Pat thene Iben Kajjim se feja ndahet ne dy pjese, njera eshte saber tjetra falenderim.
Pse ne duhet ta falenderojme Allahun eshte se pari se na zgjodhi si njerez qe besuan ne Njeshmerin e Tij, sic thote nje njeri i mencur se nuk i ka begatuar Allahu krijesat e veta me begati me te madhe se ate qe ua ka mesuar fjalen: Nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte pervec Allahut. Pas kesaj vije cdo e mire.
Pse ne duhet ta falenderojme Allahun eshte se na zgjodhi pasues te te dashurit te Tij, Muhamedit paqja qofte mbi te, e nuk na beri nje nga grupacionet e sektet e humbura.
Pse duhet te vazhdojme ne falenderim eshte edhe cdo e mire e perditshme qofte veshje, ushqim, komoditet, lehtesim. Sot per disa ore arrine ne nje kontinent tjeter ndersa me heret kane ecur me muaj per te arritur diku; me heret gruaja ka punuar aq shume, e ndersa sot cdo gje gati me lehtesi sa te gjej kohe te bollshme edhe per ibadete.
Shendeti e mundesia e adhurimit qe na eshte dhene nga Zoti eshte nje tjeter falenderim, po ashtu familja e strehimi.
I Derguari kur zgjohej fillonte me falenderim, po ashtu dhe ne mbremje, nje hytbe e nje mbledhim e fillonte me falenderim. Edhe namazi i tij pasohej si nje rob qe duhet te jete falenderues.
S'mjafton vetem te themi me gjuhe Elhamdulilah, por dhe me zemer e vepra. Nenshtrimi ndaj Allahut qe ke, eshte falenderim ndaj Tij qe ti po e ben. Edhe nese ne mundohemi t'i numerojme te mirat e Tij, s'do mundemi.
E une them se jam e paafte per ta falenderuar Ate sepse Ai eshte ashtu sic e ka lavderuar Veten e Tij, por kjo s'me largon nga te falenderuarit aq sa mundem.
Krijoni Kontakt