Gjykata e Tiranės i ka dhėnė fund debatit mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe tė vesė se ish-diktatorit Nexhmije Hoxha pėr dorėshkrimin e romanit Dimri i vetmisė se madhe.
Pas disa seancash gjyqėsore, gjyqtari Bledar Abdullai vendosi tė pranoje kėrkesėn e Kadaresė pėr rikthimin e dorėshkrimit pėr tė cilin Nexhmia Hoxha pretendonte se i ishte dhuruar nga shkrimtari.
Vendimi u shpall rreth orės 14 tė mesditės, ndėrsa mė herėt u zhvillua edhe seanca ku palėt paraqitėn konkluzionet pėrfundimtare.
Megjithėse pėrfaqėsuesi ligjor i zonjės Hoxha nuk ishte i pranishėm dhe kishte kėrkuar shtyrjen e saj, kjo gjė nuk u mor parasysh nga gjyqtari Abdullai, i cili zhvilloi procesin duke dėgjuar vetėm konkluzionet e shkrimtarit.
Nė njė deklaratė para vendimit, avokati i zonjės Hoxha e quajti shkelje tė rėndė ligjore veprimin e gjyqtarit, ndėrsa vendimin tė paracaktuar. Me anė tė padisė tė dorėzuar nė gjykatė pak muaj mė parė, Kadare kėrkonte nga gjykata tė urdhėronte tė venė e ish-diktatorit, Nexhmije Hoxha, ti rikthente dorėshkrimin e romanit, pėr tė cilin ajo pretendonte se ishte dhuruar.
Krijoni Kontakt