E Shenjta
RUDIAN ZEKTHI
E shenjtė ėshtė ēfarėdo entiteti apo dukuri qė themelon, legjitimon apo garanton ekzistencėn e pėrbashkėt tė njė bashkėsie njerėzish. Duke e konsideruar jetike kėtė ekzistencė nė bashkėsi, pėr pjesėtarėt e saj gjithė ēfarė i bashkon ėshtė mė e rėndėsishme se ēfarėdo dhuntie ekzistenciale personale, dhe vetėm nėpėrmjet kėtij raporti tė individėve me bashkėsinė fiton statusin e tė qenit e paprekshme, e pacenueshme. Pra vetėm ky raport bėn tė mundshme tė shfaqet detyrimi pėr pacenueshmėri, i cili, nga ana tjetėr, e shfaq si dukuri sociale tė shenjtėn.
2. E shenjta, pra, ėshtė njė dukuri sociale nėpėrmjet sė shenjtės njė bashkėsi formohet dhe krijon identitetin e saj tė dallueshėm nga bashkėsitė e tjera. Ėshtė e vėrtetė se ky koncept zanafillor dhe i pėrhershėm i sė shenjtės ėshtė mjegulluar dhe relativizuar nė kohėn tonė si pasojė e faktit qė individėt, duke e zotėruar intuitivisht lidhjen mes sė pacenueshmes dhe sė shenjtės, gjithmonė e mė tepėr i konsiderojnė realitetet e tyre individuale si tė paprekshme duke i shpallur tė shenjta. Mirėpo e shenjta nuk ėshtė njė fenomen individual psikologjik, por kolektiv social.
3. Sepse e shenjta legjitimon apo garanton domosdoshmėrinė e tė qenit bashkėsi tė individėve vetėm duke qenė njė realitet qė i tejkalon pjesėtarėt e kėsaj bashkėsie, njė realitet qė secili prej tyre i vetėm nuk ia ruan dot paprekshmėrinė. Nė kėtė mėnyrė, e shenjta ėshtė njė nga dhuntitė qė dallon (edhe nė mungesė tė ēfarėdo kriteri tjetėr) pėr nga mėnyra e tė qenit individin nga bashkėsia: individi mund tė ketė gjėra tė paprekshme (por jo tė shenjta), kurse bashkėsia nėse ka gjėra tė paprekshme ato janė pashmangshmėrisht tė shenjta.
4. Sa herė qė vėrehen tė paktėn dy bashkėsi njerėzore tė ndryshme nga njėra-tjetra, kjo do tė thotė se ato e kanė themeluar dhe garantuar pėrmes entitetesh tė ndryshme domosdoshmėrinė e pjesėtarėve tė tyre pėr tė ndenjur bashkė, pra do tė thotė se ata kanė tė shenjta tė ndryshme. Prandaj tė shenjtat e bashkėsive tė ndryshme janė tė pabashkėmatshme tė papėrkthyeshme te njėra-tjetra, nė tė kundėrt, shpallja e tyre si bashkėsi tė ndryshme do tė binte nė oksimoron.
5. Kjo papėrkthyeshmėri reciproke, nė vend qė tė jetė dėshpėruese, ėshtė ngushėlluese sepse ekzalton mėnyrėn e tė qenit tė secilės bashkėsi. Pranohet se bashkėsia tjetėr me tė qenėt e vet tė papranueshme ka tė drejtėn tė konsumojė humbjen apo dėshtimin e vet duke u lėnė vetėm nė kėtė dėshtim. Edhe pa i shpallur luftė tjetrės, secila bashkėsi ekzaltohet sė brendshmi mė dėshtimin potencial tė tjetrės. Ky ekzaltim i konsumuar sė brendshmi ėshtė i domosdoshėm pėr tė garantuar paqen mes tyre duke ruajtur secila tė shenjtat e veta, atė qė gjithsecila prej tyre e konsideron tė paprekshme.
6. Mirėpo kjo paqe zgjat pėr aq kohė sa hiperfuqia e njėrės bashkėsi konverton nė shfaqje tė jashtme ekzaltimin qė i vjen nga konstatimi i pavlefshmėrisė tė ēfarė bashkėsia tjetėr e konsideron tė shenjtė. Njė moment i tillė nė varėsi tė koniunkturės shoqėrohet: 1. ose me shpallje lufte, 2. ose me konfirmimin pa luftė tė hiperfuqisė sė asaj bashkėsie qė cenoi tė shenjtėn e tjetrit.
7. Pra, ose luftė, ose poshtėrim. Shprehja sė jashtmi pėr tu vėnė re nga tjetri e ekzaltimit nga inferioriteti i tė shenjtės sė tjetrit (ekzaltim pėr ēdoherė i nėnkuptuar, por jo i shprehur) ėshtė refleks ose i nevojės pėr ta asgjėsuar, ose i nevojės pėr ta poshtėruar tjetrin. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė theksohet kjo: ky cenim i tė shenjtės sė tjetrit duhet tė jetė, ose sė paku duket sė ėshtė shprehje e pakontrollueshme dot e ekzaltimit i cili si i tillė ėshtė i pakuptueshėm, i pashpjegueshėm.
8. Sepse nėse te secila bashkėsi ndėrtohen diskurse racionale dhe kritike ndaj tė shenjtės sė tjetrit kjo nuk shpie nė shpallje lufte apo shpallje arrogance prej hiperfuqisė, sepse ky diskurs kritik nuk konsiderohet si njė pėrpjekje e adresuar pėr tė cenuar tė shenjtėn e tjetrit, por ėshtė njė konfirmim i tė qenit tė kujt e bėn kėtė lloj kritike; njė lloj tė folure me veten apo autosadisfaksioni. Sepse e shenjta ka tė bėjė me mėnyrėn unike tė tė qenit tė tjetrit, mėnyrė tė qeni qė pėrfton njė mėnyrė tjetėr tė tė qenit tė arsyeshėm. Prandaj arsyetimi kritik i sė shenjtės sė tjetrit konceptohet nga ai tė cilit i kritikohet e shenjta si nevojė e brendshme pėr afirmim, dhe jo si shprehje e jashtme aversioni.
9. Mbėshtetur mbi konsiderata tė tilla teorike mbi tė shenjtėn, ne mund tė shpjegojmė trazirat e sotme nė territoret e banuara nga myslimanėt. E vėrteta ėshtė qė nė Perėndimin e krishterė (ashtu sikurse nė qytetėrimin islam) nuk kanė reshtur veprat teologjike apo titujt nga zhanri i orientalizmit me kritika dhe dekonstruktime tė sė shenjtės sė myslimanėve. Dhe kėto nuk kanė shkaktuar asnjėherė luftė apo reaksione masive, sepse siē thamė mė lart, nuk janė konceptuar si cenim i sė shenjtės sė tjetrit, por si konfirmim i forcimit tė sė shenjtės sė vet si e ndryshme nga ajo e tjetrit.
10. Nė tė kundėrt, libra si Vargjet satanike tė S. Rushdies, karikaturat daneze apo franceze, filmat holandezė apo koptė, nė mos si shpallje e gjendjes sė luftės janė konsideruar si shpallje e hiperfuqisė poshtėruese. Nga sa thamė mė lart, kjo vjen ngaqė duke qenė vepra arti (pavarėsisht nga cilėsia) ato janė jokonceptuale, shprehje e nevojės sė papėrballueshme pėr tė shfaqur jashtė ekzaltimin e brendshėm qė ėshtė e vetmja provė e pėrkthyeshme e inferioritetit tė sė shenjtės sė tjetrit.
11. Sėshtė e vėrtetė (tė paktėn sėshtė e saktė) mbrojtja qė u bėhet nga qarqe tė caktuara politike apo kulturore nė Perėndim kėtyre shprehjeve agresive tė hiperfuqisė, duke i legjitimuar nė emėr tė lirisė sė shprehjes dhe lirisė sė shtypit. Sėshtė e saktė se kėto janė shprehje e lirisė sė shprehjes, sepse liria e shprehjes nuk pėrfshin nė asnjė rast lirinė pėr ta poshtėruar tjetrin. Dhe sėshtė e saktė se janė pjesė e lirisė sė shtypit: shtypi nė thelb ėshtė vend ekspozimi informacioni dhe opinionesh, dhe jo veprash arti. Dhe opinionet kundėr myslimanėve nuk kanė shkaktuar ndonjėherė gjendje stresi dhe trazirash nė botėn islame. Ekspozimi i veprave tė artit ėshtė njė aksesor i shtypit dhe jo funksioni i tij kryesor. Dhe vepra e artit duke qenė njė atakim jokonceptual i sė shenjtės vjen nga thellėsia i tė qenit tė atyre qė e kryejnė kėtė cenim,duke kryer kėshtu njė theksim brutal tė papėrkthyeshmėrisė sė qytetėrimeve te njėri-tjetri dhe njė tendosje tė rrezikshme tė kufijve tė puthitur midis tyre.
12. Duke qenė e shenjta njė entitet qė e kalon individin dhe qė garanton me ekzistencėn e saj domosdoshmėrinė e ekzistencės sė njė bashkėsie njerėzish, prandaj nuk mund tė cenohet pa shkaktuar reaksion: ajo pėrfaqėson arsyen e papėrkthyeshme tė tė qenit tė tillė tė pjesėtarėve tė kėsaj shoqėrie. Po ashtu: duke qenė e papėrkthyeshme, e shenjta ėshtė e pacenueshme ndaj ēfarėdo kritike apo dekonstruktimi; ajo mund tė cenohet vetėm duke e prekur duke vendosur kontakt fizik me tė, pra duke e pėrdhosur. Veprat e artit qė atakojnė tė shenjtėn manifestojnė pėrmes imazheve kėtė kontakt fizik cenimi dhe pėrdhosjeje tė sė shenjtės.
13. Por, siē e thamė, ndoshta thelbi i vėrtetė i trazirave tė sotme ėshtė modifikimi i konceptit tė sė shenjtės. Ndryshe nga ēka qenė pėrherė, nė shoqėrinė e sotme postmoderne e shenjta nga njė realitet sociologjik ėshtė shndėrruar nė njė realitet psikologjik, paēka se ky shpėrndėrrim nė vetvete ėshtė nul. Dhe nėse ky shndėrrim ndodh, do tė thotė se nuk ka mė bashkėsi, por vetėm individė secili me tė shenjtėn vetjake.
14. Por si mund tė realizohet ky shenjtėrim vetjak kur e shenjta ėshtė ajo qė njėherazi tejkalon dhe garanton subjektin qė i nėnshtrohet kėsaj shenjtėrie? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje e kemi tashmė para syve: vetėm duke shpallur si arsye tė ekzistencės sė individit dėshirat dhe impulset e tij tė papėrkthyeshme dot pėr secilin nga tė tjerėt dhe qė pėr individin nė fjalė janė tė paprekshme: as mund ti kundėrvihet, as ti censurojė, as ti tjetėrsojė, pėrderisa arsyeja e tė qenit tė tij janė vetė ato.
15. Dhe veprat e artit nė kėtė kuptim janė shprehje e shenjtėrisė vetjake (pavarėsisht cilėsisė sė tyre) tė atyre qė i krijojnė. Nė kėtė kuptim, nė kohėn qė po jetojmė veprat e artit akoma mė tepėr duke e rezervuar pėr vetė shenjtėrinė, e prekin pėrmes pėrfaqėsimit simbolik tė imazheve shenjtėrinė pėrtejindividuale tė religjionit, duke e cenuar atė.
16. Ēka thamė ėshtė e mjaftueshme pėr tė shpjeguar reaksionet ndaj filmit tė producentit kopt, por edhe karikaturat e gazetės franceze. Kjo gazetė ironizon pikėrisht tė drejtėn e myslimanėve pėr tė pasur tė shenjtėn e tyre si vlerė themelore e bashkėsisė ku bėjnė pjesė. Duke mos e fshehur ironinė e saj, gazeta duket se nuk ka pėr qėllim tė poshtėrojė myslimanėt, por ti ndihmojė ata tė emancipohen duke mos kėmbėngulur mė nė natyrshmėrinė e tė pasurit njė tė shenjtė tė pėrbashkėt, pra nė natyrshmėrinė e tė qenit njė bashkėsi. Mirėpo ky ėshtė njė veprim kundėrthėnės: nėse qėllimi i sinqertė i gazetės ėshtė tė emancipojė myslimanėt duke u treguar atyre se shenjtėria ėshtė njė konstruksion mitologjik qė pengon emancipimin e shoqėrisė, rruga e zgjedhur pėr ta bėrė kėtė ėshtė pėr ēdo herė e gabuar: e shenjta mund tė kritikohet, por nuk mund tė tallet apo ironizohet.(Duke mos llogaritur kėtu qė pėr vetė myslimanėt nė mėnyrė po ashtu tė sinqertė ėshtė e vėrtetė e kundėrta: prania e sė shenjtės ėshtė e vetmja mundėsi e emancipimit, kurse mungesa e saj ėshtė provė e mjaftueshme e degradimit).
17. Nė kėtė marrėdhėnie qėndrojnė filmi Pafajėsia e myslimanėve dhe karikaturat e CH.H: filmi kopt ndjek njė qėllim tė gabuar: tė shpallė luftė, apo tė poshtėrojė dhe pėr kėtė ka zgjedhur metodėn e duhur: njė vepėr arti. Kurse karikaturat e gazetės franceze ndjekin njė qėllim tė mirė: njė bashkėsi njerėzore qė ato e konceptojnė tė prapambetur, ta emancipojnė, por pėr kėtė kanė zgjedhur metodėn e gabuar: njė vepėr arti.
18. Dhe ky mund tė jetė konkluzioni i fundit: nuk kemi tė bėjmė me njė pėrplasje mes njė qytetėrimi tė emancipuar, tė civilizuar nga shenjtėritė mitologjike tė imponuara njeriut nga jashtė pėr ta mbajtur atė tė nėnshtruar dhe njė qytetėrimi anakronik tė pacivilizuar ende nga mitologjia. Nė tė vėrtetė kemi tė bėjmė me pėrplasje mes dy shenjtėrive. Shenjtėrisė laike tė individėve postmodernė pėr tė cilėt e shenjta (pra garantuesja e papėrkthyeshme dot e ekzistencės sė tyre) ėshtė ēfarė vjen nga pjesa mė e thellė, mė imtime e njeriut; dhe shenjtėrisė religjioze pėr tė cilėn e shenjta ėshtė pėrherė njė realitet pėrtej njeriut ngushėllim i vetėm pėr paplotėsinė e tij. Nė varėsi tė faktit se nga cila anė do tė kalojė epėrsia, do tė pėrcaktohet e ardhmja jonė jo shumė e largėt, nėse do tė jetojmė nė bashkėsi apo vetėm si individė tė papėrkthyeshėm te njėritjetri.
Krijoni Kontakt