Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    Fier - Bashkia miraton leje ndërtimi për ndarje në dysh të një ndërtese!

    Bashkia miraton leje ndërtimi për prerjen e pallatit

    3 Tetor 2012 | : Sociale | Autor: Gazeta Shqip

    Fier, pallati ndahet më dysh

    Firma ndërtuese pret pallatin në mes për të hedhur themelet e pallatit të ri. Kjo ka ndodhur në qytetin e Fierit.

    Pjesa e mbetur e pallatit po rrënohet nga dita në ditë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve që jetojnë në të. Disa kohë më parë nga një firmë ndërtuese është prishur vetëm gjysma e pallatit dykatësh ndërsa pjesa e mbetur ka dëmtime të dukshme që kanë ardhur nga tronditja e themeleve. Banorët e pallatit janë ankuar në “Fiks Fare” se firma ndërtuese nuk ka zbatuar kontratën që ka pasur me ta. Në bazë të kontratës të hartuar dy vite më parë, firma ndërtuese merrte përsipër të prishte objektin për të ndërtuar një pallat tetëkatësh, në të cilin do të strehoheshin edhe banorët e pallatit ekzistues. Banorët janë shprehur se kanë kontaktuar me sipërmarrësit e firmës së ndërtimit, por ata nuk i kanë dhënë një zgjidhje problemit të tyre.

    Firma ndërtuese, me një leje ndërtimi të miratuar nga Bashkia e Fierit prishi gjysmën e pallatit dhe hodhi themelet për të ndërtuar një pallat të ri, duke lënë në mëshirë të fatit pesë familje, të cilat jetojnë me frikën se po u shembet shtëpia.

    Situata në banesat e tyre është problematike. Muret kanë filluar të plasariten dhe çarje të dukshme ka dhe në pjesën e dyshemesë. Banorët janë shprehur për “Fiks Fare” se çdo ditë jetojnë me frikën se banesat do të shemben dhe kjo mund të ishte vërtet një tragjedi. Sipas tyre, në fillim të prishjes së gjysmës së pallatit, banesat e tyre janë tronditur tepër dhe menjëherë janë dukur çarjet e para të cilat më të dukshme janë në pjesën e shkallëve të mbetura të pallatit. Me dije për këtë problem është bërë dhe Inspektorati Ndërtimor pranë Bashkisë së Fierit, por banorët ende nuk kanë marrë përgjigje konkrete nga ky institucion. I kontaktuar nga “Fiks Fare”, kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Fierit, z. Pajtim Isufi është shprehur se ka dijeni në lidhje me këtë rast dhe ai ka siguruar se do të ketë vëzhgim të punimeve. Sipas tij, është detyrë e firmës që të rehabilitojë dëmet e shkaktuara dhe nga bashkia sigurohet se në rast se firma nuk merr përgjegjësitë përkatëse, nuk do të bëhet mbyllja e pallatit, për rrjedhim ai nuk do të hipotekohet. Kryeinspektori Isufi është shprehur se Bashkia e Fierit ka për detyrë të mbikëqyrë vetëm plotësimin e kushteve urbane nga firma ndërtuese dhe në lidhje me deklaratën e banorëve për një moszbatim kontrate nga ana e firmës, i fton ata t’u drejtohen dyerve të gjykatës.

    shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dydrins..

    mos shko ne fier
    si specialist arkitekture qe je ti luan nga fiqiri atje..
    nje miku im ishte gjat gushtit..
    cme pan syt tha..
    tmerr i vertete..
    masakra ne fier ska te krahasuar me asnji ne shqiperi..
    isha tha te nje mik.. jetonte ne pallat te kohes enverit..
    dikur pallati prapa kish pas nji cop oborr per kalamaqerit po dhe nga ku futej zuku druve apo ambulanca apo zjarrfiksi apo karroca e funeralit..
    tani tha nen udheheqjen e ndritur te shokut te endrrave te edvinit.. bafto baftjar baftjarollarajt.. (qe pi kafe me stasin ton te dashur).. ishin ndertuar 20 katshet rreth kti pallatit te enverit aq ngjitur tha sa banoret e pallatit ecnin brinjas mes tyneleve gjys metro te gjera te krijuara mes pallatit te vjeter neshenero-ist spirokolekoist.. e pallateve super modherno te baftos..e mafies ruco drogo tutoroiste te deges se komitet qendrorit te selirozes per myzeqene..

    ..

    fieri tha ishte nga nderttmi nje mish mash i tmerrshem kurse shpirterisht banoret perjetonin kim il sungizmin..
    aty nuk guxonte kush te lexonte rd..
    kulti i gramoz rucit ishte me i tmerrshem se dikur kulti enver kapo hysni mehmetit..

    ..

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Të lutem na e lër rehat Bafton, sepse është zgjedhur me votën e lirë te popullit socialist, siç ka qejf ta quajë Edi Rama.

    Ashtu siç e jep votën, ashtu do ta marrësh dhe Bafton ose 100% kimilsungizmin.

    Nuk është ndonjë gjë e re e padëgjuar dhe e paprovuar në Shqipëri!

    Po nuk po arrij që të imagjinoj se si mund të pritet një ndërtesë në mes? Tek njëra gjysëm të ngrihet nje shumëkatësh kimilsungist dhe ngjitur me të të vazhdojë ekzistencën një karakatinë enverhoxhiste!?

    Pastaj duhët të mbash parasysh faktin, se Rama dhe PS gjithmonë janë shprehur për transferimin e "përvojës" së Tiranës anëkënd Shqipërise, bile edhe jashtë kufinjve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-10-2012 më 07:03

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Brar po është e vërtetë kjo atëherë ky fakt është diçka shumë e rëndësishme që vlen të analizohet.

    Kjo të le të kuptosh se sa poshtë ka arritur vlera që i japin shumë qytetarë vetes, ky është besimi tim pra, vlera që i japim vetes pasqyrohet kudo.

    Në qoftë se nuk jemi të aftë të mblidhemi si banorë të një pallati apo lagjeje që të vendosim dhe të zbatojmë gjëra minimale për mirëqenien tonë atëherë jemi në një gjendje shumë shumë të keqe.

    Mungon besimi në vetvete, banorët e një pallati apo lagjeje, po të jenë të bashkuar si një grusht vetëm me një të fryrë e shporrin nga horizonti ça do llojë interesi të kujtdo biznesmeni.

    Një tjetër rast që mbaj mend (fshat i vlorës) që tregon besimin e ulët në vetvete, është ai ku policia para disa vitesh mblodhi të gjithë kalameqtë me furgon ford, i vdiqi në dru dhe asnjë prindër nuk foli. Dhe gallata ishte se ai që kishte vjedhur u gjet më vonë se ishte nga tjetër fshat.

    Pra kaq poshtë ka arritur vlera e qytetarit Shqiptarë, sa që vjen polici me ford, te merr kalamanë nga shpia, e bën të vdekur dhe nuk e shqep një njeri gojën.

    Greku ka 500 të këqija.. por ama disa gjëra minimum i ka, nuk i trembet syri gjallë në botë për disa gjëra, nuk është si puna e shumë prej nesh që bëhemi gango me të pafuqishmin, me gruan apo kalamanë.

    Me qindra herë është mbledhur populli grek për mbrojtejn e kafshëve, të kalameqve, të të drejtave etj dhe nuk i është trembur as drurit as vdekjes.. dhe plot herë ka pasur fitore nga këto aksione.

    Ky popull (greku) ka 500 të këqija.. por kaq nam sa jemi ne në aspektin e idesë të një shoqërie të përbashkët gjallë në botë nuk është.

    Pra ka ardhur koha të ndalojmë të presim.. ka ardhur koha për vepra dhe përgjegjësi individe!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    mos u cudisni shum

    ardhemria e ketyre lejeve ndertimi eshte te rrezohen tre katet e para me leje ,dhe te behet rindertimi i nje rokaqielli,pa i prek 3 katet siper tyre.

    po po eshte pak futuristike,por nder shqipetar do te ndodhi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Teta..
    pse pis mileti ne gjakov lejoj qe lahperet e AAK te ndertojn nje rrokam.ut mu ne brij te te bukurit hotel Pashtrik?

    aq tut i kini bandat e idriz togerit?

    e tmerrshme..

    user..

    po sbesove ckam then te jap adresen e pallatit se ja mora mikut per tu bindur dhe vet..

    te vazhdojm endrren..thot edvinua..
    po vlores c'i kan bere.. tmerr..

    se fierit ci ki temen.. po vloren.. si e masakruan mafia e skafisto envero gjinushisto ed rucistave..

    vloren..me te bukuren qe kishim..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-10-2012 më 13:52

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Të lutem na e lër rehat Bafton, sepse është zgjedhur me votën e lirë te popullit socialist, siç ka qejf ta quajë Edi Rama.

    Ashtu siç e jep votën, ashtu do ta marrësh dhe Bafton ose 100% kimilsungizmin.

    Nuk është ndonjë gjë e re e padëgjuar dhe e paprovuar në Shqipëri!

    Po nuk po arrij që të imagjinoj se si mund të pritet një ndërtesë në mes? Tek njëra gjysëm të ngrihet nje shumëkatësh kimilsungist dhe ngjitur me të të vazhdojë ekzistencën një karakatinë enverhoxhiste!?

    Pastaj duhët të mbash parasysh faktin, se Rama dhe PS gjithmonë janë shprehur për transferimin e "përvojës" së Tiranës anëkënd Shqipërise, bile edhe jashtë kufinjve!
    Ne fier fiton gjithmon PS sepse bej cfare te duash fieraket jane te gjithe socialist & komunist. Me te poshter edhe hajdut se Baftjari nuk ka.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Teta..
    pse pis mileti ne gjakov lejoj qe lahperet e AAK te ndertojn nje rrokam.ut mu ne brij te te bukurit hotel Pashtrik?

    aq tut i kini bandat e idriz togerit?

    e tmerrshme..

    user..

    po sbesove ckam then te jap adresen e pallatit se ja mora mikut per tu bindur dhe vet..

    te vazhdojm endrren..thot edvinua..
    po vlores c'i kan bere.. tmerr..

    se fierit ci ki temen.. po vloren.. si e masakruan mafia e skafisto envero gjinushisto ed rucistave..

    vloren..me te bukuren qe kishim..

    ..
    Vezhgim i sakte Brari! Vjet ne vere u çudita me kete ndertim ne krah te hotel Pashtrikut.

    "Pervoja" e Shqiperise po perhapet me te madhe ne Kosove sa me siguri brenda disa viteve atje do te kete humbur çdo gjurme e trashegimise kulturore.

    Gjakova eshte e kapur si miu n'çark nga ata qe ti i di vete!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Ne fier fiton gjithmon PS sepse bej cfare te duash fieraket jane te gjithe socialist & komunist. Me te poshter edhe hajdut se Baftjari nuk ka.
    Baftjari i përfaqëson me "dinjitet" zgjedhësit e vet dhe forcën politike që i përket!

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Dydrins..

    mos shko ne fier
    si specialist arkitekture qe je ti luan nga fiqiri atje..
    nje miku im ishte gjat gushtit..
    cme pan syt tha..
    tmerr i vertete..
    masakra ne fier ska te krahasuar me asnji ne shqiperi..
    isha tha te nje mik.. jetonte ne pallat te kohes enverit..
    dikur pallati prapa kish pas nji cop oborr per kalamaqerit po dhe nga ku futej zuku druve apo ambulanca apo zjarrfiksi apo karroca e funeralit..
    tani tha nen udheheqjen e ndritur te shokut te endrrave te edvinit.. bafto baftjar baftjarollarajt.. (qe pi kafe me stasin ton te dashur).. ishin ndertuar 20 katshet rreth kti pallatit te enverit aq ngjitur tha sa banoret e pallatit ecnin brinjas mes tyneleve gjys metro te gjera te krijuara mes pallatit te vjeter neshenero-ist spirokolekoist.. e pallateve super modherno te baftos..e mafies ruco drogo tutoroiste te deges se komitet qendrorit te selirozes per myzeqene..

    ..

    fieri tha ishte nga nderttmi nje mish mash i tmerrshem kurse shpirterisht banoret perjetonin kim il sungizmin..
    aty nuk guxonte kush te lexonte rd..
    kulti i gramoz rucit ishte me i tmerrshem se dikur kulti enver kapo hysni mehmetit..

    ..
    Mundohem unë ndonjëherë të mar diçka të vogël nga ato që thua ti për të vërtetë por çe do, ti ngelesh si gjithmonë shpifës profesionist bashkë me atë DYVALBONËN.

    Fieri është si çdo qytet tjetër i Shqipërisë në drejtim të ndërtimeve pa përjashtime.

    Ai pallati është prerë vërtetë (pallati është 2 katësh) por faji i kësaj prerjeje nuk është firma që po ndërton por një ndërtim tjetër në krah të pallatit dy katësh që është ndërtuar jashtë çdo kriteri në kohën kur e drejtonte partia jote e lavdishme Fierin.
    Pastaj tek e fundit policinë ndërtimore e drejton vet Madhëria e Tijë z.Sali Ramë Berisha, pse nuk ndërhyn që të vendosi drejtësi???

    P.s. Mos u kthe dhe të më tregosh se Policinë Ndërtimore e drejton Bashkia se e di shumë mirë ti si gjysh i zgjuar që je se si i prish Sala kur do ti prishi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •