Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Kur shqiptari deklarohet Ashkali dhe Rus...

    Marre nga Shekulli online 03/22/2003Kur Shqiptari deklarohet Ashkali dhe Rus…
    Nga Milazim Krasniqi

    Shefi i Zyrės gjermane nė Kosovė, Peter Rondorf, bėri tė ditur kėtė javė disa tė dhėna qė kanė tė bėjnė me azilantėt shqiptarė tė Kosovės nė vendin e tij dhe me politikat e kthimit tė tyre nė Kosovė. Ajo qė ra posaēėrisht nė sy nė prononcimin e diplomatit gjerman, ėshtė se ka raste kur shqiptarė tė Kosovės, pėr tė fituar statusin e refugjatit nė Gjermani, kanė ndėrruar identitetin dhe janė deklaruar si ashkali e madje edhe si rusė!
    Kjo pėrpjekje pėr ndėrrim administrativ tė identitetit, nė shikim tė parė paraqet njė gjendje alarmante sociale tė kėtyre njerėzve. Ata njerėz kanė ikur nga Kosova nė periudhėn e represionit qė zbatohej nė vitet nėntėdhjetė, ose janė deportuar gjatė ditėve tė spastrimit etnik, qė zbatoi regjimi i Milosheviēit. Mė tė shumtėn e rasteve, ėshtė e mundur qė tė kenė humbur pasuritė qė kanė pasur dhe tė mos kenė mundėsi tė punėsimit.
    Por, ajo qė ėshtė esenciale nė kėtė rast dhe qė e bėn mė tė pėrballueshme kėtė gjendje tė tyre sociale, ėshtė se shkaktari qė i ka detyruar tė largohen nga Kosova, mė nuk ekziston nė Kosovė. Prandaj, kthimi nė vendlindje ėshtė i lirė dhe megjithatė, mundėsitė janė pakrahasimisht mė tė mėdha, pėr ta organizuar jetėn nė vatrėn e vet.
    Pra, nė prapavijė tė kėtyre pėrpjekjeve absurde pėr tė fituar strehim nė Gjermani, edhe me kusht qė tė ndėrrohet identiteti etnik, mė shumė se gjendja sociale, ka hise vetė mentaliteti parazitar i krijuar nė ndėrkohė. Duket se jo pak njerėz qė janė mėsuar tė jetojnė nga ndihmat humanitare, nga pėrkujdesja e tė tjerėve dhe nuk e kanė krijuar vetėdijen se duhet tė ballafaqohen me vėshtirėsitė e jetės e tė fitojnė mjetet pėr ekzistencė me punėn e vet.
    Kjo mostėr e njeriut parazitar nuk ėshtė vetėm nė diasporė, po ėshtė prezente edhe nė Kosovė, dhe ėshtė krijuar po ashtu nė vitet nėntėdhjetė, nga ndihmat humanitare qė vinin nga diaspora, po edhe pas luftės, nga vala e ndihmave emergjente tė dy viteve tė para.
    Kur u shikohet prejardhja, shihet se shumica e kėtyre kontigjenteve parazitare janė nga zonat rurale. Nėpėr fshatrat e Kosovės mund tė shohėsh tė rinj qė sorollaten me telefona celularė nė dorė, me vetura qė i ngasin me shpejtėsi tė pakontrolluar rrugėve tė pluhurosura e me veshje qė janė mė shumė tė tinejgjerėve qė frekuentojnė diskotekat. Dhe shumica e kėtyre tė rinjve, qė me trup jetojnė nė fshat me mendje janė gjetkė. Ata ėndėrrojnė se si tė ikin nga Kosova e tė mbėrrijnė nė Zvicėr ose nė Gjermnani me rrugė klandestine.
    Nė fakt, nė Kosovėn e pasluftės ėshtė shkaktuar njė shartim i panatyrshėm social dhe mental. Ėshtė e ditur se kudo nė Europė popullsia qė jeton nė zona rurale merret me bujqėsi e me blegtori dhe ka njė mėnyrė jetese mė tradicionale nga ajo e qyteteve. Por, nė Kosovėn e pėrmbysjeve tė mėdha tė luftės, ėshtė pėrmbysur edhe rendi tradicional i jetesės, dhe ka hyrė tashmė njė sistem i ēoroditur i vlerave, ku fitimi i shpejtė dhe pa mund, dhe veēmas ikja rrugėve tė botės, ėshtė bėrė si ideal i shumicės sė njerėvze. Rrjedhimisht, ky mentalitet i shartuar, mė parė se t’i adaptohet jetės tradicionale e tė ndershme nė fshat, zgjidhjen e kėrkon qoftė dhe te ikja jashtė Kosove, e te jetesa nė kampe azilantėsh ose nė manastire bamirėse.
    Nuk ėshtė pa pjesėn e vet tė pėrgjegjėsisė pėr kėtė gjendje tė shfytyruar sociale e mentale edhe vetė administrata nė Kosovė. Edhe katėr vjet pas pėrfundimit tė luftės, ende nuk ka njė politikė tė skicuar tė zhvillimit rural, tė kthimit nė fshat tė atyre qė kanė gjetur strehim tė pėrkohshėm me anė uzurpimesh nėpėr qytete, si dhe stimulimi i punės nė sektorėt e bujqėsisė e tė blegtorisė.
    Zyrtari gjerman nė prononcimin e tij tregoi se qeveria e vendit tė tij mbetet e vendosur ta pėrfundojė procesin e kthimit tė azilantėve shqiptarė tė Kosovės, pavarėsisht se sa bėjnė ata pėrpjekje pėr t’u konvertuar nė ashkali e rusė. Mbetet qė vendosmėri tė tregojė edhe vetė Kosova nė riatdhesimin e tyre dhe nė motivimin e tyre, qė tė kthehen nė identitetin e tillė, ku puna e ndershme ėshtė themel i dinjitetit njerėzor.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-02-2003
    Postime
    5
    Une nuk arrij t'a imagjinoj poziten e ketyre shqiptareve qe sigurisht te detyruar nga kushtet ekonomike arrijne deri aty, por une mund te them se nuk eshte e para histori.
    Per me teper lavdi dhe pare Piro Dhima, nga Tirana(origjine nga Himara, e paster shqiptare), nderroi emrin e u be grek!!!

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Turp gjithė shqiptarėve tė tillė, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė mohohet kombi, as vetėm pėr momente kur ju duhet pėr tė fituar nėnshtetėsi tjetėr e as pėrgjithmonė siē ka bėrė Pirro e shumė tė tjerė pėrgjatė gjithė historisė shqiptare mbi tremijė vjeēare. Mohimi i kombit ėshtė mohim i vetvetes, i gjakut, shpirtit, tė parėve dhe gjuhės sė tyre dhe gjėja mė jomorale qė njeriu mund ta bėj, prandaj edhe njėherė turp ju qoftė tė gjithė atyre.
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Njerez te tille nuke i duhen Shqiperise.Tani ndryshoni emrin per nje pashaporte neser do jepni motren,gruan,familjen,vendin per nje tufe leke.

Tema tė Ngjashme

  1. Roli i UNMIK nė Kosovė
    Nga Hyllien nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •