INTERVISTA/ Flet ish- futbollisti i Partizanit, ish- trajneri i Kombėtares Neptun Bajko

Lotėt e Ali Kastratit kur humbėm me Benfikėn
Si mė dha guxim nė ndeshjen e parė timen me Partizanin
Nė ndeshjen pėr kupėn me Dinamon rehabilitoi tre lojtarė


Albert ZHOLI

Neptun Bajko ndoshta ėshtė nga trajnerėt dhe lojtarėt qė ka punuar mė shumė me Ali Kastratin. Dėshmitė e tija pėr tė janė sa tė bukura dhe po aq emocionuese. Por nė morinė e kėtyre kujtimeve unė do shkėpus tre ngjarje qė janė nga mė pikantet.

-Si e keni njohur Ali Kastratin?
Ali Kastratin e kam njohur kur shkova nė shkollėn ushtarake “Skėndėrbej”. Qė nė vitin e parė u njoha me Baba Alin. Tė gjithė nė shkolla e thėrrisnin Baba Ali, edhe brezat e mėvonshėm pas meje me kėtė emėr e thėrrisnin Ali Kastrati ishte trajner i ekipit tė boksit tė Partizanit dhe i mundjes dhe trajner i ngritjes sė peshave. Jo vetėm qė ishte trajner, por pėrgatiste edhe brezin e ri, pra elementin e ri me perspektivė, qė ushtria i kishte nė synimet dhe nė planet e veta. Ali Kastrati ėshtė njė nga personalitetet e sportit, njė nga mė madhėshtorėt dhe mė i paarritshmi dhe unikal. Puna e tij nė shėrbim tė sportit dhe nė edukim dhe nė pėrgatitjen e brezit tė ri ėshtė e jashtėzakonshme, ashtu siē ishte njė njeri i kudogjendur dhe ėshtė akoma njė njeri i madh. Me duart e tij Aliu ka nxjerrė me qindra sportistė shqiptarė. Nuk kishte njeri nė shkollė qė tė mos thoshte fjalėt mė tė mira pėr tė. Ai ēdo element tė ri e stėrviste me tė gjitha njohuritė dhe me tė gjitha energjitė.

Kur ka qenė ndihma konkrete qė ju ka dhėnė Ali Kastrati?

Kontakti im direkt dhe ndihma e tij morale dhe psikologjike ka qenė kur unė u aktivizova me ekipin e Partizanit dhe kur Rexhep Spahiu papritur mė tha se, ngrihu dhe bėj nxehjen. Unė isha nė stol tė rezervave. Pra, ishte ndeshja e parė qė do tė luaja me fanellėn mė tė bukur tė Partizanit. Unė u mpiva komplet. S’e besoja. Mė erdhi e papritur qė unė tė futesha nė ekipin e parė nė njė ndeshje tė rėndėsishme me Besėn e Kavajės. U kontraktova. Njė gjendje turbullie. I pari qė e pa kėtė ishte Ai Kastrati. Ai mė kapi pėrdore dhe mė futi brėnda nė dhomėn e zhveshjes, mė goditi 2-3 herė me pėllėmbė nė fytyrė qė tė vija nė vete, mė ngriti nė peshė dhe filloi tė mė fėrkonte. Mė fėrkonte ballin, qafėn. Kokėn. Mė fliste, mė ngrinte moralin, mė jepte kėshilla, qė qėllonte sėrishmi. Emocionet ishin tė pakufishme. Ja njė moment dhe ai mė thotė: Ashtu siē luan nė stėrvitje ashtu luaj edhe kėtu. Mos ēa kokė fare pėr asgjė, ti do tė luash shumė mirė sot. Jam I bindur pėr kėtė. Tė kam ndjekur nė stėrvitje dhe jam mrekulluar nga loja jote. Ja tani tė erdhi rasti, shfrytėzoje. Ėshtė njė moment magjik pėr ty. Unė dridhesha i tėri, por ai si me magji ma hoqi gjithė atė siklet qė kisha. Ajo ishte ndeshja ime e parė qė luaja nė stadiumin “Qemal Stafa”. Bėhej fjalė pėr vitin 1965. Unė atėherė nuk kisha mbushur akoma 19 vjeē. U futa nė fushė me mė pak emocione. Ja fillova tė lėviz. Pas disa minutash ēdo gjė kaloi. U futa nėn ritmin e lojės. Fillova tė lėviz dhe tė kem nėn kontroll lojėn. Ēdo gjė mė iku si me magnet. Kjo forcė psikologjike qė mė dha Akli mė shėrbeu nė tė gjithė jetėn time. Tė flasėsh pėr Aliun duhen orė tė tėra.
Ali Kastrati ishte natė dhe ditė me ne. Ai jetonte me ne. Familja e tij i ishte pėrkushtuar futbollit.

Ju ja shpėrblyet ndonjėherė kėtė nder qė ju bėri?
Po. Unė pėr tė shpėrblyer punėn e tij tė palodhur e mora nė ekipin e Partizanit dhe mbajta aty Ali Kastratin nė njė kohė qė ai punonte edhe nė vende tė tjera. Shėrbimet e Ali Kastratit anė tė jashtėzakonshme. E mora si fizioterapist. Por ai nuk punonte vetėm me futbollistėt, por me shumė ekipe tė tjera. E ku nuk e kėrkonin atė. Kudo.
Kush ka qenė ndeshja kryesore qė Aliu me fizioterapinė e tij ka ndėrhyrė pėr tė futur nė lojė lojtarė tė dėmtuar?
Ka qenė ndeshja pėr gjysmė finale e Kupės sė Republikės, ku do luanim kundėr Dinamos. Ndeshja pėrfundoi 0-0, por ishte njė lojė shumė e ashpėr dhe luftarake. Ne para ndeshjes kishim katėr lojtarė tė dėmtuar. Dėmtimet e tyre ishin tė rėnda qė rrezikoheshin tė luanin nė ndeshjen me Dinamon. Futja nė lojė pa kėta lojtar qė ishin dėmtuar do tė thoshte se ne ishim tė mundur pa e filluar ende ndeshjen. Unė me Aliun pėrgatitėm njė skenar tė vogėl pėr t’i bindur lojtarėt qė edhe mund ta humbnin ndeshjen. Filluam, tė bisedonim me Aliun se ēfarė mund tė bėnim. Ishim nė Kavalishencė nė Durrės. Nė mes tė natės lojtarėt ende nuk i kishte zėnė gjumi nga lodhja edhe nga dhimbja. I marrim 3 lojtarėt mė tė dėmtuar dhe i nxjerrim bregut detit nė Durrės. Lojtarėt ishin Ylli Shehu, Hasanpapa dhe dy tė tjerė. I them i Aliut se ndoshta i bėn mirė qė tė futen nė ujin e detit se kripa ka veti kuruese. Mirė mė tha Aliu edhe unė e kisha kėtė mendim. Pėrveshi pantallonat vetė dhe kėshtu bėri dhe me lojtarėt. U futėn deri nė gju nė ujin e kripur tė detit. Aliu u fliste se, me masazh dhe me kėtė larje ata do tė mund tė kalonin situatėn dhe tė ishin tė gatshėm pėr ndeshjen. Lojtarėt me entuziazėm u futėn nė ujė dhe filluan tė ecnin. Kjo vazhdoi njė orė. Pastaj Aliu filloi fizioterapinė. Lojtarėt filluan tė thonė se ndjeheshin mė mirė. Kjo ndeshje ishte nė Kupėn e Republikės sė vitit 1978 - 1979. Gjithė tifozėt e Partizanit ishin pėrgatitur qė nė ekip tė mos shikonin tre lojtarė tė formacionit tė parė. Kur ekipi doli i gjithi nė fushė, entuziazmi i spektatorėve ishte i papėrshkruar.

Po nė ndonjė ndeshje ndėrkombėtare ēfarė do tė veēoje?

Do tė veēoja ndeshjen me Benfikėn e Lisbonės (Portugali) pėr Kupėn e Europės. Ishte njė ndeshje qė ende e ruaj tė freskėt nė memorien time.
Nė atė ndeshje kemi pėrjetuar ēaste tė magjishme. Kemi pėrjetuar lojėn e mirė qė kemi bėrė, masakrėn e vėrtetė qė bėri gjyqtari i ndeshjes njė spanjoll, i cili me njė gjakftohtėsi tė jashtėzakonshme dhe me njė keqdashje bėri qė ekipi i Partizanit tė luante pa 4 lojtarė pėr 20 minuta lojė. Ishte njė nga ndeshjet e rralla e zhvilluar nė rangun evropian. Pas kėtyre daljeve ne humbėm me rezultatin 4-0. Tek skuadra ra njė gjendje shoku. Luajtėm si heronj dhe u ndėshkuam pa meritė. Shumė tifozė nė stadium na duartrokisnin. Mendonim se si do na prisnin nė Shqipėri, pasi largimi i katėr lojtarėve ishte e dėnueshme. Aliu u mundonte qė mbas ndeshjes tė na gjallėronte dhe tė na jepte kurajė dhe na thoshte se do tė na kuptojnė nė Shqipėri, ju keni luajtur shumė mirė dhe ju jeni heronjtė e Shqipėrisė. Ai thoshte se kjo frymė do tė mbizotėrojė edhe nė Tiranė prandaj mos u mėrzisni. Kthimi nė Tiranė ishte njė tragjedi mė vete sepse sa zbritėm ne e morėm vesh se diēka po ndodhte rreth asaj ngjarje. Vazhduan analiza, mbledhje dhe dėnime tė tjera. Na kritikonin pa tė drejtė jo pėr humbjen, por pėr gjeste antisportive. Dėnimi tė mos luanim mė ndeshje ndėrkombėtare. Nė njė moment tė veēantė nė njė mbledhje ku ishte edhe Sekretari i Federatės sė Futbollit Aliu ngrihet dhe me lot nė sy thotė: Ēfarė po bėni kėshtu, pėrse i dėnoni, po shkatėrroni njė ekip i cili ėshtė njė nga mė tė mirėt nė kėto 50 vjet.
-Pse ju dėnuan si ekip?
Ne na dėnuan se ne kishim pasqyruar shfaqje tė huaja , sipas politikės sė atėhershme, nuk ishim sjellė korrekt nė fushė dhe nuk ishim sjellė si njė ekip i njė vendi socialist. Pra gjoja bėmė lojė tė ashpėr kur shumė gazeta vendase dhe tė huaja dėnonin gjyqtarin pėr gjykim jo tė mirė.
Unė edhe atėherė dhe tani kam njė mendim krejt ndryshe, ne luajtėm mjaft korrekt dhe pasqyruam vlerat mė tė mira tė futbollit shqiptar. Duke mos njohur se kė kishim pėrballė, se ēfarė pėrfaqėsonte Benfika dhe ēfarė pėrfaqėsonim ne ndoshta ramė nė gabimin profesional qė nuk ditėm ti pėrshtateshim ekipit me tė cilin luanim. Rezultati ishte i kurdisur nga ana e gjyqtarėve. Loja deri nė minutėn e 88 ka qenė 1-0 pėr Benfikėn. Ne po luanim pa dy lojtarėt tonė kryesorė. Pa Mustėn portierin qė edhe pse luajti 57 minuta ishte gjiganti i portės nė Evropė dhe pa mbrojtėsin tonė, njė lojtar i shkėlqyer. U deshėn tė dalin edhe dy lojtarė tė tjerė Lame dhe Frashėri qė Benfika tė realizonte ėndrrėn e vetė se me 1-0 vihej nė dyshim fitorja nė Tiranė. . Kėshtu u bėnė 4 lojtarė tė dalė. Dhe Benfika fitoi 4-0. Ishte njė zhgėnjim i madh. Kjo ndeshje ėshtė bėrė nė vitin 1987, ku ekipi i Partizanit atė vit doli kampion nė Shqipėri. Pas disa ditėsh nė Shqipėri erdhi njė gazetar sportiv francez nga mė tė mirėt e vendit tė tij. Ai u habit me dėnimin qė ju bė nga Federata jonė Partizanit. Madje, ai thoshte qė ju Federata duhet t’ju dekoronte pėr atė lojė heroike. Gazetari bėri njė shkrim tė gjatė nė gazetėn sportive franceze qė bėri shumė bujė.