Close
Faqja 3 prej 37 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 369
  1. #21
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Vv - Palaēo+LISBA :D

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Shiko videon ne sekondin 40-41 dhe e merr vesh se si te ndihmojne shoket t'i vesh flaken vetes!! Gjergj Ndreca nuk i ve flaken vetes, ai shtiret se do t'i ve flaken vetes, aty eshte nje "shok" i tij qe i ndihmon atij ne kete akt bizar.

    Nese Kurt Kola ka te beje me kete greve, atehere kjo greve nuk eshte me shume se sa nje shfaqje per media. Ky njeri ne 1997 kishte plan ta digjte Shqiperine dhe ne nje mase ia doli mbane. Njeri maskara qe vuan me ndjenjat e atyre qe jane rrjepur per se gjalli ne burgjet e monizmit. Tani mungon vetem Fatos Lubonja dhe se bashku me Kurtin do ta bejne tandemin qe mban fjalime qe do t'i yshtin kriminelet t'ia fusin zjarrin gjithe Shqiperise sic bene ne 1997.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Shiko videon ne sekondin 40-41 dhe e merr vesh se si te ndihmojne shoket t'i vesh flaken vetes!! Gjergj Ndreca nuk i ve flaken vetes, ai shtiret se do t'i ve flaken vetes, aty eshte nje "shok" i tij qe i ndihmon atij ne kete akt bizar.

    Nese Kurt Kola ka te beje me kete greve, atehere kjo greve nuk eshte me shume se sa nje shfaqje per media. Ky njeri ne 1997 kishte plan ta digjte Shqiperine dhe ne nje mase ia doli mbane. Njeri maskara qe vuan me ndjenjat e atyre qe jane rrjepur per se gjalli ne burgjet e monizmit. Tani mungon vetem Fatos Lubonja dhe se bashku me Kurtin do ta bejne tandemin qe mban fjalime qe do t'i yshtin kriminelet t'ia fusin zjarrin gjithe Shqiperise sic bene ne 1997.
    1- ish te persekutuarit fituan te drejten e demshperblimit para 5 vjetesh
    2-leshimi i pare qe bene te perndjekurit para 5 vjetesh ishte qe parate ti
    merrnin me keste vit per vit deri sa te mbaroje demshperblimi per 8 vjet.
    3-qe nga ajo dite,dmth per 5 vjet te perndjekurit kane marre vetem 1 KEST.
    4-ne te gjithe kete mashtrim qeveria nuk ka dale kurre te prononcohet se KUR do
    ti japi leket.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Si anetar i nje familje te ish burgosuri politik te katrahures se kuqe Enveriste, jam i indinjuar per kete ngjarje te rende qe disa politikane si Bamir Topi e Kreshniku i partise po kerkojne te fitojne kapital politik.

    C'fare kerkojne te bejne keta njerez te infiltruar ne kete shtrese shoqerore kaq te vuajtur me keto djegje te organizuara? Qeveria ka nxjerre ligjin e po i ndan me keste, une e familja ime i kemi marre te parat ne 2011 e jam deshmitar i kesaj situate. Kjo qeveri kaq mundesi ka e nuk mund te beje per momentin me teper, kjo eshte situata e pergjithshme e Shqiperise e nuk mund te pretendosh me shume. Uroj qe ai njeri qe eshte djegur sot nga nga "shoku" i tij te sherohet sa me shpejt e ai tjetri te denohet rende.
    Bamiret do ta paguajne me vote kete ngjarje!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    do jete gjalle i zoti i ngjarjes e do tregoje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga artur : 08-10-2012 mė 12:10

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Si anetar i nje familje te ish burgosuri politik te katrahures se kuqe Enveriste, jam i indinjuar per kete ngjarje te rende qe disa politikane si Bamir Topi e Kreshniku i partise po kerkojne te fitojne kapital politik.

    C'fare kerkojne te bejne keta njerez te infiltruar ne kete shtrese shoqerore kaq te vuajtur me keto djegje te organizuara? Qeveria ka nxjerre ligjin e po i ndan me keste, une e familja ime i kemi marre te parat ne 2011 e jam deshmitar i kesaj situate. Kjo qeveri kaq mundesi ka e nuk mund te beje per momentin me teper, kjo eshte situata e pergjithshme e Shqiperise e nuk mund te pretendosh me shume. Uroj qe ai njeri qe eshte djegur sot nga nga "shoku" i tij te sherohet sa me shpejt e ai tjetri te denohet rende.
    Bamiret do ta paguajne me vote kete ngjarje!
    1-qeveria ka 5 vjet qe nxorri ligjin, dhe kesti i pare u dha pas 5 vjetesh.
    2-mundesite e qeverise per te dhene leket kane qene te pafundme, pasi shuma e demshperblimeve nuk i kalon disa milion euro gjithsej.

    a-2 milion euro i kushtoj qeverise reklamat dhe festimet e hyrjes ne NATO
    b-1.5 milion euro kushtoi festa per shqiperine pa viza
    c-7 milion euro kane kushtuar reklamat e ministrive per 4 vjetet e fundit
    d- miliona pa fund per fushatat elektorale, etj, etj.
    e- 3 here rritjet e rrogave dhe pensioneve te (buxhetoreve)

    me sa shikon nga shifrat parat aty kane qene dhe qeveria nuk duket se i ka ne prioritet dhenien e demshperblimeve, i duhet me teper kozmetika dhe reklama sesa e drejta ligjore dhe civile.
    me kete llogjike te qeverise qe mbeshtet edhe ti, i bie qe ish te perndjekurit te mos e fitojne kurre te drejten e tyre.

    ah se harrova... edhe une jam nga nje familje e persekutuar qe kemi marre kestin e pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 08-10-2012 mė 12:05
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Ke harruar te shkruash se ne fillimin e demokracise u dhane apartamentet pa leke, te drejta studimi pa konkurs per femijet e kesaj shtrese, u dha te drejten qe me letrat me vlere te blejne lokalet apo ndertime qe ishin ndertuar ne pronat e tyre, u punesuan ne administrate,ne polici, ne drejtesi, por me pas erdhi 97 dhe solli ne fuqi edhe nje here SIGURIMIN FAMEKEQ dhe e mori dreqi ket pune.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #28
    Gjergj Ndreca lyhet me benzinė, policia: Shoku i vuri flakėn



    TIRANĖ - Ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca tenton tė digjet me benzinė, nė pėrpjekje pėr t'u vetėflijuar si shenjė proteste ndaj Qeverisė.

    Teksa sot mbushen 17 ditė nga greva e urisė e ish-tė pėrndjekurve politikė, Ndreca ka vendosur tė ndėrmarrė aktin ekstrem nė gjendje tė dėshpėruar. Mėsohet se Ndreca ėshtė lyer me benzinė, ndėrkohė qė grevistėt e tjerė kanė ndėrhyrė pėr tė shuar flakėt.

    Nė tentativė pėr tė shuar flakėt, grevistit Llazi Koēi, i ka rėnė tė fikėt. Dy ish-tė burgosurit politikė janė dėrguar menjėherė nė repartin e djegieve nė QSUT, me makina tė rastit. Grevisti Koēi, pas mjekimeve i ėshtė rikthyer grevės, ndėrsa bluzat e bardha njoftuan se Ndreca ka marrė djegie tė gradės sė dytė dhe ndodhet nė reanimacion.

    Ndėrkohė, policia menjėherė pas aktit ekstrem ka dhėnė njė tjetėr version nė lidhje me ngjarjen e rėndė. Sipas policisė, Gjergj Ndreca u lye me benzinė, ndėrsa grevisti Pal Shqefni dyshohet se i vuri flakėn. Blutė kanė arrestuar Shqefnin, ndėrkohė qė hetimet vijojnė.

    Pėrfaqėsues tė opozitės nė Komisionin e Ligjeve kanė kėrkuar seancė dėgjimore nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr grevėn e ish-tė burgosurve. Ndėrkohė, deputetė socialistė bėjnė me dije se pas aktit ekstrem tė Ndrecės, vihet re njė shtim i forcave policore pranė Parlamentit dhe Kryeministrisė.

    Ish i pėrndjekuri Skėnder Tufa ( pak para nisjes sė tubimit), nė njė pronocim pėr 'NEWS 24' kėrkoi sensibilizimin e tė gjithėve, pasi sipas tij kėrkesat e tyre janė tė njėjta me ato qytetare, ndėrkohė i bėri thirrje policisė tė qėndrojė larg tubimit.

    Njė ditė mė parė, ish-tė burgosurit politikė paralajmėruan mbajtjen e njė proteste para Parlamentit, 18 grevistėt u shprehėn dje se “nuk lėkunden nga kėrkesat e tyre ekonomike dhe politike” deri nė vetėflijim. Ish tė pėrndjekurit politikė nisėn mbrėmjen e 22 shtatorit nė dy ēadra pranė zonės "Komuna e Parisit" njė grevė urie, e cila pritet tė zgjasė, pėr shkak se Qeveria nuk mbajti premtimet pėr dėmshpėrblimin e viteve tė tyre tė burgut. Sipas ish tė pėrndjekurve politikė, gjendja aktuale e tyre ėshtė tepėr e rėndė, ndėrsa dėmshpėrblimi u shty pėr njė afat tė pacaktuar. Ata theksojnė se gjithēka ndodhi pėr shkak tė tjetėrsimit tė ligjeve qė Qeveria bėri nė kundėrshtim me Kushtetutėn.

    MJEKU: GJERGJ NDRECA KA DJEGIE TĖ GRADĖS SĖ DYTĖ
    Ora 12:30 Mjeku Ilir Nezha, i cili djeg hap pas hapi gjendjen e Gjergj Ndrecės, bėri me dije se ish i pėrndjekurit ka plagė nė 40% tė sipėrfaqes trupore, ndėrkohė qė ende nuk mund tė flitet pėr rrezikun qė mund ti kanoset jetės, pasi mė parė duhet tė kalojnė 72 orė.

    “Grada e dytė merr 40 % tė sipėrfaqėės trupore. Po vijon terapinė intensive. Tani nuk flasim dot pėr jetėn tė kalojmė rrezikun, plagėt me tė mėdha paraqiten ato nga rruga respiratore, do kalojė tė paktėn 72 orė”, tha mjeku Nezha.

    POLICIA ARESTON GREVISTIN PAL SHQEFNI: I VURI FLAKĖN NDRECĖS
    11:36 Policia ka shoqėruar grevistin Pal Shqefni pėr zjarrvėnie tė qėllimshme. Burime nga policia bėjnė me dije se Gjergj Ndreca u lye me benzinė, ndėrsa Shqefni dyshohet se i vuri flakėn.

    Burime nga spitali bėjnė me dije se ish i pėrndjekuri Llazi Koēi ėshtė rikthyer grevės, pasi ka marrė mjekimet e nevojshme nė spital.

    GRUAJA E NDRECĖS: BERISHA NA BRAKTISI, NUK IA FAL
    Ora 11:00 Bashkėshortja e ish-tė pėrndjekurit politik, Gjergj Ndreca, i cili sot ndėrmorri aktin ekstrem tė vetėflijimit, hodhi poshtė sulmet qė media tė caktuara po pėrpiqen ti bėjnė bashkėshortit tė tij, ndėrkohė tha se gjendja e Ndrecės nuk ka qėnė e mirė ditėt e fundit.

    “Mjekėt thonė se ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn, por nuk i dihet, e di Zoti. Ka marrė djegie nė trup, nė fytyrė. Nuk ma ha mendja tė jetė kjo gjė, kam 21 vjet martuar dhe e di ēka bėrė Gjergj Ndreca pėr demokraci dhe unė kam qėnė studente e ‘92, Gjergji ka dėgjuar akuzat e Kryeministrit dhe ėshtė revoltuar. Ėshtė normale pasi Gjergji ka 3-4 muaj qė nuk ėshtė nė gjendje tė mirė. Ka ankthe”,- deklaroi Ina Ndreca, bashkėshrotja e Gjergj Ndrecės, nė njė prononcim pėr 'NEWS 24'.

    Gruaja nėnvizon se bashkėshorti i saj qė nė vitet “90 lufton pėr demokracinė, ndėrkohė i bėri thirrje Qeverisė qė tė verė dorėn nė zemėr pėr kėtė shtresė tė shoqėrisė.
    “Burri im qė nė ‘93 ka hyrė nė grevė urie nė kohėn kur Berisha i nxorri me dhunė. Nė ‘98 ka hyrė nė grevė nė Laē pėr Sali Berishėn pėr tė rrėzuar Fatos Nanon. Kjo grevė nuk ėshtė politike. Ai ėshtė demokrat dhe nuk do kthehet socialist. Unė jam nėnė me 4 fėmijė pa shtėpi pa punė, por kjo nuk ishte zgjidhja e duhur, kėtė nuk ja fal.Qeveria shqiptare tė vėrė dorė pėr kėta njerėz, se janė pa bukė, dhe nuk kanė mundėsi tė shkollohen”, deklaroi e pėrlotur bashkėshortja e Gjergj Ndrecės.

    PROTESTA E ISH- TĖ PĖRNDJEKURVE: FLAKĖN NA E VURI BERISHA
    Ora 10: 37 Tubimi i sh-tė pėrndjekurve ka nisur pak minuta mė vonė pas aktit ekstrem tė Gjergj Ndrecės, i cil ka tentuar tė vetėflijohet me benzinė. Nė fjalėn e tyre ish-tė pėrndjekurit kanė fajėsuar Qeverinė pėr heshtje, ndėrkohė kanė fajėsuar edhe mungesėn dhe sensibilizimin.

    “Flakėn Gjergj Ndrecės ja vuri Sali Berisha se ishte flakė e paralajmėsuar dhe Qeveria tha se kanė hyre vetė. Por, ēfarė kėrkonte ky Kryeministėr kriminel. Gjergj Ndrecėn e dogji edhe indiferenca jonė. Nėse nė kėto 22 vjet do ishim nė kėmbė nuk do ishim kėtu”.

    Ish-tė pėrndjekurit shprehen se do qėndrojnė derisa kėrkesat e tyre pėr kthimin e dėmshpėrblimit pėr vitet e burgut, repsketi i figurės sė tyre dhe kėrkesa pėr hapjen e dosjeve tė marrin zgjidhje.

    “Saliu kriminel, Ndreca hero, Gjergj Ndrecėn e dogji Saliu”, ishin disa nga parullat qė u hodhėn gjatė tubimit qė ish-tė pėrndjekurit mbajtėn para selisė sė kryesisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė.

    “U bėjmė apel qytetarėve ēdo tė hėnė tė bashkohen me ne tek kryesia dhe ēdo tė enjte tė jemi bashkė tek Parlamenti. Grevėn mos tė bėjė gabim ta prekė njeri me dorė se kėtu ėshtė demokracia”, bėri thirrje ish i pėrndjekuri Skėnder Tufa.

    MIQTĖ E NDRECĖS: NA LA AMANET FĖMIJĖT
    Ora 10:15 “Sipas doktorėve, Ndreca ėshtė dicka mė mirė, djegiet i ka marrė nė fytyrė dhe gjoks. Flakėn ia vuri vetes, mori ēakmakun nga xhepi, pastaj erdhėn dhe shokėt me batanije, por po tė pėrpijnė flakėt as zjarfikėsit nuk tė bėjnė derman. Amanet kalamajtė, me lini tė vdes rehat”,- deklaroi Ylli Gjonca per 'NEWS 24'.

    “Akti tepėr burrėror, pasi edhe nė ditėt mė tė vėshtira e ka treguar. Gjergji nuk e kishte paralajmėruar kėtė veprim”, tha Lirak Bejko shoku i ngushtė, nga QSUT.

    KONFEDERATA E SINDIKATAVE SOLIDARIZOHET ME ISH-TĖ PĖRNDJEKURIT
    ORA 10:00 Ashtu siē ishte paralajmėruar njė ditė mė parė, ish-tė pėrndjekurit politikė pritet tė nisin protestėn e tyre para ambienteve tė Parlamentit. Protestės sė ish-tė pėrndjekurve u ėshtė bashkuar edhe Konfederata e Sindikatave.

    Ish i pėrndjekuri Skėnder Tufa, kėrkoi sensibilizimin e tė gjithėve, pasi sipas tij kėrkesat e tyre janė tė njėjta me ato qytetare.

    "Sot kemi aktin sublim tė Gjergj Ndrecės. Ndreca iu pėrgjigj heshtjes sė Qeverisė me vetėmohim. Sot ėshtė cėnuar demokracia. Kjo ėshtė gjendja e demokracisė reale. Ne tė burgosurit politikė po ju japin shembullin se kjo ėshtė dhunė. Njė pensionist qė nuk pi kafe, i papunė, minator, rinia aktive tė gjtihė tė bėhemi bashkė dhe ti japin njė apel opinionit kombėtar dhe ndėrkombėtar. Kush e ndjen shtypjen ēdo ditė tė ngrihet", tha pėr 'NEWS 24', ish i pėrndjekuri Tufa.

    TENTATIVA PĖR VETĖFLIJIM NGA NGA KALI I SKĖNDĖRBEUT
    Mbrėmjen e 9 korrikut 2012, ish i pėrndjekuri politik Gjergj Ndreca kėrcėnoi pėr mė shumė se 2 orė se do tė vetėvritej. E gjithė skena u zhvillua qė prej orės 20:10 minuta nė qendėr tė Tiranės, ku Ndreca hipi nė monumentin e heroit kombetar “Skėnderbeu”, nga ku kėrcėnoi se do tė hidhej. Forca tė shumta policie shkuan nė vendngjarje dhe nisėn negociatat me Ndrecėn, qė ai tė mos e ndėrmarrte njė veprim tė tillė. Ndreca theksoi se ai proteston kundėr padrejtėsisė qė po i bėhet me gjyqin pėr goditjen e deputetit demokrat, Ilir Rusmaili dhe pėr kushtet e ish-tė pėrndjekurve.

    INCIDENTET E NDRECĖS ME POLITIKANĖ
    Mė 17 shkurt Gjergj Ndreca u ndalua nga Policia e Tiranės pėr goditje dhe fyerje ndaj personave tė njohur politik dhe jo vetėm. Ndreca sė bashku me Lirak Bejkon, mė datė 16 shkurt goditėn me grusht deputetin Ilir Rusmajli gjatė kohės qė ky po dilte nga ambientet e Parlamentit. Vetėm 6 ditė mė pas, Gjergj Ndreca raportohet tė ketė goditur avokatin Agim Tirana, po nė afėrsi tė Parlamentit tė Shqipėrisė.

    Ndėrkohė mė 1 mars Ministri i Financave Ridvan Bode ėshtė fyer teksa po kalonte para Institutit tė ish tė pėrndjekurve politik pėr shkak se ata nuk kishin mundur tė marrin asnjė qindarkė nga dėmshpėrblimi i viteve tė burgut nė kohėn e diktaturės.
    (e.m/BalkanWeb)

    ndiqeni ne sekonden e 0:40,ku i ve flaken i bashk "vuajtuni"...socialpisat kerkojn kurban,sulltani kerkon kurban.

    http://www.youtube.com/watch?v=OUbPd...ayer_embedded#!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 08-10-2012 mė 12:54
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #29
    c'thuhet nga disa qe kan njohje me gjergjin e familjaret e ketyre veglave te sulltan edverit:

    "me vjen keq per Gjergjin,qe e kane manipuluar dhe ne fund i vune dhe flaken per ta martirizuar,bijte e atyre eterve qe e denuan para 90-es.Gjergji eshte nga ata te persekutuar,qe kane perfituar jo pak nga demokracia.Ne fillim fitoi lirine,pastaj ne 92-96,me letra me vlere ka privatizuar nje fabrike mielli (te cilen per fat te keq e falimentoi) dhe para 3 vitesh(sipas te shoqes)ka perfituar edhe te ardhura monetare."

    "Po pse o Gjergj po bahesh vegel e ndonjanit...Ti ke ba burg ma pak se te gjithė dhe bahesh kamikaz duke qene edhe katolik...do te shkisherohesh mė vjen keq! Po te gjithe ata fshatarė qe lanė kockat neper orizore duke ndertuar oxhake orizi me buk misri me uje e sheqer po te kishin a e kanė marre shperblimin...me vjen keq qe ne vend te idealit vute paret...nė fillim kerkoni kush ju denoi aq barbarisht, do t`ia vlente ndoshta te flijoheshit per hapjen e dosjeve, ndoshta mund te vete dilni me dosje!!??"
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Ke harruar te shkruash se ne fillimin e demokracise u dhane apartamentet pa leke, te drejta studimi pa konkurs per femijet e kesaj shtrese, u dha te drejten qe me letrat me vlere te blejne lokalet apo ndertime qe ishin ndertuar ne pronat e tyre, u punesuan ne administrate,ne polici, ne drejtesi, por me pas erdhi 97 dhe solli ne fuqi edhe nje here SIGURIMIN FAMEKEQ dhe e mori dreqi ket pune.
    dmth meqe u punesuan disa, apo moren shtepi dhe bursa disa te tjere, ky eshte argument qe nuk duhet te marrin demshperblimin e viteve te burgut?????

    a e kupton ti se demshperblimi eshte detyrim ligjor????
    I TAKON TI MARRIN LEKET, SE JANE LEKET E TYRE. NUK JANE TE SHTETIT APO TE SALIUT.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 3 prej 37 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •