TIRANĖ - Gjykata e Tiranės ka vendosur sot shpėrndarjen e grevės sė urisė sė ish-tė pėrndjekurve politikė, grevė e cila sot ka hyrė nė ditėn e 26 tė saj.
Kėtė vendim gjykata e ka marrė, duke pasur parasysh njė padi nga ana e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, e cila e konsideron grevėn tė paligjshme, sepse nė tė janė kryer vepra penale.
Ndėrkohė qė, gjendja shėndetėsore e grevistėve ėshtė rėnduar sė tepėrmi dhe ata ditėt e fundit po kėrkonin tė uleshin tonet e ashpra e tė shtroheshin nė bisedime me qeverinė, e cila nga ana e saj ka pėrsėritur se, kundrejt tyre ka zbatuar ligjin, pa dėrguar asnjė pėrfaqėsues tė saj te grevistėt.
Grevistėt: "Nuk e njohim gjykatėn"
Nga ana e tyre, grevistėt kanė reaguar se nuk do tė largohen nga ēadrat dhe nuk e njohin vendimin e gjykatės. Por dhe nėse i nxjerrin me forcė, ata do ta zhvendosin grevėn diku tjetėr, ndėrkohė qė forcat e tyre po shterrojnė. Ata e kanė quajtur tė turpshėm dhe mungesė lirie vendimin e gjykatės. "Nė kundėrshtim me tė drejtat e individit pėr tė protestuar", janė shprehur njėzėri ata.
"Ne nuk kemi forcė fizike tė pėrleshemi me policėt, ata janė rrogtarė tė thjeshtė. Por nuk do tė duam tė largohemi nga ēadrat. E nėse e bėjnė me forcė, do digjemi pėrpara Parlamentit. Doktori pa zemėr nuk ka zemėr tė shohė dhimbjen tonė. Por bashkė me djegien tonė do tė digjet pėrfundimisht edhe karriera e tij politike", kanė thėnė grevistėt Lamaj dhe Kollēaku. "Berisha iku dhe la urdhėrat prapa. Kėto nuk janė zgjidhje. Zgjidhja ėshtė siē tha dhe ambasadori amerikan dje, uluni dhe diskutoni. Nėse kėta njerėz nxirren me vendim gjykate, qė dihet se nė dorė tė kujt janė, ne deklarojmė se nė Shqipėri ekziston njė diktaturė e re, qė vepron nė mėnyrat mė brutale dhe veprimi qė bėhet me ne bėhet me ēdo qytetar. Berisha: Ose hiq vendimin, ose do tė bėhet gjak, do tė digjemi para Parlamentit", ka thėnė koordinatori i grevės, Skėnder Tufa.
"Kjo ėshtė e turpshme. Ne duam qė, siē kanė vdekur shokėt tanė, tė vdesim edhe ne", ėshtė shprehur Fatmir Lamaj pėrpara mediave, tė cilat i ka falenderuar pėr transparencėn, e pas vendimit pėr pezullimin e grevės sot ka pasur rėnie tensioni dhe gjendje parainfarkti dhe ėshtė ēuar me urgjencė nė spital. Mjekėt sė fundi kanė sqaruar pėr televizionin A1 Report, se Lamaj po mbahet nė reanimacion dhe ėshtė stabilizuar. Sipas tyre, Lamaj erdhi me aritmi nė zemėr.
Grevistėt e njė ideali mė tej kanė shtuar se "ata janė pa punė e pa para, e kėrkojnė dėmshpėrblimin e pamarrė, e jo siē gėnjen Berisha, se e paska zbatuar ligjin dhe ua ka dhėnė ato." Grevisti Asllan Patrioti nė njė deklaratė tė ashpėr theksoi se, nėse pėrdoret forca kundėr grevistėve, do tė ketė viktima.
Arvizu-Sequi
Ambasadori amerikan Arvizu dhe ai i BE-sė, Ettore Sequi, i kanė vizituar grevistėt gjatė ditėve tė tyre tė grevės dhe pikėrisht mbrėmė Arvizu ka kėrkuar dialog tė qeverisė me ta, pasi ēėshtja e tyre sė pari ėshtė humanitare. Ndėrsa Ettore Sequi, sot nėpėmjet ekranit televiziv ka kėrkuar qė shmangen aktet vetėflijuese dhe tė rinisė dialogu.
Amnesty International
Amnesty International ka reaguar ashpėr ndaj qeverisė pėr grevėn e ish-tė pėrndjekurve politikė nė Shqipėri. AI i ka bėrė thirrje qeverisė qė tė respektojė tė drejtat e tyre dhe tė nisė dialogun me ata.
“Amnesty International mirėpret takimin fillestar tė premten e shkuar, qė u zhvillua pas ndėrhyrjes sė ambasadės sė SHBA dhe delegacionit tė BE, mes grevistėve dhe presidentit Bujar Nishani. Megjithatė, kryeministri Sali Berisha ka vazhduar tė theksojė se protestuesit janė tė motivuar politikisht. Amnesty International i kėrkon atij qė tė adresojė shqetėsimet e tyre dhe tė sigurojė qė dėmshpėrblimi tė paguhet menjėherė, pasi ata kanė marrė vetėm 1/8 e dėmshpėrblimit”, thuhet nė deklaratėn e AI.
/Shekulli Online/
Arvizu: Qeveria tė dialogojė, ndryshe tė largohet
Shkruar nga: TemA
Ambasadori amerikan: Politikanėt shqiptarė janė mė tė kėqijtė pėr komunikim, tė tmerrshėm
Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, zgjodhi njė ekran pro qeveritar si ABC News pėr tė folur pėr ēėshtjen e ish- tė pėrndjekurve dhe grevėn e tyre tė urisė.
Ambasadori amerikan tha nė fillim tė intervistės se nuk mund tė mos shkonte pėr tė dėgjuar grevistėt pėr problemet e tyre.
Duke folur pėr aktet e vetėdjegies, ai tha se: duhet tė ketė njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė shprehur ankesat e tua se dhuna ndaj vetes.
Por ambasadori amerikan u tregua i ashpėr kur tha se nėse qeveria nuk dialogon, atėherė duhet tė largohet.
Nė njė shoqėri demokratike qeveria duhet tė bėjė dialog edhe me ndonjė grup qė nuk i pėlqen, pasi ėshtė detyra jote sepse je zgjedhur. Nėse kjo ėshtė e parehatshme, atėherė abdiko nga pozita, largohu dhe lė dikė tjetėr, tha ai.
I pyetur pėr ēėshtjen e pėrdorimit tė grevės nga politika, ai tha: pyetja qė dėgjon mė shumė kėto ditė ėshtė se a ka manipulim me kėtė grevė. Por kjo nuk ėshtė pyetja mė aktuale. Pėr mua kjo ėshtė njė pyetje e pafrytshme. E them kėtė me shumė respekt pėr ndjenjat e njerėzve.
Madje ambasadori ka sjellė shembullin e Kamboxhias, ku edhe ka shėrbyer. Ai tha se nė atė vend njė ēėshtje kryesore ka qenė gjykimi i drejtuesve tė Kmerėve tė Kuq. Ai solli nė studio njė libėr, pėr historitė e tmerrshme tė regjimit brutal tė tyre.
Arvizu tha se pėr amerikanėt, tė pėrndjekurit nuk janė statistikė, duke dhėnė kėshtu njė pėrgjigje pėr qeverinė, qė pėrgjigjet me statistika ndaj njė greve urie.
Arvizu tha se qeveria mund tė kontaktojė me grevistėt pa letra e dokumente, por pėr ti dėgjuar.
Mendoj se qeveria mund tė bėjė njė punė mė tė mirė pėr tė komunikuar me njerėzit qė kanė kėto ankesa veēanėrisht, tha ai.
I pyetur pėr rolin e ndėrkombėtarėve nė ndėrmjetėsimin e kėtyre ēėshtjeve, ai tha: e di qė ndonjėherė ndėrkombėtarėt mund tė luajnė rolin e njė ure qė tė lehtėsohet komunikimi. Jo qė tė shėrbejė si ndėrmjetės, por qė tė lehtėsojė njėfarė komunikimi.
Dhe nisur nga problemi i komunikimit, Arvizu preku njė plagė tė kėtij tranzicioni.
Nga tė gjitha vendet ku kam shėrbyer, kam gjetur qė zyrtarėt e politikanėt shqiptarė janė komunikuesit mė kėqij, tė tmerrshėm, tha ai.
Mė duket se nėse qeveria do kishte dashur tė kishte njė komunikim tė sinqertė me ta, me kamera apo pa kamera, mund ta kishte bėrė, por gjithnjė nėse do tė kishte dashur,
Albania Uber Alles
Shkrimtari Rexhep Qosja ėshtė shprehur se pėrgjegjės pėr grevėn e urisė tė ish tė pėrndjekurve ėshtė Kryeministri.
“Duhet tė jesh ndjenjėrisht i topitur,shpirtėrisht i shkretėtuar dhe politikisht i verbėr ta shikosh vetėdiegijen e njerėzve me mėnjanėrinė provokuese me tė cilėn po e shikon qeveria shqiptare me kryeministrin Sali Berisha nė krye”, pohon ai nė njė shkrim pėr “GSH”-nė.
Qosja thekson se Berisha ka ndėrmend sėrish tė shpallet fajtor edhe me kėtė kauzė.
“Siē ėshtė fajtori kryesor pėr shumė vdekje dhe vrasje nė vitin 1997, siē ėshtė fajtori kryesor pėr tragjedinė e Gėrdecit, siē ėshtė fajtori kryesor pėr vrasjen e katėr protestuesve mė 21 janar 2011, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, duket tė jetė fajtori kryesor, nė tė vėrtetė shkaktari kryesor i tragjedisė shqiptare qė po ndodh nė grevėn e ish tė burgosurve politik qė 24 ditė”, shprehet Qosja.
Ai thekson se Berisha ėshtė fajtor sepse ai qeveris me kanun.
“Ky njeri qė qeveris Shqipėrinė, nė tė vėrtetė qė sundon Shqipėrinė, kur e kur, si e thotė vetė, me forcėn e hekurt tė ligjit, e shumė mė shpesh me forcėn e hekurt tė kanunit, me gėnjeshtra, me shantazhe, me kėrcėnime, me mashtrime e me mjete tė tjera parapolitike, tiranike e despotike, po i hedh apo mundet benzinė grevės sė ish tė burgosurve”, deklaron Qosja.
Shkrimtari ėshtė shprehur se solidarizohet me ish tė pėrndjekurit politik, por iu thotė jo akteve tė vetėdjegieve.
“Doja t’ju them atyre se me grevėn dhe vetėdjegiet nuk do ta zgjidhin ēėshtjen mė tė madhe tė Shqipėrisė sot: ēėshtjen 22 vjeēare tė quajtur Sali Berisha”.
Sipas Qoses pritja dhe shpallja “Qytetar Nderi” e kryeministrit nė Deēan tė Kosovės reflekton se klasa politike e Kosovės nuk kupton politikisht dhe nuk vlerėson historikisht se ē’po ndodh nė Shqipėri.
“Derisa numėr gjithnjė mė i madh i shqiptarėve kudoqofshin ata dhe numėr gjithnjė mė i madh i mediave nė Evropė e dėnojnė sjelljen politike dhe ēnjerėzore tė kryeministrit tė Shqipėrisė ndaj ish tė burgosurve politikė dhe vetėdjegies sė disa prej tyre, nė Gjakovė dhe nė Deēan, para katėr ditėsh ai u prit siē nuk priten mė vrasėsit politikė nė botė”, tha Qosja.
Fatmir Lamaj vs. Sali Berisha dhe…Robert Mubage
Nga Eduard Zaloshnja
Kur bebeja Sali i Berishajve tė Vuēidolit lėshoi klithmėn e parė nė kėtė botė, dy gjyshėrit e Fatmir Lamajt po luftonin dhėmbė pėr dhėmbė me forcat komuniste nė Labėri. Ndėrkohė, babai i bebushit Sali mirėpriste ardhjen e komunistėve nė pushtet dhe, eventualisht, e dėrgoi tė djaloshin Sali me njė valixhe druri nė Tiranė, pėr tė filluar ngjitjen meteorike nė karrierėn mjekėsore dhe nė aktivitetin nė radhėt e Partisė sė Punės.
Kur Sali Berisha voziste me varkė nė Drilon tė Pogradecit me tė birin e Enver Hoxhės, dy gjyshėrit e Fatmir Lamajt kishin vite qė u ishin kalbur eshtrat, pas pushkatimit nga partia e babait tė shokut vozitės tė Sali Berishės (ku ky i fundit militonte) dhe, ndėrkohė, rreth 100 vjet burg politik ishin akumuluar nė fisin Lamaj.
Kur Sali Berisha dėshmonte nė gjyqin kundėr heroit anti-komunist Hysen Shoshori, Fatmir Lamaj u arrestua, pėr t’i shtuar edhe njė dekadė tjetėr shekullit tė burgut politik tė akumuluar nga fisi i tij. Dhe kur Sali Berisha kujdesej pėr shėndetin e Hysni Kapos, Fatmir Lamaj torturohej ēnjerėzisht nė birucat e burgjeve tė labit Kapo.
Nė vitin 1991, rrugėt e jetės sė Saliut dhe Fatmirit u takuan nė Vlorė. Saliu, pasi ishte larguar nga partia e babait tė shokut tė tij tė vozitjeve nė Drilon, kishte dalė nė krye tė Partisė Demokratike dhe, gjatė fushatės zgjedhore tė atij viti, e takoi Fatmirin e sapoliruar nga burgu. Qė prej atij viti e deri nė 2009-ėn, Fatmiri votoi rregullisht pėr Partinė Demokratike, sepse, nga shtrėngimi i dorės qė kishte bėrė me ish-komunistin Berisha, kishte krijuar njė bindje tė brendshme se ishte penduar sinqerisht pėr militimin nė partinė qė i kishte shkatėrruar jetėn atij dhe gjithė fisit tė tij.
Madje, nė vitin 2004, njė fotografi e madhe e Fatmirit tė pėrgjakur gjatė njė protestė kundėr qeverisė Nano, ishte pėrbri njė editoriali tė Sali Berishės nė gazetėn Rilindja Demokratike, ku ky i fundit argumentonte se pėrse duhej bėrė njė dėmshpėrblim i menjėhershėm e i plotė i martirėve si Fatmir Lamaj.
Thyerja e Fatmirit me Saliun ndodhi pas zgjedhjeve tė 2009-ės, kur sorrollatjet pėr tė marrė kėstet e dėmshpėrblimit tė premtuar nga Saliu para zgjedhjeve, e bindėn mė sė fundi se atij i interesonte vetėm vota e tė burgosurve politikė dhe jo dėmshpėrblimi dinjitoz i tyre. Dhe kur mori vesh se bashkėvuajtėsit e tij ishin futur nė grevė urie nė Tiranė, Fatmiri hipi nė njė furgon dhe shkoi e u ngujua edhe ai me ta.
Dhe vijmė kėshtu tek dita e pardjeshme. Pardje, Saliu festoi me familjarėt e tij datėlindjen, ndėrsa Fatmirit i kishin ardhur familjarėt ta vizitonin, por grupi policor i drejtuar nga njė tropojan besnik i Saliut, nuk i lejoi tė futeshin nė ēadrėn e grevės… Saliu gėzon shėndet tė plotė, ndėrsa Fatmirin deshin ta dėrgonin mjekėt nė spital, por ai refuzoi tė dilte nga greva…
Dhe ironia nuk mbaron me kaq. Nė ditėn kur Fatmiri u deklaroi mjekėve se do tė vetėflijohej, Saliu u deklaroi deputetėve tė tij, me rastin e datėlindjes sė vet, se do tė jetojė edhe 34 vjet tė tjera dhe se do tė qeverisė edhe kaq vjet sa ka qeverisur… Dhe kjo deklaratė e Saliut na ēon 10 mijė kilometra nė jug tė Shqipėrisė, ku 88-vjeēari i rrjedhur nga trutė Mugabe po garon pėr t’u rizgjedhur pėr tė n-tėn herė president i Zimbabves…
Genjeshtra tjeter banale e qeverise per ish te perndjekurit, eshte manipulimi me 2200 apartamente qe qeveria pretendon se i ka dhene FALAS.
Kur u percaktua vlera per ditet e demshperblimit te burgut, QEVERIA U ZBRITI NGA SHUMA E DEMSHPERBLIMIT NGA 13-15 MILION LEKE TE VJETRA ATYRE QE KISHIN MARRE APARTAMENTE NE VITET 90.
PRA ATA ISH TE PERNDJEKUR QE MOREN APARTAMENTE I KANE BLERE .
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
Grevisti Lamaj pėrfitoi nga privatizimet e Berishės dhe dėmshpėrblimin
Privatizoi dhe shiti ish-postėn kufitare
Fatmir Lamaj ėshtė njė ndėr grevistėt e urisė, tė cilėt kanė mashtruar nė media se ndodhen nė kėtė grevė urie, pasi qeveria nuk i ka dhėnė atij dėmshpėrblimin financiar. Ndryshe nga shumica e mbi 20 mijė tė pėrndjekurve politikė tė diktaturės komuniste, Lamaj jo vetėm ka pėrfituar mijėra dollarė, por ka pėrfituar edhe nga privatizimi i ish-Postės Kufitare nė Manastir nė Sarandė gjatė vitit 1996. Pasi e ka shndėrruar kėtė objekt nė biznes, Fatmir Lamaj e ka shitur atė duke pėrfituar njė shumė tė konsiderueshme. Kėtė fakt nuk e ka mohuar dje as vetė grevisti Lamaj gjatė njė reagimi mediatik. "Hipotekat sot kanė akses pėr ēdo qytetar, me pėrjashtim tė njė reparti ushtarak qė u nda me njė shokun tim bashkėvuajtės", deklaroi dje grevisti Fatmir Lamaj, i cili nė ditėt e para tė grevės deklaronte pėr mediat se nuk ka marrė asnjė pėrfitim nga qeveria si ish-i pėrndjekur. Por mashtrimi i Lamajt shkon edhe mė tej. Lamaj ka pėrfituar edhe kėstin e parė tė dėmshpėrblimit, i cili shkon nė 5 mijė e 600 dollarė, ndėrsa ėshtė nė pritje tė kėstit tė dytė dhe favorizohet tė dėmshpėrblehet nė listat e para, pėr shkak tė vendimit tė qeverisė pėr tė dėmshpėrblyer fillimisht me kėstin e dytė ish-tė pėrndjekurit politikė nėn moshėn 65 vjeē. Gjithashtu, grevisti Lamaj si i pėrndjekur politik ėshtė favorizuar pėr t'u punėsuar nė administratėn shtetėrore. Nė vitet e para tė demokracisė, Lamaj ka qenė shef i rendit nė qytetin e Sarandės, ndėrsa deri ditėn e sotme me ndėrhyrjen e Institutit tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė, ai ėshtė punėsuar si punonjės i administratės shtetėrore. Gjithashtu, njė nga ish-tė pėrndjekurit politikė qė ėshtė futur nė grevėn e urisė, Shpėtim Karamuēa nga Elbasani ėshtė njeriu, i cili ka pėrfituar shtėpi banimi prej Berishės, si dhe ka marrė kėstin e parė tė parave dhe ėshtė nė pritje tė kėstit tė dytė. Shtėpia e Karamuēės e pėrfituar nga fondi i banesave tė dhėna pėr shtresėn e ish-tė pėrndjekurve politikė ndodhet nė lagjen "5 Maji" tė Elbasanit. Apartamenti i tij konsiderohet i bollshėm, pasi ka pėrfituar dy dhoma dhe njė kuzhinė dhe gjendet nė katin e dytė. Karamuēa nuk ka paguar asnjė qindarkė pėr kėtė shtėpi, pasi e ka pėrfituar atė falas. Po ashtu, Gjergj Ndreca ėshtė njė ndėr grevistėt, i cili deklaroi se po hyn nė grevė urie, pasi qeveria Berisha nuk e ka dėmshpėrblyer me asnjė lek. Ndreca ka mundur tė pėrfitojė nga politikat favorizuese tė qeverisė Berisha pėr ish-tė pėrndjekurit politikė jo pak. Me letrat me vlerė qė qeveria Berisha u ofroi kėsaj shtrese tė nderuar qė nė mandatin e parė, Ndreca mundi tė privatizojė fabrikėn e miellit nė Laē, duke u bėrė aksioneri kryesor i saj. Nė regjistrat e privatizimeve rezulton se, Ndreca ka mundur po ashtu tė privatizojė edhe kompleksin e rritjes sė derrave po nė Laē. Kėtė kompleks, Ndreca e ka privatizuar sė bashku me kushėririn e tij, Nue Lushi. Tė dy rezultojnė se kanė pasur nga 50% tė aksioneve nė kėtė kompleks. Konfirmohet, se Ndreca e ka shitur pjesėn e tij tė aksioneve tė kompleksit tė derrave, duke pėrfituar prej saj shumėn e 120 milionė lekėve. Kjo tregon fare qartė angazhimin e qeverisė jo vetėm pėr tė dėmshpėrblyer ish-tė pėrndjekurit politikė, por edhe pėr tė ndihmuar nė integrimin e tyre social. Gjithashtu, kėto tė dhėna hedhin poshtė deklaratat e kėtij grupi ish-tė pėrndjekurish politikė se, greva e urisė ėshtė pėr arsye tė mosvėmendjes sė qeverisė Berisha ndaj kėsaj shtrese.
Kreshnik MERSINLLARI
"They will not control us, We will be victorious"
Topi: Indiferentizmi ndaj ish-tė pėrndjekurve politikė, kriminal
Kryetari i partisė “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi ka deklaruar sot nga qyteti i Elbasanit se indiferentizmi nga ana e qeverisė ndaj grevės sė urisė tė ish tė pėrndjekurve politik ėshtė kriminal.
Sipas tij, qeveria nuk ka pasur nė plan tė parė qytetarin, por veten dhe familjarėt e saj.
Ndėrsa ka zhvilluar njė takim me mbėshtetėsit e FRD-sė nė qytetin e Elbasanit , Topi ka theksuar se kjo parti do tė dijė tė komunikojė me qytetarėt.
“Partitė e vjetra mashtrojnė me premtimet e tyre, por FRD-ja do tė mbajė premtimet”, tha Topi.
Kesti u jepet me pare atyre nen 65 vjec?pastaj atyre mbi 65?
Krijoni Kontakt