Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Unë dhe fëmijët e Jozefinës kemi detyrim për grevistët e urisë

    Unë dhe fëmijët e Jozefinës kemi detyrim për grevistët e urisë

    29 Shtator, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Opinion | Shkruar nga: TemA Online

    Nga Arben Manaj

    Unë jam djali i një nga ish Kryetarëve të Parlamentit të Shqipërisë, nje bir i ish nomenklaturës komunsite, sic njihemi ndryshe në zhargonin politik, dhe si i tillë kam pasur tërë privilegjet aq sa ishin , që sot mund të duken qesharake, por atëhere ishin lluks, aq më tepër kur krahasohen me vuajtjet dhe deprivimit që kanë pasur një pjesë jo e vogël e shqiptarëve të tjerë, aq më tepër të ish të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë, një pjesë e të cilëve sot janë futur në grevë urie.Një lexues i shpejtë, dhe pa u thelluar dhe lexuar deri në fund, mund të mendoj se unë duhet të jem i fundit që duhet të flasë. Parimisht edhe mund të ketë të drejtë.

    Ndaj dhe nuk kam folur aq sa duhet për këtë shtresë deri me sot, pasi prisja që normalisht do të duhet fillimisht një sërë tjetër të jenë më të dhëmbshur dhe më borxhlinj për hallet e tyre. Pastaj edhe ne të tjerët që patëm fatin biologjik të jetonim më normal dhe të kishim më shume shanse ne jetë sesa vërsniket dhe moshatarët tanë, edhe pse jo shumë rrallë ata ishin shumë më mirë me mësime dhe më të zgjuar se ne të paprekurit.

    Unë ndryshe nga shumë moshatarë të mi të persekutuar, pata fatin dhe mundësitë të shkollohesha dhe ky arsimim të shërbente si trampolinë për të qënë më i aftësuar dhe për tu përballuar me dallgët e jetës pas “rrënies nga figu”.

    E kjo shtresë e përvuajtur nuk e kishte këtë fat. Ndaj dhe ndihem keq personalisht dhe borxhli përpara këtyre njerëzve që shumëkush në fillimet e demokracisë mendonte se do të dilnin me thikë nëpër dhëmbë për tu hakmarrë ndaj komunistëve dhe familjeve të tyre.

    Por ata, të përvuajturit e vërtetë, të cilët i kam takuar dhe parë me sytë e mi që në fillimet e demokracisë se në c’kushte filluan të jetonin, apo edhe se ku kishin vuajtur, kur punoja si korrespondent i Agjensise amerikane te Lajmeve Associated Press në Tiranë dhe kisha akses të shikoja shumë më shpejt se të tjerët vëndin e kalavrit të tyre, ishin shumë më njerëzor dhe fisnik se shumica e shqiptarëve.

    Ata dhe sjellja e tyre ishin mësimi dhe qortimi më i madh që na dhanë neve jashtë Spacit e Burrelit, apo kampeve të përqëndrimit, për të kutptuar se sa absurd dhe i dhimbshëm kishte qënë dënimi i tyre.

    Ka pasur shume abuzime me këtë kategori, që nga ata që dënoheshin për vjedhje xhepash dhe njollosnin tërë këtë shtresë të dënuarisht politikë e deri tek korrupsioni me ndihmat dhe mostrajtimi sic e meritonin të dënuarit dhe persekutuarit e vërtetë të regjimit për bindjet e tyre politike, që ishin ndryshe nga ato zyrtare, por që ishin po aq shqiptarë në mos më shumë sesa ne që ishim jashtë.

    Dhe këtë fatkeqësisht, ata e paguan me jetën e vuajtjet e tyre, jetë të shkatërruara dhe te shpërdoruara e hedhura poshtë tërë përbuzje dhe përcmim. Ndaj ky katarsis edhe pse personal, por edhe kolektiv nga tërë shoqëria, do të duhet të jetë më i fuqishëm dhe ndikues ndaj atyre që kanë në dorë të ndihmojnë këta shqiptarë, që të mos rijetojnë ekonomikisht të njëjtën mënyrë jetese dhe privacione ekonomike si dikur.

    Shteti ynë, edhe për dallim nga butaforia dhe masturbimi mendor i drejtuesit aktual të qeverisë për pseudo-suksesin ekonomik marramëndës të Shqipërisë në botë, është padyshim krahasueshmërisht shtet i varfër. Është i varfër përballë me ato vende që mbajnë pa iu dredhur syri qindra mijëra emigrantë dhe të paprivilegjuar vëndas në shoqëritë e tyre, sic është Anglia p.sh.

    Por shteti ynë dhe administrata e ditës, ka aq burime financiare dhe mundësira ekonomike që të paktën përfaqësues të kësaj shtrese të mos cojnë bukë me djathë për fëmijët në mbrëmjë, apo të jetojnë në banesa me dinjitoze dhe të kenë mundësira akoma më të mëdha integrimi.

    Nuk dua të hyj në debatin se sa është bërë dhe sa nuk është bërë nga qeveritë e ndryshme për ish të përndjekurit, pasi do humbasim në qëllimin dhe mesazhin e kësaj analize.

    Por them dhe jam i bindur që ky shtet, ose palo shtet, që duhet të ishte shumë më sensitiv ndaj kësaj shtrese, më shumë se sa të majtët, ka nëse ka vullnet dhe dashamirësi për të ndihmuar më shumë këta fatkeqë të përjetëshëm.

    Është e turpshme për cdo shoqëri që të hyjnë njerëzit në grevë urie për kërkesa të tilla, por akoma më e turpshme për këtë shtresë në 2012, për shkak të neglizhencës dhe mospërfilljes së frikshme të një qeverie të djathtë në program.

    Dhe mundësitë filllojnë që nga milionat e dhëna për reklama, që nga shpurrat e mëdha me bodigardë që i rrethojnë apo deri tek udhëtimet vënd e pa vënd që të Kryeministrit, Kryetares së Parlamentit e dreq e të bir, të shoqëruar me gazetarë e kamermanë me vete për të reklamuar vizitat e tyre.

    Nuk po përmend shpenzime të tjera të pallogaritshme që bën qeveria që janë para të bëra rrush e kumbulla, kur të tjerët nuk e shoqërojne dot djathin as me rrush e as me kumbulla.

    Është e pafalshme që një Kryetare e Parlamentit nuk paskërka koment për grevën e njerëzve të shtresës së saj?!!

    Jozefina, kjo zonjë ,që ka zënë vëndin e babait tim dikur, duket se nuk ka ndërmënd, por shpresoj që fëmijët e saj të ndihen po aq keq sa edhe unë, SOT, për mos bërjen më shumë të shoqërisë për nxjerrjen nga greva e urisë të ish të përndjekurëve politik, 22 vjet pas rënies së komunizmit.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Arbeni i biri i Ali Manaj nje saldatori qe u be krietari i kuvendit te Shqiperise me urdherin e Enver Hoxhes po na ben moralin e te kuqve. Turpi nuk eshte per te, por per ata qe e mbajne me privilegje ne Britani. Shume TURP!!!!!!!!!



    http://sq.wikipedia.org/wiki/Ali_Manaj
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Arbeni i biri i Ali Manaj nje saldatori qe u be krietari i kuvendit te Shqiperise me urdherin e Enver Hoxhes po na ben moralin e te kuqve. Turpi nuk eshte per te, por per ata qe e mbajne me privilegje ne Britani. Shume TURP!!!!!!!!!



    http://sq.wikipedia.org/wiki/Ali_Manaj
    Ali Manaj
    E pashqyrtuar
    Shko te: navigacion, kërko
    Ali Rakip Manaj

    Ali Rakip Manaj
    Emri Ali
    Mbiemri Manaj
    Lindur më 7 nëntor 1937
    Lindur në Damës,Tepelenë
    Kombësia shqiptar
    Shtetësia Shqipëri
    Profesioni shkrimtar, saldator,
    Mirënjohje
    Në Shqipëri
    *delegat, në katër Kongrese të Par.Pun.





    Ali Rakip Manaj lindi më 7 nëntor 1937 në Damës të rrethit të Tepelenës. Në moshën e rinisë së hershme, i mbetur jetim, u detyrua të punonte ysmeqar për të siguruar bukën e gojës në disa fshatra të këtij rrethi. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Tiranë, në vitet 1956 - 1958, vendoset në Berat. Hyn në rrugën e jetës si punëtor dhe shpejt bëhet mjeshtër saldator. Krahas aftësimit profesional, kryen shkollën e mesme pa shkëputje nga puna (natën), dhe kryen kursin pasuniversitar për filozofi marksiste-leniniste. I përkushtuar në punë, vit pas viti, ngarkohet me detyra e përgjegjësi të ndryshme, deri në ne drejtor i Drejtorisë së Përgjithëshme të Kërkimeve të Naftës dhe Gazit. Me vonë zgjidhet anëtar i Plenumit dhe Presidiumit të Bashkimeve Profesionale, por edhe anëtar i Plenumit dhe Byrosë së Partisë së Punës (komuniste) të rrethit të Beratit.

    Më tej, u ngarkua me detyra të tjera: në vitet 1969 - 1976 u ngarkua me detyrat sekretar dhe sekretar i Parë i komitetit të Partisë së Punës (komuniste) në rrethin e Tepelenës; në vitet 1976 - 1978 kryen detyrën e sekretarit të Parë të komitetit të Partisë së Punës në rrethin e Gjirokastrës; nga viti 1978 u ngarkua me detyrën drejtor drejtorie në Presidiumin e Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Gjatë viteve të punës në Tepelenë dhe në Gjirokastër ka qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor dhe në legjislaturën e tetë ka qenë zgjedhur me miratimin e diktatorit komunist Enver Hoxha kryetar i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.

    Ka marrë pjesë, si delegat, në katër Kongrese të Partisë së Punës (nga Kongresi i V- në të VIII-tin).

    Jeton në Londër (Angli) familjarisht, pranë të birit, Arben Manaj - gazetar në BBC.
    Sa ironike.... pasi mbaron te mesmen naten pa shkeputje nga puna si saldator , kryen kurs pasuniversitar per filozofi !
    Turp i madh qe kete vend e drejtuan keta injorante .
    Nderkohe qe me firmen e saldatorit internoheshin me dhjetra e qindra familje, del tani i biri shpirtmadh e na jep mesime morali.
    Cfare nuk mban kjo toke......
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Sa ironike.... pasi mbaron te mesmen naten pa shkeputje nga puna si saldator , kryen kurs pasuniversitar per filozofi !
    Turp i madh qe kete vend e drejtuan keta injorante .
    Nderkohe qe me firmen e saldatorit internoheshin me dhjetra e qindra familje, del tani i biri shpirtmadh e na jep mesime morali.
    Cfare nuk mban kjo toke......
    Ky te pakten i ka lexuar dy reshta ........ mire apo keq
    Turp i madh per kete vend eshte se keta te sotmit nuk kane shkuar ne shkolle fare

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Ky te pakten i ka lexuar dy reshta ........ mire apo keq
    Turp i madh per kete vend eshte se keta te sotmit nuk kane shkuar ne shkolle fare
    Ky kursi per filozofi ka qene shkolla e partise ne Laprak or burr i dheut.
    Skishe nevoje per universitet qe te beje kurs pasuniversitar filozofije. Dhe te gjithe ata qe benin kete kurs mernin pozita drejtuese e u jepnin ment e urdhera mijera inxhinjereve, mjekeve, profesoreve, arkitekteve, ushtarakeve, etj etj.
    E kupton dot se pse ky vend u katandis ketu ku jemi sot?????
    O mik, sot nuk ka minister qe te mos dije se paku dy gjuhe te huaja, ndersa ish ministrja e arsimit dhe kultures se asaj kohe , Tefta Cami nuk dinte asgje vec shqipes
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ky kursi per filozofi ka qene shkolla e partise ne Laprak or burr i dheut.
    Skishe nevoje per universitet qe te beje kurs pasuniversitar filozofije. Dhe te gjithe ata qe benin kete kurs mernin pozita drejtuese e u jepnin ment e urdhera mijera inxhinjereve, mjekeve, profesoreve, arkitekteve, ushtarakeve, etj etj.
    E kupton dot se pse ky vend u katandis ketu ku jemi sot?????
    O mik, sot nuk ka minister qe te mos dije se paku dy gjuhe te huaja, ndersa ish ministrja e arsimit dhe kultures se asaj kohe , Tefta Cami nuk dinte asgje vec shqipes
    Me vjen keq dottore por nuk eshte keshtu sic e paraqet ti.
    Me duket se ta shpjegova qarte......ne ate kohe beje nje fare kursi dhe i mesoje dy germa ....sot nuk shkojne as ne shkoll as ne kurs.
    Ne te gjithe aparatin shteteror, pa perjashtim, punojne partiake dhe jo specialiste.......
    Dhe nese do kete rotacion politik e njejta gje do te ndodhe ........do te ike "laroja" dhe do te vije "baloja"

  7. #7
    Sa here qe lexoj shkrime politiko-psikologjike, me ngrifet
    Revolution 1848

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ky kursi per filozofi ka qene
    shkolla e partise ne Laprak
    or burr i dheut.
    Skishe nevoje per universitet qe te beje kurs pasuniversitar filozofije. Dhe te gjithe ata qe benin kete kurs mernin pozita drejtuese e u jepnin ment e urdhera mijera inxhinjereve, mjekeve, profesoreve, arkitekteve, ushtarakeve, etj etj.
    E kupton dot se pse ky vend u katandis ketu ku jemi sot?????
    O mik, sot nuk ka minister qe te mos dije se paku dy gjuhe te huaja, ndersa ish ministrja e arsimit dhe kultures se asaj kohe , Tefta Cami nuk dinte asgje vec shqipes
    me kujtohet nje ngjarje nga jeta ime doktor..ma thoshte drejtori im i shkolles pas disa vitesh kur kishte ndodhur ngjarja.renia e regjimit komunist kishte nxjerre ne rruge mjaft kuadro te tille si ky kuadri i mesiperm..edhe ne fshatin tim kishin dale plot te tille..ish sekretari i partise nje dite prej ditesh i shkon drejtorit ne zyre dhe i thote te me besh nje vend ne arsim..po nuk kam se si te marr ty mo pasi ti ske shkolle fare..po ja une kam mbaruar shkollen e larte te partise dhe marksizmin e qaj fare..mund te jap mjaft mire lenden e histori-gjeografise...ik shko te dhite o i dashur pasi ai qe e jep kete lende ka mbaruar fakultetin per kete lende e jo pallavra marksiste..dhe vertete i shkreti perfundoi si coban dhish..

    eshte per te qeshur dhe per te qare kjo gje..mjer shqiptaret kush i ka drejtuar..me e keqja vazhdojne edhe sot te na shesin moral..turp..sinqerisht turp..te pakten te rrine ne qoshet e ngrohta qe kan zene e te mos e hapin me gojen ..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Nuk e mar vesh se pse mereni me diskutime se kush është ky që ka shkruar??

    Pse nuk diskutoni ka apo nuk ka të drejtë në ato që thotë??

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Me duket se ta shpjegova qarte......ne ate kohe beje nje fare kursi dhe i mesoje dy germa ....sot nuk shkojne as ne shkoll as ne kurs.

    ...... po per cfare kursi po flet ore ti i kshillit? Me shkollen e partise punes, ishin te gjithe shefat e kuadrit te te gjitha institucioneve e ndermarjeve. Ne parlament me kete shkolle aktualisht ke Gramoz Rucin (kryetar i grupit paramentar te PS), Namik Doklen,kemi pasur Servet Pellumbin (ish kryetar te parlamentit,PS) etj.
    Gjeja e vetme qe te mesonin atje ishte shpelarja e trurit qe i benin ketyre "kuadrove" te larte te shtetit. Mjere ne dhe Shqiperia per kete katrahure, qe po na ndjek akoma sot pas 20 vite demokraci, fale edhe Bamir Topit qe ligjin e lustracionit e mbajti ne sirtar e nuk e firmosi.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •