Close
Faqja 28 prej 37 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 369
  1. #271
    ke ka vendose si menaxher te greves edvin ruci ne fakt ???


    Greva e ish-tė dėnuarve, protestė para kuvendit

    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=16849

    Njė grup ish-tė burgosurish politikė kanė nisur tė protestojnė para parlamentit ku po zhvillohet seanca e radhės. Ish-tė burgosurit i bėnė thirrje politikės tė ndihmojnė shtresėn e personave qė kanė kryer burg nė vitet e diktaturės duke i dėmshpėrblyer. Protestuesit deklaruan se nuk do tė reshtin grevat e urisė, pavarėsisht vendimeve tė Gjykatės qė kėrkon shpėrndarjen e grevės sė urisė sė nisur prej 27 ditėsh. (er.cu/BalkanWeb)

    http://www.youtube.com/watch?v=-IvVbtF_Pqw




    Pėrēudnimi i vlerave


    GENTIAN HOXHA
    Berisha mund tė mos ketė bėrė maksimumin pėr ish-tė pėrndjekurit, por gjithsesi mbetet politikani shqiptar qė ka bėrė mė shumė se gjithė tė tjerėt sė bashku pėr ta. Nė janar-shkurt 1991, Berisha e vuri ēėshtjen e lirimit tė tyre nė programin politik tė PD dhe kusht pėr tė pasur zgjedhje sadopak tė lira. Pra, PD dhe Berisha u bė promotori i lirisė sė tyre. Pas ardhjes nė pushtet nė 1992-shin, Berisha i mbėshteti me punė nė administratė edhe kundėr rregullave, i mbėshteti me bursa studimi fėmijėt e tyre ndonėse universitetet kishin kapacitete tė kufizuara. Ju ndėrtoi tė paktėn 2000 apartamente, ju njohu dhe ju dha para pėr vite burgu, ndonėse disa nga ato para ishin nė formė letrash me vlerė pėr bono privatizimi e, kush ish i zgjuar, aktiv dhe punėtor, pėrfitoi mjaft.
    Berisha pėr tė balancuar disi edhe Gjyqėsorin, organizoi deri edhe kurse tė pėrshpejtuara pėr gjyqtarė pėrmes programit 6-mujor tė kualifikimit nė plepa, tė kritikuar me tė drejtė nga PS.
    Pasi Berisha humbi pushtetin mė 1997-n, tė pėrndjekurit u pushuan nga puna masivisht, e nė pjesėn mė tė madhe tė tyre u zbuan pa asnjė motivacion, kompensimi financiar u ndėrpre me magji (ndėrsa PS u kujdes qė Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha tė rimbursoheshin pėr kinse burgosjen e padrejtė qė u kish bėrė Berisha atyre). Nė mėnyrė tė ngjashme programet e strehimit, ato tė privatizimeve apo bursave tė studimit u ndėrprenė menjėherė. PS u kujdes mirė vetėm pėr 2-3 ish-tė pėrndjekur, si Kurt Kola, Fiqiri Xibri apo ish-sekretari i Presidencės sė Meidanit. Ish-tė pėrndjekurit nuk u pėrfillen pėr asgjė, atyre edhe drejtorin ua caktoi PS dhe askush nuk doli as tė rrihte kėnd e as tė digjej, ndonėse kishte 100 arsye.
    Pasi Berisha u kthye nė pushtet nė 2005-n, ai miratoi ligjin pėr ish-tė pėrndjekurit, parashikoi kompensim financiar dhe miratoi njė kalendar pėr kėstet e pagesave tė tyre dhe kėsti i parė u pagua pėr tė gjithė. Ndėrsa kėstet e tjera, sipas njė renditjeje qė u jep pėrparėsi ish-tė pėrndjekurve mbi 65 vjeē. Kjo u krye nė kushtet kur PS nuk e votoi ligjin pėr ta, ndėrsa gazetarėt pranė PS tallnin qeverinė pėr kėtė vendim dhe pėrpiqeshin t’u kujtonin qytetarėve tė thjeshtė qė nuk ka pse taksat e tyre tė shkonin pėr kompensimin financiar tė ish-tė pėrndjekurve 20 vite mė pas.
    Tė vjen keq kur sheh pėrēudnimin e tanishėm tė vlerave nė demokraci. Del njė ish-i pėrndjekur dhe godet deputetin demokrat, kryetar tė Komisionit tė Ligjeve, ndėrkohė qė ai ende nuk ka guxuar as tė shajė e jo mė tė godasė atė qė e futi nė burg, atė qė e dėnoi apo atė qė e talli pėr shumė vjet. Del njė i dėnuar pėr prostitucion si kryetar i grevės sė vlerave tė ish-tė pėrndjekurve? Del PS si mbrojtėse e tė pėrndjekurve? Janė thjesht paradokse tė kohės sė sotme.
    Del nė mbrojtje tė tė pėrndjekurve ministri i Brendshėm i komunizmit, megjithėse u thotė me pėrkėdheli se “edhe ju diē duhet tė keni bėrė qė ju futėn brenda”. Dalin ish-sigurimsat nė shfaqje tallėse me megafon mu pranė ēadrės sė gjynahqarėve. Kjo ėshtė t’i shtosh tallje dhimbjes. Duket se ndihma kryesore e PS ndaj ish-tė pėrndjekurve vjen vetėm nė formė bidonėsh benzine dhe ēakmakėsh me logo tė PS.
    Natyrisht qė zgjidhje mund dhe duhet tė ketė. Njė zgjidhje mund tė jetė qė tė pėrshpejtohet disi kalendari i kėsteve tė ardhshme, por qė kjo natyrisht prek buxhetin dhe do duhet tė shkojė nė Parlament, ku opozita nuk votoi as ligjin pėr ish-tė pėrndjekurit dhe as buxhetin. Veē duhet qė tė kemi ndershmėri dhe jo presion. Pasi Berisha ėshtė parė tė lėshojė jo pak nga vetja nė bisedime tė hapura dhe tė ndershme, por nuk ka lėshuar kurrė pe nėn presion, e ca mė pak kur presionit i vjen erė.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    ndigjo mor bir :::Shqiperia nuk eshte Gjermani

    ne 1990 dolem nga hici. pse nuku i thua papes te na dergoj ca leka

    O drague, po ti pin para se te flasesh apo jam une tap.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Mendoj qe ps duhet te ket nje program te qarte kompensimi me ish te burgosurit politik ne rast se vjen ne pushtet. ne zgjedhjet e 2009 blendi klosi u premtoj ish te burgosurve politik nje shifer te arsyeshme kompensimi qe nuk e rendonte buxhetin e shtetit, por serial mashtruesi s.berisha e dyfishoj kete shifer e kombinuar kjo me shum propagande per te marr voten e djathte, fjale boshe fukarallek. PD ka per te pesuar hemoragji votash aq sa do mjaftoj te humbas pushtetin.

  4. #274
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    O drague, po ti pin para se te flasesh apo jam une tap.
    E verteta gjithmone eshte e hidhur mor bir

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga ulne Lexo Postimin
    Mendoj qe ps duhet te ket nje program te qarte kompensimi me ish te burgosurit politik ne rast se vjen ne pushtet. ne zgjedhjet e 2009 blendi klosi u premtoj ish te burgosurve politik nje shifer te arsyeshme kompensimi qe nuk e rendonte buxhetin e shtetit, por serial mashtruesi s.berisha e dyfishoj kete shifer e kombinuar kjo me shum propagande per te marr voten e djathte, fjale boshe fukarallek. PD ka per te pesuar hemoragji votash aq sa do mjaftoj te humbas pushtetin.
    Shuma e Klosit ishte tallese, kurse keto shuma qe jane tani, jane llogaritur ne baze te nje mesatare se rroges ne shqiperi, diku te 250-300 mije leke te vjetra ne muaj.
    qe jane perseri SHUME PAK.
    megjithate, problemi qendron se qeveria aktuale po tallet. pasi buxheti i shtetit
    eshte 3 miliard dollare ne vit, kurse shuma qe kerkojne ish te perndjekurit eshte
    50 milion dollare ne vit kesti. pra 1.8% e buxhetit.
    ketu kemi te bejme me vullnet te paster politik, pasi qeveria nuk po ve ne prioritet
    kete 1.8%.
    pra nuk eshte problemi se nuk ka leke.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #276
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Nuk e kuptoj si mund te qendroje robi 1 muaj pa ngrene!
    Une hengra recel me gjalp ne mengjes dhe pa ardhur mire dreka kam uri...
    Po vuajne ata njerez!
    Cdo gje eshte relative...

  7. #277
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    respublica.al 19 TETOR, 2012

    Kur gazetarėt bėjnė raportime tė trukuara
    MUSTAFA NANO

    Ambasadori i SHBA-ve, Alexander Arvizu, dha pardje pasdite njė intervistė pėr televizionin “ABC News”. Ishte njė intervistė e fokusuar te vetėm njė argument, te greva e urisė e njė grupi ish tė pėrndjekurish, e cila ka tėrhequr vėmendjen e tė gjithėve edhe (sidomos) pėr gjestin e Gjergj Ndrecės e Lirak Bejkos, qė i vunė flakėn vetes. Ambasadori amerikan ka shkuar nė ēadrėn e grevės, ėshtė takuar me ta, i ka dėgjuar, u ka thėnė ēfarė ai mendon lidhur me kėtė gjė, dhe pėr tė gjitha kėto mass-media e Tiranės ka informuar, ashtu siē ka informuar dhe pėr vizitėn qė ai i bėri Gjergj Ndrecės nė spital, nė reanimacion.

    Megjithatė, ftesa qė Sonila Meēo e “ABC News”-it i ka bėrė ėshtė e kuptueshme dhe logjike, pasi nė kėtė mėnyrė ai mund tė shpjegonte mė qartė e mė hollėsisht qėndrimin e vet lidhur me kėtė grevė, tė cilėn qeveria shqiptare, mbi tė gjitha Kryeministri Berisha, e ka etiketuar si politike. E vėrteta ėshtė se Berisha nuk ėshtė ndalur kėtu; ai ka denigruar publikisht grevistėt si trafikantė, pijanecė, tė blerė nga opozita, dhe nė gjithė kėtė histori ėshtė mbėshtetur nė radhė tė parė nga vartėsit e tij, e mė tej edhe nga intelektualė publikė (para dy ditėsh ish Agron Tufa, e dje ish Amik Kasoruho, qė merrnin distancė tė qartė nga kjo grevė e nga vetė grevistėt) e nga zėra tė tjerė tė kategorisė sė ish tė pėrndjekurve (dje publikohej nė njė gazetė njė deklaratė e ish tė pėrndjekurve tė Korēės, me anė tė sė cilės kėta tė fundit demonstronin solidaritetin e tyre me qeverinė dhe denonconin bashkėvuajtėsit e tyre qė ishin futur nė kėtė grevė).

    Nė kėtė kontekst pra, ftesa qė i ėshtė bėrė Arvizusė ėshtė njė ide shumė gazetareske. Me siguri, Arvizunė e kanė ftuar pėr kėtė ēėshtje dhe tė tjerė nė studiot e tyre, por ai duhet ta ketė zgjedhur televizionin “ABC News” me njė synim tė qartė: ka dashur tė pėrcjellė mesazhet e njohura tanimė pikėrisht atje, nė atė televizion qė dallohet pėr njė linjė editoriale tė afėrt e ledhatuese me qeverinė e me mazhorancėn. Dhe mesazhet e tij ishin shumė tė forta. Mė kryesori i mesazheve ishte ai qė gazetat e kishin sintetizuar me frazėn e pėrdorur si titull “S’je i aftė tė negociosh me ata qė s’i sheh dot me sy? Ik, lėre politikėn, dhe hapu rrugė tė tjerėve ta bėjnė atė punė”.

    Njė pjesė tė intervistės, tok me kumtet e rėndėsishme, e lexova nė tė pėrditshmet e djeshme, por dikush mė cyti tė futesha nė versionin online tė televizionit “ABC News” pėr tė parė raportimin qė gazetarėt e atjeshėm i kishin bėrė intervistės qė anchorwoman-ja e tyre i kish marrė personalitetit mė tė rėndėsishėm nė Shqipėrinė e kėtyre kohėve (ėshtė i tillė, apo jo?). Me shumė gjasė, ėshtė i njėjti raportim qė ėshtė lexuar nga folėset e lajmeve tė kėtij televizioni. U futa nė sitin www.abcnews.al, klikova tek intervista e Arvizusė, dhe ja se ē’gjeta (po e publikoj tė plotė, me njė redaktim tė lehtė ortografik):

    “Ambasadori i SHBA-sė, Aleksandėr Arvizu i ftuar nė studion [e televizionit] “ABC News”, ka komentuar lidhur me grevėn e ish tė pėrndjekurve politikė. Sipas tij, vizita nė tendėn e grevistėve kishte si synim njohjen nga afėr tė kėrkesave tė tyre. ‘Ēėshtje e ndjeshme pėr shumė shqiptarė, njėkohėsisht dhe pėr mua dhe ndaj theksoj se grevistėt duhej tė ishin vizituar nga tė gjithė pėrfaqėsuesit politikė. Vizita ime ishte humane’, vlerėsoi Arvizu. Nė gjykimin e ambasadorit, dialogu ėshtė zgjidhja e vetme e ēėshtjes. ‘Kjo u pėrket shqiptarėve, SHBA mund tė luajė rolin e njė ure qė tė lartėsohet komunikimi, dhe jo ndėrmjetės i saj. Qeveria tė bėjė njė punė mė tė mirė, duke kontaktuar me njerėzit qė kanė kėto kėrkesa’, deklaroi ai. Sipas ambasadorit, pozita dhe opozita duhet tė bėhen pjesė e zgjidhjes, dhe jo e problemit. ‘Pėrdorimi politik i grevės nuk ėshtė zgjidhje. Si qeveria ashtu dhe opozita duhet tė zhvillojnė kontakte me grevistėt, pėr tė gjetur zgjidhje. Nė njė shoqėri demokratike, njėri prej detyrimeve ėshtė tė zhvillosh dialog, pavarėsisht se me cilėn palė”, vuri nė dukje ambasadori. Njėkohėsisht nė gjykimin e tij, ėshtė se pikėrisht kapėrcimi i grevės do ta ndihmonte Shqipėrinė nė rrugėn e saj drejt BE-sė. ‘SHBA mbėshtet integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe theksoj se plotėsimi i tre kushteve tė KE kėrkon domosdoshmėrisht vullnet nga palėt politike. Por njėkohėsisht i mėshoi faktit se kapėrcimi i grevės dhe zgjidhja e kėtij problemi do ta ndihmonte Shqipėrinė nė rrugėn drejt BE’, deklaroi Arvizu, gjatė intervistės sė tij.”

    Ky raportim nuk ka poshtė emrin e gazetarit, dhe shyqyr qė s’e ka. Ėshtė turp tė vėsh emrin poshtė raportimeve tė tilla, qė s’kanė asnjė lidhje me ngjarjen qė ato kanė nė fokus. Ėshtė aq e vėrtetė kjo kėputje mes raportimit e ngjarjes reale sa tė vjen tė besosh se nuk bėhet fjalė pėr intervistėn e ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu dhėnė Sonila Meēos sė televizionit “ABC News”, mė datė 16 tetor 2012, por pėr ndonjė intervistė tė dhėnė nga dikush tjetėr. Vetė Arvizu do jetė skandalizuar nga ky fakt, nėse ia kanė bėrė me dije. Dhe nė fakt ėshtė tamam njė skandal.

    Ambasadori duhet tė jetė menduar gjatė para se tė shkojė atje, dhe me siguri qė i ka shoshitur gjerė e gjatė, tok me kėshilltarė tė vetėt, mesazhet e forta qė ka dashur tė pėrcjellė. Ai nuk ėshtė se i lėshon ditė pėr ditė mesazhe tė tilla. Pėrkundrazi, ai ka 100 vjet qė nuk i jep gojės nė kėtė fare feje me kritika nė adresė tė Kryeministrit, e pėr ta dėgjuar tė flasė nė kėtė mėnyrė do na duhet tė presim nja 100 vjet tė tjera. Dhe keni parė ju? Pikėrisht nė kėtė moment atipik e tekanjoz tė jetės sė vet, dalin reporterėt e televizionit “ABC News” dhe ia zbutin, qullosin e sheqerosin fare atė intervistėn, aq sa ajo duket si e dhėnė prej Patozit, Nishanit, Pollos etj., apo nga vetė Arvizuja i 100 viteve mė parė.

    Personalisht, nuk kam ndonjė gjė me orientimin editorial tė kėtij televizioni. Ėshtė punė e tyre, dhe pikė. Madje, s’kam gjė kundėr edhe nė rrethanat, kur njė televizion do ta shihte tė udhės tė mos e jepte fare si lajm kėtė intervistė me njė ambasador. Por nga momenti qė e thėrret ambasadorin me bujė tė madhe tė japė njė intervistė nė njė program tė rėndėsishėm tėndin, dhe nga momenti qė ti vendos tė informosh mbi kėtė ngjarje, ėshtė krejt e pajustifikueshme tė bėsh kėtė raportim tė trukuar dhe ėshtė krejt e pafalshme qė njė gjuhė denoncuese tė dikujt ta pėrcjellėsh te spektatori si tė kundėrtėn e vet, d.m.th si njė mesazh mirėkuptimi, empatie e simpatie.

    “Qofshi ju qė jeni!”, mė vjen t’u them atyre qė i kanė bėrė, apo urdhėruar, raportime tė tilla.

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Hahahaha sa te trashe jane policet maloke te sales.
    Kan mare nje trafikant italian dhe e kane quajtur konsull qe gjoja i paska shitur makinen drejtuesit te greves e ky si ka dhene leket e e kane arrestuar.
    Eshte mbush shtypi italian me kete konsullin e rreme te Salisut.
    Albania Uber Alles

  9. #279
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Emrat e byroistėve qė morėn 55 mijė USD nga PS


    Ministri i Drejtėsisė, Eduard Halimi dhe ai i Financave, Ridvan Bode, iu pėrgjigjėn pyetjeve tė njė grupi deputetėsh pėr dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve. Halimi tha se gjatė viteve 1997-2005, kur nė pushtet ishin socialistėt, nuk ėshtė dhėnė asnjė fond pėr dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve, me pėrjashtim tė 15 personave, ish- udhėheqės tė lartė tė nomenklaturės komuniste dhe prokurorėve tė regjimit, shumė qė arrin nė 55 mijė USD. “Gjatė viteve 1997-2005, pėr ish-tė pėrndjekurit politikė tė regjimit komunist nuk ėshtė dhėnė asnjė lloj dėmshpėrblimi. Shuma e dhėnė nė favor tė tyre ėshtė zero. E pėrsėris, zero. Nė programet e kryeministrave qė ndėrroheshin ka pasur zero fjalė pėr ish-tė dėnuarit politikė. Ndonjė ēudi tė madhe nuk ndiej, me thėnė tė drejtėn, por sigurisht, ēudia mė e madhe ishte kur ndėrkohė qė u dhanė zero lekė pėr ta, janė shpėrndarė dėmshpėrblime pėr burgim tė padrejtė pėr ish-bllokmenėt e regjimit komunist, pikėrisht pėr ata persona, tė cilėt ishin persekutorėt e atyre 20 000 tė dėnuarve dhe internuarve politikė. Si nė asnjė vend tė Lindjes, kėtu qeveria socialiste e vitit 1999 dėmshpėrbleu jo tė persekutuarit, por persekutorėt”, u shpreh Halimi.



    Demshperblimet per ish-udheheqesit komuniste


    1- Ramiz Alia 6.060.000 lekė
    2- Arianit Ēela 7.300.000 lekė
    3- Rapi Mino 3.350.500 lekė
    4- Lenka Cuko 5.575.000 lekė
    5- Prokop Murra 9.040.000 lekė
    6- Simon Stefani 6.200.000 lekė
    7- Qirjako Mihali 5.625.000 lekė
    8- Rita Marko 1.790.000 lekė
    9- Sokrat Plaka 10.650.000 lekė


    Marre nga Panorama.com.al
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #280
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA Online, 17 Tetor, 2012

    Indiferentizmi i fajshėm ndaj ish- tė pėrndjekurve politikė
    Nga Albert Pali*

    Si shumė shqiptarėve tė tjerė, ajo qė mė ka bėrė njė pėrshtypje tė madhe kėto javė tė grevės sė ish- tė pėrndjekurve politikė, ėshtė indiferenca e mbarė shoqėrisė shqiptare ndaj vetėflijimit tė tyre.

    Nga emrat dhe nga historitė e tyre kuptohet se mes tyre ka katolikė, myslimanė dhe ortodoksė. Duke parė sesi kėto njerėz po bėnin edhe hapin mė ekstrem, duke treguar njė “pėrbuzje” ndaj jetės pėr tė afirmuar tė drejtat e tyre, do tė kisha pritur qė eksponentėt e kishės katolike shqiptare tė kishin shkuar pėr t’u ndenjur afėr dhe pėr t’u dhėnė forcė e kurajė, por kjo gjė nuk ndodhi.

    Kemi parė nė televizion sesi Berisha ka marrė mikrofonin brenda nė kisha katolike (rasti i rivarrimit tė eshtrave tė mons. Nikollė Kaēorrit nė Durrės) si dhe nė mbledhjen e konferencės sė ipeshkvinjve tė Shqipėrisė pėr tė shpalosur si gjithmonė sukseset e qeverisė sė tij dhe askush nuk ka reaguar, ndėrsa sot kisha katolike nuk prononcohet pėr vetėflijimin e bijve tė saj.

    Nga ana tjetėr njė hap i tillė nuk u krye as nga drejtuesit e komunitetit mysliman dhe ortodoks. Ėshtė shumė e trishtė po tė mendojmė se disa komunitete fetare nė Shqipėri ngrenė zėrin vetėm kur bėhet fjalė pėr marrjen e pronave tė tyre, apo janė tė gatshme tė reagojnė pėr ngjarje qė ndodhin nė Palestinė apo nė Amerikė, ndėrsa pėr njerėz qė digjen nė mes tė Tiranės nuk kanė asnjė fjalė tė vetme.

    Lexova kėto ditė nė gazeta sesi njerėz tė afėrt me pushtetin e Berishės bėrtisnin me tė madhe se ish- tė burgosurit nuk pėrfunduan nė burgjet e Enver Hoxhės pėr tė marrė sot shpėrblime dhe para.

    Kėta zotėrinj qė mundohen me retorikėn e tyre tė demaskojnė veprimin politik tė grupit tė grevistėve injorojnė faktin qė ligji kudo nė botėn e qytetėruar parashikon pėr ēdo sasi dėmi qė pėson njė individ njė dėnim dhe njė dėmshpėrblim. Fajtorėt duhet tė paguajnė shpenzimet e procesit gjyqėsor dhe njėkohėsisht ndodh qė duhet tė dėmshpėrblejnė medoemos tė dėmtuarin. Nė rastin e ish tė burgosurve politikė kemi jo vetėm dėmshpėrblimin pėr privacionin e padrejtė tė lirisė nga ana e njė partie/shtet por edhe shpėrblimin e viteve tė punės sė detyrueshme qė kanė bėrė. Dėmshpėrblimin e parashikon ligji dhe jo ana subjektive e individit, prandaj dhėnia e tij ėshtė krejtėsisht e pavarur nga vullneti i tė dėmtuarve. Kėrkesat e tyre janė plotėsisht tė drejta, nė linjė me ligjin nė fuqi dhe me tė gjitha konventat ndėrkombėtare.

    Nga ana tjetėr kėto dėmshpėrblime nuk mund tė dilacionohen pafundėsisht nė kohė, pse arsyeja e legjislatorit ka parasysh kufizimet kohore brenda tė cilave i dėmtuari duhet tė zhdėmtohet, duke qenė se ėshtė e drejta e tij tė gėzojė nė kėtė jetė atė qė i takon me ligj.

    Kujtoj sesi para disa muajsh brenda njė nate u sajua njė grup intelektualėsh, mes tyre edhe ndonjė nėntėdhjetėvjeēar qė zor se kupton se nė ē’botė ndodhet, dhe u firmos njė peticion qė kėrkonte Fatos Nanon si president tė Shqipėrisė. Sot nė Tiranė nuk ėshtė e mundur qė elitat shqiptare tė firmosin njė peticion pėr tė drejtat e grevistėve? Vallė ata njerėz qė prej javėsh vuajnė nė tenda dhe durojnė talljet e fyerjet e makinės propagandistike tė Berishės kanė mė pak dinjitet se Nanoja?

    E gjithė kjo nuk e nderon shoqėrinė shqiptare, pse tymi i atyre njerėzve qė digjen nė Tiranė tashmė ka nisur tė shihet edhe nė Bruxelles e gjetkė e kjo gjė nuk sjell asnjė shpresė tė mirė pėr ne.

    *Autori ėshtė cand. jur. nė Universitetin e Kopenhagenit

Faqja 28 prej 37 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •