Close
Faqja 35 prej 37 FillimFillim ... 253334353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 369
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e erriii
    Anėtarėsuar
    15-04-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    416
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    BTW me sa mora vesh asnjeri nuk kishte kerkuar per te ngrene kur dolen nga greva. Te gjithe ishin mbledhur ne nje kafene aty prane e po shplodheshin
    hahahah siduket jan shkep tuj honger gjithe diten se skane pas ca me bo tjeter

    sa per temen me ne fund mbaroj edhe kjo greve ashtu sic filloj dhe ashtu sic pritej te perfundonte nje greve pa kurrefaren e lidhjes me greven dhe per me teper me nje kryetar qe tani e njohim te gjithe se si i ben punet e shoqatave e te grevave

    gjithsesi nga njera ane ja vlejti sepse per disa qe pretendojne pushtet rrugeve te pakten ju jepen arsye perdite e me shume qe pushteti nuk behet rrugeve
    rrugeve rrine vetem rrugacet kshuqe le te provoje njehere ne jete te beje pushtet nga tavolina me bisedime dhe me ide te qarta politike jo vetem me idene qe te ike njeri se do vije tjetri sepse me keto mashtrime ka ketu e njezet vjet qe jetojme dhe tani e dime se cfare jane nuk e hame me djathin per sapun

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e erriii
    Anėtarėsuar
    15-04-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    416
    hahaha folni lirshem te gjithe se socialisteve ju ka hik zoni tani qe nuk arriten kurgjo edhe me kete greve
    kshuqe nja 1 jave nuk folin ma se skane ca thone

    vetem po nxorren eduart shalsin me fol se te pakten ai i shkreti eshte i sinqerte i thote gjonat ashtu si i din hahahahahhahaha

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga erriii Lexo Postimin
    hahaha folni lirshem te gjithe se socialisteve ju ka hik zoni tani qe nuk arriten kurgjo edhe me kete greve
    kshuqe nja 1 jave nuk folin ma se skane ca thone

    vetem po nxorren eduart shalsin me fol se te pakten ai i shkreti eshte i sinqerte i thote gjonat ashtu si i din hahahahahhahaha
    Ti mos fol me se flet vetem gabime.
    Shalsi i thote gjerat ashtu sic i ndjen e jo ashtu sic i din.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ske as ti shosh as ti heqesh shkrimit analitik te Bazes qe si askush tjeter flet per fashizmin berishian dhe ku elementet e demokracise qofshin dhe ekstreme mungojne tershisht.


    Letėr falėnderimi grevistėve tė mbijetuar
    Shkruar nga: TemA Online

    Nga Mero Baze

    Vendimi pėr t’i dhėnė fund njė greve tė gjatė, qė po shkonte drejt vetėmohimi tuaj fizik, ėshtė lajmi mė i mirė qė kemi marrė sot. E di qė ka plot cinikė zemėrligj, qė ju donin tė vdekur pėr ėndrrėn tuaj tė gjallė dhe plot tė vdekur, por tė pakallur, qė ju donin ende nė grevė, qė tė ndjeheshin tė gjallė. Vendimi juaj ėshtė i drejtė dhe nė kohėn e duhur, pasi ju nuk ishit mė nė grevė, por nė njė burg tė improvizuar, jo nėn policinė e burgjeve tė komunizmit, por nėn policinė politiko- krahinore tė Sali Berishės, qė po ju ēonte drejt vdekjes dhe degradimit tė grevės. Mungesa fizike e lėngjeve, trisolit, sheqernave dhe medikamenteve, ishin njė akt kriminal, i ngjashėm me ato qė kanė bėrė nazistėt apo komunistėt nė burgjet e tyre politike dhe raciste.

    Vendimi juaj pėr tė dalė gjallė nga kjo grevė do t’i dhembė Sali Berishės. Jeta juaj ėshtė vazhdimi i luftės me tė, ndėrsa vdekja juaj do tė ishte fitorja e tij pėrfundimtare mbi ju.

    Ai ju donte tė vdekur pėr shumė arsye.

    Arsyeja e parė ishte se ju u bėtė katalizatori i njė vetėdije tė lartė qytetare tė Shqipėrisė shqiptare, bash pasi Sali Berisha kishte menduar se e vrau shpirtin e protestės nė kėtė vend mė 21 Janar, kur vrau katėr demonstrues paqėsorė para zyrės sė tij, pa i hyrė ende njė gjemb nė kėmbė. Fakti qė ju i dolėt pėrballė dhe shkuat drejt vetėflijimit, i kujtoi atij se nė kėtė vend ka qytetarė, qė jo vetėm nuk tremben nga plumbat e tij, por janė gati tė vdesin pėrballė tij.

    Kjo ėshtė njė tronditje serioze pėr tė. Ishte ky akt qė e ktheu atė nė origjinėn e vjetėr tė sekretarit tė partisė, qė filloi tu shante e mallkonte si kriminelė ordinerė, si trafikantė e bixhozxhinj. Ishte ky akt qė e detyroi atė tė hynte nė konflikt me gjithė kancelaritė perėndimore dhe tė refuzonte kėrkesėn e tyre tė pėrditshme nga Uashingtoni nė Bruksel pėr tu ulur nė dialog me ju. Ai pa tek akti i juaj dėshtimin e tij pėr t’i ulur kokėn shoqėrisė shqiptare dhe nuk kish mė nė mendje vuajtjet dhe tė drejtėn tuaj, por makthin pėr pushtetin e tij. Ishte kjo arsyeja qė ai iu donte tė vdekur, ndaj dhe filloi t’u vriste pėrditė pak nga pak me Gestapo-n e tij politike, qė e ka nxjerrė nga shpellat e errėta tė kėtij vendi pėr tė mbrojtur pushtetin e tij.

    Arsyeja e dytė pėrse Sali Berisha u donte tė vdekur, ishte vetė historia juaj. Ju ishit miqtė qė i qėndruat afėr deri nė fund Hysen Shoshorit, njeriut qė e akuzoi Sali Berishėn se e kish denoncuar pėr ta futur nė burg, dhe mė pas ishit promotorėt e nxitjes sė protestės kundėr Sali Berishės, duke e poshtėruar atė me njė qese mielli ndėrsa po hynte nė parlament. Ai nuk ua fal kurrė kėtė histori. Pėrpjekja e tij pėr tė qėndruar nė pushtet me mitin e tė fortit, qė nuk pyet pėr ligje, rregulla dhe jetė njerėzore, u thye prej jush me njė qese mielli tė hedhur mbi makinėn e tij, e cila e detyroi tė shtrihej barkas si frikacak dhe tė pushonte nga puna 20 policė, qė nuk e mbrojtėn. Nė njė farė mėnyre me njė gjest simbolik, ju i hoqėt atij mitin e trimit qė nuk pyet pėr askėnd dhe e kthyet nė njė dordolec qesharak, qė filloi pas kėsaj tė shėtiste shkollė mė shkollė me antiplumb pėr tu folur fėmijėve pėr kundėrshtarin e tij politik. Ai kish dhėnė gjithēka qė ajo skenė me qese mielli tė mos kish ndodhur, por falė jush ndodhi dhe ai nuk ua fal dot kėtė.

    Arsyeja e fundit pėrse ai ju donte tė vdekur nė kėtė grevė, ėshtė dhe me e rėndėsishme pėr tė. Greva juaj vetėmohuese ngjalli njė solidaritet tė heshtur nė Shqipėri. Shoqėria shqiptare heshti duke shprehur simpati pėr ju dhe e la fushėn bosh duke u lėnė ballė pėr ballė me Sali Berishėn. Ishte njė gjest instiktiv qė vinte nga pėrvoja e saj e hidhur me njė vrasės nė pushtet, por dhe njė pėrpjekje pėr tė mos i dhėnė tė drejtė akuzave tė tij pėr nxitjen politike tė grevės. Ėshtė e vėrtetė se ju protestuat vetėm, por mė e vėrtetė ėshtė se Sali Berisha mbeti vetėm pėrballė jush. Ai nuk pati dot mbėshtetjen e asnjė grupi politik brenda vendit, nuk pati dot mbėshtetje as tė persekutuarve tė tjerė politikė, qė janė rrogėtarė tė tij. E vetmja qė ai mundi tė pėrdorte ishte heshtja e dhjamshme e tyre, e cila e ktheu atė nė njė “gjeneral tė njė ushtrie tė vdekur”, qė nuk i pėrgjigjej askush. Pėrveē disa lapangjozėve qė ėndėrrojnė njė ditė qė tė jenė ushtarė tė Sali Berishės, asnjė ish- kolegu juaj nė burg apo internime nuk doli nė krah tė tij. Asnjė figurė e rėndėsishme e PD-sė nuk doli kundėr jush, pėrveē Presidentit, i cili siē dihet nuk ka mė asnjė rėndėsi.

    Ai ju donte tė vdekur pasi me aktin tuaj ju u bėtė pėrfaqėsues tė shumicės sė heshtur shqiptare. Shumicat e heshtura janė koalicionet mė tė mėdha qė veprojnė nė regjime autoritare dhe diktatura. Nė njė vend ku protesta qėllohet me plumb, opozitat kthehen vetiu nė shumica tė heshtura. Sali Berisha u donte tė vdekur, pasi shpresonte se pas asaj, do t’ia dilte tė thoshte qė nuk pyes as pėr ata qė vras dhe as pėr ata qė vetėvriten pėrballė meje.

    Akti i ndėrprerjes sė grevės suaj vetėmohuese ka sot shumė vlerė, pasi mbi tė gjitha ju jeni gjallė dhe do ta vazhdoni betejėn tuaj. Ju u provuat shqiptarėve dhe botės se Sali Berisha ėshtė njė udhėheqės jolegjitim, qė nuk pranon tė flasė me popullin e tij dhe qė synon tė qeverisė dhe mbajė pushtetin me metoda dhune deri nė genocid, siē ėshtė gjesti kundėr mbijetesės suaj.

    Ju u provuat shqiptareve dhe botės se ky vend vuan nga moszbatimi i ligjit, nga mungesa e respektit pėr lirinė dhe frika nga qėndrimi klasor i pushtetit. Keni bėrė mjaft pėr veten tuaj dhe shoqėrinė shqiptare. Vdekja juaj do ta zbehte kėtė bilanc, kurse jeta juaj do ta forcojė atė. Vdekja juaj do qetėsonte Sali Berishėn dhe do dėshpėronte shoqėrinė. Mos harroni se mė shumė se uria juaj vdekjeprurėse, atė e tremb njė qese mielli e juaja mbi kokėn e tij. I dhemb mė shumė se plumbi.
    Albania Uber Alles

  5. #345
    Digjuni si Burrat

    Edison Ypi

    Vrasjet e sotme, nga ato me shtypje koke me ēekiē, ēarje kurrizi me sqepar, prerje koke me kosore ose biēak, sharrim me Kallashnikov, e deri te vetvrasjet, si ato tė vetėhelmimit me bar miu, varje nė litar nė njė qoshe tė errėt tė shtėpisė pas shkruarjes sė njė pusulleje patetike nė formė lamtumire, deri tek djegja e vetes me benzinė pretenduar si akt sublim, tė gjitha kanė si piksynim vdekjen, tė cilėn e arrijnė. Me pėrjashtim tė asaj tė fundit, djegies sė vetes me benzinė. E cila vdekje, si e kanė faktuar pėrvojat e fundit, pėr ēudi, filloka me fjalė tė mėdha qė pretendojnė vetflijim, por mbaroka me pėrzhitje, domethėnė me dėshtim. Kjo dukuri e re pėrbėn njė rast kurioz qė ngre pikėpyetje, sa mbi principin e vetsakrifikimit, po aq edhe tė rrugėve apo metodave tė pėrdorura pėr ta realizuar vetsakrifikim me sukses tė plotė.

    Pėr fat ekzistojnė precedentė qė na ndihmojnė pėr tė hedhur dritė mbi kėtė fenomen.

    Janė rastet e disa femrave, tė cilat, nė pėrpjekje e sipėr pėr tu martuar me burrin qė lakmojnė, pėr tė provuar; “Ja X-in, ja rashė e vdiqa”, gėlltisin njė numur aspirinash, pėrpėliten ca ditė nė shtrat, dhe pas pak nisin nazet dhe avazet e vjetra.

    Se ja ē’po ndodh,

    E organizojnė grevėn nė prag tė marrjes sė Statusit Vend Kandidat pėr nė Bashkimin Europian.

    Nga njėra anė s’lėnė fjalė pėr Shtetin dhe Kryeministrin. Nga ana tjetėr, po atė Shtet dhe po atė Kryeministėr, e ftojnė pėr bisedime, zgjidhje, marrveshje.

    Njė herė thonė se greva ėshtė ekonomike. Tjetrėn herė se ėshtė politike. Tė tretėn herė se greva nuk ėshtė as ekonomike as politike. Tė katėrtėn, se greva ėshtė edhe ekonomike edhe politike. Tė pestėn herė s’u merret vesh se ē’thonė.

    Nuk tregohen tė sinqertė qė nė fillim, tė thonė se, pėrveēse janė tė lirė tė bėjnė ē’tė duan, edhe tė vetdigjen, ēfarė kanė bėrė nė kėto vite, por presin qė tua “zbulojnė” tė tjerėt.

    Pranojnė qė jehonėn mediatike tė grevės sė tyre, pra grevėn e ish tė burgosurve, ta bėjnė televizionet dhe gazetat e majta plot me pinjoj xhelatėsh dhe vampirėsh qė i kanė futur nėpėr burgje, tė cilėt tani bėjnė sikur u dalin krah viktimave, dhe grevėn e pėrdorin si mjet propagandistik pėr tė marrė pushtetin.

    Mes kėsaj rrėmuje bie nė sy njė fjalėshumė. Njė qefli i miellit, derrave, benzinės. Njė qė mbahet sikur i ka hequr ky tė gjitha vuajtjet, sikur i ka bėrė ky tė gjitha burgjet dhe tė gjitha internimet e tė gjithė shqiptarėve gjatė gjithė kohės sė Diktaturės. E dėgjova njė ditė kėtė tė lezeēėm tė pėrzhitur me kokėn e fashuar kur tha se flakėn nuk ia vuri shoku i vet me ēakmak, dhe, pėr ta konfirmuar nė nivel Fishtjan, perifrazoi nga “Lahuta e Malcis”;

    “A ke pa shqiptar me sy

    qė djeg vehten edhe ty?”

    Dhe fill pas recitimit shtoi se kishte pas nė men me ia vu ai vet zjarrin nja katėr a pesė shokėve, duke provuar nė kėtė mėnyrė me gojėn e vet se flakėn ia ka vėnė shoku. Por gaboi dyfish dhe shumfish. Sepse, ja vargjet e plota nga “Lahuta”;

    “Krisi Osja atėbotė si luani

    mje n’Cetinė i vojti zani

    Ah kadal , Nikollė , t’ vraftė Zoti!

    se kėtu i thonė Oso Baroti

    se s’ke pa Shqiptar me sy

    qė djeg vehten edhe ty!”

    Prej tė cilave vargjedelfare qartė,

    Se perifrazimi nuk ėshtė pyetės por konfirmues,

    Se Oso Kuk’ shqiptari ato fjalė t’rrepta nuk j’a drejton, si thotė qefliu i miellit dhe derrave, ndonjė shqiptari tjetėr, por Knjaz Nikollės, Mbretit tė Malazezve qė po do me pushtu Vraninėn dhe Shkodrėn.

    Se Oso Kuka nuk fton shqiptarin me djeg shqiptarin, por fton veten pėr me djeg veten, pastaj Knjazin, Gospodarin.

    Nė 20 mijė vargje pėr Oso Kukėn, paret pėrmenden disa herė. Por jo si shpėrblim pėr djelmoshat shqiptarė qė mbrojtėn Vraninėn me nė krye Oso Kukėn. Paret tek “Lahuta” pėrmenden pėr joshjen me pare qė Gospodarėt u bėnin shqiptarve pėr t’i blerė. Oso Kuka nuk u ble me pare. Oso Kuka u vetdogj pėr Shqipėri, pėr Atdhe. Prandaj pėr Oso Kukėn janė ngritur kėngė dhe Oso Kuka ka hyrė nė Histori.

    Dhe ėshtė po ky miellacak qė i dėrgon letėr, jo mė pak se Zonjės Klinton. Letėr plot me gabime dhe kundėrthėnie. Sikur greva nuk po bėhet pėr pare por nė mbrojtje tė njė qėllimi tė lartė, zbatimit tė ligjshmėrisė, duke marrė shkas nga njė qėllim meskin, zbatimi jo i pėrpiktė i ligjit pėr dėmshpėrblimin e vetes.

    Nuk digjet burri pėr pare.

    Burri digjet pėr Fe, Mbret, Atdhe, Dashuri, Kanun, Besė.

    Burri, sidomos malėsori, nuk zemėrohet pak, dashurohet pak, urren pak, digjet pak. Burri zemėrohet shumė, dashurohet shumė, urren shumė, dhe, po tė lypset, nuk pėrzhitet, por digjet.

    Po ndodhin ēudira nė atė grevė.

    Po i kėrkojnė pare Kryeministerit sikur Kryeministri paret i mban nė xhep, dhe, po tė dojė, fut dorėn nė xhep e ua jep, po tė mos dojė s’ua jep.

    Po kėrkojnė lėngje. Ėshtė e ēuditshme kjo kėrkesa e lėngjeve pėr njė grevė urie, e aq mė tepėr pėr njė grevė vdekjeje. Greva e urisė, apo e vdekjes, nuk bėhet me lėngje. Greva e Urisė, sa kohė ėshtė e tillė dhe jo e rrejshme, nė pritje tė pėrgjigjes sė kėrkesave, bėhet nė njė ambient tė mbyllur ku, veē ajrit qė thithet, nuk ka absolutisht asgjė qė hahet, pihet, gėlltitet, pėrtypet. Po erdhi pėrgjigje e kėnaqshme, mirė. Po erdhi pėrgjigje e pakėndshme, ose po s’erdhi asnjė pėrgjigje, vjen ajo qė vjen, plaka, kosorja, vdekja. Kėto janė gjėra elementare pėr njė grevė urie. Kėshtu ka ndodhur kudo dhe kurdoherė kur janė bėrė tė tilla greva ku grevistėt s’kanė pritur lėngje dhe pėrkujdesje, por, sado cinike tė duket, vetėm pėrgjigje dhe vdekje.

    Pse s’po del Ismail Kadarea nė mes tė Parisit ta lagi veten me benzinė dhe ta kėrcėnojė Komisionin e Nobel-it; Ja mė jepni ēmimin, ja do t’i them Bujar Hudhrit ta ndezė ēakmakun tė digjem i gjallė ? Sepse Ismaili kėto gjėra i di. Po tė mos i dinte do ta kishte marrė atė ēmim me kohė.

    Nga njė vend pelegrinazhi dhe mbėshtetjeje qė tashmė do duhej tė ishte bėrė, ēadra e grevės sė ish-tė burgosurve tė Diktaturės ėshtė katandisur nė vendin mė tė shkretė. O Perėndi sa pa lidhje dhe sa perverse janė ankesat habitore tė klyshave tė kurvit pėr mos mbėshtetjen e grevės nga qytetarėt. Klyshat e kurvit qė i vijnė qark grevės si hienat, nuk i bėjnė vetes pyetjen pse s’mbėshtetet greva, por pyesin qytetarėt pse s’e mbėshtesin grevėn.

    Ėshtė turp i madh Burri tė kėrkojė pare me pėrzhitje, njėri benzinėn, tjetri ēakmakun, i treti batanijen, i katėrti qė thėrret Ambulancėn, i pesti qė lexon komunikatėn e radhės. Kėto janė djegie gjysmake. Ju lutem bėni djegje tė plota. Digjuni si Oso Kuka. Se, pare, pavdekėsi, kėngė, lavdi, Histori, Burri nuk merr dot kurrėn e kurrės me asgjė tjetėr pėrveēse me vdekje.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  6. #346
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    kapitalizmi nuk do llafe por do pune
    kush shante komunizmin shkonte ne spac apo burrel, kush shan kapitalizmin pret ndihme sociale.
    Puna do komunikim , marreveshje dhe zgjidhje problematikash qe te eci ! Dhe kete rol e luan vetem fjala e degjuar !

    Cfare po na ben te "zgjuarin" qe do te thote se "fjala" ka lindur kot dhe eshte nje "rudiment" apo mbetje nga majmuni ?

  7. #347
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Dalja nga greva, u ndėrpre ushqimi


    Gjashtė ish-tė pėrndjekurit politikė kanė lėnė dje grevėn e urisė dhe ky vendim erdhi pasi Policia e Tiranės, prezente pėr sigurinė dhe mbarėvajtjen e grevės, bllokoi futjen nė kėto ambiente tė ushqimeve. Grupi i ish-tė pėrndjekurve politikė, qė pėr asnjė moment tė grevės sė urisė nuk morėn mbėshtetjen e kėsaj kategorie, njė ditė pas deklaratės sė policisė se nuk do tė lejonte qoftė edhe Avokatin e Popullit qė tė furnizonte me ushqime, kanė njoftuar pėrfundimin e saj. Greva e urisė nisi nga njė grup prej 20 individėsh, tė cilėt gjatė 31 ditėve u vėrtetua se jo vetėm qė mashtruan se nuk kishin marrė asnjė shpėrblim nga qeveria Berisha, por edhe qė u komanduan nga Partia Socialiste. Shumė prej grevistėve disa muaj mė parė kanė marrė pjesė nė tryezat politike tė Partisė Socialiste pėr programin elektoral ndaj kategorisė sė ish-tė pėrndjekurve politikė.

    Greva u pėrgatit nga PS

    Konkretisht, Gjergj Ndreca, Fatmir Lamaj, Agim Kallēaku janė ata qė janė deklaruar prej muajsh si pjesė e PS, tė cilėt nė muajin mars dolėn pėr tė zgjidhur tė drejtat e ish-tė burgosurve pėrkrah Edi Ramės, nipi i ish-anėtarit tė Byrosė Politike tė PKSH-sė, Spiro Koleka, gjithashtu nė krah tė Gramoz Ruēit, ish-ministrit tė fundit komunist, i cili u akuza drejtpėrdrejt pėr vrasjen e 4 tė rinjve qė kėrkonin lirinė nė qytetin e Shkodrės. Gjithashtu, pėrdorimi politik nga Partia Socialiste i grupit tė ish-tė pėrndjekurve politikė u vėrtetua qė nė nisje tė kėsaj greve, kur kjo parti u kujdes tė siguronte ēadrat, batanijet apo edhe vendin ku do tė pozicionohej greva e urisė. Qė nė nisje tė saj, tė parėt qė kanė vizituar grupin e 20 personave ishin kreu i PS-sė, Edi Rama dhe ish-Kryeministri socialist, i cili dėmshpėrbleu nė qeveri jo ish-tė pėrndjekurit, por persekutorėt e tyre.

    Pjesėtarėt e grevės kanė marrė 900 mijė dollarė dėmshpėrblim

    Nė 31 ditė tė grevės sė urisė u vėrtetua gjithashtu se, tė 20 personat kishin marrė nė njė formė apo nė njė tjetėr dėmshpėrblim ekonomik, ēka rrėzoi kategorikisht deklaratat e tyre se greva ishte ekonomike dhe jo politike. Nė njė kohė kur grevistėt deklaronin se qeveria nuk ka dhėnė asnjė dėmshpėrblim ekonomik ndaj shtresės sė ish-tė burgosurve politikė, sipas dokumenteve u vėrtetua se 20 grevistėt e shfrytėzuar nė total kanė pėrfituar kėstin e parė dhe sipas ligjit edhe atė tė dytė me lekė privatizimi dhe fabrika nė linja prodhimi, objekte apo troje turistike me rreth 900 mijė dollarė. Nė 31 ditė tė grevės sė urisė u vėrtetua se Gjergj Ndreca ėshtė njė biznesmen, i cili ka mundur tė pėrfitojė nga politikat favorizuese tė qeverisė Berisha pėr ish-tė pėrndjekurit politikė jo pak. Me letrat me vlerė qė qeveria Berisha u ofroi kėsaj shtrese tė nderuar qė nė mandatin e parė, Ndreca mundi tė privatizojė fabrikėn e miellit nė Laē, duke u bėrė aksioneri kryesor i saj. Nė regjistrat e privatizimeve rezulton se, Ndreca ka mundur po ashtu tė privatizojė edhe kompleksin e rritjes sė derrave po nė Laē. Kėtė kompleks, Ndreca e ka privatizuar sė bashku me kushėririn e tij, Nue Lushi. Tė dy rezultojnė se kanė pasur nga 50% tė aksioneve nė kėtė kompleks. Konfirmohet, se Ndreca e ka shitur pjesėn e tij tė aksioneve tė kompleksit tė derrave, duke pėrfituar prej saj shumėn e 120 milionė lekėve. Gjithashtu u vėrtetua se Shpėtim Karamuēa, grevist nga Elbasani, ėshtė njeriu, i cili ka pėrfituar shtėpi banimi prej Berishės, si dhe ka marrė kėstin e parė tė parave dhe ėshtė nė pritje tė kėstit tė dytė. Shtėpia e Karamuēės e pėrfituar nga fondi i banesave tė dhėna pėr shtresėn e ish-tė pėrndjekurve politikė ndodhet nė lagjen "5 Maji" tė Elbasanit. Apartamenti i tij konsiderohet i bollshėm, pasi ka pėrfituar dy dhoma dhe njė kuzhinė dhe gjendet nė katin e dytė. Karamuēa nuk ka paguar asnjė qindarkė pėr kėtė shtėpi, pasi e ka pėrfituar atė falas. Nuk dihet se si kanė ecur punėt e tij, por, Karamuēa pasi e ka marrė shtėpinė falas e ka shitur atė pėr njė shumė tė konsiderueshme parash. Po ashtu, Perikli Shqevi, njeriu i futur nė grevė rezultoi tė kishte nė pronėsi njė vilė luksoze nė Greqi. Shqevi u akuzua se i vuri flakėn grevistit tjetėr Ndreca. Fatmir Lamaj ishte njė tjetėr nga grevistėt e urisė, tė cilėt mashtruan nė media se ndodhet nė kėtė grevė urie, pasi qeveria nuk i ka dhėnė atij dėmshpėrblimin financiar. Ndryshe nga shumica e mbi 20 mijė tė pėrndjekurve politikė tė diktaturės komuniste, Lamaj jo vetėm ka pėrfituar mijėra dollarė, por ka pėrfituar edhe nga privatizimi i ish-Postės Kufitare nė Manastir nė Sarandė gjatė vitit 1996. Pasi e ka shndėrruar kėtė objekt nė biznes, Fatmir Lamaj e ka shitur atė duke pėrfituar njė shumė tė konsiderueshme. Kėtė fakt nuk e ka mohuar as vetė grevisti Lamaj gjatė njė reagimi mediatik. "Hipotekat sot kanė akses pėr ēdo qytetar, me pėrjashtim tė njė reparti ushtarak qė u nda me njė shokun tim bashkėvuajtės", deklaroi grevisti Fatmir Lamaj, i cili nė ditėt e para tė grevės deklaronte pėr mediat se nuk ka marrė asnjė pėrfitim nga qeveria si ish-i pėrndjekur. Por mashtrimi i Lamajt shkon edhe mė tej. Lamaj ka pėrfituar edhe kėstin e parė tė dėmshpėrblimit, i cili shkon nė 5 mijė e 600 dollarė, ndėrsa ėshtė nė pritje tė kėstit tė dytė dhe favorizohet tė dėmshpėrblehet nė listat e para, pėr shkak tė vendimit tė qeverisė pėr tė dėmshpėrblyer fillimisht me kėstin e dytė ish-tė pėrndjekurit politikė nėn moshėn 65 vjeē. Gjithashtu, grevisti Lamaj si i pėrndjekur politik ėshtė favorizuar pėr t'u punėsuar nė administratėn shtetėrore. Besim Valteri, njė tjetėr i futur nė grevė me kauzėn se qeveria nuk i ka dhėnė dėmshpėrblim financiar, rezultoi tė kishte marrė kėstin e parė tė parave nė shumėn 6,071,233 lekė, si dhe ka pėrfituar si shumė tė tjerė njė shtėpi 3 + 1 kuzhinė, tė cilėn e ka shitur mė pas duke i lėnė tė gjitha paratė nė bixhoz. Ish-i pėrndjekuri Valteri nuk ka paguar asnjė qindarkė pėr kėtė shtėpi, pasi e ka pėrfituar atė falas.

    Totozani futi ushqim nė grevėn e urisė

    Avokati i Popullit, Igli Totozani ka futur ushqim nė ēadrat e grevistėve tė urisė, duke shkelur edhe rregullat e njė greve urie. Totozani ka vizituar tė dielėn grevėn e urisė qė po zhvillonte grupi i ish-tė pėrndjekurve politikė dhe ka hedhur baltė dhe akuza ndaj forcave tė policisė qė po siguronin rendin dhe jetėn e grevistėve. Totozani ka akuzuar policinė se nuk ka lejuar tė futet ujė dhe ilaēe te grevistėt, por kėto akuza sa banale aq edhe tė pavėrteta janė hedhur poshtė nga Policia e Tiranės. Me deklaratat e tij, Totozani tregoi edhe njė herė se ėshtė njė shėrbėtor i bindur i kreut tė PS, Edi Rama. Totozani nuk ka shkuar te grevistėt pėr tė parė gjendjen e tyre, por ka shkuar me misionin pėr t'u dėrguar atyre ushqime, duke shkelur rregullin elementar tė njė greve urie. Ndėrsa pėr tė fshehur veprimin e tij tė paligjshėm, Totozani u mundua tė dezinformojė opinionin publik, duke mashtruar se policia nuk ka lejuar tė futet ujė dhe ilaēe pėr grevistėt e urisė. Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Tiranės i ka bėrė apel institucionit tė Avokatit tė Popullit, si njė institucion i pavarur, qė tė respektojė integritetin e tij dhe tė mos bjerė pre e manipuluesve tė grevės sė paligjshme tė ish-tė pėrndjekurve politikė dhe tė kėrkojė ndjesė publike pėr akuzat e rėnda dhe tė pavėrteta tė ushtrimit tė torturės apo keqtrajtimit tė grevistėve nga ana e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit. Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp, Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė shpreh keqardhjen pėr deklaratat e pavėrteta tė Avokatit tė Popullit. "Grevistėve tė urisė nuk u janė ndėrprerė nga ana jonė as ilaēet, as mjekimet apo ndėrhyrja mjekėsore. Pranė ambienteve tė grevės ėshtė atashuar gjithė kohėn njė autoambulancė e pajisur me staf mjekėsor, me tė gjithė medikamentet e nevojshme. Nė kėtė kontekst, i bėjmė apel institucionit tė Avokatit tė Popullit, si njė institucion i pavarur nė kuptim tė Kushtetutės, tė respektojė integritetin e tij dhe tė mos bjerė pre e manipuluesve tė kėsaj greve tė paligjshme dhe tė kėrkojė ndjesė publike pėr akuzat e rėnda dhe tė pavėrteta tė ushtrimit tė torturės apo keqtrajtimit tė grevistėve nga ana e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit. Gjithashtu, i bėjmė thirrje Avokatit tė Popullit, tė heqė dorė nga roli i furnitorit me ushqime tė individėve qė kanė hyrė nė njė grevė, tė pretenduar si grevė urie", thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė Drejtorisė sė Policisė tė Qarkut Tiranė.

    Greva, policia mori tė gjitha masat pėr mbajtjen e situatės nėn kontroll

    Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė bėn tė ditur mė tej se, nė ruajtje tė sigurisė sė jetės sė grevistėve. "Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, qė nė ditėn e parė tė grevės e nė vijim, ka marrė tė gjitha masat pėr mbajtjen nė kontroll tė situatės, duke organizuar shėrbime policore, pėr garantimin e rendit dhe qetėsisė publike, si dhe parandalimit tė ēdo incidenti tė padėshiruar, nė vendin ku zhvillohet greva. Pas tentativave pėr dėmtim nėpėrmjet djegies apo vetėdjegies nga dy prej pjesėmarrėve nė grevė, Policia e Tiranės rriti edhe mė shumė masat e sigurisė, nė funksion tė njė qėllimi tė vetėm: Sigurimin e jetės sė grevistėve, si dhe pėr tė mos lejuar qė pjesėmarrėsit nė grevėn e urisė, nė kushte tė rėnduara psikologjike dhe me ndikime politike nga jashtė ambienteve tė grevės tė kryenin akte vetėdėmtimi", thuhet nė deklaratėn e Drejtorisė sė Policisė tė Qarkut Tiranė.

    Skėnder Tufa, i dėnuar pėr prostitucion

    Greva e urisė e grupit tė ish-tė pėrndjekurve politikė u koordinua nga dy persona me precedentė penalė, Skėnder Tufa i dėnuar 7 vjet pėr prostitucion nė vitin 2004, si dhe Asllan Patrioti i akuzuar pėr mashtrim ndaj njė biznesmeni italian. Pėrgjatė 31 ditėve, ndėrsa pretendonin si kauzė tė tyre lirinė, dy koordinatorėt lirinė e tyre pas rrėzimit tė diktaturės e kishin shfrytėzuar pėr aktivitete kriminale. Kjo vuri nė dyshim edhe vetė pjesėtarėt e grevės sė urisė, pasi ky kontigjent kriminal nuk u mbėshtet nga shtresa e ish-tė persekutuarve. Skėnder Tufa, qė drejtoi grevėn e urisė, sipas dokumenteve rezultoi i dėnuar nga tė gjitha shkallėt e drejtėsisė shqiptare me 7 vite burg pėr veprėn penale tė shfrytėzimit tė prostitucionit nė bashkėpunim, parashikuar nga neni 114, shkronja (a), pika (6) e Kodit Penal tė RSH. Arrestimi i tij ėshtė bėrė mė 4 maj tė vitit 2004, gjatė njė operacioni tė forcave tė policisė nė lokalin ku ai shfrytėzonte dy femra pėr prostitucion. Provat e paraqitura nga policia dhe Prokuroria faktonin se Tufa nė bashkėpunim me shtetasin Gentian XH., shfrytėzonin pėr prostitucion nė njė lokal tė Tiranės shtetasen Engjėllushe T., dhe Rudina H. Operacioni i policisė ėshtė kryer pas sinjalizimeve se, nė lokalin ku ushtronin aktivitetin e tyre Skėnder Tufa dhe Gentian XH., shfrytėzohej pėr prostitucion fermrash.

    Asllan Patrioti, i dėnuar pėr pėrdhunim

    Edhe bashkėkoordinatori i grevės, Asllan Patrioti, ėshtė njė i akuzuar pėr mashtrim dhe presion. Patrioti u arrestua nė flagrancė nga Policia e Tiranės, pasi ishte kapur duke i marrė njė shtetasi italian 700 euro nėpėrmjet mashtrimit dhe presionit. Nė njoftimin e Policisė sė Tiranės thuhej se, u arrestua nė kushtet e flagrancės shtetasi Asllan Ramadan Patrioti, 59 vjeē, banues nė Tiranė, duke marrė me anė tė mashtrimit shumėn prej 700 eurosh shtetasit italian M.N. Shtetasi italian M.N., nė muajin qershor 2012, denoncoi vjedhjen e automjetit tė tij personal, i cili pas pak ditėsh u gjet dhe iu kthye pronarit, nga strukturat e Policisė sė Komisariatit tė Policisė Nr. 4 Tiranė. Shtetasi italian prej kohėsh, pas gjetjes sė automjetit tė vjedhur ishte nėn presionin e shtetasit shqiptar Asllan Patrioti pėr t'u paguar, pasi pretendonte se kishte ndikuar pėr gjetjen e automjetit tė vjedhur. Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm ndėrhyri nė momentin, qė Patrioti ishte duke marrė shumėn e eurove. Asllan Patrioti gjithashtu ka qenė i dėnuar me vendim tė Gjykatės sė Tiranės mė 22 nėntor 1977 pėr krimin e marrėdhėnieve seksuale me dhunė

    Kreshnik MERSINLLARI

    http://www.rilindjademokratike.com/R...r/politika.htm


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #348
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Per te perfituar kestin e dyte, te gjithe ish te denuarit politike , qe jetojne, duhet te dergojne zyrtarisht Ministrise se Financave CERTIFIKATEN PERSONALE.
    Gjithashtu, nese ish te denuarit politike ose trashegimtaret ligjore, kane ndryshime te gjendjes civile, duhet te dergojne prane Ministrise se Financave dokumentacionin shtese


    http://www.minfin.gov.al/

  9. #349
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Deri tani paskan dale nje dore e mire ordineresh si te burgos politike !!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    he paskan perfundu keta qakej greven hmmmmmmm?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •