>>> Ky vend, eshte akoma ne komunizem prandaj u thoni te gjitheve te mos sillen sikur jane ne demokraci. Kjo i demton ata.
> Shikoni ata qe i lepihen pushtetit, jane po te njejtit qe ishin dje, asgje nuk u ka ndodhur dhe jetojne per bukuri. Imagjinoni sa vrasje jane bere per 50 vjet dhe askush nuk u denua.
> Nga njera ane me vjen mire qe ata qe e mbeshteten me verberi nje neodiktator po shkelen me kembe prej tij por me vjen keq perseri sepse edhe ata te shkretet, vetem tek kjo parti shihnin veten dhe te drejtat e tyre. Ata ishin thjeshte demokrate.
> Qeveria do i kete bere llogarite qe sillet keshtu me keta te mjere. Ose nuk i del hesapi me leket ose nuk i duhen me votat e tyre ose e ka mbledhur mendjen qe nuk fiton me dhe po i hedh rruges disa ngarkesa.
> Ah se harrova, duke qene se qeveria po shkel ligjin dhe me keq nuk ka ku te shkoje, turp te kene institucionet e ndryshme per te drejtat e qytetareve, partite politike dhe institucionet fetare. Te pakten keto te fundit duhet te jene me aktive dhe jo te qendrojne pa folur kur dalin te verberit, tetraplegjiket apo te perndjekurit ne greve urie dhe i kapin me shkelma dhe i cojne ne shtepi. Keto jane greva deshperimi nuk jane greva politike por edhe sikur te ishin nese ato jane te drejta ato jane legjitime dhe te ndershme.
Krijoni Kontakt