
Postuar mė parė nga
Xhuxhumaku
Repishti: Shoqėria shqiptare po tregon dobėsi morale me heshtjen ndaj tė burgosurve
Intervistė me ish tė burgosurin politik tė komunizimit, Sami Repishti
Ilir Ikonomi
10.10.2012
Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, ish i burgosuri politik Sami Repishti thotė se shoqėria shqiptare po tregon njė dobėsi morale me heshtjen qė ka mbajtur ndaj ēėshtjes sė ish tė burgosurve tė komunizmit. Zoti Repishti ka vuajtur 10 vjet nė kampet e punės nė Shqipėri dhe tani jeton nė Nju Xhersi.
Zėri i Amerikės: Zoti Repishti, greva tė ish tė pėrndjekurve politkė tė regjimit komunist nė Shqipėri ka patur edhe mė parė, por mė nė fund, opinioni publik duket se ėshtė sensibilizuar paksa, pas pėrpjekjes pėr vetėflijim tė zotit Gjergj Ndreca, ashtu siē ishte edhe rasti i sotėm me zotin Lirak Bejko. Mediat po flasin mė shumė dhe qeveritarėt po detyrohen tė thonė diēka. A mendoni se grevistėt ia kanė arritur qėllimit?
Sami Repishti: Para sė gjithash, dėshiroj t’u paraqes ngushėllimet e mia familjes sė zotit Gjergj Ndreca dhe zotit Lirak Bejko, tė dy bashkėvuajtės tė mij dhe luftėtarė pėr demokraci. U uroj atyre tė kenė shėrim tė shpejtė e tė plotė. Nė lidhje me pyetjen tuaj, unė besoj se greva e ka sensibilizuar opinionin publik, por jo nė njė mėnyrė tė mjaftueshme dhe nuk ka influencuar autoritetet qeveritare. Greva e urisė, sikurse e dini, ėshtė forma mė ekstreme e protestės. Nė qoftė se sot ish tė persekutuarit protestojnė, kjo tregon se ekstremi i zhgėnjimit tė tyre nga pushteti nė fuqi ėshtė i plotė. Pushteti nuk dėgjon sepse nuk kupton heshtjen e rėndė tė krimit qė bėhet ndaj ish tė burgosurve, ish tė persekutuarve. Presidenti bėri njė deklaratė jo dinjitoze duke thėnė se “duhet njė dialog, por unė nuk mund tė pėrfshihem.” Kush mund tė pėrfshihet nė qoftė se Presidenti nuk mund tė pėrfshihet? “Akuzat publike mė kanė distancuar,” thotė ai. Por si mund tė mos e quash kėtė njė aksion politik kur atyre u mohohen tė drejtat mė elementare? Kryeministri hesht sepse nuk ka ēfarė tė thotė, pėrveē sharjeve. Kryetarja e parlamentit ka reaguar si Ponc Pilati, “unė nuk kam gjė pėr tė thėnė,” thotė. Dhe ajo vjen nga njė familje e persekutuar. Ndėrkaq, viktimat e grevės sė urisė tentojnė vdekjen nė formėn mė tė vėshtirė, me anė tė vetėdjegies.
Zėri i Amerikės: A mendoni ju se kjo shtresė e vuajtur ėshtė pėrdorur pėr kapital politik? Pra, jo vetėm nga ata qė janė sot nė pushtet, por edhe nga opozita apo tė tjerė?
Sami Repishti: Nuk ka asnjė dyshim. Unė dėshpėrohem shumė qė ata mundohen t’i konsiderojnė kėto si oportunitete apo kapital politk. Ėshtė e ditur qė ish tė bugosurit politikė i kanė dhėnė votėn Partisė Demokratike dhe tani janė shumė tė zhgėnjyer nga njė gjendje e tillė. Ajo qė mė shqetėson edhe mė shumė ėshtė fakti qė nuk njihen meritat e tyre. Nuk njihen vuajtjet e tyre, qė kanė kaluar pėr kaq vjet. Nuk njihet, sidomos, merita e tyre qė nė vitin 1992 ata pėrbuzėn kamxhikun e hakmarrjes alla partizanēe, siē ka qenė nė vitin 1944-1945 dhe iu nėnshtruan vullnetarisht sistemit ligjor. Ky qėndrim dinjitoz, pėr mendimin tim, i ka dhėnė historisė sė Shqipėrisė njė dimension tė ri moral pėr tolerancė e ligjshmėri.
Zėri i Amerikės: Ju flisni pėr njė detyrim moral qė qoftė njerėzit nė pushtet qoftė shoqėria u ka ish tė pėrndjekurve. Megjithėse kanė kaluar mbi 20 vjet nga rėnia e komunizmit, a vazhdon ky detyrim moral?
Sami Repishti: Tė gjithė ata qė kanė sakrifikuar pėr Shqipėrinė, pa asnjė dyshim janė pėr t’u respektuar, jo vetėm tani por edhe nga brezat e ardhshėm, sepse kėshtu ndėrtohet shoqėria, kėshtu ndėrtohet kompaktėsia e njė kombi. Shoqėria shqiptare pėr fat tė keq – meqėnėse e pėrmendėt – po tregon dobėsinė e njė fibre tė saj morale, pėr mendimin tim. Ajo mban njė heshtje qė vret. Ajo po tregon njė indiferencė qė ofendon. Ajo po tregon gjithashtu edhe njė farė pėrbuzjeje, qė mbulon me turp tė gjithė ata qė e ushqejnė. Ata qė vuajnė sot, ata qė sakrifikohen sot, ata qė detyrohen sot tė vrasin veten me vetėdjegie janė pėr t’u respektuar, janė pėr t’u ndihmuar e jo pėr t’u ofenduar, pėr t’u sharė apo pėr t’u shfrytėzuar nga pikėpamja politike nga ana e forcave politike tė vendit.
Zėri i Amerikės: Zoti Repishti, le ta shohim ēėshtjen nga aspekti i buxhetit. Qeveria thotė se ka bėrė shumė pėr tė dėmshpėrblyer ish tė burgosurit dhe se buxheti i shtetit nuk lejon mė tepėr. Sa tė justifikuara mendoni se janė kėto pohime?
Sami Repishti: Unė e dėgjova deklaratėn e ministrisė sė Financave dhe pėr mendimin tim ėshtė njė paturpėsi. Ka 22 vjet qė ka filluar tranzicioni demokratik nė Shqipėri. Ėshtė caktuar qė pėr ēdo vit atyre t’u jepet njė e teta e dėmshpėrblimit. Deri tani, pėr 22 vjet, ata kanė marrė vetėm njė kėst. Janė shumė tė paktė ata qė kanė marrė kėstin e dytė. Si mund tė justifikohet qeveria se ka mbajtur premtimin e saj, ndėrkohė qė nuk u ka dhėnė atyre shtatė kėste tė tjerė, por u ka dhėnė vetėm njė? Kjo ėshtė njė manovėr e padrejtė. Ēėshtja e buxhetit ėshtė diēka qė ėshtė rregulluar mė pėrpara dhe nuk ėshtė diēka qė e ka gjetur qeverinė tė papėrgatitur. Ose qeveria ka konsumuar paratė e ish tė burgosurve pėr probleme tė tjera, ose qeveria ėshtė krejtėsisht e papėrgjegjshme dhe nuk dėshiron t’i paguajė ata.
Zėri i Amerikės: Nė kėto momente, ēfarė do t’u kėshillonit ish tė burgosurve?
Sami Repishti: Jam i mendimit qė ish tė burgosurit, kolegėt e mij qė janė sot nė grevė urie, duhet tė dėgjojnė kėshillėn e ambasadorit amerikan Arvizu. Mos u sakrifikoni. Mos e sakrifikoni jetėn. Jeta ėshtė gjėja mė e shenjtė. Unė jam dhe pak fetar: jeta ėshtė dhuratė e Zotit, nuk ka tė drejtė tė ta marrė njeriu, sepse vetėm Zoti e ka dhėnė dhe ai e merr. Prandaj, demonstroni nė mėnyrat mė tė forta tė mundshme, por pa sakrifikuar jetėn sepse ėshtė njė sakrificė tepėr e madhe dhe nuk justifikohet me ēėshtjen e kėrkesave qė bėni ju sot.
Krijoni Kontakt