Konflikti sirian, dhe kryqėzatat e xhihadet shiito-vehabite


Pėrpara disa ditėsh, nė njė video tė youtube-it qė pashė nė internet, disa fanatikė arabo-shiitė qė jetonin nė Londėr, festonin vdekjen e gruas sė profetit Muhamed a.s., hazreti Aishes r.a. Ata brohorisnin “Aisha ėshtė nė zjarr, Aisha ėshtė nė zjarr”. Videoja nė fjalė ndiqej nga njė fjalim i njė mullahi fanatik, i cili, gruan e profetit Muhamed a.s. e akuzonte pėr vrasėse tė profetit, e thoshte se me rastin e vdekjes sė saj ishin gėzuar imamėt. Mallkimet e shiitėve fanatikė kundėr disa prej shokėve tė profetit Muhamed a.s., duke pėrfshirė kėtu edhe gruan e tij, Aishėn r.a. dhe babain e saj, kalifin e parė tė Islamit, hazreti Ebu Bekrin r.a., apo nė anėn tjetėr, mallkimi qė sunitėt i bėjnė shiitėve si armiqtė mė tė mėdhenjė tė Islamit, dhe siē ne shohim shpesh nė media, vrasjet, bombardimet e xhamive shiite qė nga Pakistani e deri nė Irak, tregojnė se nė ēfarė krize tė thellė ka pėrfunduar teologjia e Islamit sot.

Pėrpara disa muajsh, kur pashė nė youtube videon e intelektualit tė madh iranian, Abdolkarim Soroush, me titull “Shi'ism in need of Reform” , edhe pse nuk isha dakort me shumė nga idetė politike tė Soroushit, njė gjė mė la mbresė. Soroushi thoshte qė Islami qė ne besojmė e ndjekim sot, nuk ėshtė Islami i kohės sė profetit Muhamed. Sipas tij, si pasojė e ndėrhyrjes sė politikės nė fe, pushtetarėt qė kanė sunduar botėn Islame nė kėto 14 shekujt e fundit, e kanė deformuar mesazhin e Zotit pėr qėllimet e tyre.

Deklarata e Soroushit ishte tronditėse pėr mua. Kur pashė mallkimet e shiitėve tė Londrės kundėr hazreti Aishes r.a. e kur kam parė nė ditėt e fundit krime qė bėhen nė Siri nga disa sunitė nė emėr tė Islamit, jam detyruar qė tė pranojė, qė feja Islame sot, ėshtė e mbushur me shumė idiotėsira, tė cilat nuk asnjė lidhje me besimin qė njeriu duhet tė ketė ndaj tė madhit, Zot. Vite mė parė, konkluzione si kėto tė Soroushit unė i kam hasur edhe kur lexoja orientalistin Bernard Levis, i cili tregonte me gjakftohtėsi, qė si shiizmi, ashtu edhe sunizmi, janė bidate, apo rryma tė reja brenda fesė Islame, tė cilat u shpikėn pas vdekjes sė Profetit Muhamed nga politikanėt arabė dhe persianė. Lindja e sunizmit dhe shiizmit erdhi si pasojė e lufės sė madhe qė ndodhi me pasardhėsit e profetit Muhamed nė ndodhitė qė nė Islam njihen si koha e fitnes. Koha e fitnes apo e trazirave nisi gjatė sundimit tė kalif Osmanit r.a. e kulminoi pas vdekjes sė tij gjatė Luftės sė Devesė, kur kalifi i katėrt i Islamit, hazreti Aliu luftoi kundėr shokėve tė profetit Muhamed, Talhės, Zuberjit dhe Aishes. Lufta e Devesė e cila u pasua me Betejėn e Siffinit, kėsaj here mes Aliut dhe guvernatorit tė Sirisė, Muavijes, e mė pas me Betejėn e Qerbelasė, ku djali i Muavijes, Jeziti, martirizoi nipin e profetit Muhamed, imam Hyseinin, janė disa nga betejat qė dishepujt e profetit Muhamed bėn kundėr njeri tjetrit, pas vdekjes sė profetit. Kėto beteja i kishin rrėnjėt qė nė kohėn e xhahilijes para-islamike. Kushėriri i kalif Osmanit, Muavija, babai dhe nėna e tij, Ebu Sufiani dhe Hindi, e fiset e tyre kishin qėnė hasmit kryesor tė profetit Muhamed kur ai pėrhapi mesazhin e Islamit nė Mekė. Ebu Sufjani dhe gruaja e tij, profetit Muhamed i vranė xhaxhain, Hamzanė. Megjithatė, pas ēlirimit tė Mekės, profeti Muhamed i fali kundėrshtarėt e tij, e ndėr tė tjerė edhe familjen e Ebu Sufianit.

Pas vdekjes sė profetit, beteja ndėrmjet familjes sė Muhamedit a.s. apo ehlil bejt nė njė anė dhe familjes sė Ebu Sufianit vazhdoi. Nė njė seri luftimesh, fisi i Ebu Sufianit arriti tė mposhtė pasardhėsit e profetit e tė monopolizojė pushtetin e Islamit duke themeluar dinastinė e umajadėve, e cila qėndroi nė pushtet pėr pothuajse njėqind vjetė, deri sa u rrėzua nga abasaditėt, tė cilėt rridhnin nga familja e xhaxhait tė profetit Muhamed, Abaz ibn Abdul Mutalibit. Edhe pse profeti Muhamed, sipas haditheve tė sunitėve, e pati paralajmėruar gruan e tij, Aishėn pėr fitnen apo sherrin e madh qė do tė vinte pas tij, ai nuk e preku familjen e Ebu Sufjanit sa ishte gjallė. Profeti e bėri njė gjė tė kėtillė, ndoshta i nxitur nga urtėsia hyjnore e cila mund ta ketė urdhėruar qė tė mos e zhdukė familjen e Ebu Sufianit, pasi pas vdekjes sė tij, kjo familje me njerėzit e zotė dhe dinak qė kishte, arriti tė krijojė perandorinė e fuqishme umajade e cila e ēoi fenė e profetit Muhamed nga Spanja e deri nė kufijtė e Pakistanit.

Por, ardhja e umajadėve nė pushtet, Islamit i krijoi edhe njė plagė tė madhe nga e cila ai vuan ende sot: krijimin e tre grupimeve tė mėdha teologjike / politike brenda Islamit: havarixhėve, tė cilėt ishin si kundėr Aliut e Muavijes dhe kėrkonin kthim tė Kurani; shiitėve, tė cilėt ishin mbėshtetėsit e Aliut dhe pasardhėsve tė tij; dhe sunitėve, tė cilėt ishin politikisht mbėshtetėsit e pushtetit umajad dhe trashėguan institucionet zyrtare tė Islamit.


2.

Arsyeja pse e bėra kėtė hyrje historike kėtu, ėshtė se prej disa muajsh disa hoxhallarė shqiptarė tė edukuar nė Arabinė Saudite, dhe ndjekėsit e tyre nė Ballkan, kanė marrė zjarr nėpėr forumet e internetit e nėpėr xhamira. Ata apelojnė me pasion pėr tė mbėshtetur luftėn qė po bėhet sot nė Siri, kundėr qeverisė siriane, pasi sipas tyre Siria ėshtė njė shtet qė udhėhiqet nga njė alevit, Bashar al-Asadi dhe shiitėt e Iranit. Alevitėt, qė janė njė derivat i shiizmit, janė besimtarė muslimanė tė cilėt kanė besime heterodokse dhe ngjasojnė shumė me bektashijtė e Shqipėrisė. Pasi nuk e ndjekin doktrinėn e Islamit si sunitėt, e kalifin Ali e shohin si njeri tė shenjtė, nga ndjekėsit e shkollės selefiste tė islamit qė praktikohet nė Arabinė Saudite, ata cilėsohen si qafirė, apo idhujtarė e si pasojė teologėt sauditė legjitimojnė vrasjen e tyre. Edhe pse nė Siri, pėrveē presidentit, shumica e ministrave dhe pushtetarėve janė me origjinė muslimane sunite apo tė krishterė ortodoksė, e ushtria arabe siriane 70% tė efektivave tė saj i ka sunitė arabė e pėr mė tepėr ideologjia shtetėrore e Sirisė ėshtė arabiste dhe jo islamiste, propaganda qė armiqtė politikė tė Sirisė, Arabia Saudite dhe Katari bėjnė sot kundėr regjimit sirian, ėshtė se lufta qė bėhet sot nė Siri ėshtė njė “Bellum iustum”, apo njė “luftė e drejtė”, e sunizmit i cili tregohet si selefizėm e pėr pasojė si feja e vėrtetė Islame, kundėr shiizmit dhe alevizmit, tė cilėt tregohen si fe tė rreme tė cilat duhet tė ē’rrėnjosen me shpatė. Teologjia e selefizmit saudit, ndėrsa i njeh tė krishterėt dhe ēifutėt si njerėz tė mbrojtur me ligj, grupet e “devijuara” brenda Islamit, i bėn tekfir, apo qafirė, dhe kėrkon qė tė vriten. Pra pėr sektet e tjera Islame nuk ka mbrojtje, por vetėm luftė.

Kjo propagandė e cila ka marrė pėrmasa globale dhe dėgjohet qė nga xhamitė e Torontos ku unė jetoj, e deri nė Tiranė - luftėn pėr “demokraci dhe nacionalizėm” qė bėhet nga Kėshilli Nacionalist Sirian – drejtuesit e tė cilit nuk kanė aspak lidhje me teologjinė e Islamit, pėrkthehet si njė luftė e shenjtė. Hoxhallarė tė influencuar nga ideologjia saudite e vehabizmit, besimtarėt e palexuar mirė, i cyt qė tė besojnė se nė Siri po bėhet beteja vendimtare pėr tė shpėtuar Islamin nga bidati – apo shpikjet nė fe – qė kanė bėrė shiitėt “e mallkuar” – tė cilėt, legjenda sunite tregon - u shpikėn nga ēifutėt pėr tė shkatėrruar Islamin.


3.

Lufta qė po bėhet sot nė Siri ėshtė njė “proxy war” apo “luftė me bedel” tė cilėn e bėn Amerika kundėr Rusisė. Presidenti Bashar al-Asad dhe regjimi sirian janė njė regjim filo-rus. Siria ėshtė vendi mė strategjik i Rusisė nė Mesdhe, pasi porti i Tartusit ku rusėt kanė anijet e tyre, ėshtė baza e vetme strategjike qė Rusia ka nė detėrat e ngrohtė tė Evropės. Nėse Rusia do tė humbasė Sirinė, ajo humbet rėndėsinė strategjike nė Evropė dhe kthehet 200 vite pas nė histori, kur rusėt ishin tė mbyllur nė kontinentin e Euroazisė. Flota e tyre nuk do tė ketė mė akses nė ujėrat e ngrohta tė Evropės dhe pėrveē porteve tė Krimesė nė Detin e Zi, tė cilat mund tė bllokohen nga Turqia nė rast lufte, dhe portin e Vladivostokut nė oqeanin Paqėsor, rusėt do tė mbyllen nė malet e Euroazisė dhe nuk do tė jenė mė njė fuqi evropjane.

Lufta qė po bėhet sot nė Siri, ka edhe njė dimension tjetėr. Ajo ėshtė njė luftė edhe kundėr regjimit teokratik tė Iranit. Qė prej fitores sė revolucionit islamik nė vitin 1979, shteti iranian i themeluar nga Imam Khomeini i ka vėnė detyrė vetes qė tė marri nė dorė udhėheqjen e botės sė Islamit, tė ēlirojė xhaminė e shenjtė Aksa nė Jeruzalem, e cila mbahet e pushtuar nga cionistėt izraelitė dhe t’i ēlirojė muslimanėt nga dominimi i imperializmit tė krishterė.

Pushtimi amerikan i Irakut e rrėzimi i Sadam Huseinit, ndėrsa i ka ndryshuar thellėsisht balancat mes shiitėve dhe sunitėve nė botėn arabe, ka rritur nė mėnyrė indirekte edhe influencėn e Iranit. Sjellja e demokracisė nė Irak, i mundėsoi shiitėt irakenė qė pėrbėjnė shumicėn e popullsisė qė tė vinė nė pushtet. Nė anėn tjetėr aleanca qė regjimi teokratik i Iranit ka bėrė me regjimin arabist tė Sirisė – pasi ky ėshtė shteti i vetėm arab qė nuk ka nėnshkruar paqe me Izraelin – i ka trembur amerikanėt, izraelitėt dhe monarkitė feudaliste tė Gjirit Persik. Kur amerikanėt e pushtuan Irakun dhe vendosėn t’a bombardojnė pėr nė demokraci, mbreti Abdullah i Jordanisė, i cili trembet pėr vete nga demokracia, i paralajmėroi amerikanėt duke u thėnė se me sjelljen e demokracisė ata po sillnin nė pushtet shiitėt, tė cilėt po themelonin njė gjysėmhėnė shiite e cila shtrihej nga Teherani, nė Bagdad, Damask (meqė Bashar al-Asadi ėshtė alevit) e pėrfundonte nė Liban ku ishte hizbullahi. Monarkitė feudale tė Gjirit, duke pėrfshirė kėtu edhe Jordaninė, nuk i tremben Iranit pse ata janė shiitė dhe shajnė hazreti Aishen dhe kalifin Ebu Bekėr. Arsyeja pse ata i tremben Iranit, ėshtė ideologjia revolucionare iraniane, e cila, pas rrėzimit tė Shahut nė vitin 1979 i ka apeluar muslimanėve tė Lindjes sė Mesme qė tė rrėzojnė monarkitė feudaliste, themelojnė republika me pjesėmarrje qytetare e mbi tė gjitha, nėse monarkitė pushtetin e tyre jolegjitim e mbajnė me dhunė dhe ndihmėn e Perėndimit, ideologjia revolucionare iraniane u kėrkon qė tė themelojnė shtete demokratike, ku Islami tė jetė kriteri i qeverisjes dhe jo lidhjet fisnore apo idetė ateiste tė Perėndimit.

Perėndimi, i cili ka interesa vitalė qė tė kontrollojė burimet e naftės nė Lindjen e Mesme dhe sigurojė ekzistencėn e shtetit tė Izraelit, i trembet shumė lidhjes sė Sirisė me Iranin. Ndėrsa diktaturat arabe tė Gjirit Persik – tė cilat mbahen nė pushtet nga amerikanėt - me Iniciativėn Arabe pėr Paqe tė vitit 2007 i ofruan Izraelit paqe pa kushte dhe e njohėn pushtimin e Palestinės si fakt tė kryer dhe kanė legjitumuar maskrat izraelite nė luftėn e Gazės – lidhja e Sirisė me Iranin e refuzimi i saj pėr t’i dhėnė fund rezistencės pėrbėn kėrcėnimin e fundit qė Izraeli ka nė Lindjen e Mesme. Lufta Izrael-Hizbullah e qershorit tė vitit 2006, kur milicia shiite e Hizbullahit, me mbėshtetjen e Sirisė dhe Iranit, detyroi pėr herė tė parė nė historinė moderne tė Lindjes sė Mesme, tėrheqjen e Izraelit nga lufta, dhe mbėshtetja qė Irani dhe Siria i dhanė Hamasit nė njė kohė kur regjimet arabe deshėn shkatėrrimin e tij, i ka bindur amerikanėt qė gjysėmhėna shiite pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr hegjemoninė e tyre nė Lindjen e Mesme. Pėr kėtė arsye, lufta qė bėhet sot nė Siri, ėshtė njė aleancė e ē’shenjtė ndėrmjet monarkive sunite tė Gjirit Persik, Amerikės dhe Izraelit. Tė gjitha kanė njė projekt tė pėrbashkėt: shkatėrrimin njėherė e mirė tė Iranit, Sirisė, Hizbullahit dhe Hamasit.


4.

Konflikti i sotėm nė Siri, i ka shtuar tablosė sė luftės nė Lindjen e Mesme edhe Turqinė e Erdoganit. Ndėrsa Turqia e kohės sė presidentit Bush u pa si kampione e muslimanėve nė arenėn ndėrkombėtare, kur refuzoi tė marrė pjesė nė luftėn imperialiste tė Bushit nė Irak, pėrzjerja e saj sot nė luftėn e Sirisė, siē Kemal Kılıēdaroğlu, lideri i partisė republikane turke thoshte nė njė letėr qė i ēoi kryeministrit Erdogan disa javė mė parė, e ka kthyer Turqinė nė njė “fanti spathi” nė lojėn me letra tė Lindjes sė Mesme. Arsyeja pse Turqia po merr pjesė sot nė luftėn kundėr regjimit sirian nuk ka tė bėj me sunizmin e luftėn kundėr shiizmit, siē propagandojnė hoxhallarėt selefistė nė xhamitė e Tiranės e duan tė besojnė shumė muslimanė. Turqia ka qenė vazhdimisht kundėr ndėrhyrjeve tė Perėndimit nė botėn muslimane, dhe shteti turk ėshtė ideologjikisht shumė mė i afėrt me regjimin shekullar sirian sesa me diktaturat vehabiste tė Gjirit Persik. Arsyeja pse Turqia sot gjendet e zhytur nė konfliktin sirian lidhet me ambicjet e ministrit tė jashtėm turk, Ahmet Davutoglu, i cili, nė librin “Thellėsitė Strategjike” thotė qė Turqia duhet tė jetė nė pararojė tė aksioneve globale pėr tė siguruar vendin e saj si fuqi botėrore. Politika e Davutoglusė pėr vėllazėri dhe probleme zero me vendet arabe – e cila ishte pjesė e politikės sė prof. Nexhmedin Erbakanit dhe lėvizjes politike qė ai themeloi – dėshtoi qė nė konfliktin libian, kur, edhe pse Turqia kundėrshtoi ndėrhyrjen ushtarake franceze nė Libi, Nikola Sarkozi, jo vetėm qė nuk i pėrfilli turqit, por, francezėt dhe britanikėt tėrhoqėn nga pas NATO-n, rrėzuan Gadafin dhe pas lufte arritėn qė tė rrėmbejnė thelėn mė tė madhe tė tortės sė investimeve nė Libi, duke i lėnė turqit me gisht nė gojė e detyruar Davutoglunė dhe Erdoganin qė tė lėpinin ato qė kishin thėnė mė parė e tė puthen me rebelėt nė Tripoli.

Diplomacia turke e cila pas rrėzimit tė shpejtė tė regjimit libian, besoi se edhe Siria do tė binte po aq shpejtė, duke dashur qė nė Siri tė ishte Turqia ajo qė do tė merrte thelėn mė tė madhe tė influencės pas Asadit, nxitoi si budallaqe qė tė prishė marrdhėniet me sirianėt me tė cilėt Davutogluja pinte ēaj pak muaj mė parė, dhe t’a fusė vendin nė njė konflikt pa fund, duke mbėshtetur opozitėn siriane. Por konflikti sirian, i cili nuk po zgjidhet dot si libiani, me bombardime nga NATO – pasi Perėndimi i druhet njė lufte botėrore me Rusinė e cila po e mbron me tė gjitha mėnyrat regjimin – e ka lėnė Turqinė sėrisht me gisht nė gojė. Ndėrsa Perėndimi, kėrkesat e Turqisė pėr ndėrhyrje nė Siri po i injoron, nė anėn tjetėr Turqisė po i duhet tė mbajė me bukė 100,000 refugjatė sirianė dhe pėrballet me problemet e luftės matanė kufirit. Nė anėn tjetėr, si pasojė e prishjes sė shtetit sirian, Turqisė po i duhet tė pėrballet me terrorizmin kurd, i cili, tashmė i armatosur nga spiunazhi sirian si kundėrpėrgjigje, po e kthen jugun e Turqisė nė njė zonė lufte. E nė anėn tjetėr, Turqia, jo vetėm qė nuk po e rrėzon dot regjimin e Bashar al-Asadit, por imazhi i saj si njė vend progresiv, demokratik dhe paqėsor musliman, i cili propagandonte demokraci dhe zhvillim e mbronte tė drejtat e muslimanėve, dashur e pa dashur e ka rreshtuar Turqinė dhe e ka bėrė aleate me diktaturat mesjetare tė Lindjes sė Mesme, Arabinė Saudite dhe Katarin, dhe imperializmin amerikan.


5.

Konflikti i sotėm nė Siri, pėrveē problemeve globale e rajonale qė ka krijuar, po sjell nxitjen e njė sektarianizmi tė frikshėm nė mesin e muslimanėve. Regjimet feudaliste tė Gjirit Persik, tė cilat, luftėn e tyre kundėr Sirisė po e justifikojnė si luftė tė sunizmit kundėr shiizmit (pasi pėr demokraci e republikanizėm ato nuk flasin dot), po merr nė qafė shumė muslimanė tė paditur, tė cilėt mendojnė se duke shkuar nė Siri e luftuar Bashar al-Asadin, do tė korrigjojnė sherret teologjike qė nė Islam nisėn 14 shekuj mė parė. Edhe pse drejtuesit e Kėshillit Kombėtar Sirian, nuk e kanė fare hallin e Islamit, por shumė janė disa rrufjanė baathistė qė duan qė t’i zėnė vendin e punės Basharit, shumė arabė tė paditur qė sot luftojnė nė rrugėt e Halepit dhe Damaskut, dhe vrasin e therrin ushtarė sirianė, besojnė se janė duke luftuar njė luftė tė shenjtė pėr mbrojtjen e sunetit. Grupe ihvanėsh, selefistėsh, muxhahidinėsh arabė, turq e ēeēenė, anėtarė tė al-Kaedės dhe tė ēmendur tė tjerė, sot armatosėn nga Saudija dhe Katari e ēohen si mish pėr top, qė tė vdesin pėr luftėn qė bėhet nė Siri.

Situata e muslimanėve sot nė Lindjen e Mesme i ngjan asaj tė tė krishterėve nė Evropėn e errėt tė mesjetės, kur katolikėt vrisnin ortodoksėt e mė pas edhe protestantėt, pse kėta kishin koncepte tė ndryshme mbi fenė. Katolikėt i bėnin ortodoksėt qafirė, e kėta po ashtu tė parėt. E protestantėt Papėn e quanin shejtan. Skizma e Madhe qė i nisi Krishtėrimit qė nė vitin 1054, kur Papė Leo IX dhe Patriarku i Kostandinopojės Mihal Cerulariusi e bėn njėri tjetrin dhe besimtarėt e tyre, qafirė, apo tė pafe, sot i ka zėnė edhe muslimanėt. Por nėse nė atė kohė katolikėt ziheshin me ortodoksėt pėr ēėshtje si psh. nėse duhet tė pėrdoret bukė me maja apo pa maja pėr festėn e Eukaristit, apo nėse Papa i Romės ishte i pari fesė apo Patriarku i Kostandinopojės, apo nėse priftėrijtė duhet tė martohen apo rrinė myxhered, apo nėse duhet qė kishat tė mbajnė brenda tyre ikona apo statuja, etj, edhe muslimanėt sot, si tė krishterėt 1000 vite mė parė i janė vėrsulur njėri tjetrit pėr ēėshtje doktrinore, shpesh jo me shumė rėndėsi. Tamam si nė kohėn e kryqėzatave kur nga katėr kryqėzata tė medha, tre prej tyre, katolikėt i lėshuan kundėr tė krishterėve ortodoksė, edhe muslimanėt sot, janė duke luftuar e vrarė njėri tjetrin. Tamam si nė kohėn e kryqėzatave, kur katolikėt shkonin nė Bizant dhe vidhnin kockat e dishepujve tė vdekur tė Krishtit dhe i ēonin nė Venedik, edhe sot, muslimanėt bombardojnė tyrbet e varret e dishepujve tė profetit Muhamed me bomba dhe dinamit. Por nėse nė kohėt e mesjetės, venedikasit i vidhnin varret, shiitėt i adhurojnė ato, ndėrsa vehabitėt i hedhin nė erė. Megjithatė, si vehabitėt po ashtu edhe shiitėt, janė zhytur aq shumė nė xhehėl saqė zihen pėr kocka tė vdekurish.

Konflikti i sotėm nė Siri, dhe mallkimet qė hoxhallarėt selefistė bėjnė kundėr shiitėve, apo mallkimet qė shiitėt e Londrės bėjnė kundėr hazreti Aishes r.a. dhe sahabėve tė profetit Muhamed, tregojnė qė pėr fat tė keq, sot Islami ėshtė nė njė krizė aq tė madhe sa ishte edhe Krishtėrimi nė kohėn e kryqėzatave. Lufta politike qė bėhet sot nė Siri, pėr interesa tė Rusisė dhe Perėndimit, pėr fat tė keq po nxit njė luftė brenda Islame e cila i ngjan kryqėzatės sė katėrt katolike e cila pėrfundoi me djegjen e Kostandinopojės. Muslimanvrasja qė po bėhet sot nė Siri, i ngjan masakrimeve katolike – ortodokse tė 1000 viteve mė parė. Dhe tamam si nė vitin 1453, kur ortodoksėt preferonin tė jetonin mė mirė nėn sheriatin e turbanit turk sesa nėn tiarėn e Papės katolik, edhe sot muslimanėt selefistė po tregojnė qė preferojnė tė jetojnė mė mirė nėn fajden e banksterizmit tė FMN-sė sesa nėn baathizmin sirian.


6.
Pėr mendimin tim, muslimanėt sot jetojnė nė njė kohė xhehli tė madh. Ata janė tė ndarė e e urrejnė njėri tjetrin si ēifutėt dhe tė krishterėt, tė cilėt qortohen pėr kėto ndasi nė Kuran. Fati i mirė qė muslimanėt kanė – nė ndryshim me fetė para nesh – ėshtė se Zoti u ka dhėnė njė libėr leximesh, Kuranin, tė cilin Ai garanton Vetė se do ta ruaj deri nė Ditėn e Kijametit tė pandryshuar. E Kurani, me lejen e Allahut nuk ka ndryshuar asnjė gėrmė nė kėto 1400 vitet e fundit. Nė Kuran, Zoti nuk pėrmend as Aliun e as Muavijen, as Aishen e as Hyseinin, as shiitėt e as sunitėt, as demokraci e as nacionalizem, por qė tė gjithė muslimanėt i bėn vėllezėr, i quan muslimanė, e fenė e tyre nuk ua quan sunite, apo shiite, apo bektashiane apo aleviane, por Islam. Ndasitė dhe urrejtjet nė shiitė e sunitė qė janė pėrhapur sot mes muslimanėsh, janė ndasi politike tė njė kohė tė kaluar e tė disa njerėzish qė nuk kanė lidhje me muslimanėt e sotėm. Allahu thotė nė Kuran nė Suren Bekare:

134. Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takoi ajo qė fitoi, e juve u takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė vepruan ata.

A nuk do tė ishte mė mirė pėr muslimanėt qė sot tė mos ishin as shiitė e as sunitė, por tė jenė vetėm muslimanė? Tė kthehen te Kurani e ta duan ēdo njeri qė thotė qė ėshtė musliman, pa parė se ēfarė ka prapa tij, e nė vend tė luftės ti dhurojnė dashuri? A nuk vjen emri Islam nga fjala paqe? Nėse ėshtė vertėtė kėshtu, atėherė pse muslimanėt sot e duan kaq shumė luftėn? Zoti ynė i madhėruar i porosit muslimanėt nė Kuran nė suren Ali Imran e thotė:

102. O ju qė besuat, kijeni frikė Allahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, por vetėm duke qenė muslimanė!
103. Dhe kapuni qė tė gjithė pėr litarin e Allahut, e mos u pėrēani! Pėrkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitė e Tij aguat vėllezėr. Madje ishit nė buzė tė greminės sė Xhehennemit, e Ai ju shpėtoi prej tij. Po kėshtu Allahu ua shqaron ju argumentat e veta qė tė gjeni tė vėrtetėn e lumtur.
104. Le tė jetė nga ju njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja. Tė tillėt janė tė shpėtuarit.
105. E mos u bėni si ata qė u ndanė dhe u pėrēanė pasi u patėn zbritur argumentet. Ata do tė pėsojnė njė dėnim tė madh.

Ndėrsa nė suren Ali Imran, Allahu i apelon tė krishterėvė me kėtė mesazh:

64. Thuaju: “‘O ithtarė tė librit, ejani te njė fjalė qė ėshtė e njejtė mes nesh dhe mes jush: tė mos adhurojmė tjetėr pėrveē Allahut, tė mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos konsiderojmė njėri - tjetrin zotėr pėrveē Allahut!” E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: “Dėshmoni pra, se ne jemi muslimanė!”

A mos duhet qė kėtė mesazh, sot, t’a lexojnė edhe muslimanėt qė urrejnė e luftojnė njėri tjetrin ? Shiitėt dhe sunitėt, ateistėt e besimtarėt, baathistėt e demokratėt, t’a lexojnė e tė bashkohen tė gjithė pėrreth fjalės sė Allahut dhe t’i harrojnė tė gjithė konfliktet e shkuara por edhe tė sotme politike, e tė mos e etiketojnė mė njėri tjetrin me terma sektarė, por tė quhen tė gjithė e thjeshtė muslimanė, e nė vend tė luftės tė dhurojnė paqe dhe dashuri?

Paqja e Allahut qoftė mbi ju.
Olsi Jazexhi