Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 86 prej 86
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Një gazetë turke ka zbuluar se pesë qytetarë të Turqisë kohëve të fundit janë vrarë me armët të cilat Erdogan i ka dhuruar për grupet e armatosura në Siri.

    Agjencia informative Fars bënë të ditur se gazeta “Jyrt” e Turqisë ka shkruar: Granatahedhësi i cili është përdor për hedhjen e granatave në qytezën Akxhakala, përdoret vetëm nga shtetet anëtare të paktit veri-atlantik NATO dhe qeveria e Erdoganit është ajo e cila ka dërguar municion ushtarak dhe granata për elementet e armatosur të ashtuquajtur “Ushtria Çlirimtare e Sirisë”. Merdan Jenardag, kryeredaktor i gazetës në fjalë në një artikull ka shkruar se ai ka gjetur informacion prej burimeve të sigurta të cilat tregojnë se Turqia ka dërguar municion ushtarak dhe granata për të ashtuquajturën “Ushtria Çlirimtare e Surqisë”. Gazeta “Jyrt” ka shkruar: Këto informacione vërtetojnë këtë fakt se politikat e gabuara të qeverisë së kryeministrit Erdogan dhe partisë “Drejtësia dhe Progresi” janë shkak kryesor të goditjes së këtyre granatave në qytetin në fjalë dhe vrasjen e pesë qytetarëve turq.

    Ja paskan fut palidhje

  2. #82
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Kete ne UK vetem perciptazi e japin gjendjen midis turqise dhe sirise.
    Su kelcet njeriu fare qe keto perplasje mund te zgjerohen ne permasa me te medhaja.

    Inshallah jo.

  3. #83

    Angry Greqia, gati për të pritur 20 000 refugjatë nga Siria

    Greqia bëhet gati të presë 20 000 refugjatë nga Siria.

    Sipas shtypit grek, Qeveria e Athinës po planifikon se si të akomodojë refugjatët në 2 ishuj.

    Ministria e Rendit Publik bën të ditur se projekti ofron akomodimin e 20 000 sirianëve në ishujt Kretë dhe Rodos.

    Mësohet se është në plan që 130 000 persona të strehohen në Turqi dhe 48 000 në Qipro, nëse situata për shkak të luftës civile në Siri bëhet edhe më e vështirë dhe del nevoja për evakuim të menjëhershëm të qytetarëve sirianë.

    Ministria e Rendit Publik deklaroi se nëse është e nevojshme për të pritur njerëzit nga Siria, refugjatët do të akomodohen në tenda. "Duke pasur parasysh situatën kritike në Siri dhe faktin që Greqia është anëtare e Kombeve të Bashkuara që respekton të Drejtat e Njeriut, kemi në plan të strehojmë deri në 20 000 refugjatë nga Siria", theksuan burimet zyrtare greke.

    Projekti është i koduar "Ioni", siç u quajt Kolonia e parë greke në Siri.

    Vlerësohet se që nga fillimi i kryengritjes kundër Presidentit sirian, Bashar Al Asad, më shumë se 32 000 njerëz kanë humbur jetën.

    p.s

    u dhi fare kjo pune

    Edhe keto kishim mangu ne UE
    Revolution 1848

  4. #84

  5. #85
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Dje ne gazete lexova qe Al-Maliki kishte qene ne Moske tek Putin. Rusia kishte siguruar kontrata per 4.5 mld USD per armatime ne Irak. Gjithashtu premtime per fusha shfrytezimi nafte. Ka dyshime se Al-Maliki po ndihmon me karburant makinen ushtarake siriane.

    Ndoshta amerikaneve po i rreshket Iraku serisht nga duart !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    ERDOAN: NË AVIONË PASAGJERËSH S’MUND TË TRANSPORTOHEN AS BIÇAKË
    Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, bëri vlerësimin e tij të parë lidhur me uljen e detyruar të avionit civil sirian në Aeroportin Esenboa të Ankarasë.


    Sido që të jetë, armët dhe municionet e industrisë së mbrojtjes nuk mund të transportohen kurrsesi me avionë pasagjerësh. Bazuar në një informatë, ngarkesa e aeroplanit u kontrollua dhe për fat të keq u pa se brenda kishte materiale të tilla, të cilat u regjistruan me detaje në procesverbale. Pas veprimeve të nevojshme ato u sekuestruan dhe iu dërguan njësive tona përkatëse, që po punojnë për identifikimin e tyre", tha Erdoan.

    Ai tërhoqi vëmendjen se aeroplani në fjalë ka shkelur rregullat ndërkombëtare të aviacionit civil dhe shtoi që nëpër avionë pasagjerësh nuk mund të transportohen në mënyrë kolektive as biçakë.

    Duke theksuar materialet, që gjendeshin në avion, i dërgoheshin Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë nga një institucion i Rusisë, Erdoan vijoi me fjalët: "Ato janë pajisje dhe municione, që Ministrisë së Mbrojtjes të Sirisë i dërgoheshin nga një institucion rus i barasvlershëm me kompaninë tonë të Industrisë Kimike dhe të Makinerive. Aktualisht materialet në fjalë po analizohen nga njësitë tona përkatëse."

    Ndërsa në përgjigje të pretendimeve lidhur me "keqtrajtimin e pasagjerëve", shefi i qeverisë turke u shpreh se autoritetet e interesuara u angazhuan menjëherë pas aterrimit të avionit dhe plotësuan të gjitha nevojat e pasagjerëve.

    Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan u ndal edhe mbi vizitën e shtytur për më 3 dhjetor të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Turqi.

    Erdoan vuri në pah se vizita e Putinit nuk ka aspak lidhje me këtë ngjarje. Ai sqaroi se për datën e vizitës së presidentit rus në Turqi u ra dakord gjatë një bisede telefonike të realizuar 4 ditë më parë dhe ajo u vendos të bëhet më datë 3 dhjetor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 12-10-2012 më 14:41

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •