Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vrasje e trefishtë për seks e tradhëti

    Vret tjetrin e të dashurën, sepse ajo flinte me një burrë tjetër, kur vetë kjo gruaja ishte e martuar. Pra, tre salçiçe, një pjeshkë, një kallash, dhe tre kufoma. Histori dashurie në fshatrat e Shqipërisë....

    ------


    01 Tetor 2012 - 07:27 | Shqiperi


    Vrasje 3-fishe për pasion, burri braktis trupin e bashkëshortes në morg
    KORÇË - Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Podgorie në Korçë mbrëmjen e djeshme. Tre persona nga i njëjti fshat kanë mbetur të vrarë. Viktor Rrovani, 57 vjeç, ka vrarë me automatik të dashurën e tij, Elsa Çoçka, 40 vjeçe dhe personin që e shoqëronte atë, Floridon Bollguri, 40 vjeç. Mësohet se viktima Elsa Çoçka, nënë e dy fëmijëve, kishte lidhje dashurie me 2 personat njëherazi.

    Telefonata
    Uniformat blu të qytetit të Korçës janë njoftuar nga vetë autori i ngjarjes, 57-vjeçari Viktor Rrovani, për ngjarjen. "Jam Viktor Rrovani, hajdeni në Podgorie, kam vrarë 2 persona. Kam vrarë të dashurën time, Elsa Çoçka dhe dashnorin e saj, Floridon Bollguri, me të cilin më tradhtonte. I kam vrarë të dy, ndaj duhet të vini në vendin e ngjarjes", kanë qenë fjalët e autorit. Më pas, ai i ka shpjeguar policisë se si mund të vinin në vendin ku kishte ndodhur vrasja dhe ka mbyllur telefonin. Pas njoftimit policia ka pyetur në fshat për personat dhe ka shkuar në rrugën ku kishte ndodhur tragjedia, ku ka gjetur të vetëvrarë edhe 57-vjeçarin Viktor Rrovani.

    Ngjarja
    Ka qenë ora 19:30 e mbrëmjes së djeshme, kur 40-vjeçarja Çoçka ka dalë me Floridon Bollgurin, me taksinë e këtij të fundit me targa KO 514 A, në një rrugë dytësore të fshatit Podgorie, 100 metra nga aksi Podgorie-Pojan. Sipas dëshmive, Viktor Rrovani, autori i krimit, prej kohësh dyshonte se e dashura e tij e tradhtonte dhe ditën e ngjarjes ka qëndruar gjithë kohën në klubin e fshatit, ku mësohet edhe të ketë dëgjuar se e dashura e tij është larguar me Gurin. Menjëherë është nisur për në shtëpinë e tij po në fshatin Podgorie, ka marrë automatikun dhe i është drejtuar skarpateve të malit, ku kishin ndaluar 2 personat. Viktima Floridon Bollguri, në momentin e vdekjes ka qenë në timonin e automjetit, ndërsa gruaja në sediljen e pasme. Sipas rindërtimit të skenës së krimit, dyshohet që para vrasjes, 40-vjeçarja të ketë debatuar ashpër, madje edhe të ketë pasur përplasje fizike me Rrovanin, pasi në momentin e fundit ajo ka hapur derën e pasme të makinës. Më tej, Viktor Rrodhani ka shtënë me breshëri ndaj tyre dhe pastaj është vetëvrarë po me të njëjtën armë. Sipas dëshmive të marra në vendin e ngjarjes dhe burimeve nga Policia e Korçës, 2 viktimat e para, e frekuentonin rregullisht këtë vend për të kryer marrëdhënie.
    Dëshmia
    Në afërsi të vendit të ngjarjes, ishte një gurore; një nga punonjësit e saj, Agim Toçka, ka treguar për Gazetën se si e ka parë ngjarjen. "Pashë një burrë, ishte rreth të 50-ve, kishte një automatik dhe nxitonte në anësoren e rrugës. Dukej i rënduar emocionalisht, pasi shpeshherë këmba i shkiste në kanal, ndoshta ishte edhe i pirë, bërtiste dhe shante. E ndoqa me sy se ku do shkonte, sepse më bëri përshtypja sjellja e tij. Nga larg vura re që ai shkoi tek një "Benz" i bardhë, që ndodhej mes skarpateve të malit. Ajo që unë dëgjova ishte 'Më në fund të gjeta, tani mohoje tradhtinë' dhe më pas dëgjova një breshëri automatiku. Edhe unë njoftova policinë pak minuta më vonë, se për momentin u hutova nga të shtënat, por policia më tha se ishte njoftuar për ngjarjen", - ka thënë Toçka.

    Burri nuk tërheq trupin nga morgu
    Burri i Elsa Cockës nuk ka pranuar të tërheqë trupin në morg. Bashkëshorti i 40-vjecares që u vra dje me armë nga bashkëfshatari Viktor Rrovani tregon se gruaja e dhunonte sistematikisht.
    Trupi i viktimës, nënë e 2 fëmijëve të mitur u tërhoq nga prindërit e saj.

    (er.nu/News24/GSH/BalkanWeb)

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vrasja e 3-fishtë, bashkëshorti refuzon të marrë trupin e 35-vjeçares
    Publikuar më 01.10.2012 | 11:13

    Bashkëshorti i Eliverta Çoçkas ka refuzuar të tërheqë trupin e gruas së tij nga morgu. Mësohet se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku mbetën të vrarë tre persona, trupi i pajetë i 35-vjeçares, Eliverta Çoçka, është tërhequr nga prindërit e saj për t’u varrosur më pas nga familjarët e saj.

    Ngjarja

    Ngjarja e rëndë është shënuar dje në mbrëmje në fshatin Potgorie të Korçës, ku 57- vjeçari Viktor Rozani ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe partnerin e saj, dhe më pas ka vrarë edhe veten.

    Sipas hetimeve, rreth orës 19: 30 të mbrëmjes së djeshme, 57-vjeçari ka mësuar se e dashura e tij Eliverta Çoçka, 35 vjeç kishte ikur me taksi me një person tjetër, 40-vjeçarin, Floridon Bollguri, me të cilin kishte një lidhje të dyfishtë.

    I verbuar nga xhelozia, 57-vjeçari, ka shkuar në shtëpinë e tij, ka marrë një armë automatik dhe është drejtuar me makinë drejt vendit ku ndodheshin dy viktimat.

    Pasi ka qëlluar me breshëri mbi 40-vjeçarin Guri, Viktor Rozani ka qëlluar për vdekje dhe të dashurën e tij. Të dy viktimat ndodheshin në makinën e Floridon Bollgurit.

    Sipas policisë, 57-vjeçari ka qëlluar fillimisht Floridon Bollgurit, që ndodhej në timonin e makinës dhe pas një debati që mund të ketë patur me gruan, ka qëlluar edhe atë që ndodhej në sediljet e pasme të makinës.

    Pas krimit të dyfishtë, Rozani ka njoftuar policinë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

    /Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    po ç'të thuash............

    të shash lumadhen apo lumëdhenjtë....

    më dhimbsen fëmijët.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  4. #4
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Bashkëshorti i 40-vjecares që u vra dje me armë nga bashkëfshatari Viktor Rrovani tregon se gruaja e dhunonte sistematikisht.
    ??????????????????? Bur trim , s'ke cfar i thua
    Kan shku rop per lesh ketu.........
    Me gjithe keto vrasje si ka mundesi qe nuk jemi zhdulur akoma

  5. #5
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    ...................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga e panjohura : 01-10-2012 më 06:22
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    E kuptoni çmendurinë e gjithë kësaj gjëje? Dashnori, vret dashnoren e tij, sepse ajo kishte zënë dashnor tjetër, kur vetë ky dashnori i parë e kishte zënë dashnoren në kohën që ishte e martuar. Po mendoj se pse nuk e vrau që në fillim, meqë dashnorja e tij, e tradhëtonte me burrin e saj meqë ishte e martuar.

  7. #7
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    E kuptoni çmendurinë e gjithë kësaj gjëje? Dashnori, vret dashnoren e tij, sepse ajo kishte zënë dashnor tjetër, kur vetë ky dashnori i parë e kishte zënë dashnoren në kohën që ishte e martuar. Po mendoj se pse nuk e vrau që në fillim, meqë dashnorja e tij, e tradhëtonte me burrin e saj meqë ishte e martuar.
    Nga tmerri qe lexova,nuk e vrejta fare at fjalin e fundit,ku bashkshorti nuk e mori kufomen,e ata copa u befshin mire ju ka bere qe te treve...
    Me fale
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Këta më duket se kanë parë shumë telenovela të tilla>


  9. #9
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Keta paskan qene dhe te rinje ne moshe

    Degjenerim!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    pu pu pu sa te trashe kto maloket


    ups poetik nuk qonkan maloke

    ne rrot te sames te treve
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •