
Postuar mė parė nga
Anesti_55
Forma e edukimit qe e pershkruan me larte eshte dicka e re, dhe nje dukuri e kohes moderne, ku mundesite teknike jane thjeshte me te medhaja se ne koherat e lashta, dhe materiale qe me heret kane qene ne duar te rezervuara sot jane te perhapura gjetiu.
Recitimi i kuranit, e din me siguri edhe vet nga perditshmeria dhe rrethi, eshte ne kulturen islame nje form e ibadetit (ke ndegjuar fjalen HATME ndonjehere ???, eshte nje feste shoqerore kur nje femije/i rritur e lexon/reciton kuranin tejpertej), dhe veprohet pa prapavije "edukimi". Kjo sa i perket njeriut te perditshem me relacionin qe ai ka me "kuranin".
Jurisprudenca islame me tej ka kodifikuar edhe planprogramin "shkollore" ne lidhje me liturgjine fetare dhe e ka kufizuar ate per muslimanin me te famshmet SHARTET e fese qe jane gjithsej 33 (shih me te vjetrit qe recitimin e "kushteve te fese" e recitojne ne forme "duaje", ne truallsoren e njohur edhe si duaja e "amentubilahit", qe ne fakt eshte vetem nje perseritje e kushteve te besimit qe jane GJASHTE). Me teper muslimani i thjeshte nuk eshte ngarkuar. Kuptohet edukimi ne aspektin shoqerore ne baze te haditheve, nga zakonet e lindjes e deri ne ato te vdekjes, eshte percjelle ne familje, pra, tradicionalisht !, kurse predikimi ne xhami, qe e njohim ne truallsoren me fjalen "DERS"(rrjedh nga termi MUDERRIS, qe ne shkencen e ILMIT eshte analog me PROFESSORIN qe e njohim sot) eshte thjesht nje mbeshtetje e tradites dhe freskim i saje. Gjate gjith bashkjeteses me komunitetet jomuslimane, cdohere eshte percjelle nje fryme vellazerore nder faren e njerezve, kjo me deshmi !!!, pra, "toleranca fetare" se paku nder shqiptaret, nuk eshte "krijimtari" politike, por rrjedh metevertet nga fundusi kulturore i popullit tone. Kur i lexoj te famshmit forumiste ne kete mjedis ketu me vjen thjesht me vjelle, dhe jame dita dites duke gjurmuar mbi arsyet, se si mund njeriu ta injoroje kete realitet te popullit tone. Perpos indoktrinimit politiko-fetare nga caqe te caktuara, nuk me del pergjigje tjeter, nga NENA dhe BABA nuk e kan.
Kurse mesimet kuranore te cilat kane fuqi faktive mbi ndertimin e qeverisjes, ato jane mare ekskluzivikisht nga perzona te autorizuar, qe zakonisht jane dijetare te lemive te ndryshme, per shembull edhe kultura perendimore eshte influentuar nga terminologjia qeverises e civilizimit islam (sharte, CHARTA e UNO-s per shembull, ne gjermanishten ka glosare qe i sqarojn arabizmat qe kane depertuar ne gjuhen e perditshme gjermane). Dhe eshte me se e qarte, se kurani jo qe se eshte kuptuar ashtu si eshte edhe sinymi i tije, por edhe ashtu eshte implementuar edhe ne perditshmeri.
Qeverisja e shoqerise ka qene strikt e ndare nga jeta normale e njerezve, ato jane perputh vetem ne pikat e parapara, qe jane obligimet shoqerore si per shembull taksat, aktet festive, martesa, lindja, vdekja, marredhenjet ekonomike etj...pra, faktikisht sic i kemi edhe sot ne perditshmerine tone.
Acarimi i marredhenjeve nder popullin "normal", arsye kryesore e ka faktikisht mundesine e materialeve fetare qe i kena ne dore per arsye te kohes dhe "Interpretimin" e tyre sipas radakes individuale.
me nderime
Krijoni Kontakt