Qeveria bojkoton Kuvendin, shtyn vendin në krizë institucionale
Prishtinë, 5 tetor - Partia Demokratike e Kosovës është duke e çuar vendin drejt një krize të re institucionale nëpërmjet bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës. Këtë bindje e kanë forcuar partitë parlamentare të “bllokut” opozitar, të enjten, pas bojkotit që ia kanë bërë kabineti qeveritar dhe deputetët e koalicionit shumicë seancës plenare. Bllokimi i punës së organit më të lart ligjvënës, në shenjë revolte vetëm pse kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk ka pranuar ta shkelë Rregulloren e punës për ta futur në votim “mocionin për privatizim” të propozuar nga PDK-ja, sipas opozitës, nuk është asgjë tjetër pos reflektim i krizës së parë institucionale, në periudhën e ecjes së shtetit pa mbikëqyrje ndërkombëtare.
Zgjidhja më e favorshme për vendin, sipas opozitës, është largimi i kësaj Qeverie dhe hapja e rrugës për zgjedhje të reja të parakohshme.
Shefi i Grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në vend, Ismet Beqiri, është shprehur i bindur se Qeveria Thaçi 2, tashmë edhe vetë është pajtuar se nuk ka kapacitete për të shkuar deri në fund të mandatit të rregullt.
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, nuk është treguar i gatshëm ta jepte versionin e tij, se çka në të vërtetë është duke ndodhur në PDK.
Një nga anëtarët e Kryesisë së PDK-së ka thënë se konfrontimet publike mes Grabovcit dhe sekretarit të përgjithshëm të partisë, Jakup Krasniqi, nuk lidhen aq shumë me funksionimin e Kuvendit, sa lidhen me zhvillimet e brendshme në PDK.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka qenë në gjendje të jepte shpjegim pse Qeveria është duke e “injoruar” Kuvendin. I pyetur pse Qeveria e ka bojkotuar Kuvendin, një praktikë kjo e paparë në vendet demokratike, ai është përgjigjur shkurt: “Është punë e Kuvendit”.
Krasniqi dhe Limaj kanë qenë të vetmit deputetë të PDK-së që kanë qëndruar në sallë të Kuvendit, deri në mbyllje të seancës. Bashkëpartiakët e tyre, kanë qëndruar në hollin e Kuvendit.
Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”
Antiporanti
"Zgjidhja më e favorshme për vendin, sipas opozitës, është largimi i kësaj Qeverie dhe hapja e rrugës për zgjedhje të reja të parakohshme."
Pse ismet beqiri na tregon perralla,pse opzita nuk ben mocion mosbesimi per qeverine?
Sepse ne Kosove polika dhe shume gjera tjera nuk funksionojne si ne shtetet normale demokratike...
Qeveria, partite qeveritare ose do ta bojkotonin parlamentin (gje qe vertete e kam pa vetem ne Kosove!), nese nuk jane maft te sigurta per rezultatin, ose per ta ruajtur pushtetin, per inate personale, nga presioni i jashtem, per interesa te grupeve te caktuara etj. do te votonin kunder mocionit. Pavaresisht faktit qe nje dite, nje jave apo nje muaj me vone perseri e bojkotojne Parlamentin apo dicka te ngjashme,gje qe ne shumicen e vendeve normale eshte tregues i qarte per mosfunksionimin e koalicionit qeveritar dhe instuitucioneve me te larta te shtetit, sic e kerkon Kushtetuta.
Vete fakti qe Qeveria apo partite qeveritare e bojkotojne Parlamentin, pavaresisht si e quajne kete veprim, eshte argument i mjaftueshem per shperberjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve te reja.
Qeveria dhe partite qeveritare jane te obliguara te perballen me cfardo sfide ne Parlament. Ato nuk kane te drejte te luajn njekohesisht rolin e pozites dhe opozites...
Sepse partia e hashimit i ka 20 vota te falura, ato te shkijeve, gabelve, egjipteve..
Nuk ja kthejne shpinen kurr shkijet me votu kunder. Eshte mire te bejne koalicion para zgjedhjeve, meqenese gjithmone jane unanim, ne çdo votim..
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Pritet shkarkimi i Naim Malokut, për shkak të shprehjes së mendimit
...
“Shefat” e tij pritet që javën e ardhshme të marrin masa për shkak të deklaratave politike për zhvillimet në Kosovë. Qëndrimi i tij i fundit ka qenë shumë kritik për ish-kolegun Jakup Krasniqi, të cilin e ka kritikuar se pse kaq vonë po flet për vjedhje të votave. Ai ka thënë se Krasniqi nuk do të duhej të pranonte të ishte kryetar i “hajnave”.
Burime nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se deklarata të tilla nuk do të tolerohen më. Pritet që javën tjetër të merren masa dhe nuk përjashtohet as shkarkimi nga detyra.
Por ish-anëtari i AAK-së zotohet se nuk do ta mbyllë gojën, sa herë që dikush e pyet për zhvillimet politike.
Me gjithë vërejtjet e “shefave” të Ministrisë së Drejtësisë që të mos prononcohet për media, për shkak se është drejtor burgu dhe ka status të shërbyesit civil, ai ka thënë se ka vuajtur burg e ka derdhur gjak për të pasur mendim dhe shprehje të lirë.
...
http://www.koha.net/?page=1,13,117990
Krasniqi: S’jap kurrë dorëheqje
“Unë e di se ka individë brenda partisë që e presin dorëheqjen time, por nuk e kam ndërmend ta bëj”, ka thënë Krasniqi. Ai përsëriti se do të qëndrojë ku është dhe se do të kundërshtojë haptazi ata që po ngufasin demokracinë brenda PDK-së. “Nuk kam asnjë interes personal, jam për respektimin e ligjit dhe kundër keqpërdorimeve”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se ka një numër të konsiderueshëm të përkrahësve brenda strukturave të PDK-së, por të cilët nga frika nuk po dalin publikisht të flasin.
”Edhe ditën kur deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, ka pasur prej atyre që pajtohen me mendimin tim, por kanë frikë se e humbin një pagë dhe për atë nuk dalin publikisht”, ka thënë për gazetën Krasniqi.
Ai tha se është i bindur se frika dalëngadalë do t’iu hiqet atyre që janë lodhur brenda partisë dhe se janë duke e parë se çfarë po ndodh brenda saj.
Ai paralajmëroi se nëse nuk e ka përkrahjen brenda strukturave të partisë do t’i drejtohet anëtarësisë dhe votuesve. “Partia është degraduar dhe duhet shpëtuar, unë do t’i drejtohem anëtarësisë dhe votuesve nëse nuk do të kem mbështetje nga strukturat e saj”, ka thënë Krasniqi.
I pyetur pse ka pritur kaq gjatë që të dalë haptazi kundër keqpërdorimeve, vjedhjeve të votave e të gjitha atyre që ka përmendur këto ditë, Krasniqi tha se edhe më herët ka folur publikisht për këto gjëra.
”Unë kam thënë edhe pak para zgjedhjeve të vitit 2010 edhe para atyre të vitit 2007 kam paralajmëruar për vjedhjen e votave, nuk është hera e parë që unë flas për këto gjëra haptazi”, ka thënë Krasniqi.
Sa u përket akuzave për personat e përfshirë në krim të organizuar, i cili këto ditë foli edhe për privatizimin dhe keqpërdorime të shumta mirëpo pa dhënë ndonjë emër, Krasniqi tha se hetuesia duhet marrë me këtë punë.
“Drejtësia është ajo që duhet të merret më emrat”, tha kreu i Parlamentit të Kosovës, i cili mes tjerash shtoi se nuk e ka në plan të dalë me ndonjë parti tjetër. “As që më ka shkuar ndërmend të dal me ndonjë parti tjetër apo të formoj parti timen” , ka thënë Krasniqi.
Ai bëri me dije se PDK-ja sot është parti e degraduar nga disa zyrtarë brenda saj dhe se ai nuk e ka ndërmend të heshtë. “Nuk e kam ndërmend t’i nënshtrohem padrejtësisë”, ka thënë Krasniqi.
I pyetur për reagimet nga bashkësia ndërkombëtare, Krasniqi tha ”Nuk kam marrë asnjë reagim deri me tash”.
http://www.koha.net/?page=1,13,118001
“Unë e di se ka individë brenda partisë që e presin dorëheqjen time, por nuk e kam ndërmend ta bëj”
- mos me majt ymyz a?
- pasi osht kjo fjal mbrenda thojzav sduhet mi hup shpresat.
Vv - Palaço+LISBA :D
Krasniqi në “luftë” me SHIK-un
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, ka “hapur luftë” në shumë fronte brenda partisë së tij, dhe atë kryesisht me anëtarë të ish- Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Kështu thonë analistët politikë, sipas të cilëve përçarjet nga pakënaqësitë e ndryshme brendapërbrenda partisë së kryeministrit Hashim Thaçi së fundi nuk po mund të menaxhohen dhe të mbahen fshehtë nga opinioni.
...
Beteja e SHIK-ut me Krasniqin
“Kjo që po shohim ashiqare është një betejë e njerëzve të SHIK-ut në PDK dhe atyre që nuk janë në SHIK. Në veçanti kjo është një betejë në mes të njerëzve të Hashim Thaçit dhe atyre që pasojnë Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn”, thotë analisti Nexhmedin Spahiu.
Ai thekson se të paktën nga paraqitjet e fundit në opinion, kryeparlamentari Krasniqi është duke u paraqitur parimor. “Përderisa ai po distancohet nga gjërat e këqija, nga vjedhjet e votave, nga hajnitë me privatizimet, kjo do me thënë se në një mënyrë ky fakt flet pozitivisht për të”, thekson ai.
Edhe analisti Ylli Hoxha mendon ngjashëm. Ai thotë se brendapërbrenda Grupit Parlamentar të PDK-së ekzistojnë pjesëtarë të SHIK-ut, me të cilët së fundi është përplasur publikisht kryeparlamentari Krasniqi.
“Absolutisht Grupi Parlamentar i PDK-së është duke u ndikuar prej SHIK-ut për t’iu kundërvënë Krasniqit. Ju shikoni se si ky grup është mbushur me spiunë të vetëdeklaruar. Kosovës i ka munguar procesi i domosdoshëm i lustracionit”, thotë ai, duke shtuar se fati i keq i vendit është se në heshtje është pranuar shndërrimi i një strukture jolegale të inteligjencës në një gjysmëstrukturë politike, pasojat e të cilit po manifestohen në Kuvendin e Kosovës.
Hoxha shprehet i sigurt se në përplasjet në mes të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka “gisht” kryeministri Thaçi.
Ky është një konflikt në mes të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Kosovës. Adem Grabovci është njëri prej elementëve të PDK-së që veprojnë sipas direktivave të kryeministrit. Si të gjithë ish-pjesëtarët e SHIK-ut, ai i nënshtrohet diktatit të kryeministrit”, thekson ai.
Përplasjet në PDK, të orkestruara nga Thaçi
Ndërsa analisti tjetër, Avni Zogiani, thotë se përplasjet në mes të anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës janë të orkestruara nga shefi i kësaj partie, Hashim Thaçi, me qëllim që të zhvendoset vëmendja nga dëmet që do t’i shkaktohen vendit nga procesi i bisedimeve me Serbinë.
“Ka qenë e qartë qysh prej fillimit që Jakup Krasniqi nuk i ka pasur punët mirë me anëtarë të PDK-së”, thotë ai, duke shtuar se në shumicën e rasteve tensionet brenda PDK-së dhe grupit parlamentar të kësaj partie janë shmangur me intervenime të ndryshme ndërkombëtare, gjë e cila nuk ka ndodhur së fundi.
“Kemi mungesën e maces dhe minjtë kanë filluar të hedhin valle. Deri tash strukturat e reja të PDK-së kanë qenë të përkrahura dhe mbrojtura nga ish-ambasadori Dell dhe tash ai nuk është më këtu. Kjo është e reja në këtë situatë. Figurat e PDK-së të cilat nuk kanë pasur asnjë lidhje me këtë parti kanë arritur të përfitojnë pozicion tepër të fortë kundruall figurave që kanë qenë gjatë luftës figura kryesore, siç është Jakup Krasniqit e Fatmir Limaj”, thotë ai.
Të nevojshme zgjedhjet e jashtëzakonshme
Analisti Ylli Hoxha thotë se situata e re e krijuar në Kuvendin e Kosovës dëshmon se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa institucionet të përbëhen nga persona që kanë legjitimitet të plotë.
“Braktisja e Kuvendit nga shumica do të thotë deligjitimim i atij organi që do të thotë nevojë për zgjedhje tjetër të qeverisjes së vendit, që do të thotë ose nevojë për zgjedhje të menjëhershme, ose ndonjë formë e qeverisjes e cila përgatitet për zgjedhje të reja, por në asnjë mënyrë nuk tolerohet vazhdimi i qeverisjes nga dikush i cili është përgjegjës për vjedhje votash, për krim të organizuar dhe për deligjitimim të institucioneve”, thotë Hoxha.
E nga ana tjetër, publicisti Shkëlzen Gashi thotë se brendapërbrenda partisë së kryeministrit funksionojnë shumë grupe të interesave, të cilat, siç thotë ai, kaherë janë të hasmuara me njëra-tjetrën, por kohën e fundit janë duke u përplasur publikisht në mes vete.
“Për ta ditur përplasjen e grupeve në mes vete duhet ta njohësh mirë funksionimin e mafies, si funksionon krimi i organizuar apo strukturat kriminale. Unë nuk i njoh mirë këto, prandaj, për këto është mirë që të konsultohen jo personat që e studiojnë politikën, por ata që e studiojnë mafien dhe krimin e organizuar”, thekson Gashi.
Sipas tij, ka gjasa që në të ardhmen shumë lehtë Partia Demokratike e Kosovës të ndahet në dysh, gjë që do të ndikonte që ky subjekt politik ta ketë fatin që e ka pasur dikur Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pas ndarjes është dobësuar dhe është zhvendosur nga partia më e madhe në partinë e dytë në vend.
Ndryshe nga kjo, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë një bisede për “Zërin” nuk ka dashur të flasë nëse në situatën e krijuar së fundi ka “gisht” SHIK-u, ndërsa ka mohuar se këto ditë ka presion brenda partisë. Ai ka theksuar se gëzon mbështetje të madhe nga shumë deputetë, të cilët, siç ka thënë ai, për shkak të një page që marrin nuk e mbështesin atë publikisht.
Mustafa: PDK-ja po unifikohet
Nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa, beson se përplasjet në mes të Jakup Krasniqit dhe Adem Grabovcit së shpejti do të harrohen, ndërsa partia do të funksionojë normalisht.
“Kjo (përplasjet në Kuvend) është pasqyrë që PDK-ja po shkon drejt një unifikimi të thellë. Të gjitha përplasjet kanë qenë të çastit, nuk kanë qenë të organizuara apo të menduara mirë, ato kanë dalë si kanë dalë, por së shpejti do ta shihni se ato do të kalojnë sikurse nuk kanë ndodhur fare”, ka thënë ai.
I pyetur për mundësinë e ndarjes së PDK-së, përkatësisht daljes së Krasniqit nga ky subjekt politik, ai ka thënë se “në PDK ka hyrje dhe dalje, por jo ndarje të partisë”.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...te-me-shik-un/
Krijoni Kontakt