Nuk eshte pasim i te Derguarit kur merret dikush me hadithe te dobeta kur dihet sakte se vet i Derguari alejhisselem urdheroi te mos veprohet keshtu.
U formuan grupacione, devijuan, pasuan epshet duke ndjekur dhe punuar me keto 'hadithe'. Sot pa dyshim kur shohim se kemi te bejme me kete veper, shohim po ashtu se thehet nje dispozite e ngritet dicka e re qe nuk ishte ekzistente me pare ne Islam.
Faktikisht, kjo ishte rruga qe i lodhi disa ne krijimin e bidateve dhe angazhimin rreth tyre. E nje njeri i tille ngelet te mos pendohet, ngase ai me bidat adhuron Zotin, afrohet tek Ai dhe nuk kupton se nuk e ka te ligjesuar kete. Madje edhe me i keq behet kur therret ne bidatet qe i ben vet.
Keshtu, kjo ishte nje favor per ithtaret e feve (hebrej e krishter) qe te fusin hundet te demtojne muslimanet, e ndersa keta qendrojne te paditur per fene e tyre. Jo kot mbeti e shenjte fjala 'Ikre (Lexo)!'
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
Kur pėrmenden disa dukuri negative qė janė aktuale tek ne sot, atėherė patjetėr ėshtė edhe mosrespektimi ndaj fqinjit. Ėshtė kjo njė dukuri qė ndanė familjet me familjet, ndėrprenė raportet njerėzore qė i urdhėroi Allahu, shkakton shqetėsim dhe ngushtim nė gjokset e njerėzve. Mė herėt, nė kohėrat kur shqiptarėt u identifikuan me kodin moral tė quajtur Kanuni i Lekė Dukagjinit, nuk u ndalėn tė kėqijat duke pas parasysh se ishte hakmarrja njė gjė mjaft e pėrhapur tek ta qė vet Kanuni ia pat ndarė rregullat se si tė realizohej gjakmarrja nė shumė raste, gjė qė kurrė nuk ishte gjė e mirė dhe e mbarė, madje ėshtė nga ato veprimet tė ēdo kush i largohet duke e quajt diēka primitive. Vritej njėri pastaj tjetri, deri sa familjet shuheshin dhe e gjitha kjo pėr gjėra mjaftė tė vogla, tė pėrditshme.
Nė adresė sė kėsaj dukurie nė fjalė, ishin kontribuuese edhe mungesa e mėshirės dhe nderimit pėr njerėzit, e qė pa dyshim kjo kishte pėr rezultat mos praktikimin e Islamit. Kur njeriu njeh dispozitat islame qė gėrshetojnė nė veten e tyre njė nivel tė lartė tė kulturės, altruizmit, mėshirės, respektit, mirėkuptimit, faljes apo sakrificės atėherė do sheh se sa madhėshtore ėshtė kjo fe. Por me qenė se ėshtė e kundėrta, atėherė nuk ka paqe. Ia shtojmė kėsaj edhe njė gjė tjetėr, e qė ėshtė interesi, pra dashuria sipėrfaqėsore pėr ndonjė interes reciprok nė marrėdhėniet mes njerėzve. Kjo e ka ngelur shumė afrimitetin mes njerėzve, e ka mbyllur njė derė tė mėshirės, ngurtėsoi shumė zemra ngase dashuria pėr kėtė botė patjetėr qė ėshtė njė shkatėrrim permanent deri nė vdekje. Edhe kjo si rastet tjera tė lartshėnuara, ėshtė si pasojė e mos praktikimit tė Islamit.
Fatkeqėsisht, ka shumė nga vendet tona qė dy familje edhe pse njė muri i ndanė, ato nuk flasin mes vete, nuk vizitohen, nuk interesohen pėr njėra-tjetrėn nė mirėsi apo nė fatkeqėsi, pėrgojojnė, flasin gjėra qė nuk janė tė nevojshme tė merren me to, pėrhapin tė kėqijat dhe e gjitha kjo sepse nė zemrėn e tyre nuk peshon njė moral i lartė. Thotė Allahu: Adhuroni Allahun dhe mos i shoqėroni Atij asgjė (nė adhurim); silluni mirė me prindėrit, tė afėrmit, jetimėt, tė varfėritė, fqinjėt e afėrt dhe tė largėt... {En Nisa, 36} Kjo ishte porosia e Allahut pėr njerėzit qė i besojnė Atij, pėr tė mirėn e rendit nė tokė dhe njė nga ata qė duhet tė kemi sjellje tė mirė ndaj tyre, ėshtė edhe fqinja i afėrt apo i largėt. Patjetėr se kjo nėnkupton qė e keqja lihet me njė anė nė raportet mes fqinjėve, dhe ēfarė ndodhė nė tė vėrtetė nė disa vende ėshtė se prishin marrėdhėniet mes vete, disa sepse nuk i duan ngase fqinjėt janė tė varfėr, disa se u kanė inat pėr mirėsitė qė i kanė, disa sepse nuk dinė se ēėshtė dashuria. Nėse do kishim bėrė njė hulumtim rreth kėsaj vetėm nė njė fshat tė vendit ku flitet shqip, atėherė do gjejmė pėrgojime, inat, dėme reciproke, jomaturi nė veprime, zhburrnim, madje ka qė nuk flasin dhe nuk vizitohen, kėtu hynė rastet edhe brenda lidhjeve farefisnore.
Nė njė hadith, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!) thotė: O gra muslimane! Mos e dalloni njėrėn fqinjė nga fqinjėt e tjera, qoftė edhe me njė thundre dashi. {Buhariu dhe Muslimi} Kjo ishte barazia nė respektimin dhe dhurimin ndaj fqinjėve duke u treguar sa mė tė mirė nė kėtė ēėshtje. Njė porosi e tillė mbetet nga thėniet qė dėshmon pėr Islamin tonė si humanizėm, gjė qė nuk ka popull mė tė lartė nė kėtė se sa muslimanėt. Megjithatė, kėtu kemi pėrjashtime e nuk ėshtė ēėshtje e pėrgjithshme tek tė gjithė. Respektimin nda fqinjit nuk mund ta arrijnė tė tjerėt qė e pretendojnė civilizimin, perėndimorėt dhe intelektualėt. Kėta janė qė tradhtojnė njėri-tjetrin, mashtrojnė, bėjnė edhe amoralitet me gratė e fqinjėve nėse kanė mundėsinė, duke mos pasur frikė, madje edhe mund tė vrasin.
Muslimanėt janė vėllezėr nė tė gjitha aspektet e jetės, megjithatė kjo nuk u kuptua mirė si pasojė e neglizhencės nė fe. Nuk mund ti mohojmė rastet kur muslimanėt sot etiketohen me lloj lloj fyerje, ngase gabojnė, ngase nuk e kuptojnė mirė Kuranin dhe sunnetin duke rėnė nė padrejtėsi ndaj njėri-tjetrit apo ndaj tjerėve. E si rezultat i kėsaj Islami po nėnēmohet nga injorantėt si zgjidhje pėr jetėn, sepse moralet dhe zemrat e disa muslimanėve nuk janė nė rregull. Aspak nuk ėshtė e duhur qė pėr shkak tė disa gabimeve individuale tė nėnēmohet Islami, kjo fe nuk ka faj nėse ata nuk janė tė denjė, ne nuk identifikohemi me njerėzit po me vet Islamin e shpallur nga Zoti i Gjithėsisė. Kėtu mund tė parashtrohet brenga se sa janė tė mėdha gjasat qė dikush tė largohet nga pranimi dhe praktikimi i fesė Islame shkaku i moraleve tė dobėta tė disa muslimanėve naiv.
A thua sa u zhytėn nė mosrespektimin ndaj fqinjėve?! Njė numėr mjaftė i vogėl e dėshmon tė kundėrtėn, pra mirėsinė e mirėsjelljes nė pėrditshmėri, njė gjė qė ėshtė shumė e lavdėruar. Nėse ne nuk jemi ata qė nuk mbajmė raporte tė mira me fqinjin atėherė nuk dimė kush do jetė, njė modernist materialist, njė ateist kokė injoranti, njė shijja i mallkuar qė vepron me eshpet e veta tė ēoroditura, njė patriot i flakur, njė politikan i zbukuruar, njė pasanik mendjemadh, njė hajdut i fshehur, njė terrorist i veshur nėn petkun e fesė apo njė xheloz dunjaje qė nuk e do kėnd pos vetės?!
Njė personalitet i mirė do bėjė njė familje tė mirė, pastaj shumė familje tė mira do bėjnė njė shtet tė fort tė ngritur nė nivel tė edukatės dhe jetesės sė qetė. Shikuar nga shumė aspekte, veprimi i tė nderuarit ndaj tė tjerėve nė pėrgjithėsi, ėshtė njė nga cilėsitė madhėshtore qė mund tė shfaqė njeriu. Pa dyshim se kėtė e urdhėron Zoti i Lartėmadhėruar pėrmes shpalljes sė Tij. Nė kėtė rast do ndalemi tek njė hadith- pa tjetėr se edhe jeta profetike ėshtė nga shpallja e Zotit- ku thuhet se Muhammedi (paqja dhe mėshira qofshin mbi tė!) i drejtohet njė shoku pėr tia mėsuar moralin dhe edukatėn e lartė, duke i thėnė: Frikėsoju Allahut kudo qė tė jesh! Tė keqėn pasoje me tė mirė qė ta fshijė atė dhe me njerėzit sillu me moral tė mirė! {Tirmidhiu}
Sikur tė pasonim vetėm kėtė hadith, atėherė do shpėtonim nga kthetrat e sė keqes sė vazhdueshme nė marrėdhėniet ndaj shoqėrisė sonė qė na rrethon, do ishte njė kontekst tjetėr nga qė ėshtė, po ashtu do ishte edhe njė pamje tjetėr e Islamit ndėr sytė e vendeve dashakeqėse tė botės!
Vėrtetė, vetėm morali e durimi janė nga gjėrat frenuese tek njeriu ndaj shumė peripecive qė i dalin pėrpara, veēanti kėto qė duhet tė jenė shumė tė pranishme nė vetėt tona. Po tė mos ishte gjuha fjalėkeqe, morali i ulėt dhe durimi i keq, atėherė do ishte shumė mė nė rregull gjithēka nga sa ėshtė. Andaj, njė lidhje e tillė qėndron shumė ngushtė nė tė gėrshetuarit e jetesės ku listohen edhe fqinjėt. Sa njeriu u fye dhe heshti e nuk u bė gjė! Madje pėr kėtė edhe iu shtua nderi nė fytyrėn e tij/saj ngase nė kėtė botė jemi pėr ti kaluar gjėrat qė na dalin nė rrugė me qetėsi e maturi, jemi pėr ti kapėrdirė mundimet e fyerjet qė tė vazhdojmė pa konflikte tė mėtejshme. E njė nga bazat e sė mirės sė pėrgjithshme tek tė gjithė, ėshtė edhe respektimi qė duhet tė jetė reciprok tek fqinjėt e afėrt apo tė largėt, siē jemi tė mirė me familjet tona apo me miqtė.
Duhet tė dimė secili sesa do na shėrbejė njė sjellje e keqe kur nuk duhet ta kemi, sa do shėrbejė sot dhe nė Ditė tė Gjykimit, sa do jetė i kėnaqur me ne Allahu sikur tė tregohemi tė durueshėm e tė matur nė krahasim me fjalėt dhe veprat e kėqija qė mund ti tregojmė pėrballė tjerėve. Po tė jemi mirė me tjerėt, atėherė pa diskutim do jetė dhe Allahu mirė me ne pastaj, je i butė me robėrit e Tij atėherė do jetė Allahu me ty ashtu e edhe mė shumė. E nė mėnyrė absolute ishte feja Islame qė vendosi rregullat e moralit tė mirė dhe mirėsjelljes mes njerėzve.
Pėrgatiti: A. O.
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
Nuk erdhen me njerez te mire e te medhenj sic ishin ata. Shembujt me te spikatur te miresise, meshires, udhezimit e te luftetareve te shenjte. Me te nderuarit e njerezve, krijesa keto qe Allahu, i Lartesuari ua dha xhenetin duke i pergezuar sa ishin gjalle, ishin keta shoket e Muhamedit paqja qofte mbi te, sahabet e mrekullueshem. A ka lavdi me te madhe?!
A u nderuan keshtu shkencetaret, poetet, mesuesit, kengetaret, artdashesit, mbreterit, presidentet, pasaniket, te bukurit te cilet aq shume e ngritin veten?!
Sahabet ishin ata qe dhane pasurine ne rruge te Zotit, qe kane dhene shpirtin e trupin, jane ata qe deri ne kulminacion perjetuan udhezimin. Te cilet ben vepra adhurimi nga me te lartat, qe ngriten flamurin e teuhidit, qe zhduken shirkun e kufrin. E deshen kete bote aq sa Allahu dhe i Derguari ua lejoi, e kerkuan Firdeusin me zemer, gjuhe e vepra.
Me ta ishte i kenaqur Allahu, e kush jane shijat (rafidite) t'i shajne ata?!
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
Nganjehere, vihesh ne nje sprove qe edhe nese eshte ndonje ceshtje farzi ne fe, nuk mund ta plotesosh per disa arsye. Megjithate, te duhet te ruash anen e brendshme nese e jashtmja eshte ne ate gjendje mangesie.
Ruaje brendesine te paster para Zotit, mbaj shprese te mire se do behet se shpejti, thjesht harroje pesimizmin, kush mund te jete ndihmetar me i mire se Allahu?! Ai t'i ben edhe sebepet po deshi, per kete ruaje Ate. Ai nese do e ben te pamunduren, kjo e lehte eshte per te, Ai ka nen sundim cdo gje.
Arma jote mbetet duaja, nje dua e sinqerte qe nuk kthehet dot. Prit se do te pranohet, perkunder voneses!
Shkurt, Allahu po te sprovon, besimin dhe bindjen tende, mendimin dhe zemren tende. Nuk ka pesimizem ne asnje rast, nuk ka dorezim prej cytjeve nga djalli.
Pasha Allahun, Ai la zgjidhje per kedo qe ka mend!
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
Ngase ai nuk te kerkon llogari per shoqerimin me te, nuk te kerkon falenderim, nuk te thote 'ta dua te miren' e tjetren ane te te sakatoje, nuk te kerkon madherim duke te t'i permendur te mirat qe t'i dha, te keshillon pa pertese, te qorton me dashamiresi, te eshte afer kur do qe te duhet, ai eshte faqe e bardhe...
... nuk ta ka inat nese ti behesh nje dite me i/e ditur se vargjet e tij, te cmon duke qendruar ne duart e tua, te jep te drejten ta shfletosh duke ta dhuruar aromen e tij te cmuar me ngrohtesi, te duron kur ankohesh, te meson me te miren rruge, nuk ta kthen shpinen, nuk te hidherohet po e gjuajte prape do kthehet tek ti duke harruar gabimin tend, t'i mban lotet e tua ne fleten e vet te paster, ta shikon buzeqeshjen sa here qe je drejtuar nga ai, eshte gjithmone aty sa here qe e kerkon...
Ky ishte pershkrimi metaforik i librit, qe rezulton ne realen.
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
"... Pastaj pas jush do te kete njerez qe deshmojne, por nuk u kerkohet deshmia, tradhetojne dhe nuk jane te besueshem, zbatohen dhe nuk e zbatojne zotimin dhe shfaqet tek ata trashesia."
Buhariu 3449, Muslimi 2535
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
- se ajo qe eshte e dashur tek Zoti dhe e kerkon njeriu me zemer, i jepet nga Ai;
- se nefsin nuk mund ta shkelesh per asgje tjeter perveq per hater te Zotit;
- se dija dhe morali jane grade mbi grade;
- se njeriu vetveten e poshteron;
- se sa peshon ne Islam aq njerezit te duan;
- se permendja e Zotit te bene njeri te qete;
- se lidhja emocionale me krijesat mund te te largon nga Krijuesi;
- se ata qe jane te udhezuar mire s'mund te genjejne per asgje;
- se vendi me i denje per femren eshte shtepia dhe ngrohtesia familjare.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Linė : 25-09-2012 mė 11:08
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
-disa merzisin tjeret me keshilla te vazhdueshme;
-disa me ngritje te zerit duke ju shkaktuar tjereve edhe kokedhembje;
-disa perfundojne duke fyer dhe nencmuar kundershtaret e praktikimit te islamit;
-disa nuk dijne dhe pesojne te injoruar;
-disa kendojne dhe leshojne Kur'an me ze te madh para tjereve duke shkaktuar nervoz tek te tjeret;
-disa i shqetsojne tjeret duke ua permenduar zjarrin e xhehenemit, e duke perdorur edhe tregime frikesuese.
Nga keto forma mund te mos arrihet rezultat fare. Dhe duhet vepruar ashtu sic thote Zoti:
"Ne saje te meshires se Allahut, u solle butesishte me ta (o Muhamed). Sikur te ishe i ashper dhe i vrazhde, ata do te largoheshin prej teje."
Ali Imran 159
Dhe : Thirr ne Udhen e Zotit tend me urtesi dhe me keshilla te mira, si dhe polemizoji ata ne menyren me te mire."
Nahl 125
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Linė : 26-09-2012 mė 03:23
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
- 'Lodhem nga orari i punes;
- 'pertoj;
- 'nuk mund te zbukurohem pastaj;
- 'nuk eshte me rendesi se nuk te shpeton pa e pasur zemren e mire;
- 'eshte budallallek;
- ' kur te plakem;
- 'ngarkese;
- ' nuk di;
- 'ka gjera me te mira...'
... dhe te tjera reagime keto te atyre qe nuk falin namaz po t'i pyesesh pse nuk falesh.
E kur Allahu i permend cilesite e trasheguesve te xhenetit Firdeus, permend edhe namazin, thote:
"Padyshim qe kane shpetuar besimtaret. Ata te cilet ne namazin e tyre jane te perkushtuar." Muminun 1
Namazi eshte cilesi e atyre qe jane te zgjedhur, sic thote Allahu:
"Vertete qe njeriu u krijua shume i padurueshem. I pakenaqur kur i bie e keqja. Dhe doreshtrenguar kur i bie e mira. Pervec atyre qe falin namaz." Mearixh 19-22
Ndersa i Derguari salAllahu alejhi ue selem thote:
"Gjeja e pare qe per te robi llogaritet ne Diten e Gjykimit eshte namazi, nese ate e ka ne rregull atehere tere veprat e tjera i ka ne rregull, e nese jo, atehere as veprat tjera nuk i ka ne rregull."
e saktesoi Albani, 1358.
E per me teper se kjo, namazi eshte shtylla e dyte e Islamit pas deklarimit te shehadetit, kete e gjejme ne pergjigjjen qe jep i Derguari kur pyetet nga Xhibrili alejhi selem se cfare eshte Islami, dhe Pejgamberi alejhi ue selem ia kthen:
"Islami eshte te deshmosh se nuk ka te adhuruar tjeter me merite pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte i derguar i Tij, te falesh namazin..."
Muslimi nga Jahja bin Jamar
Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaju: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit
Krijoni Kontakt