Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Regjistrimi i popullsisë në Kosovë

    Regjistrimi i popullatës do të zbatohet në Kosovë nga autoritetet kosovare me mbështetje jozyrtare të UNMIK-ut dhe Bashkimit Evropian (BE). Diaspora shqiptare do të mund ta dëshmojë qëndrimin e përhershëm në Kosovë me dy dëshmitarë, të cilët do të dëshmojnë se personi ka munguar nga Kosova më shumë se një vjet, transmeton Bi-Bi-Si.

    Komisioni për monitoring të popullatës dhe amvisërive në Kosovë, në të cilin marrin pjesë edhe ekspertë nga Kombet e Bashkuara (KB), BE-ja dhe Këshilli i Evropës, në raportin e qershorit vlerësojnë se s`ka kushte të mjaftueshme për zbatim korrekt dhe objektiv të regjistrimit të popullatës në Kosovë. Ata në raportin propozojnë zbatimin e regjistrimit provues, që do të kryhej në tetor të këtij viti, por autoritetet kosovare e kanë hedhur poshtë këtë mundësi, lajmëron Bi-Bi-Si-ja.

    Makfax
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Wikipedia:

    Population: (2003)

    2.1 million

    Ethnic groups

    Albanians: 87%
    Serbs: 8%
    Turks: 1%
    Others: 4%
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Diaspora shqiptare jashtë regjistrimit të përgjithshëm të popullësisë të 2007-ës

    Enti Statistikor i Kosovës thotë se është i përgatitur teknikisht që regjistrimin e përgjithshëm të popullësisë ta bëjë në vitin 2007. Në tetor të këtij viti do të fillojë faza e dytë testuese e regjistrimit të popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave

    Të gjithë banorët që mund të dëshmojnë se kanë qëndruar në Kosovë 12 muaj vazhdimisht do të regjistrohen dhe do të jenë banorë të Kosovës, por kosovarët që kanë qëndruar më shumë se një vit pa ardhur në Kosovë nuk do ta kenë këtë privilegj, por vetëm do të numërohen si popullësi vendëse. Megjithatë do të aplikohet një listë shtesë ku do të numërohen ata banorë që jetojnë në diasporë për të ditur se ku jetojnë, kur kanë shkuar, çfarë profesioni kanë. Sipas procedurave, regjistrimi mund t’iu rrezikohet edhe kosovarëve që studiojnë jashtë dhe nuk kanë mundur të kthehen në Kosovë brenda një viti. Zgjidhja e statusit final të Kosovës brenda këtij viti, sipas zyrtarëve qeveritarë do ta lehtësojë regjistrimin e përgjithshëm të popullësisë që planifikohet të kryhet në prillin e vitit 2007. Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta se sa banorë ka Kosova, ndërkohë që shifrat sillen nga dy milionë deri në dy milionë e gjysmë. Kosova që nga viti 1981 nuk ka pasur regjistrim të popullësisë të pranueshëm ndërkombëtarisht.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    sikur edhe serbia ti kishte bere kete regjistrim te popullsise nuk do te kishte prur keso rregulla te coroditura.

    kush eshte nje vit pa ardhe ne kosove ti humbet e drejta e njehsimit banore te kosoves.

    cka nuk do te ndegjojme edhe ndoj dite nga kosova e udhehequr nga njerez coroditur si ministreshja e cila eshte pergjegjse per keto pune termkollka.

    ruana zot nga ministra te ketille.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Regjistrimi i popullsisë në Kosovë nga 1 - 15 prill 2011

    Regjistrimit i popullsisë në Kosovë tashmë ka një datë të caktuar. Nga 1 deri më 15 prill, ky proces pritet të zhvillohet në tërë territorin e Kosovës.
    Ajo që është pjesë e udhëheqjes së procesit, ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, në një intervistë për KTV-në ka thënë se kriza institucionale në vend nuk do të pengojë regjistrimin e popullsisë.

    Madje, për këtë çështje, ajo i ka dërguar një letër presidentit në detyrë, Jakup Krasniqit, të cilit i kërkon që në çdo vendim të ardhshëm të kihen parasysh datat e përcaktuar ndërkombëtarisht për regjistrimin e popullsisë.

    Me miratimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë nga Kuvendi i Kosovës, është precizuar edhe përmbajtja e formularit. Por, formulari do të ketë edhe një listë suplementare, që e plotësojnë qytetarët, familjarët e të cilëve jetojnë jashtë Kosovës. Kryesisht do të përdoren dy gjuhë zyrtare, shqip dhe ajo serbe, ndërsa në pjesët e Kosovës ku përqindja e komuniteteve të tjera pakicë është më e madhe se 5%, do të përdoret edhe gjuha e komunitetit përkatës.

    Kostoja e këtij projekti sillet rreth 11 milionë euro, ndërsa deri tash janë siguruar 3.9 milionë nga Qeveria e Kosovës dhe 2.5 milionë nga BE-ja, ndërkaq pjesa tjetër pritet të sigurohet nga donacionet të tjera. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Këtë vit pritet regjistrimi i popullsisë

    Regjistrimi i popullsisë pritet të jetë njëra ndër çështjet e rëndësishme që do të shënojnë 2011-ën. Pas 30 vjetësh Kosova duhet të bëjë regjistrimin e popullsisë së vetë dhe bartësit e këtij procesi thonë se gjithcka është gati....

    Shteti i Kosovës më shumë se kurdohërë ka nevojë për regjistrimin e piopullsisë, ekonomive familjave dhe banesave, për faktin se nevoiten të dhënat statistikore të besueshme. Ministrja në largim e Administratës Publike, Edita Tahiri thotë se në mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare, janë bërë përgatitjet e duhura për realizimin e këtij rpojekti.

    Zyrtarët përjashtojnë mundësinë që mos konstituimi ende i institucioneve pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit të jetë pengesë për procesin. Procesi i regjistrimit nuk ka karakter politik, thotë Rifat Blaku, udhëheqës i Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. “Zhvillimet politike nuk do të reflektohen, sepse përgatitjet kanë filluar tashmë sa vite dhe projekti vazhdon. Projekti nuk është politik, por është aksion ekskluzivisht për prodhime të statistikave, kështu që (politika) absolutisht nuk reflektohet”.

    E vetmja sfidë e këtij procesi mbetet nëse serbët nga veriu i Kosovës do të jenë të gatshëm t’i përgjigjen regjistrimit. Kryetari i Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës, Millan Ivanoviç paralajmëron bojkotimin e regjistrimit.

    Mirëpo Blaku është optimist, meqë, siç thotë, në testin provues të 2008-ës, pjesëmarrja e serbëve ka qenë mbi 70 për qind. “Projekti është sipas normave, standardeve, rekomandimeve ndërkombëtare dhe zbatohet në tërë territorin e Kosovës. Të gjithë qytetarët do të jenë përfitues...”, tha ai.

    Formulari për regjistrim është në finalizim e sipër dhe të gjitha pyetjet kanë të bëjnë me çështjet ekonomike, sociale, materiale e kulturore. Kostoja e regjistrimit të popullsisë vlerësohet të jetë rreth 11 milionë euro, shumë kjo e ndarë nga institucione të shumta, përfshirë qeverinë e Kosovës dhe Komisionin Evropian. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë bëhet në të njëjtën periudhë kohore me regjistrimet në shtetet e BE-së. Regjistrimi i fundit është bërë para 30 vjetësh nga pushteti i atëhershëm serb.

    (Rrezarta Zekaj - RTK)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Debat për regjistrimin e popullsisë

    Në Prishtinë filloi fushata e sensibilizimit për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare. Në debatin e organizuar nga Enti Statistikor i Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, u vlerësua se regjistrimi i popullsisë do të ofrojë një pasqyrë të qartë për gjithë vendin.

    Të dhënat që dalin nga regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, janë shumë të rëndësishme për Kosovën, ngase me dekada me radhë institucionet e vendit e kanë ndier mungesën e të dhënave të sakta për indikatorët në vend.

    Kështu u tha në debatin e organizuar nga Enti i Statistikave i Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Shefi i hartografisë në Entin e Statistikave Rrahman Tara tha se çdo gjë është gati për realizimin e këtij projekti dhe në Prishtinë do të jenë në terren shtatë mijë punëtorë që do të bëjnë regjistrimin e popullsisë.

    “Për banesa kemi 17 pyetje, për personin kemi 41 pyetje, dhe çdo ekonomi familjare t’i pres regjistruesit sepse janë miqtë e tyre, dhe qëllim i secilit që shkon në derë do të ketë një me një hartë në të cilën do ta merr nga qarku i vet dhe në të cilën do të jenë të gjitha objektet e vizatuara, secila ka një kod që banuesi do ta ketë shumë të lehtë ta identifikoj regjistruesi bashkë me mbikëqyrësin”, tha Tara.

    Ndërkaq, Arif Halili nga Komisioni Komunal i Prishtinës, tha se Komuna do të ofrojë mbështetjen e plotë, për realizimin e projektit.

    “Para vetës kemi një projekt shumë të madh, të cilin e kemi pritur me vite të tera. Është detyrë e jona që të angazhohemi dhe si Komision Komunal jemi mobilizuar, kemi caktuar edhe zyrat ku do të pranohet materiali për regjistrim të popullsisë”, theksoi Halili.

    Në takim u kërkua nga qytetarët që të jenë real në të dhënat e tyre, duke i siguruar ata se të gjitha të dhënat klasifikohen si sekret zyrtar dhe shërbejnë vetëm për qëllime statistikore dhe janë të mbrojtura me dispozitat ligjore në fuqi. Regjistrimi i popullsisë mbahet prej 1 deri më 15 prill.

    (Majlinda Doda) RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Sfidë për regjistrimin e popullsisë pjesëmarrja e serbëve

    Sfidë e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, do të jetë pjesëmarrja e serbëve në këtë proces. Pjesëmarrësit e një tryeze, ku u diskutua për këtë temë shfaqën shqetësime se projekti mund të dështojë për shkak të ndikimit të Beogradit tek serbët e Kosovës për ta bojkotuar procesin e regjistrimit.

    Serbët e Kosovës duket se do të jenë të ndarë pro dhe kundër pjesëmarrjes në regjistrimin popullsisë që do të realizohet në muajin prill në Kosovë. Ndërkohë që institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekje për të dhënë garanci se procesi do të jetë vetëm për nevoja statistikore e kurrsesi politike.

    Livia Plaks, kryetare e projektit për marrëdhënie ndëretnike ka thënë se serbët do të humbin shumë nëse bojkotojnë këtë proces. “Ende është evidente që ka rezistence të serbëve në Kosovë për të marrë pjesë në regjistrim. Ata ankohen se shumë serbë janë të zhvendosur nga Kosova dhe regjistrimi nuk do të tregojë një pikturë të vërtetë të komunitetit serb në Kosovë. Por popullata serbe duhet të ketë parasysh se çfarë ata humbin duke mos marr pjesë në këtë regjistrim”, ka thënë Plaks.

    Rifat Blaku kryetar i Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, tha se projekti i regjistrimit do të bëhet sipas standardeve të bashkësisë ndërkombëtare.

    Nebojsha Periq, nga Kuvendi Komunal i Graçanicës tha se pjesëmarrja në regjistrim është në interesin e të gjithë serbëve sepse gjërat nuk mund të kthehen më prapa.“Ekzistojnë të dhëna të ndryshme për serbët që janë shpërngulur nga Kosova dhe ata që jetojnë në Kosovë. Prandaj duhet të ulemi dhe të bisedojmë për interesin që kemi nga procesi i regjistrimit sepse Beogradi jep të dhëna tjera nga ato që jep Prishtina zyrtare”. ka thënë Periq.

    Ndërsa Rangjell Nojkiq, nga subjekti politik Lista e Përbashkët Serbe ka thënë se serbët nuk mund të regjistrohen në kushtet çfarë ekzistojnë tani dhe ka mundësi që ata të braktisin këtë proces. ”Regjistrimi i popullsisë është një proces i rëndësishëm, por si të behët ai. Beogradi duhet të jep udhëzime më të qarta e jo të veproj me serbët sikurse ka bërë në zgjedhje. Shumë serbë nuk mund të regjistrohen sepse nuk kanë dokumente ose janë në Serbi. Si mund të jetë i suksesshëm ky projekt. Ky është një problem thelbësor e jo teknik”, ka thënë Nojkiq.

    Regjistrimi i serbëve nëpër enklave e sidomos në veri të Kosovës pritet t’i lihet agjencisë së OKB-së, më sakt zyrës së Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve. Regjistrimi i popullësisë së Kosovës bëhet pas 32 vjetësh.

    (Serbeze Haxhiaj) RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kam disa pytje a esht e lejuar me ligj qe ne ke regjistrim qe dote behet ne kosove te deklarohesh si shqiptar e jo si kosovar se pse te kunderten un si kosovar nuk e kom ndermend te deklarohem fare

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Postime
    1

    perkatesia kombetare

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kam disa pytje a esht e lejuar me ligj qe ne ke regjistrim qe dote behet ne kosove te deklarohesh si shqiptar e jo si kosovar se pse te kunderten un si kosovar nuk e kom ndermend te deklarohem fare
    Duke u bazuar ne Kushtetuten e Kosves eshte miratu edhe Ligji per regjistrimin e popullsise... dhe ketu shprehismisht eshte percaktuar qe respondeti, perkatesishte qytetari mund te deklarohet per perkatsin kombetare cilen ai deshiron dhe e ndien veten qe i perket, apo ka te drejt te mos deklarohet per perkatesi kombetare fare. Andaj ju lirisht mund te deklaroheni si shqiptare.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •