Close
Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 369
  1. #301
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    O POKO ti ke tė drejt ta shash Enverin se ėshtė treguar shum katil me shqiptarėt.
    E merte tė diplomuarin nga Fieri apo nga Vlora dhe e ēonte me detyrim andej nga humbėtirat tuaja nga Kalaja e Dodės pėrshėmbull qė tė mėsonte thybėn tuaj.
    Mirpo dhia ka tė drejtė tė ankohet tani se pse Enveri donte ta denatyronte ta bėnte nga dhi nė njeri.
    Tė jap tė drejtė dhia duhet tė ngelet dhi kush mundohet ta tjetėrsoj ka bėr krim.

  2. #302
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078
    Greva e vdekjes dhe udhėkryqi i moralit tonė

    Agron TUFA

    1. "Agron nja dy fjalė pėr kėta grevistėt qė po vetėdigjen?? kshu kot sa pėr tė na sqaruar edhe ne qė nuk kuptojmė gjė. Lirak". Ky ka qenė njė mezash-koment, qė mė drejtohej personalisht nė fund tė njė shkrimit tim kėto ditė, kur greva e 15-20 tė ngujuarve, ish tė burgosur politikė, kishte shėnuar edhe episodin e dytė tė tentativės pėr vetėdjegie. Nuk besoj se nėnshkrimi "Lirak" nėnkupton tė "vetėdjegurin e dytė", Lirak Bejkon, sepse, siē dihet, nė gjendjen e njeriut tė dėmtuar qė ndodhet nė kushtet e mjekimit, askush nuk ia ka ngenė tė mendojė se ēfarė mendon akcili njeri apo akcili zyrtar pėr gjestin e tij publik, aq mė tepėr t`i shkruajė me ironi dhe aq mė tepėr mua konkretisht. Thjesht anonimi ka parapėlqyer tė shkaktojė "efekt", duke nėnshkruar me emrin "Lirak", qė tė aludojė direkt njė situatė kontekstuale, e cila, e pėrkthyer nė njė gjuhė mė tė kapshme, apelon kėshtu: "Shihni ēfarė amoralizmi: ndėrsa ish tė pėrndjekurit flijohen e digjen pėr drejtėsi dhe dinjitet nė mes tė Tiranės, shumėkush si ti, jeni mbėshtjellė me heshtje tė turpshme, shkruani pėr lloj-lloj temash dhe keni frikė tė thoni "dy fjalė" pėr ata qė "vetėdigjen". Nuk ėshtė vetėm ky mesazh me nėnshkrime anonime, qė kam marrė nė forma tė ndryshme: janė disa "lirakė" qė ėndėrrojnė tė fshehur pas emrave, qė dikush tė kallet nė "flakė" dhe ata tė ngrohen nė kėtė spektakėl. Dhe sigurisht, "dy fjalė" dhe unė do t`i them kėtu, jo se dikush, hapur apo fshehur, ndikon bindshėm qė unė tė flas, por sepse nė thelb, gjithė kėto ditė tė grevės, si shumė qytetarė tė ndjeshėm, pavarėsisht bindjeve tė tyre, jam i pėrfshirė edhe unė nė kėtė situatė tė sikletshme, me shumė enigma e pikėpyetje.


    2. Reagimi publik i ēdo njeriu nė lidhje me aktet publike, pėrfshi dhe grevėn qė vijon, bėhet nė pėrputhje me bindjen dhe botėkuptimin e tij. Botėkuptimi im kulturor, moral e religjioz nuk e pranon idenė e vetėvrasjes dhe ēdo formė tė saj. Kam formuar bindjen se "ēdo gjėje nė kėtė botė i gjendet ilaēi, pėrveē derės sė vdekjes, e cila, pasi mbyllet, i pėrjashton pėrfundimisht tė gjitha ndėrhyrjet". Nga pikėpamja religjioze u bashkohem tė gjitha atyre doktrinave qė e quajnė vetėvrasjen mėkatin mė tė madh ndaj Krijuesit, sikundėr nėnkupton akti i shkatėrrimit tė "kunorės sė Krijimit".

    3. Ka dhe njė vėshtirėsi tjetėr nė "prononcimin" tim pėr grevėn e urisė sė tashme. Grevėn e urisė si mjet proteste tė vetėflijimit politik e ka pėrdorur pėr herė tė parė nė burgun e Burrelit Xhevat Korēa nė vitin 1949, i cili kėrkoi, deri nė shuarje tė plotė, drejtėsi nga regjimi komunist. Ky burrė shteti e patriot, nuk ktheu nga rruga e tij e sakrifikimit as me ndėrhyrjen e Pater Pjetėr Mėshkallės dhe Gjergj Kokoshit, derisa u vetėfik pėr njė kauzė tė mprehtė, siē ka qenė nė tė gjitha kohėrat nevoja e njeriut pėr drejtėsi. Me sa di unė, nuk ka pasur vetėflijim tjetėr nė burgjet komuniste pas kėtij rasti. Pas rėnies sė komunizmit, grevat e urisė sė ish tė pėrndjekurve janė bėrė nė forma individuale e nė grupe, por pėr fat tė trishtuar, nė vend qė tė ndihmonin kauzėn e tyre gjithnjė tė drejtė, kanė pėrfunduar, pėrveēse pa vetėflijime, edhe me dėmtimin serioz tė unitetit qė duhet tė kishte kjo klasė. Mandej me pėrēarjen dhe skizmėn e pandalshme qė ndodhi mė vonė, ky front i madh qė pėrbėn, pėrveē shumicės dėrrmuese tė votave tė sė djathtės, edhe simbolin e dinjitetit tonė njerėzor e kombėtar, u pėrēa, siē e dimė, pikė e pesė nga diversioni i partive tė mėdha politike, siē vazhdon, pa dyshim, edhe sot e gjithė ditėn.

    Ja njė ngjarje e thjeshtė. Njė ditė pranvere tė kėtij viti, mė njoftuan se nė korridorin e Institutit tė Studimeve pėr Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ėshtė shtrirė njė ish i pėrndjekur (njė prej grevistėve tė tashėm). U mundova t`i shpjegoj se tė drejtėn pėr grevė mund ta zhvendoste, sė paku nė oborr, por jo nė ambiente pune. Ishte e kotė. Pėrkundrazi, ai mė tha, se "sė shpejti kėtu do tė mblidhen edhe tė tjerėt, qė ndodhen tek Lulishte 1 Maji". E pashė vetė qė kjo mund tė ndodhte. Njė punėtore pastrimi, qė punonte edhe nė disa lokale pėrballė Institutit, mė tha: "Sapo kthehem nga lokali pėrballė, nga doli ky qė ėshtė shtrirė kėtu. Pak mė parė ishte i ulur nė njė tavolinė me deputetin Saimir Tahiri dhe Kurt Kolėn. Kanė dhe njė tjetėr si punė korrieri qė vate-vjen nga lulishtja ku janė mbledhur disa tė tjerė dhe ēon e sjell lajme. Po deshe, ik e shihe, nė s`beson". Shkova, pashė, kuptova: nė tavolinė ishin, siē mė tha pastruesja. U trishtova shumė nga kjo kurdisje alla-kioskė. Ktheva dhe i thashė grevistit tė shtrirė: "Nuk do tė bėj asnjė pėrpjekje tė tė nxjerr apo tė tė mbush mendjen tė dalėsh, por, po deshe, shko dhe lajmėroji dy zotėrinjtė me tė cilėt para 10 minutash ishe nė tavolinė. Thuaju se qė nga hyrja nė lokal, pėrfshi dhe bisedat qė bėtė, janė tė gjitha tė filmuara. Do jemi tė detyruar t`i japim pėr transmetim, meqė do tė na pezulloni aktivitetin nė ambiente pune. Nuk paragjykojmė grevėn, por nxitjen, mėnyrėn dhe motivimin pėrtej jush". "Nuk ėshtė e vėrtetė", - reagoi ashpėr grevisti. "Ju kanė shpifur spiunat!". "Dakord, ta shohim, por do tė jetė vonė kur tė transmetohet", - thashė dhe hyra brenda. Pas pesė minutash mė thanė se "grevisti" qe larguar. Nuk erdhi mė askush. Dua qė kėtė episod t`ia kujtoj po atij "grevistit" tė tashėm, me kokė tė lidhur me rrip.

    4. Tingėllon e ēuditshme "vetėdjegia" e grevistėve pėr kėrkesa ekonomike, pa u pėrpjekur tė arrijnė njė besatim tė pėrgjithshėm mesvedit, me shtresėn aq tė gjerė qė duhet tė pėrfaqėsonin, por qė mjerisht as nuk e pėrfaqėsojnė, e as nuk po pėrkrahen. Sepse, qė tė mbronin njė kauzė tė tė gjithė shtresės dhe me besatimin e tė gjithėve, duhet ta pėrfaqėsonin atė mė sė miri, jo si aventurė provokuese e shantazhuese me frymėzim tė dyshimtė e sidomos me kalkulime tė kontekstit politik. Prandaj nuk mund tė ndalohet kurrsesi dhe e drejta pėr interpretim konjuktural politik me pėrkimin e kėtyre "vetėdjegieve" deri dy orė para nėnshkrimit nė Bruksel tė Marrėveshjes pėr kandidimin e Shqipėrisė nė BE. Kauza e klasės sė tė pėrndjekurve politikė duhet tė mbetet e pastėr nga ēdo njollė e dyshim, sepse pėrndryshe ajo rrezikon tė instalojė mbi krejt shtresėn e gjerė viktimizimin e dyfishtė: kėsaj here, imazhin e pėrdorimit politik tė tė interesuarve nė njė krizė kauze pėrpara zgjedhjeve.

    5. Pėrse vallė shtresa e tė pėrndjekurve politikė, qytetarėt e Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė nuk e mbėshtetėn grevėn e njė grupi, edhe pas tentativave tė tyre tė "vetėflijimit"? Pėrse nuk e beson kėtė as im atė dhe ish tė persekutuarit e tjerė tė familjes sime, miqtė e shumtė dhe figura tė tjera tė njohura, nga ish tė dėnuar tė thjeshtė deri tek figura tė rėndėsishme publike, qė pėrjetuan represionin komunist? Ēfarė i pengon ata, qė kanė treguar nė mos mė shumė kurajė gjatė Kalvarit, sė paku aq sa "grevistėt" e tashėm, t`u bashkohen atyre, t`u japin peshė, kredo, kauzė dhe tė pėrmbysin rrėnjėsisht kulturėn e talljes, qė dy partitė e mėdha politike, kush mė shumė e kush mė pak, kanė ushtruar mbi vuajtjet e tyre? Mos kanė vuajtur mė pak? Mos e kanė mė tė pakėt kurajon? Mos nuk janė aq sa duhet burra? Mos janė mė pak tė qartė e tė ndjeshėm? Mos janė mė shumė tė indoktrinuar nga demagogjia? Mos u ėshtė trashur nervi qytetar nga privilegjet? Mos janė mė pak largpamės? Po qytetarėt e tjerė? Sepse nuk duhet tė jesh me doemos i persekutuar pėr tė ndjerė tėrė dramėn e luajtur gjithė kėto vite nė kurriz tė tyre nga klasa politike postkomuniste! Mua nuk mė del kėshtu. Tash pėr tash po dėgjojmė ta ngrenė zėrin vetėm deputetėt e opozitės, madje pikėrisht ata zėra, tė cilėt pėrgjatė gjithė kėtyre dy dekadave kanė shpallur me histeri nga foltorja, nė gazeta e nė studio, se "qytetarėt shqiptarė nuk kanė asnjė borxh tė paguajnė njė faturė tė rėndė pėr krimet e njė kohe dhe tė njė sistemi tjetėr". Kush tė dojė i gjen kėto prononcime publike edhe tani, thjesht, konfrontojini me panegjirikėt e sotėm nė pėrkrahje tė po asaj ēėshtjeje, tė cilėn, pėrpos se kurrė nuk e kanė votuar, e kanė anatemuar me tė gjitha mėnyrat. Kur hipokrizia pėrbėn vertebrėn e demagogjisė, mendoj se ndjeshmėria jonė duhet tė pėrzgjedhė ballafaqimin dhe jo kujtesėn e peshkut.

    6. Mendoj dhe kam krijuar nga pėrvoja njė bindje tė thellė e tė trishtuar (siē ėshtė dhe realiteti i dhjetėra mijėra ish tė persekutuarve qė i mbijetuan diktaturės), se pėr ta mjedisi ynė shoqėror, shteti me institucionet e tij, politika postkomuniste, jo vetėm nuk arriti ta integronte kėtė shtresė, por me indiferencėn dhe arrogancėn e saj i ka lėnė gjysmake aksionet, i ėshtė shmangur detyrimeve elementare, nė radhė tė parė morale, mandej ekonomike. Nėse pėrmendim qeverinė e parė tė PD-sė, kur nė politikėn e drejtpėrdrejtė dhe nė qeverisje gjendej njė konstelacion relativisht i fuqishėm i pėrfaqėsuesve tė tė persekutuarve, nėse pėr disa prej ēėshtjeve tė tyre tė rehabilitimit pati njė strategji dhe dukej, se me kalimin e kohės gjėrat po shkonin nė rrugė tė mbarė, atėherė pas riardhjes sė tė djathtės nė pushtet mė 2005, e mandej prapė mė 2009 (tė mos harrojmė, me votat dėrrmuese tė kėsaj shtrese), pamja ndryshoi: nė falangėn e djathtė nuk u pa mė asnjė pėr be nga kjo shtresė qė u dha votat. Dhe mospėrfaqėsimi i tyre nė parlament, nė komisionet parlamentare, nė administratėn publike, pikėrisht aty ku merren vendimet pėr interesat e kėsaj shtrese, ka krijuar pakėnaqėsi tė mėdha, mosbesim e dyshime nė sinqeritetin e tė djathtės, deri nė njė tėhuajėsim e pėshtjellim tė kėtij elektorati, tė cilit, siē po e shohim, po i turren turma demagogėsh politikė pėr tė pėrftuar sa mė shumė me premtime tė bujshme, pėr t`i tėrhequr mandej ata drejt njė zhgėnjimi tė ri. Ēėshtja e ish tė persekutuarve ėshtė banalizuar, duke e reduktuar atė vetėm nė njė plan pazari matrapazėsh: lekė, lekė, lekė! Sado tė rėndėsishme qofshin lekėt, unė nuk mendoj se ky ėshtė kryeproblemi. Sepse koha e kaluar e persekutimit tė tyre dhe ajo qė kalon nė "lirinė" qė u kemi servirur ėshtė e mbushur me fyerje esenciale: vėrtet ata ndonjėherė shenjohen nė pėrkujtimore tė ndryshme me simbole tė "nderit qytetar", por sa vlerė ka ky "nder" kur mė pėrpara u ėshtė dhėnė persekutorėve tė tyre? Vėrtet u lidhet njėfarė pensioni i vakėt, por ēfarė ngushėllimi pėrbėn kjo pėrballė pensioneve tė majme tė ish-persekutorėve tė tyre, me aranit ēelat e pafund? Vėrtet ndėrmerren gjithė pėrtesė e zvarritje ligje pėr "dėmshpėrblimin" e tyre, por ēfarė peshe ngre kjo pėrballė pasurimit tė shfrenuar tė ish-sekretarėve tė partisė apo ish-oficerėve tė Sigurimit dhe organikave tė dhunės sė ish-burgjeve apo personelit tė Degės sė Punėve tė Brendshme? Ende sot, shumica e kėsaj shtrese nuk janė tė aftė tė blejnė njė banesė. Ende sot nė metastazat e ish-kampeve tė internimit nėpėr fshatrat e Shqipėrisė, ata dhe pasardhėsit e tyre kanė mbetur nė kohėn zero, nėpėr kolibe e kasolle gjysmė me kallama e gjysmė me tulla si peng i pėrzishėm i njė kohe qė nuk i lėshon. Ende sot rriten breza fėmijėsh skamnorė nė kėto vrima tė zeza provincash tė atdheut. Kush ėshtė kujtuar pėr ta ndonjėherė? Shtypi dhe biznesi i tij nuk i honeps, sepse janė jashtė kohe, jashtė interesi, jashtė konjukturave. Narrativa e tyre nuk dėgjohet dhe ata duhet tė vdesin bars me kujtimet e tyre brengosėse, sepse valvolat e kujtesės sė bėmave komuniste shkarkohen e pėrmbytin bujarisht gazetat e studiot tona, duke na e paraqitur kėtė kujtesė tė turpshme si bėma heroike, epos, epope. "Damka e turpit" tė tyre vazhdon tė kujtohet, siē ka qenė nė komunizėm nė tekstet shkollore, dhe ata janė tė detyruar tė bredhin rrugėve e shesheve qė mbajnė emrat e vrasėsve tė baballarėve e gjyshėrve tė tyre, tė shkojnė nė shkolla e institucione qė mbajnė po kėta emra vrasėsish dhe nė darkė, nė ekran vazhdon nostalgjia me mitet e po kėtyre vrasėsve nė metrazhe pafund filmash socrealistė. Punėn e tyre e kemi pėrvetėsuar. Ata nuk kanė pjesė nė atdheun tonė. Atdheun e kemi ndarė, kujt tokė, kujt pallate, kujt ish-fabrika e uzina, kujt kazerma e reparte ushtarake, kujt miniera e kujt tjetėr riviera bregdetare. Ata nuk meritojnė hise e pjesė, megjithėse hektarė sa tė ha syri janė pėrftuar prej moēalishtesh me djersėn, gjakun dhe kockat e tyre; megjithėse minierat, aeroportet, kanalet, uzinat e oxhaqet, qytete tė tėra e blloqe masive banesazh janė ngritur me thonjtė e tyre nėn kėrbaēin e atyre qė tash i kanė privatizuar. Ata nuk kanė lekė t`i ēojnė fėmijėt e tyre nėpėr shkolla e universitete tė mira brenda vendit, sepse u kėrkohen nėpėrmjet sekretarėve mijėra euro, bash prej atyre ish-persekutorėve qė fėmijėt i shkollojnė nėpėr kolegjet dhe universitetet mė tė kushtueshme tė Europės dhe Amerikės. Ata janė pėrjashtuar tė kenė pjesė nė kėtė atdhe tė shpėrfytyruar, pėr tė cilin u flijuan dje dhe po flijohen sot me zhelet e varfėrisė. Ata duhen pėrkėdhelur dhe u duhet premtuar me njė gjuhė tė ngjashme, si ėndrrat e tyre, vetėm pėr aq kohė, sa zgjat fushata elektorale e radhės. Mandej mund ta pėrdorėsh cinizmin sa e si tė duash. Nuk ka drejtėsi, nuk ka ndjeshmėri, nuk ka ndershmėri! Ata pėrzihen prej pune! Pa motiv. Me pretekste reformash, reduktimesh, krizash, pėr t`u zėvendėsuar me bij ish-komunistėsh, siē ndodhi me tetė drejtues prej tyre qershorin e kėtij viti. Ajme! Kjo pėrditshmėri nuk i ngjan aspak ēmimit tė flijimit tė tyre. Ngushėllohuni, u thonė, me "fjalėn e lirė" qė ua dha demokracia! Jo fjalėn e lirė, por fjalėn e zhvleftėsuar u kemi lėnė nė dorė. Sigurisht, jo pėr t`iu drejtuar kujt, por pėr monolog, tė gjatė, tė errėt, mllefosės, sidomos kur ndeshin nė rrugė ish-xhelatin me kollare, kur hyjnė dhe gjejnė nė zyra noterie e avokatie ish-hetuesėt, ish-prokurorėt, ish-gjyqtarėt e tyre. Ne i kemi pėrjashtuar me apo pavetėdije, duke i ndarė me mure tė errėta e tė tejdukshme, me mure qė nuk u ngritėn sot e menjėherė, por ngadalshėm, nga pak e pėrditė dhe qė vazhdojnė tė lartohen edhe sot, duke pėrsosur pakthyeshėm Moskuptimin tonė.

    7. Pavarėsisht se si ėshtė greva e sotme e ish tė pėrndjekurve - pėrfaqėsuese apo jo, shantazhuese, konjukturale, e pėrdorur, dramė apo farsė, show me regjizorė e suflerė prapa kunitave apo "teatėr mizorie" dhe pavarėsisht se nė tė shumica dėrrmuese e kėsaj shtrese refuzon tė luajė, ne tė gjithė nuk mund tė abstragojmė dot nga roli qė kemi secili, kush mė shumė e kush mė pak. Pavarėsisht tė gjithave pra (pėrfshi kėtu edhe paqartėsinė time subjektive), ne nuk i shmangemi dot asnjėri kompleksit tė thellė tė fajėsisė pėrballė tyre, e sidomos, pėrtej tyre. Ekziston njė ēėshtje e madhe e pazgjidhur nė mes, qė fillon me politikėn, shtetin dhe institucionet e tij, shoqėrinė dhe institucionet e saj dhe kjo ēėshtje ėshtė drejtėsia qė nuk u vendos pėr kėtė klasė. Sepse edhe pas rėnies sė komunizmit, deklasimi (de-klasimi - pėrjashtimi nga klasa sunduese) i tyre u ruajt dhe u mbajt nė ato diferenca siē ka qenė mė parė, nė shumėēka e ngjashme nga po ajo mendėsi e praktikė, nė thelb, e trashėguar nga komunizmi. Borxhi, sė paku moral ndaj tyre parakuptonte, mė sė pari, t`u pastrohej zhuli shpifės i propagandės totalitare dhe ligjeve tė shtetit komunist qė i dėnoi, t`u bėhej me dije qytetarėve shqiptarė dhe brezave ēfarė dhe si ka ngjarė nė tė vėrtetė me njeriun, me jetėn e njeriut prej se i hodhėn prangat midis familjes, punės, shoqėrisė, derisa e kthyen tė thyer e tė tmerruar me fantazmat e qelive dhe kampeve; t`u bėhej e mundur familjeve tė tyre gjetja e eshtrave tė tė vrarėve, vendet e pushkatimit; tė pėrkujtoheshin emrat e tyre nė forma qoftė edhe tė thjeshta tė kujtesės kolektive; tė hapeshin dosjet e spiunėve, dėshmitarėve dhe sidomos, rekrutuesve tė tyre dhe, natyrisht, t`u bėhej pak vend nė pėrditshmėrinė tonė, qė ta hidhnin dhe ata hapin me ne, me tė njėjtin ritėm, me tė njėjtin qėllim, me tė njėjtėn aspiratė pėr tė nesėrmen e atdheut tė pėrbashkėt. Tė bėhej pra, diē e tillė, e pėrafėrt, me atė qė kanė bėrė ndaj kėsaj shtrese shoqėritė ish-komuniste tė Europės Qendrore e Lindore.

    Pavarėsisht gjykimeve e paragjykimeve tė grevės sė tashme tė njė grupi individėsh (brenda tė cilėve, nuk e vė nė dyshim, ka njerėz qė pėrfaqėsojnė pastėrtisht Ēėshtjen, qė nė vetvete qėndron), duhet ndėrhyrė. Instrumentet e njė shteti modern e demokratik, Parlamenti, Presidenti, Kryeministri, politikanė e intelektualė duhet tė gjejnė njė formė dialogu e ndėrmjetėsimi, para se dyert e kėsaj mundėsie, vullnetshėm apo pavullnetshėm, qoftė dhe njėrit prej tyre, t`i mbyllė vdekja. Sepse vdekja ka tjetėr peshė dhe hija e saj ėshtė e paparashikueshme. E pazotėrueshme.

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Totozani: Urdhri pėr ndalimin e lėngjeve e ilaēeve pėr grevistėt ėshtė vepėr penale


    Ai kėrkoi qė policia tė tėrhiqet nga ndalimi i lėngjeve pėr ish- tė pėrndjekurit



    nipi Shemsi Totozanit ka dale ne mbrotje te ish-te perndjekurve ..... hapu qiell ...!!!!!!!!




    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #304
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eshte turp per keta mjerana qe perdoren nga edi rama ne kohen kur shqiperia po hapron drejt evropes.
    E dim qe shqiperia ka probleme por te dalin njerz te krisur te vetdigjen tamam si ne shtete islame kji demton imazhin e shqiperis,une lus zotin qe berisha te mos leshoi pe para ketyre mjeranave te cilet po perdoren nga edvin kristaq rama i cili eshte shqipetari me i urryeri ne gjeografin shqipetare

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Eshte turp per keta mjerana qe perdoren nga edi rama ne kohen kur shqiperia po hapron drejt evropes.
    E dim qe shqiperia ka probleme por te dalin njerz te krisur te vetdigjen tamam si ne shtete islame kji demton imazhin e shqiperis,une lus zotin qe berisha te mos leshoi pe para ketyre mjeranave te cilet po perdoren nga edvin kristaq rama i cili eshte shqipetari me i urryeri ne gjeografin shqipetare
    Ai e ka emrin Edvin Rama ,,ca pune keni me Kristaqin qe ka vdekur ju o legene..pavaresisht se edhe ai nuk eshte se ishte ndonje flori ..po puna eshte te xhesti..pse merreni me te vdekur..kjo eshte paburresi.. Po sikur te therrasi ty njeri me emrin e babes se vdekur(te qofte larg) o nari ...si te duket ty..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  6. #306
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Eshte turp per keta mjerana qe perdoren nga edi rama ne kohen kur shqiperia po hapron drejt evropes.
    E dim qe shqiperia ka probleme por te dalin njerz te krisur te vetdigjen tamam si ne shtete islame kji demton imazhin e shqiperis,une lus zotin qe berisha te mos leshoi pe para ketyre mjeranave te cilet po perdoren nga edvin kristaq rama i cili eshte shqipetari me i urryeri ne gjeografin shqipetare
    pse te kujt i ka leket Berisha? te babit te mamit apo te motres?
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Eshte turp per keta mjerana qe perdoren nga edi rama ne kohen kur shqiperia po hapron drejt evropes.
    E dim qe shqiperia ka probleme por te dalin njerz te krisur te vetdigjen tamam si ne shtete islame kji demton imazhin e shqiperis,une lus zotin qe berisha te mos leshoi pe para ketyre mjeranave te cilet po perdoren nga edvin kristaq rama i cili eshte shqipetari me i urryeri ne gjeografin shqipetare

    Te burgosurit jane ne gjendje te rend,te manipuluar nga EDI RAMA dhe PS nuk e di a jane,por e di qe BERISHA dhe PD kan fitu vota me premtimin se do ti paguaj obligimet ndaj te burgosurve.

    EDI RAMA eshte ai qe eshte,kryetar i PS e cila i ka fitu nja 47% te votave te shqipetareve te republikes se SHQIPERISE,SI TE DOLI TY ME I URRYERI PO TE PENGON EMRI I BABAIT TE TIJE???Ju patriotve me bateria ju pengoin emrat e krishter!!!

  8. #308
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Po pse nuk ja vune flaken vetes kto trimat kur ishin ne spac e burrel.

    nje pjese e te perndjekurve kane qene me dy klase shkolle.

    psh. mbas 90-tes Shik Stermasi u be shef dege ne Burrel.

    ato qe ishin intelektual nuk denjuan ti lepinin bithen "demokrateve

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078
    "Aq mė tepėr, kur nė krah tė kauzės sė tyre dalin edhe ish-ministra tė Brendshėm tė regjimit komunist, apo ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit"


    U duk si e pakuptimtė nisja e grevės sė ish-tė burgosurve nė regjimin e diktaturės. Fillimisht, kėrkuan largimin e kryeministrit Berisha nga qeveria, mė pas kėrkuan qė Ilir Meta tė largohej nga Berisha. Deri kėtu, duket thjeshtė njė ēoroditje dhe zhurmnajė militantėsh prej opozitari.

    Mė pas, pas shumė ditėsh ngujimi nė njė ēadėr, ata qė vendosėn tė sakrifikonin vaktet e tyre, u kujtuan tė theksonin me ngulm se kėrkesat e tyre ishin vetėm ekonomike. Sa mė shumė situata e tyre rėndohet, aq mė shumė duket sikur vijnė nė vete, duke u pėrqendruar vetėm tek hallet e tyre.

    Plot 22 vite ikje nga diktatura, e po kaq shumė manipulime dosjesh me ish-tė burgosur, e kanė zhvleftėsuar shumė kauzėn e tyre. Megjithatė, Shqipėria me buxhetin e saj tė vogėl, me njė skenė sociale tė dobėt, ndėrsa buxheti i pensioneve mbahen ende nga buxheti i shtetit, ka vendosur t’i dalė zot kėsaj kategorie, pėr t’i dėmshpėrblyer njė mė njė ditėt e burgut, pavarėsisht se shpesh herė, arsyet e dėnimit tė tyre kanė qenė realisht pėr vepra penale qė edhe demokracia do t’i kishte dėnuar.

    Megjithatė, nuk ėshtė momenti pėr pėrgjithėsim, teksa disa njerėz ndėrmarrin akte ekstreme vetėdjegieje. A duhet tė ishte mbyllur njė histori e tillė? Sigurisht qė po, por nė njė shtet me tė ardhura tė mira, me njė shtet ku nuk do tė kishte korrupsion galopant, nė njė shtet ku pronat publike nuk do tė jepeshin dhuratė pėr njerėzit pranė pushteteve. Kjo ndodh rėndom prej dy dekadash dhe tė gjithė ata qė derdhin lot pėr ish-tė burgosurit qė janė pėrdorur po kaq shumė gjatė kėtyre viteve, thjeshtė janė hipokritė. Aq mė tepėr, kur nė krah tė kauzės sė tyre dalin edhe ish-ministra tė Brendshėm tė regjimit komunist, apo ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit. Ja pra, s’jemi ndarė kaq lehtė nga e kaluara jonė dhe mallkimi, pra komunizmi vazhdon e na ndjek kėmba kėmbės nė rrugėn tonė pėr demokraci.

    Sigurisht nuk jemi ndarė, kur sot nė vend qė tė investohej pėr tė ardhshmen e brezit tė ri, duhet tė paguhen miliona dollarė pėr brezin e shkuar, s’jemi ndarė kur nė vend qė tė qeverisnin tė rinj, qeverisin ende ish-komunistėt. Nuk jemi ndarė ende nga e shkuara, ku miqtė dhe armiqtė shihen me tė njėjtin sy si mė parė. Nuk jemi ndarė nga e shkuara, pėrderisa shtetin e shohim si njė arkė ku duhet tė marrim florinj pėr tė siguruar veten dhe jo si njė arkė pėr tė derdhur tė holla pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Nuk jemi ndarė ende nga e shkuara pėrderisa gjithēka ėshtė nėn kontrollin e partive politike dhe nė ēdo rast, ata kanė gishtin e tyre tė pėrlyer.

    Nėse dikur ishte vetėm njė sistem piramidė, sot janė dy piramida tė mėdha qė kacafytet midis tyre pėr tė marrė sa mė shumė zė nėn kontroll. Njėra ėshtė Partia Demokratike dhe tjetra ėshtė ajo Socialiste. E para u doli pėr zot ish-tė burgosurve dhe i pėrdori ata, sigurisht edhe duke dhėnė kėste shpėrblimi, ndėrsa e dyta kėrkon qė t’i pėrdorė dhe me shumė gjasė kėtė po bėn edhe nė grevėn e fundit tė urisė. I gjithė ky mallkim, vjen nga e shkuara, shėrimi i tė cilės mund tė ndodhė pas shumė kohėsh. Ai ėshtė pengesa mė e madhe qė na pret rrugėn edhe tani nė demokraci, pasi pas ēdo hapi, nė mos qoftė fryma, mentaliteti shfaqet me forcė. Komunizmi, jo vetėm qė ėshtė i keq, por ėshtė shumė i keq madje. Ai solli gjithė kėtė gjurulldi sociale qė sot e asaj dite thėrrmon ėndrrat e tė rinjve. Ai solli kėtė bakėrti me pronat, ai solli mijėra tė internuar pėr tė cilėt duhet tė paguajmė sot.

    Tani, nė vend qė paratė e privatizimeve tė shkojnė pėr investime, e pėr pasojė pėr mė shumė punėsim, ato duhet tė shkojnė pėr tė mbushur boshllėkun e sė shkuarės. Pas kaq vitesh, Shqipėria nuk ėshtė e qetė pėr tė parė nga e ardhmja, sepse i duhet ende tė merret me tė shkuarėn, duhet qė ta rehabilitojė atė, duhet tė merret me viktimat e atij sistemi, me tė gjithė atė spital tė madh psikiatrik qė krijoi dhe atė boshllėk tė pandreqshėm shpirtėror.

    Kjo ėshtė arsye qė vriten kaq shumė njerėz, kjo ėshtė arsyeja qė mijėra njerėz zaptuan pronat e tjerėve pa kurrfarė dokumenti, kjo ėshtė arsye qė sot ka kaq shumė ish-pronarė qė vuajnė pėr pronat e tyre, e po kaq shumė tė tjerėve qė po iu shkon jeta nė dyert e gjykatave. Tė gjitha kėto qė shoqėria shqiptare duhet tė merret ende, nė vend qė tė kishte tė tjera shqetėsime dhe alternativa zgjidhjeje, kanė njė emėrues tė pėrbashkėt: komunizmin!

    gazeta start

  10. #310
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078
    Dy ditė mė parė nė grevė tė urisė sė ish tė pėrndjekurve politikė, policia ka arrestuar koordinatorin e grevės Asllan Patriotin. Sot sipas shtypit shqiptar, shkak i arrestimit ėshtė Nicolini, i akuzuari breshan pėr pėrvetėsim titujsh nderi, favorizim tė emigrantėve klandestinė dhe shfrytėzim i krahut tė punės.

    Romė, 19 tetor 2012 – Mė 17 tetor, gjykata e Tiranės shpalli tė paligjshme grevėn e ish tė burgosurve politikė dhe vetėm pak orė mė pas, tė njėjtėn ditė policia arrestoi grevistin Asllan Patrioti. Nė lajmin e dhėnė tė nesėrmen nga agjencia shqiptare e shtypit, ATSh, lexohet: “Policia e Tiranės arrestoi mbrėmė nė kushtet e flagrancės shtetasin Asllan Patrioti, 59 vjeē, banues nė Tiranė, i cili akuzohet se ka marrė me anė tė mashtrimit shumėn prej 700 euro ndaj shtetasit italian M.N. Siē bėnė tė ditur burime zyrtare tė policisė sė Tiranės, nė muajin qershor 2012, shtetasi italian M.N denoncoi vjedhjen e automjetit te tij personal, i cili pas pak ditėsh u gjet dhe iu kthye pronarit nga strukturat e policisė sė komisariatit tė policisė Nr.4 Tiranė. Ndėrkohė qė shtetasi italian prej kohėsh, pas gjetjes se automjetit tė vjedhur, ishte nėn presionin e shtetasit Asllan Patrioti pėr t'u paguar, pasi pretendonte se kishte ndikuar pėr gjetjen e automjetit tė vjedhur. Arrestimi nė kushtet e flagrancės i shtetasit Asllan Patrioti, i cili ėshtė edhe koordinator i grevės sė urisė tė njė grupi ish-tė pėrndjekurish politikė nė Tiranė, u bė nė zbatim tė urdhėrit tė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqesor Tiranė”. Thuhet qė arrestimi ėshtė bėrė nė kushtet e flagrancės por nuk sqarohet nėse Patrioti ėshtė arrestuar duke i marrė paratė M.N-sė?

    Ndėrkaq sot, nė Shqiptarja.com shkruhet se M.N. ėshtė Massimiliano Nicolini, breshani qė jeton nė Durrės dhe qė mėse njė vit mė parė “u bė i famshėm” nė Itali e Shqipėri sepse u akuzua se abuzonte me titullin e Konsullit tė Nderit.
    Lidhur me Nicolinin, nė qershor tė vitit tė shkuar shkruanim: “Nė Pojana Maggiore, nė zonėn e Vicencės, karabinierėt kanė zbuluar njė seli tė rremė diplomatike shqiptare. Nė njė godinė brenda njė ferme bujqėsore, prej disa kohėsh valėvitej flamuri shqiptar, gjė qė u ishte sinjalizuar forcave tė rendit. Kur karabinierėt shkuan pėr tė kryer njė kontroll, Massimiliano Nicolini, 34 vjeē, me origjinė nga Brescia qė ishte prezantuar si konsull nderi, u ka shpjeguar se ajo ėshtė njė seli diplomatike, pa nuk mund tė futeshin atje. Pas disa shqyrtimesh mė tė hollėsishme, me ndihmėn edhe tė ministrisė sė Punėve tė Jashtme, u zbulua se personi nė fjalė nuk kishte asnjė titull diplomatik” dhe se akuzohej pėr “pėrvetėsim titujsh nderi, favorizim tė emigrantėve klandestinė dhe shfrytėzim i krahut tė punės”.

    Shfaqja sot e emrit tė Nicolinit nė ēėshtjen e Asllan Patriotit, nė tė vėrtetė zbardh njė detaj por jo gjithė historinė e kėtij arrestimi. Nuk kuptohet nėse Patrioti i ka kėrkuar vėrtet para Nicolinit, nėse Nicolini e ka mashtruar dhe ka futur nė kurth Patriotin, apo mė keq akoma nėse policia apo prokuroria ka sajuar gjithēka vetė, si e si tė arrestojė grevistin.

Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •