Close
Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 369
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Ka eshte brari ka kohe qe se kam pa, me ka marr malli per mesazhet e tija politike qesharake
    Jemi bo te gjithe si felinet (macja , macoku , luani , tigri , etj etj ) ! Po nuk levizi miu , marzallah se shtyhemi te levizim edhe neve ! Sa here e levizte bishtin Brari , aq leviste nervi jone ..... Tani qe mungon "miu" , eshte bo si monotone ...! ha....ha...ha..

    Ne fakt duhet ta kishim brarin ...ne forum ! Nuk ka pallat mbreteror pa nje klloun ... Merzitet oborri pastaj ....

  2. #102
    Ministria e Financave: Ish tė pėrndjekurit tė manipuluar politikisht, kanė marė kanė marė kėstin e parė tė parave

    Ministri e Financave ka akuzuar ish tė pėrndjekurit politik sit ė manipuluar politikisht. Nė njė dalje pėr mediat Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Financave Dorian Teliti, u shpreh se ata e kanė marrė kėstin e pare tė parave qė iu takon me ligj. Sipas Telitit ish- i pėrndjekuri Gjergj Ndreca qė ndodhet i shtruar nė spital mashtron pasi ai ka marė nga qeveria shumėn e parave qė i takon, ndėrkohė qė edhe Pal Pėrshtjefni, i akuzuar pėr zjarrvėnie tė shokut ka marrė shumėn qė i takon. “Ish tė pėrndjekurit, qė janė nė grevė, kanė marrė paratė nga janari 2009 deri mė 30 shtator 2012. Janė dhėnė 5.6 miliardė lekė tė reja pėr dėmshpėrblimet. Kėsti i parė ėshtė shlyer, ish- tė pėrndjekurit janė nė grevė urie tė manipuluar politikisht. Me lėjoni t’iu informoj se personi qė u ndez nė flakė dje pėr motive personale ka marrė kėstin e parė me shumė 3 mijė dollarė. Nė vitet e mėparshme ka pėrfituar 7 mijė dollarė tė pėrdoruara pėr privatizimet e pronave publike. Pal Shtjefni qė ėshtė zjarrvėnėsi i qėllimshėm, ka marrė 580 dollarė, dhe letra me vlerė 11 mijė dollarė”,- deklaroi Teliti. Ndėr tė tjera Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Financave sqaroi se nga dita e nesėrme do tė vijojė sipas ligjit shpėrndarja e kėstit tė dytė tė dėmshpėrblimit pėr ish-tė pėrndjekurit politikė, pasi qeveria ka marrė ēdo masė pėr lėvrimin e fondeve pėr dėmshpėrblimin e tė gjithė kėsaj shtrese, ndėrkohė sqaroi se grevistėt nuk kanė marrė kėstin e dytė tė dėmshpėrblimit pėr shkak tė moshės.

    MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #103
    Ish tė pėrndjekurit, Nishani: Grevė politike

    TIRANE- Presidenti i Republikės, Bujar Nishani tha se e ka ndjekur me shumė vėmendje grevėn e ish tė pėrndjekurve politik, duke theksuar se ka konstatuar doza tė larta deklaratash politike nė kėtė grevė.
    “Grevėn e kam parė nė dy aspekte, nė aspektin human, greva ėshtė njė mjet demokratik, dhe kam respekt. Sa i takon pėrmbajtjes, kam konstatuar doza tė larta politike nė kėtė grevė, nė tė cilat Presidenti nuk bėhet palė e akuzave tė deklaratave politike.”- tha Nishani duke folur ne televizionin News 24, per emisionin e gazetarit Ilir Babaramo.
    Nuk do tė kisha asnjė rezervė pėr ti takuar, por kam konstatuar deklarata tė shumta politike dhe Presidentit nuk i lejohet, tha Nishani.
    “Fakti mė interesant ka qenė qė pothuajse tek tė gjithė ata kam konstatuar qė kontributi i tė pėrndjekurve politik gjatė viteve tė regjimit, ngritja qė ata kanė bėrė, kundėrvėnia ndaj regjimit, kurajo qė ata kanė pasur pėr t’ju kundėrvėnė njė regjimi qė tė ēonte drejt vdekjes, ka qenė i bazuar mbi parime shumė tė mėdha universale, pėr liri, pėr tė drejtėn, pėr zhvillim. Asnjėri se ka bėrė duke menduar se do tė shpėrblehej, por pėr parime tė mėdha. Tė identifikosh kėtė kontribut qė kjo shresė ka dhėnė nė ato vite me kompensim financiar, unė mendoj se ėshtė njė ofendim qė mund tu behet atyre”- shtoi Presidenti i Republikes.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #104
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Flijim njerėzor dhe indiferenca nė "Demokraci"
    Eduart Poga

    Gjergj Ndreca nuk duroi mė, kėrkoi dėmshpėrblimin pėr vuajtjet e tij, paratė qė nuk mund t’i kthenin vitet e kaluara nė qeli, por tė paktėn do tė ushqenin fėmijėt e tij, tė cilėt i kishte lėnė nė Milot Nuk ka njė ditė qė nuk ndiej frikė, trupi mė drithėrohet, tėrbohem e nuk di ku tė shikoj, ku tė ankohem pėr tė larguar frikėn se njė ditė do tė mbetem nė mjerim, nė skamje tė plotė, aq sa njė ditė nuk do tė kthehem i gjallė nė shtėpinė time pėr tė parė fėmijėt tek qeshin dhe tek rriten tė lumtur. Jetojmė nė njė pasiguri tė plotė dhe vdekjet sikur kanė thyer radhėn dhe janė futur nė rrugėn e rekordit, Kanė thyer radhėt, e nuk po njohin moshėn. Kam frikė dhe nuk di ku tė ankohem, sepse askush nuk kujtohet mė pėr ne, askush nuk e vė ujin nė zjarr, nuk merakoset mė pėr Ne; minatorėt e Bulqizės, pėr Ne tė pėrndjekurit politikė, pėr Ne tė verbrit, pėr shtresėn tonė qė vuan prej vitesh, duke ditur qė vuajmė pėr njė kafshatė bukė. Nuk duam as luks, as Bashkim Europian, as Kod Zgjedhor e as kryetar KQZ-je; duam vetėm tė kemi mundėsinė tė luftojmė mjerimin qė po na mbyt tė gjallė. Pikėrisht dje, nė fillim tė javės, nė ditėn e fillimit tė vitit akademik, pashė tmerr, pashė njė njeri qė i vinte flakėn vetes, sepse askush nuk u vuri veshin kėrkesave tė tij pėr t’i dhėnė atė qė i takon.

    Tė gjithė e pamė tmerrin me sytė tanė. U pėrlota kur pashė Gjergj Ndrecėn, tė cilin mė dukej sikur kisha vite evite qė e njihja, sa pėr njė moment mė ngjante sikur kishim bėrė bashkė rrugėn e pėrvuajtjes sė dėnimit tė asaj kohe dhe kishim folur me orė e orė tė tėra pėr lirinė dhe demokracinė e munguar. Por jo, Gjergj Ndrecėn pėr herė tė parė e kam parė dhe takuar nė bulevard pranė Kryeministrisė, ku u vranė 4 vetė; nė protestėn e minatorėve tė Bulqizės edhe kur tė verbrit protestonin pa u ndalur. Aty e pashė Gjergjin tek vėrvitej dhe ulėrinte pėr drejtėsi dhe pėr pakėz liri.

    Nė protestėn paqėsore demokratike tė tė pėrndjekurve politikė, Gjergji protestonte duke kėrkuar pakėz ajėr tė pastėr qė t’i jepte jetė, frymėmarrje nė liri dhe jo nė skllavėri, i shtrėnguar si dikur nė burgun e sigurisė sė lartė nė Spaē. Donte qė bota ta kuptonte se Gjergj Ndreca kishte tė drejtė, donte qė drejtėsia tė reagonte dhe kėsaj shtrese t’i jepej drejtėsia e munguar, tė merrnin kompensimin e viteve nė qelinė e mallkuar dhe kėrkonte qė fajtorėt tė dėnoheshin nė gjyqin e Hagės. Gjergj Ndreca nuk duroi mė, kėrkoi dėmshpėrblimin pėr vuajtjet e tij, paratė qė nuk mund t’i kthenin vitet e kaluara nė qeli, por tė paktėn do tė ushqenin fėmijėt e tij, tė cilėt i kishte lėnė nė Milot duke e pritur tė kthehej bashkė me qeset e mbushura me bukėn e gojės.

    Kėrkesat e Gjergjit nuk janė dėgjuar prej kohėsh, por trupi i tij nė flakė ėshtė njė imazh qė vėshtirė mund tė hiqet nga kujtesa e tė gjithėve ne, por uroj tė jetė edhe njė njollė e zezė nė ndėrgjegjen e atyre qė bėnė shurdhin ndaj zėrit tė tij.

    Shekulli Online

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Jemi bo te gjithe si felinet (macja , macoku , luani , tigri , etj etj ) ! Po nuk levizi miu , marzallah se shtyhemi te levizim edhe neve ! Sa here e levizte bishtin Brari , aq leviste nervi jone ..... Tani qe mungon "miu" , eshte bo si monotone ...! ha....ha...ha..

    Ne fakt duhet ta kishim brarin ...ne forum ! Nuk ka pallat mbreteror pa nje klloun ... Merzitet oborri pastaj ....
    sinqerisht shyqyr qe nuk asht ma
    respekt per simpatizantet e pd apo ato te ps ketu ne forum qe normale mbeshtesin leideret e tyre po brari e flliqi fare.Cdo teme e leidhte me ramen e kompani
    per nje gje jam i sigurt ai nuk ishte nje anetar i thjeshte forumit por dicka me shume
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Flijim njerėzor dhe indiferenca nė "Demokraci"
    Eduart Poga

    Gjergj Ndreca nuk duroi mė, kėrkoi dėmshpėrblimin pėr vuajtjet e tij, paratė qė nuk mund t’i kthenin vitet e kaluara nė qeli, por tė paktėn do tė ushqenin fėmijėt e tij, tė cilėt i kishte lėnė nė Milot Nuk ka njė ditė qė nuk ndiej frikė, trupi mė drithėrohet, tėrbohem e nuk di ku tė shikoj, ku tė ankohem pėr tė larguar frikėn se njė ditė do tė mbetem nė mjerim, nė skamje tė plotė, aq sa njė ditė nuk do tė kthehem i gjallė nė shtėpinė time pėr tė parė fėmijėt tek qeshin dhe tek rriten tė lumtur. Jetojmė nė njė pasiguri tė plotė dhe vdekjet sikur kanė thyer radhėn dhe janė futur nė rrugėn e rekordit, Kanė thyer radhėt, e nuk po njohin moshėn. Kam frikė dhe nuk di ku tė ankohem, sepse askush nuk kujtohet mė pėr ne, askush nuk e vė ujin nė zjarr, nuk merakoset mė pėr Ne; minatorėt e Bulqizės, pėr Ne tė pėrndjekurit politikė, pėr Ne tė verbrit, pėr shtresėn tonė qė vuan prej vitesh, duke ditur qė vuajmė pėr njė kafshatė bukė. Nuk duam as luks, as Bashkim Europian, as Kod Zgjedhor e as kryetar KQZ-je; duam vetėm tė kemi mundėsinė tė luftojmė mjerimin qė po na mbyt tė gjallė. Pikėrisht dje, nė fillim tė javės, nė ditėn e fillimit tė vitit akademik, pashė tmerr, pashė njė njeri qė i vinte flakėn vetes, sepse askush nuk u vuri veshin kėrkesave tė tij pėr t’i dhėnė atė qė i takon.

    Tė gjithė e pamė tmerrin me sytė tanė. U pėrlota kur pashė Gjergj Ndrecėn, tė cilin mė dukej sikur kisha vite evite qė e njihja, sa pėr njė moment mė ngjante sikur kishim bėrė bashkė rrugėn e pėrvuajtjes sė dėnimit tė asaj kohe dhe kishim folur me orė e orė tė tėra pėr lirinė dhe demokracinė e munguar. Por jo, Gjergj Ndrecėn pėr herė tė parė e kam parė dhe takuar nė bulevard pranė Kryeministrisė, ku u vranė 4 vetė; nė protestėn e minatorėve tė Bulqizės edhe kur tė verbrit protestonin pa u ndalur. Aty e pashė Gjergjin tek vėrvitej dhe ulėrinte pėr drejtėsi dhe pėr pakėz liri.

    Nė protestėn paqėsore demokratike tė tė pėrndjekurve politikė, Gjergji protestonte duke kėrkuar pakėz ajėr tė pastėr qė t’i jepte jetė, frymėmarrje nė liri dhe jo nė skllavėri, i shtrėnguar si dikur nė burgun e sigurisė sė lartė nė Spaē. Donte qė bota ta kuptonte se Gjergj Ndreca kishte tė drejtė, donte qė drejtėsia tė reagonte dhe kėsaj shtrese t’i jepej drejtėsia e munguar, tė merrnin kompensimin e viteve nė qelinė e mallkuar dhe kėrkonte qė fajtorėt tė dėnoheshin nė gjyqin e Hagės. Gjergj Ndreca nuk duroi mė, kėrkoi dėmshpėrblimin pėr vuajtjet e tij, paratė qė nuk mund t’i kthenin vitet e kaluara nė qeli, por tė paktėn do tė ushqenin fėmijėt e tij, tė cilėt i kishte lėnė nė Milot duke e pritur tė kthehej bashkė me qeset e mbushura me bukėn e gojės.

    Kėrkesat e Gjergjit nuk janė dėgjuar prej kohėsh, por trupi i tij nė flakė ėshtė njė imazh qė vėshtirė mund tė hiqet nga kujtesa e tė gjithėve ne, por uroj tė jetė edhe njė njollė e zezė nė ndėrgjegjen e atyre qė bėnė shurdhin ndaj zėrit tė tij.

    Shekulli Online
    Te shkuara Gjergjit. Prokuroria duhet te marre nen hetim personin qe i vuri flaken dhe te tjeret rreth tyre te mos behen mish per top per interesat e asnje politikani.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #107
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    shume te rinj po me duken kto ish te burgosurit.

    plaku im ka nja 10 vjet qe ka ik i shkreti.e hengri spaci

    ps.sa per demshperblimin i mashtroj Sala.para zgjedhjeve e hap qesene

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    une per vehten time e kam marre kestin e pare vjet dhe i them faleminderit kesaj qeverie sepse e di shume mire se para kjo qeveri nuku ka .... eshte marrezi te pretendosh nga qeveria demokratike qe te te demshperbleje per ate qe sistemi komunist i beri nje shtrese te tere .... merr ate cfare mund te te japin .... ky vend mbetet akoma me i varferi i Evropes edhe pse situata eshte permisuar shume ..... si mund te pretendosh para cash ne dore a thua se jemi ne Zvicer apo Luxemburg ku bankat po plasin nga parate ....

    do te kisha qene komplet me keta greviste nqse do te kishin kerkuar nga parlamentaret demokrate dhe socialiste qe te denonin krimet e komunizmit me vendim parlamentar .... sepse Shqiperia eshte i vetmi vend i bllokut komunist qe nuk e ka bere nje gje te tille .... do te kisha qene me keta greviste nqse do ta kishin peshtyre Topin i cili dekoroi kriminelat e diktatures, nuk firmosi Ligjin e Lustracionit dhe hapjes se dosjeve ....

    se qe te jemi objektiv nexhmijen dhe sulo gradecin po i shohim perdite neper gazetat e kocos dhe bollinos sikur keta persona te ishin heronj dhe jo pjesetare te nje grupi kriminelash ....

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 10-10-2012 mė 05:02
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anėtarėsuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    jė tjetėr ish-i pėrndjekur i vė flakėn vetes, digjet 50% 47-vjeēari Beko (VIDEO)
    Publikuar mė 10.10.2012 | 14:14

    Njė tjetėr ish-i burgosur politik i ka vėnė flakėn vetes. Ai ėshtė Lirak Beko, 47 vjeē, i cili ka dalė nga ēadrat e kampit ku mbahet greva e urisė dhe ka hedhur benzinė mbi vete dhe ka ndezur njė shkrepėse.





    Kanė qenė miqtė e tij, qė kanė hedhur shishe me ujė nė drejtim tė shokut dhe pėr pak sekonda kanė shuar flakėt. Bejko ėshtė dėrguar nė drejtim tė spitalit tė djegie-plastikės.

    Sipas mjekėve djegia e Bekos ėshtė nė shkallėn e tretė dhe ka plagė nė 50% tė trupit.

    Gjithashtu plagė tė lehta ka marrė edhe ish-i burgosuri tjetėr, Agim Kollēaku, qė ndihmoi tė shuante flakėt e Bekos.
    Pas aktit tė Gjergj Ndrecės, ky ėshtė i dyti rast qė nė grevėn e urisė sė ish-tė burgosurve politike tentohet njė vetėflijim.

    Ngjarja ndodhi ditėn e hėnė, ku Gjergj Ndreca, pasi e ka lyer trupin me benzinė, i ka vėnė flakėn vetes nė ambientet e grevės sė urisė.

    Ka qenė ndėrhyrja e menjėhershme e ish-tė burgosurve tė tjerė, qė kanė bėrė tė mundur parandalimin e djegies sė plotė tė Ndrecės. Menjėherė ai ėshtė dėrguar me urgjencė nė repartin e djegieve nė QSUT, ku mėsohet se gjendja ėshtė e rėndė.

    Ish-tė pėrndjekurit politikė nisėn mbrėmjen e 22 shtatorit njė grevė urie, e cila pritet tė zgjasė, pėr shkak se qeveria nuk mbajti premtimet pėr dėmshpėrblimin e viteve tė tyre tė burgut. Sipas ish-tė pėrndjekurve politikė, gjendja aktuale e tyre ėshtė tepėr e rėndė, ndėrsa dėmshpėrblimi u shty pėr njė afat tė pacaktuar. Ata theksojnė se gjithēka ndodhi pėr shkak tė tjetėrsimit tė ligjeve qė qeveria bėri nė kundėrshtim me Kushtetutėn.

    Gjergj Ndreca ndodhet nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", nė repartin e djegie plastikės nė gjendje tė rėndė. Sipas mjekėve ai ka djegie nė 40% tė trupit dhe se ndodhet nė terapi intensive.

    Shekulli Online

  10. #110
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=16737

    CFARE DREQIN???

    Keta po e prisnin me kamera e me batanije e me ambulance ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga smokkie : 10-10-2012 mė 09:14
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •