Close
Faqja 17 prej 37 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 369
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    lol kur jane zgjedhjet se kudo qe shkoja ia benim spitali do inagurohet para zgjedhjeve, shkolla do hapet para zgjedhjeve rruget do perfundohen para zgjedhjve. shume supriza per popullin shqiptare para zgjedhjeve! Lum si populli qe vetem para zgjedhjeve do jetoj tani per tani ler te vdesin kur te semuren, mos te mesojne ne shkolla, mos te perdorin rruget. btw PD & PS the same SH*t jane askush smendon per te drejtin!
    E kan qejf me gunga merr vlla ! I drejti nuk iu bo pune ......ha...ha...ha... E di si e dune ata ? Mos t'i vrasesh , por t'i mbledhesh diku qe te gjithe dhe t'ua hysh ne dru , cdo dite , 24 ore , per nji vit rresht ...! Dhe pastaj t'i hypesh ne gomone dhe t'i nisesh per ne Itali po mberriten ..... Ta provojne nje here per nje vit ate qe iu kane bere te tjereve per shume vjet ..... !

  2. #162
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    A u dogj ndonje sot? Pashe ato 2 te paret qe I vune flaken vetes. Scary! Nje pyetje kam une; sa vjece Jane keto te perndjekurit qe Kane hyre ne greve dhe keto 2 qe u dogjen?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #163
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Pikerisht se nuk jemi nga 20 vjec po te them.
    Kerkon te te tregoj historite horor te jetes time???
    Lol nuk jam ketu per kete. Nese e permenda si fakt , ishte per aresye se dikujt i duhej bere e qarte se demokracia nuk erdhi vete.
    Sa genjen dhe ti. Pa he na trego c'sakrifica bere?!!! te shohim c'quan sakrifice ti. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ish- i burgosuri Sami Repishti: Topalli si Ponc Pilati

    Ish- i burgosuri Sami Repishti: Topalli si Ponc Pilati

    11 Tetor 2012 | : Politikė | Autor: Gazeta Shqip

    Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, ish-i burgosuri politik Sami Repishti thotė se shoqėria shqiptare po tregon njė dobėsi morale me heshtjen qė ka mbajtur ndaj ēėshtjes sė ish tė burgosurve tė komunizmit. Zoti Repishti ka vuajtur 10 vjet nė kampet e punės nė Shqipėri dhe tani jeton nė Nju Xhersi.

    “Greva e urisė, sikurse e dini, ėshtė forma mė ekstreme e protestės. Nė qoftė se sot ish-tė persekutuarit protestojnė, kjo tregon se ekstremi i zhgėnjimit tė tyre nga pushteti nė fuqi ėshtė i plotė. Pushteti nuk dėgjon sepse nuk kupton heshtjen e rėndė tė krimit qė bėhet ndaj ish tė burgosurve, ish- tė persekutuarėve. Presidenti bėri njė deklaratė jo dinjitoze duke thėnė se “duhet njė dialog, por unė nuk mund tė pėrfshihem.” Kush mund tė pėrfshihet nė qoftė se Presidenti nuk mund tė pėrfshihet? “Akuzat publike mė kanė distancuar,” thotė ai. Por si mund tė mos e quash kėtė njė aksion politik kur atyre u mohohen tė drejtat mė elementare? Kryeministri hesht sepse nuk ka ēfarė tė thotė, pėrveē sharjeve. Kryetarja e parlamentit ka reaguar si Ponc Pilati, “unė nuk kam gjė pėr tė thėnė,” thotė. Dhe ajo vjen nga njė familje e persekutuar. Ndėrkaq, viktimat e grevės sė urisė tentojnė vdekjen nė formėn mė tė vėshtirė, me anė tė vetėdjegies”, ka thėnė Repishti.

    Mė tej ai e ka konsideruar si tė turpshme deklaratėn e ministrisė sė Financave. “Si mund tė justifikohet qeveria se ka mbajtur premtimin e saj, ndėrkohė qė nuk u ka dhėnė atyre shtatė kėste tė tjerė, por u ka dhėnė vetėm njė? Kjo ėshtė njė manovėr e padrejtė. Ēėshtja e buxhetit ėshtė diēka qė ėshtė rregulluar mė pėrpara dhe nuk ėshtė diēka qė e ka gjetur qeverinė tė papėrgatitur. Ose qeveria ka konsumuar paratė e ish tė burgosurve pėr probleme tė tjera, ose qeveria ėshtė krejtėsisht e papėrgjegjshme dhe nuk dėshiron t’i paguajė ata”.

    Nė fund Repishti, i ka kėshilluar ish-bashkėvuajtėsit e tij tė mos sakrifikojnė jetėn. “Ish tė- burgosurit, kolegėt e mij qė janė sot nė grevė urie, duhet tė dėgjojnė kėshillėn e ambasadorit amerikan Arvizu. Mos u sakrifikoni. Mos e sakrifikoni jetėn. Jeta ėshtė gjėja mė e shenjtė. Unė jam dhe pak fetar: jeta ėshtė dhuratė e Zotit, nuk ka tė drejtė tė ta marrė njeriu, sepse vetėm Zoti e ka dhėnė dhe ai e merr. Prandaj, demonstroni nė mėnyrat mė tė forta tė mundshme, por pa sakrifikuar jetėn sepse ėshtė njė sakrificė tepėr e madhe dhe nuk justifikohet me ēėshtjen e kėrkesave qė bėni ju sot”, ka thėnė ai. (Marrė me shkurtime nga VOA)

    11 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #165
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hej Xhuxhu
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Degjova sot ne tv se a familjaret e Ndreces a te atij qe mendohet se i ka vene zjarrin jetojne jashte. Jane me pushime apo rezident te perhershem jashte shtetit?

    Ne te dyja rastet tregon qe situata ekonomike per te cilen jane futur ne greve, nuk eshte ne gjendjen ne te cilen ata e pershkruajne...
    me vjen keq per ty, qe ke degraduar kaq shume ne mendime, epo ju ka hedhur saliu trute e veshgjatit.

    ti dhe familja jote qe jeton jashtshtetit e djeg veten 50% per politike?

    shko jeto me ta pak kohe, dhe pastaj te te shohim si cdo besh ti per proteste.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Repishti: Shoqėria shqiptare po tregon dobėsi morale me heshtjen ndaj tė burgosurve

    Repishti: Shoqėria shqiptare po tregon dobėsi morale me heshtjen ndaj tė burgosurve

    Intervistė me ish tė burgosurin politik tė komunizimit, Sami Repishti


    Ilir Ikonomi

    10.10.2012
    Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, ish i burgosuri politik Sami Repishti thotė se shoqėria shqiptare po tregon njė dobėsi morale me heshtjen qė ka mbajtur ndaj ēėshtjes sė ish tė burgosurve tė komunizmit. Zoti Repishti ka vuajtur 10 vjet nė kampet e punės nė Shqipėri dhe tani jeton nė Nju Xhersi.

    Zėri i Amerikės: Zoti Repishti, greva tė ish tė pėrndjekurve politkė tė regjimit komunist nė Shqipėri ka patur edhe mė parė, por mė nė fund, opinioni publik duket se ėshtė sensibilizuar paksa, pas pėrpjekjes pėr vetėflijim tė zotit Gjergj Ndreca, ashtu siē ishte edhe rasti i sotėm me zotin Lirak Bejko. Mediat po flasin mė shumė dhe qeveritarėt po detyrohen tė thonė diēka. A mendoni se grevistėt ia kanė arritur qėllimit?



    Sami Repishti: Para sė gjithash, dėshiroj t’u paraqes ngushėllimet e mia familjes sė zotit Gjergj Ndreca dhe zotit Lirak Bejko, tė dy bashkėvuajtės tė mij dhe luftėtarė pėr demokraci. U uroj atyre tė kenė shėrim tė shpejtė e tė plotė. Nė lidhje me pyetjen tuaj, unė besoj se greva e ka sensibilizuar opinionin publik, por jo nė njė mėnyrė tė mjaftueshme dhe nuk ka influencuar autoritetet qeveritare. Greva e urisė, sikurse e dini, ėshtė forma mė ekstreme e protestės. Nė qoftė se sot ish tė persekutuarit protestojnė, kjo tregon se ekstremi i zhgėnjimit tė tyre nga pushteti nė fuqi ėshtė i plotė. Pushteti nuk dėgjon sepse nuk kupton heshtjen e rėndė tė krimit qė bėhet ndaj ish tė burgosurve, ish tė persekutuarve. Presidenti bėri njė deklaratė jo dinjitoze duke thėnė se “duhet njė dialog, por unė nuk mund tė pėrfshihem.” Kush mund tė pėrfshihet nė qoftė se Presidenti nuk mund tė pėrfshihet? “Akuzat publike mė kanė distancuar,” thotė ai. Por si mund tė mos e quash kėtė njė aksion politik kur atyre u mohohen tė drejtat mė elementare? Kryeministri hesht sepse nuk ka ēfarė tė thotė, pėrveē sharjeve. Kryetarja e parlamentit ka reaguar si Ponc Pilati, “unė nuk kam gjė pėr tė thėnė,” thotė. Dhe ajo vjen nga njė familje e persekutuar. Ndėrkaq, viktimat e grevės sė urisė tentojnė vdekjen nė formėn mė tė vėshtirė, me anė tė vetėdjegies.

    Zėri i Amerikės: A mendoni ju se kjo shtresė e vuajtur ėshtė pėrdorur pėr kapital politik? Pra, jo vetėm nga ata qė janė sot nė pushtet, por edhe nga opozita apo tė tjerė?

    Sami Repishti: Nuk ka asnjė dyshim. Unė dėshpėrohem shumė qė ata mundohen t’i konsiderojnė kėto si oportunitete apo kapital politk. Ėshtė e ditur qė ish tė bugosurit politikė i kanė dhėnė votėn Partisė Demokratike dhe tani janė shumė tė zhgėnjyer nga njė gjendje e tillė. Ajo qė mė shqetėson edhe mė shumė ėshtė fakti qė nuk njihen meritat e tyre. Nuk njihen vuajtjet e tyre, qė kanė kaluar pėr kaq vjet. Nuk njihet, sidomos, merita e tyre qė nė vitin 1992 ata pėrbuzėn kamxhikun e hakmarrjes alla partizanēe, siē ka qenė nė vitin 1944-1945 dhe iu nėnshtruan vullnetarisht sistemit ligjor. Ky qėndrim dinjitoz, pėr mendimin tim, i ka dhėnė historisė sė Shqipėrisė njė dimension tė ri moral pėr tolerancė e ligjshmėri.

    Zėri i Amerikės: Ju flisni pėr njė detyrim moral qė qoftė njerėzit nė pushtet qoftė shoqėria u ka ish tė pėrndjekurve. Megjithėse kanė kaluar mbi 20 vjet nga rėnia e komunizmit, a vazhdon ky detyrim moral?

    Sami Repishti: Tė gjithė ata qė kanė sakrifikuar pėr Shqipėrinė, pa asnjė dyshim janė pėr t’u respektuar, jo vetėm tani por edhe nga brezat e ardhshėm, sepse kėshtu ndėrtohet shoqėria, kėshtu ndėrtohet kompaktėsia e njė kombi. Shoqėria shqiptare pėr fat tė keq – meqėnėse e pėrmendėt – po tregon dobėsinė e njė fibre tė saj morale, pėr mendimin tim. Ajo mban njė heshtje qė vret. Ajo po tregon njė indiferencė qė ofendon. Ajo po tregon gjithashtu edhe njė farė pėrbuzjeje, qė mbulon me turp tė gjithė ata qė e ushqejnė. Ata qė vuajnė sot, ata qė sakrifikohen sot, ata qė detyrohen sot tė vrasin veten me vetėdjegie janė pėr t’u respektuar, janė pėr t’u ndihmuar e jo pėr t’u ofenduar, pėr t’u sharė apo pėr t’u shfrytėzuar nga pikėpamja politike nga ana e forcave politike tė vendit.

    Zėri i Amerikės: Zoti Repishti, le ta shohim ēėshtjen nga aspekti i buxhetit. Qeveria thotė se ka bėrė shumė pėr tė dėmshpėrblyer ish tė burgosurit dhe se buxheti i shtetit nuk lejon mė tepėr. Sa tė justifikuara mendoni se janė kėto pohime?

    Sami Repishti: Unė e dėgjova deklaratėn e ministrisė sė Financave dhe pėr mendimin tim ėshtė njė paturpėsi. Ka 22 vjet qė ka filluar tranzicioni demokratik nė Shqipėri. Ėshtė caktuar qė pėr ēdo vit atyre t’u jepet njė e teta e dėmshpėrblimit. Deri tani, pėr 22 vjet, ata kanė marrė vetėm njė kėst. Janė shumė tė paktė ata qė kanė marrė kėstin e dytė. Si mund tė justifikohet qeveria se ka mbajtur premtimin e saj, ndėrkohė qė nuk u ka dhėnė atyre shtatė kėste tė tjerė, por u ka dhėnė vetėm njė? Kjo ėshtė njė manovėr e padrejtė. Ēėshtja e buxhetit ėshtė diēka qė ėshtė rregulluar mė pėrpara dhe nuk ėshtė diēka qė e ka gjetur qeverinė tė papėrgatitur. Ose qeveria ka konsumuar paratė e ish tė burgosurve pėr probleme tė tjera, ose qeveria ėshtė krejtėsisht e papėrgjegjshme dhe nuk dėshiron t’i paguajė ata.

    Zėri i Amerikės: Nė kėto momente, ēfarė do t’u kėshillonit ish tė burgosurve?

    Sami Repishti: Jam i mendimit qė ish tė burgosurit, kolegėt e mij qė janė sot nė grevė urie, duhet tė dėgjojnė kėshillėn e ambasadorit amerikan Arvizu. Mos u sakrifikoni. Mos e sakrifikoni jetėn. Jeta ėshtė gjėja mė e shenjtė. Unė jam dhe pak fetar: jeta ėshtė dhuratė e Zotit, nuk ka tė drejtė tė ta marrė njeriu, sepse vetėm Zoti e ka dhėnė dhe ai e merr. Prandaj, demonstroni nė mėnyrat mė tė forta tė mundshme, por pa sakrifikuar jetėn sepse ėshtė njė sakrificė tepėr e madhe dhe nuk justifikohet me ēėshtjen e kėrkesave qė bėni ju sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #168
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    “Por atij tė cilit iu vu flaka pėr kauzėn tuaj, kush ėshtė ai qė i vuri flakėn, ai zotėria, (Gjergj Ndreca) me paratė qė mori privatizoi fabrikėn e miellit nė qytetin e Laēit, dhe kjo nuk i mjaftoi dhe nuk mjaftoi kjo iu dha kredi e butė pėr tė blerė fermėn e mbarėshtimit tė derrit. Nuk mjaftoi kjo, u prish me ortakun, doli mori kredi ndėrtoi fabrikė tė re mielli. Falimentoi se nuk e menaxhoi, ia konfiskoi banka. Kjo ėshtė historia e zotėrisė qė i vunė zjarrin nė shtėpinė e vet”.
    Ndėrsa pėr Shqevin, Berisha tha: “Cili ėshtė zjarrvėnėsi? Ai ka 2 emra, Pal Shqevi, ai ėshtė Shqevi, nuk ėshtė Pal, ėshtė Perikli. Pse e ka ndryshuar emrin ai, shpirti e tij ia di. Por, pse ja vuri zjarrin kėtė do e saktėsojė drejtėsia. Dhe ai e mori shumėn e kėrkuar dhe ėshtė aksioner nė shumėn e 400 mijė dollarėve tė sipėrpėrmendur. Nė kohėn kur vazhduan njė javė rresht, duke mashtruar se nuk kanė marrė asnjė njė qindarkė nga kjo Qeveri. Dhe ai qė ka marrė 3 dhoma e kuzhinė se ka bėrė be e rrufe se nuk ka marrė asgjė nga Qeveria, i kontrolluar nga ju. Cila ėshtė dita qė ka shpėrblyer ditėn e burgut. E kemi shpėrblyer me 18.6 dollarė. Cila ishte rroga e njė kooperativisti nė muaj, nė kohėn e Enver Hoxhės, 30 cent apo 40 cent, 10 herė mė e vogėl”, tha mė tej Berisha.
    Nese keto qe thote Sala jane te verteta ......atehere per turp ta kene grevistet.
    Cfare bene keta ne monizem.....?????? Shkuan kundra ligjeve te shtetit eshte pergjigja, dhe per kete duhet te paguhen nga taksapaguesit xhepashpuar shqiptar???????
    E jo zoterinj.....merni ate qe ju japin se teper e keni mos kerkoni qiqra ne hell.
    Po te jete per demshperblim duhet demshperblyer gjithe populli shqiptar, jo vetem ju.

  9. #169
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hajde ke te besosh atje. Sala thote ashtu , keta thone Keshtu. Zoti qoft me ju. Amen!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #170
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Hajde ke te besosh atje. Sala thote ashtu , keta thone Keshtu. Zoti qoft me ju. Amen!
    pink, veshet besojne te tjeret edhe syte besojne veten nese shteti ka prova te tilla te nxjerri dokumentat me firmat e ketyre qe kane terhequr leket. Nese eshte e vertet ateher s'do kene edhe keta fytyre te ankohen.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 17 prej 37 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •