-
kur nuk i bie dot gomarit , bum....e bum.. i bie samarit ! Mirepo i shkreti samar nuk ka as kembe dhe as krahe , keshtu qe puna mbetet prape ne vend numero !
Kush "i bie" ne qafe CEZ-it e ka shume gabim ! Edhe sikur ta kishte CEZ ne dore cmimin e energjise , atij i takon e drejta ta ngreje ne kupe te qiellit se per te fituar ka ardhur ! Kush na qenka ky qe paska deshire t'i percaktoje cmimin e mallit nje privati ! Nga i vjen ky guxim ? Dhe ne fund meqenese eshte kaq "guximtar" , te ma jape mua shtepine e tij per 2 leke , sepse kaq e dua une ! Nuk po them falas !
Ne kapitalizem , nuk ka "zemer te mire" , por vjelje te tregut ne maksimum ! Ajo qe ta mbledh b.ythen nuk jane deshirat por kerkese- oferta dhe koniukturat e tregut ! Sigurisht edhe shteti me ligjet dhe gjykatat , por ne fund te fundit ,shteti !
Por meqenese CEZ eshte kompani me aktivitet monopol , atehere eshte detyra e shtetit qe te vendose rregulla per monopolet dhe cmimet monopol ! Ku eshte shteti ? Ka ikur ne drejtim te paditur me gjithe ligjet dhe gjykatat e tij ?
Prandaj keta "te revoltuarit" , mos te dalin atje dhe t'i bien samarit sepse grisin edhe plackat tona qe ndodhen atje , por po kane mendere t'i bien gomarit , ne rast se duan qe gjerat te levizin ...... Por eshte zakon i langaraqit qe i fryhet gjithmone ndonje plake te ngordhur dhe pa zot ...
Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 09-10-2012 më 16:20
-
-
i/e regjistruar
A e dini cme ben pershtypje?
Si nuk ka dale nje person publik politik qe te thote
"Qytetare,
ju duhet te paguani energjine elektrike/ujin, pasi ato jane nje mall si cdo mall tjeter!"
Qytetare,
"Ata qe e vjedhin energjine elektrike dhe ujin jane hajdut njesoj si ata qe vjedhin bankat!"
Nuk kane dale as nga pozita as nga opozita, as nga policia dhe as nga Enti rregullator (ERU). Ndoshta ju duket normale kjo situate!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Vidhet mbi 60% e ujit qe futet ne sistem. Paguhet 50% e ujit qe faturohet. Pra nese fut ne rrjet 100 l uje paguhen vetem 20 litra uje. A eshte normale kjo? Imagjinoni nje situate te tille me nje dyqan lagjeje i cili arrin te marre leket vetem per 20 % te mallrave qe fut ne dyqan !?!?
-
-
gjithekush ka gabimet e veta por ne shqipetarve kur na intereson themi jemi ne kapitalizem kur s'na intereson kerkojme nga shteti
harrojme ne se ka 20 vjet qe uji dhe dritat paguhen sipas qefit ,i lidhin dritat si ju do suma ,cajne kanalet dhe bejne lidhjen e ujit si ju intereson njerezve ,kush e kush te vendos pompen me te fuqishme nuk i ha asnjerit se le lagjene pa uje
CEZ ankohet se dhe institucionet e shtetit nuk kane paguar faturat e dritave tani cfare presim ne per nga populli
avash-avash qeveris CEKE do i vije radhe per kryesimin e BE dhe shikojeni si do zbythet politika shqipetare ndaj CEZ (shteti cek eshte invesitor ne kete kompani)
persa kohe qe nuk zbatohet ligji ai vend do ngelet rrempalle
Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 12-10-2012 më 05:43
-
-
Mafies shqiptare qe kontrollon pushtetin dhe shtetin , duke filluar nga Kryemafiozi ! Sepse Kryeminister Shqiperia nuk ka !
-
-
Protestë për dritat në Kombinat
13/10/2012
Banorët e lagjes së Kombinatit në Tiranë kanë bllokuar për rreth një orë rrugën kryesore të revoltuar për mungesën e energjisë elektrike. Atyre u janë bashkuar edhe banorë të Sharrës të cilët kanë po të njëjtin problem.
Banorët janë shprehur se prej një jave janë pa energji elektrike për rrjedhojë edhe pa ujë të pijshëm. Deputeti socialist Tahiri u shpreh se banorët e Kombinatit kjo qeveri s’mund t’i trajtojë si mesjetarë, pasi ata meritojnë të trajtohen si europianë.
“Kombinati ka më shumë se 1 javë pa drita, ndërkohë që banorët e Sharrës kanë më shumë se 1 muaj pa drita. Kjo është situatë e përsëritur dhe e patolerueshme për Kombinatin", deklaroi zoti Tahiri.
Sipas tij të gjithë banorët paguajnë detyrimet dhe ndërkohë nuk kanë as drita.
top-channel
-
-
i/e regjistruar
Qenka bere lesh puna. PS del dhe mbron mospaguesit dhe ju thote konsumatorve edhe po nuk e paguajte energjine ska gje se te mbroj une. Ore si nuk ju vjen turp ketyre palo-maskarenjve qe percjellin mesazhe te ketilla per mospagese te energjise. Po mire mor kokra e demagogut kush do ti paguaj faturat e atyre? Une apo pensionistet qe jane pagues te rregullt te ujit dhe energjise edhe pse marrin nje pension per te qare hallin? Pjesa me e madhe e atyre qe dalin e protestojne kane nga dy celulare.
Kane kaq kohe qe flasin per program te PS-se por ne asnje vend nuk ka folur cfare politike sociale do implementoje PS kur te vije ne pushtet. Keta jane bere aq plehra sa te acarojne vetem tjua degjosh emrin, pale ti shikosh.
-
-
A ja heq dot CEZ energjine 1 personi te vetem kur nuk paguan faturen? Apo ja fik gjith lagjes?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt