Cagliari - Juventus, ndeshja ose mund te shtyhet ose mund te luhet ne stadium neutral
Ndeshja e javes se 18-te ne Serie A ne mes te Cagliarit dhe Juventusit mund te shtyhet per shkak te gjendjes se dobet te stadiumit “Sant Elia” te Sardenjes. Pas takimit te fundit te bordit lokal mbikeqyres per argetim publik, u konfirmua se stadiumi nuk i ploteson kerkesat e nevojshme qe te zhvillohet nje ndeshje sportive.
Nese nuk mund te zgjidhet problemi deri ne ndeshjen e javes se ardhshme, e cila eshte planifikuar per te premten, atehere me siguri do te shtyhet. Keshilli komunal dhe qyteti nuk jane ne gjendje te bien dakord rreth pergjegjesive per rindertimin e stadiumit dhe se kush eshte pergjegjes per parregullsite ne te.
Prokurori lokal i qytetit te Cagliarit pas hapjes se nje hetimi teresor, i cili arriti ne perfundimin se te dyja palet ndajne pergjegjesine, ka protestuar ashper presidenti i klubit, Massimo Celino. “Keshilli bashkiak nuk interesohet per stadiumin, ata nuk bejne asgje”, tha Celino.
Krijoni Kontakt