk duhet te na vije keq pse greku apo serbi sillen keshtu me neve dhe flamurin tone ! Por duhet te na vije keq me vehten !

    Cfare kerkohet te behet nga neve si shqiptare qe gjera te tilla te mos t'i ndodhin me neve dhe Flamurit e shtetit tone ?

    Ka ndonjeri pergjigje ?

    PS: Sugjerimi yt , nuk eshte zgjidhje Eurostaro ! Greku nuk do mistreclleqe , por do t'i flasesh dhe t'i sillesh Labçe !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 04-10-2012 më 07:07

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Mendoj qe edhe ne tja kthejm flamurin Grekeve me koke poshte, kur te ket takime diplomatike dhe pastaj ti kerkojme ndjese.
    aty mbahu. Ata kane kthyer popullin tone me kokeposhte edhe si ka thene kush nje fjale. Nejse Panariti u tregua i zoti qe permendi ceshtjen came.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •