Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Sahabët - shokët e të Dërguarit ( salAll-llahu alejhi ve selem )

    Ebu Bekr Sidik


    “Sikur të kisha marrë ndonjë mik tjetër përveç Allahut, da ta merrja Ebu Bekrin.”( Hadith )

    Domethënia e fjalës ‘Halife’


    Fjala ‘Halif’ është forma shqipe e fjalës Arabe ‘Halife’, e cila është shkurtesë për Halifatu Resulil-lah. Shprehja e fundit do të thotë Trashëgues i të Dërguarit të Zotit, Pejgamberit të shenjtë Muhamed (sallallahu alejhi ue selam). Titulli ‘Halifetu Resulil-lah’ së pari qe përdorur për Ebu Bekrin (radiallahu anhu), i cili qe zgjedhur udhëheqës i komunitetit Musliman pas vdekjes së Pejgamberit.

    Rëndësia e Hilafetit


    Misioni i Pejgamberit Muhamed (sallallahu alejhi ue selam), si ai i të dërguarve të mëhershëm të Allahut, ishte që të thërret njerëzit në adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Një Zoti të Vërtetë. Në praktikë, nënshtrimi ndaj Zotit do të thotë që t’i zbatojmë urdhërat e Tij siç është dhënë në Kur’anin e Shenjtë dhe siç është shpjeguar në Sunet. Si trashëgues i Pejgamberit, Halifeja ishte udhëheqës i komunitetit Musliman dhe përgjegjësia primare e tij ishte që të vazhdojë në rrugën e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Meqë feja qe përsosur dhe dera e shpalljes hyjnore qe mbyllur me vdekjen e Pejgamberit, Halifeja duhej t’i bënte të gjitha ligjet në pajtim me Kur’an dhe Sunet. Ai ishte sundues mbi Muslimanët por jo edhe supremi i tyre, meqë supremiteti i përket vetëm Allahut. Atij i duhej bindur përderisa ai të ishte i bindur ndaj Zotit. Ai qe përgjegjës për krijimin dhe vazhdimin e gjendjes në të cilën do të ishte më lehtë për Muslimanët që të jetojnë sipas parimeve Islame. Ebu Bekr (radiallahu anhu), në kohën kur e pranoi Hilafetin, deklaroi pozicionin e tij:

    “Të dobëtit prej jush do të jenë të fortë me mua derisa të drejtat e tyre të jenë përligjur; dhe të fortët nga mesi juaj do të jenë të dobët me mua derisa, nëse do Allahu, ta marr atë që atyre u takon ta japin. . .Më dëgjoni përderisa unë t’i bindem Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kur unë ta kundërshtoj Atë dhe Pejgamberin e Tij, atëherë mos më dëgjoni.”

    Zgjedhja për në Hilafet


    Shoqëruesi më i afërt i Pejgamberit, Ebu Bekr (radiallahu anhu), nuk ishte prezent kur Pejgamberi vdiq në banesën e gruas së tij të dashur, A’ishes (radiallahu anha), bijës së Ebu Bekrit.

    Kur Ebu Bekri (ra) doli nga banesa e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) dhe kumtoi lajmin, mosbesimi dhe llahtaria e kaploi komunitetin e Muslimanëve në Medine. Muhamedi (sallallahu alejhi ue selam) kishte qenë udhëheqësi, udhëzuesi dhe bartësi i shpalljes hyjnore përmes së cilit ata qenë nxjerrur nga idhujtaria dhe barbarizmi në rrugën e Zotit. Si ka mundur që të vdes ai? Madje edhe Umeri (radiallahu anhu), njëri prej Shoqëruesve më të fortë dhe më të guximshëm të Pejgamberit, e humbi vetëpërmbajtjen dhe nxorri shpatën e tij dhe u kërcënua se do ta mbys këdo i cili thotë se Pejgamberi ka vdekur. Ebu Bekr (radiallahu anhu) butësisht e shtyu atë anash, u ngrit në shkallët e minberit dhe iu adresua njerëzve, duke thënë:

    “O njerëz, kushdo që e ka adhuruar Muhamedin, vëni re! Muhamedi vërtet ka vdekur. Por kushdo që e ka adhuruar Zotin, vëni re! Zoti është i gjallë dhe kurrë s’do të vdes.”

    Dhe pastaj ai e përfundoi me vargun Kur’anor:

    “Dhe Muhamedi s’është tjetër veçse një i Dërguar. Shumë të dërguar kanë vdekur para tij; pra nëse ai vdes apo mbytet, a do të largoheni ju?” Al-Imran 3:144

    Me të dëgjuar këto fjalë, njerëzit u ngushëlluan. Dëshpërimi i lëshoi vendin vetëbesimit dhe qetësisë. Momenti kritik kaloi. Por komuniteti Musliman tash përballej me një problem serioz: atë të zgjedhjes së udhëheqësit. Pas një diskutimi në mes të Shoqëruesve të Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) të cilët ishin mbledhur që ta zgjedhin udhëheqësin, u bë e qartë se askush nuk qe më i përshtatshëm për këtë përgjegjësi se Ebu Bekr (radiallahu anhu). Një pjesë e fjalimit të cilën e mbajti Halifeja i Parë pas zgjidhjes së tij tashmë qe cituar në hyrje.

    Jeta e Ebu Bekrit (radiallahu anhu)


    Ebu Bekr (Poseduesi i Deveve) nuk ishte emri i tij i vërtetë. Ai e fitoi këtë emër më vonë në jetë për shkak të interesit të madh të tij në mbajtjen e deveve. Emri i vërtetë i tij ishte Abdul Kaba (Robi i Kabes), të cilin Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ia ndryshoi në Abdullah (Rob i Allahut). Pejgamberi gjithashtu ia dha atij titullin ‘Sidik’ - ‘Dëshmuesi i së Vërtetës.’

    Ebu Bekr (radiallahu anhu) ishte një tregtar i pasur dhe i drejtë, i cili edhe para se ta pranonte Islamin ishte një qytetar i repektuar i Mekës. Ai ishte tri vite më i ri se Muhamedi (sallallahu alejhi ue selam) dhe një afinitet natyror i bashkoi ata prej fëmijërisë së hershme. Ai mbeti Shoqëruesi më i afërt i Pejgamberit gjatë tërë jetës së tij. Kur Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) i thirri shokët më të afërt të tij dhe farefisin e tij në Islam, Ebu Bekr ishte prej të parëve të cilët e pranuan atë. Ai po ashtu e bindi Uthmanin dhe Bilallin (radiallahu anhuma) që ta pranojnë Islamin.

    Në ditët e hershme të misionit pejgamberik, kur një numër i vogël i besimtarëve i qe nënshtruar persekutimit dhe torturës së vazhdueshme, Ebu Bekr e barti një pjesë të madhe të vështirësisë. Më në fund kur erdhi lejimi i Allahut që të migrohet prej Mekës, ai qe i cili u zgjodh nga Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) që ta shoqëronte atë në udhëtimin e rrezikshëm për në Medine. Në betejat e shumta të cilat zunë vend gjatë jetës së Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) Ebu Bekr gjithmonë ishte pranë tij. Njëherë, ai ia solli tërë pronën Pejgamberit, i cili grumbullonte të holla për mbrojtjen e Medines. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) e pyeti, “Ebu Bekr, çfarë ke lënë për familjen tënde?” Përgjigja erdhi: “Allahun dhe pejgamberin e Tij.”

    Edhe para Islamit, Ebu Bekr (radiallahu anhu) qe i njohur si njeri me karakter të drejtë dhe me natyrë të përzemërt dhe të dhimbshme. Gjatë tërë jetës së tij ai ishte i ndjeshëm ndaj vuajtjeve njerëzore dhe i sjellshëm ndaj të varfërve dhe të pambrojturve. Edhe pse ai ishte i pasur, ai jetonte shumë thjesht dhe shpenzonte paratë e tija në lëmoshë, për lirimin e robërve dhe për kauzën Islame. Ai shpesh e kalonte një pjesë të natës në namaz dhe lutje. Ai ndau me familjen e tij një jetë shtëpiake gazmore dhe të dhimbshme.


    Hilafeti i Ebu Bekrit (radiallahu anhu)



    Si i tillë, në atë kohë, ai qe njeriu mbi të cilin ra barra e udhëheqjes në periudhën më të ndjeshme në historinë e Muslimanëve.

    Pasi që u përhap lajmi për vdekjen e Pejgamberit, një numër i fiseve u rebeluan dhe refuzuan që ta paguajnë Zekatin, duke thënë se kjo ishte obligim vetëm ndaj Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Në të njëjtën kohë disa mashtrues pohuan se pejgamberllëku ka kaluar në ta pas Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) kështu që ata ngritën bajrakun e revoltës. Përveç kësaj, dy perandoritë e fuqishme, ajo Romake Lindore dhe Persiane, po ashtu iu kërcënuan shtetit të porsalindur Islam në Medine.

    Nën këto rrethana, shumë nga Shoqëruesit e Pejgamberit, përfshirë këtu edhe Umerin (radiallahu anhu), e këshilluan Ebu Bekrin që të bëjë koncesione ndaj atyre që s'jepnin Zekatin, së paku përkohësisht. Halifeja i ri kundërshtoi. Ai insistonte se Ligji Hyjnor s’mund të ndahej, atë se s’kishte dallim në mes obligimit të Zekatit dhe Namazit, dhe atë se çfarëdo kompromisi me urdhrat e Allahut përfundimisht do t’i shkatërronte fundamentet e Islamit. Umeri dhe të tjerët shpejt e kuptuan gabimin e gjykimit të tyre. Fiset e rebeluara e sulmuan Medinen por Muslimanët qenë të përgaditur. Ebu Bekr (radiallahu anhu) vetë e udhëhoqi sulmin, duke i detyruar ata që të tërhiqen. Ai pastaj bëri një luftë të papajtueshme me pohuesit e rrejshëm të pejgamberllëkut dhe shumica e tyre u nënshtruan dhe sërish ushtruan Islamin.

    Kërcënimi prej Perandorisë Romake në të vërtetë ishte paraqitur më herët, gjatë jetës së Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Pejgamberi kishte organizuar një ushtri nën komandën e Usames (radiallahu anhu), i biri i robit të liruar. Ushtria nuk shkoi larg kur Pejgamberi u sëmurë, kështu që ata u ndalën. Pas vdekjes së Pejgamberit u paraqit dilema se a duhej që ushtria të dërgohej përsëri apo të mbetej në mbrojtjen e Medines. Ebu Bekr përsëri tregoi vendosmëri. Ai tha:

    “Unë do ta dërgoj ushtrinë e Usames ashtu siç qe urdhëruar nga Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam), edhe nëse mbetem vetëm.”


    Instruksionet e fundit të cilat ia dha Usames (radiallahu anhu) parashkruan një kod të sjelljes në luftë i cili është mbetur i patejkaluar deri më sot. Pjesë të instruksioneve të tija ndaj ushtrisë Muslimane ishin:

    “Mos dezertoni as mos kundërshtoni. Mos e mbytni njeriun e moshuar, gruan apo fëmijën. Mos i dëmtoni drurët e palmës dhe mos i preni drurët frytdhënës. Mos preni ndonjë dele, lopë apo deve përveç se për ushqim. Ju do të hasni në njerëz të cilët i kalojnë jetët e tyre në manastire. Lini ata rehat dhe mos i ngacmoni.”
    Halid ibn Uelid (radiallahu anhu) qe zgjedhur nga Pejgamberi në disa raste për udhëheqës të ushtrisë Muslimane. Një njeri me trimëri të madhe, gjeniu ushtarak i të cilit doli në pah gjatë Hilafetit të Ebu Bekrit. Gjatë gjithë sundimit të Ebu Bekrit, Halid ibn Uelid udhëhoqi trupat e tij prej fitores në fitore kundër Romakëve.
    Një tjetër kontribut i Ebu Bekrit (radiallahu anhu) ndaj çështjes Islame qe përmbledhja e vargjeve të Kur’anit.

    Ebu Bekr (radiallahu anhu) vdiq më 21 Xhemedi-el Ahir, 13 P.H. (23 Gusht 634 p.e.r.), në moshën gjashtëdhjetë e tri vjeçare, dhe qe varrosur anash pranë Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Hilafeti i tij zgjati njëzet e shtatë muaj. Në këtë periudhë të shkurtër kohore, Ebu Bekr arriti, me Vullnetin e Allahut, që ta forcojë dhe konsolidojë komunitetin dhe shtetin e tij, dhe t’i sigurojë Muslimanët kundër rreziqeve të cilat i kërcënoheshin ekzistencës së tyre.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Muhammedit, i shkolluar ne shkollën ne ambientet e shpellës se kumranit, larg njerëzve, morri planin dhe hartën e rrugës për udhëzimin e njerëzve saqë kurejshët thonin se Muhammedi ka rene ne dashuri me Allahun e vet !!!
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Umer Ibn el-Hatab


    “Allahu e ka vendosur të vërtetën në gjuhën dhe në zemrën e Umerit.” (hadith)

    Jeta e Umerit


    Gjatë sëmundjes së tij të fundit Ebu Bekr (radiallahu anhu) u këshillua me njerëzit e tij, posaçërisht me ata që ishin më të shquarit prej tyre. Pas një takimi, ata e zgjodhën Umerin (radiallahu anhu) si trashëgimtar. Umeri qe lindur në një familje të respektuar Kurejshite trembëdhjetë vite pas lindjes së Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam). Umeri njihej për diturinë e tij të gjerë të gjenealogjisë. Kur u rrit, Umeri (radiallahu anhu) ishte shumë i aftë në këtë degë të diturisë dhe po ashtu në artin e përdorimit të shpatës, mundje dhe në artin e të folurit. Ai gjithashtu mësoi të shkruajë dhe të lexojë derisa ende ishte fëmijë, që ishte një gjë shumë e rrallë në Meke në atë kohë. Umeri fitonte për jetë duke bërë tregti. Tregtia e tij e çoi atë në shumë vende të huaja dhe kjo i mundësoi atij që t’i takojë të gjitha llojet e njerëzve. Personaliteti i Umerit ishte dinamik, me një vetëbesim të madh, i sinqertë dhe i hapur. Ai gjithmonë e fliste atë që kishte në mendjen e tij edhe nëse ajo i bezdiste të tjerët.

    Umeri (radiallahu anhu) ishte njëzet e shtatë vjeçar kur Muhamedi (sallallahu alejhi ue selam) deklaroi misionin e tij. Idetë të cilat Pejgamberi i predikonte e hidhëruan atë aq shumë sa edhe njerëzit e tjerë të dalluar të Mekës. Ai ishte po aq i ashpër ndaj çdokujt që e pranonte Islamin sa edhe të tjerët nga mesi i Kurejshitëve. Kur robi i tij femër e pranoi Islamin, ai e rrahu atë derisa vetë u rraskapit, dhe i tha asaj, “Unë u ndala sepse jam lodhur, e jo për shkak të keqardhjes ndaj teje.” Rrëfimi i pranimit të Islamit nga ana e tij është mjaft interesant. Një ditë, derisa ishte përplot zemërim kundër Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam), ai nxorri shpatën e tij dhe doli që ta mbysë atë. Një shok i tij e takoi rrugës. Kur Umeri i tregoi atij se ç’kishte planifikuar, shoku i tij e informoi atë se motra e vetë Umerit, Fatima, dhe burri i saj gjithashtu e kishin pranuar Islamin. Umeri shkoi drejt te shtëpia e motrës së tij dhe e gjeti atë duke lexuar Kur’an. Ai iu vërsul asaj dhe e rrahu pamëshirshëm. Duke qenë e mavijosur dhe e përgjakur, ajo i tha vëllait të saj, “Umer, ti mund të bësh ç’të duash, por s’mundesh që të na i shmangësh zemrat nga Islami.”

    Këto fjalë prodhuan një efekt të çuditshëm në Umerin (radiallahu anhu). Çfarë ishte besimi i cili madje edhe gruan e dobët e bëri aq zemërfortë? Ai kërkoi nga e motra që t’i tregojë atij se ç’ishte duke lexuar; ai përnjëherë qe prekur në zemër nga fjalët e Kur’anit dhe menjëherë e kapi të vërtetën e tyre. Ai shkoi drejt te shtëpia ku qëndronte Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) dhe iu betua atij për besnikëri.

    Umeri (radiallahu anhu) nuk e mbajti fshehtë pranimin e tij të Islamit. Ai i mblidhte Muslimanët dhe falnin namaz te Kaba. Ky guxim dhe devocion i një qytetari me ndikim të Mekës e ngriti moralin e komunitetit të vogël të Muslimanëve. Megjithatë, edhe Umeri po ashtu iu nënshtrua keqtrajtimeve, dhe kur erdhi lejimi për migrim në Meke, ai po ashtu iku në Meke. Saktësia e gjykimit të Umerit, devotshmëria e tij ndaj Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam), sinqeriteti i tij dhe drejtësia e tij i fituan atij besimin dhe mbështetjen nga Pejgamberi, që ishte vetëm e dyta ndaj asaj që i qe dhënë Ebu Bekrit (radiallahu anhu). Pejgamberi ia dha atij titullin ‘Faruk’ që do të thotë: ‘Ndarësi i të vërtetës nga e pavërteta’. Gjatë Hilafetit të Ebu Bekrit (radiallahu anhu), Umeri ishte ndihmësi dhe këshilltari më i afërt i tij. Kur Ebu Bekri vdiq, të gjithë njerëzit e Medinës i bënë zotimin e bësnikërisë Umerit (radiallahu anhu), dhe më 23 Xhemedi-el-Ahir, 13 P.H., ai qe zgjedhur Halife.

    Hilafeti i Umerit


    Pasi që hipi në pozitë, Umeri u foli Muslimanëve të Medinës:

    “...O njerëz, ju i keni disa të drejta në mua të cilat gjithherë mund t’i kërkoni. Njëra prej të drejtave tuaja është se nëse dikush prej jush vjen tek unë me një kërkesë, ai duhet të ndahet i kënaqur. Një tjetër prej të drejtave tuaja është se ju mund të kërkoni që unë mos të marr asgjë me pa të drejtë nga të ardhurat e Shtetit. Ju po ashtu mund të kërkoni që...unë t’ua përforcoj kufijtë dhe të mos u vë në rrezik. Është po ashtu e drejtë e juaja që nëse ju shkoni në betejë, unë të kujdesem për familjet tuaja sikur që babai do të kujdesej derisa ju jeni larg. “O njerëz, të jeni të vetëdijshëm për Allahun, mi falni gabimet e mia dhe më ndihmoni në detyrën time. Më ndihmoni në vendosjen e së mirës dhe ndalimin prej të keqes. Më këshilloni në lidhje me obligimet të cilat më janë ngarkuar nga Allahu. . .”

    Prej veçorive më të dalluara të Hilafetit të Umerit (radiallahu anhu) ishte zgjerimi shumë i madh i Islamit. Veças nga Arabia, Egjipti, Iraku, Palestina, edhe Irani erdhi në mbrojtjen e qeverisë Islame. Por madhështia e vetë Umerit qëndron në kualitetin e sundimit të tij. Ai dha domethënien praktike të urdhrave të Kur’anit:

    “O ju që besoni, qëndroni të vendosur për drejtësi si dëshmitar të Allahut, madje edhe kundër vetës suaj, apo prindërve tuaj, apo të afërmeve tuaj, edhe nëse keni të bëni me të pasur apo të varfër, se Zoti mund t’i mbrojë më së miri të dytë.” En-Nisa 4:135

    Njëherë një grua e akuzoi Halifen Umer (radiallahu anhu). Kur Umeri u paraqit në gjykim para gjykatësit, gjykatësi u ngrit në shenjë të respektit ndaj tij. Umeri e qortoi atë duke thënë:

    “Ky është akti i parë i padrejtësisë që ti e bëre ndaj kësaj gruaje!”

    Ai insistonte që drejtuesit e caktuar nga ai të jetojnë një jetë të thjeshtë, të mos mbajnë roje te dyert e tyre dhe t’u jenë në dispozicion njerëzve në çdo kohë, dhe ai vetë vendosi shembull për ta. Shumë herë lajmëtarë dhe të dërguar të huaj që i ishin dërguar atij nga gjeneralët e tij, e gjetën atë duke pushuar nën drurin e palmës apo duke u falur në xhami në mesin e njerëzve, dhe ishte mjaft vështirë për ta që të dallojnë se cili njeri ishte Halifja. Ai kaloi shumë netë syhapur duke ecur rrugëve të Medinës që të shohë nëse i nevojitej ndihma ndokujt.

    Toni i përgjithshëm moral dhe social i shoqërisë Muslimane në atë kohë është mjaft mirë i ilustruar nga fjalët e një Egjiptiani, i cili qe dërguar që t’i spiunojë Muslimanët gjatë ekspeditës së tyre ushtarake. Ai raportoi:

    “Unë kam parë njerëz, ku secili prej tyre e do vdekjen më shumë sesa që e do jetën. Ata më parë kultivojnë nënshtrim sesa mburrje. Asnjëri prej tyre nuk u është dhënë ambicieve materiale. Mënyra e tyre e jetesës është e thjeshtë. . .Urdhëruesi i tyre është i barabartë me ta. Ata s’bëjnë dallim në mes superiorit dhe inferiorit, në mes të zotëriut dhe robit. Kur afrohet koha e namazit, asnjë nuk mbetet prapa. . .”

    Umeri i dha qeverisë së tij një strukturë administrative. Departamentet e financave, ushtrisë dhe të hyrave publike qenë vendosur. Ushtarëve të rregullt u jepeshin rroga, si dhe bëhej regjistrimi i popullatës. Pastaj qe bërë ekspertiza e hollësishme e tokës për vlerësimin e taksave të paanshme. Qenë themeluar qytete të reja. Zonat që ranë nën sundimin e tij qenë ndarë në provinca dhe bëhej caktimi i guvernatorëve. Qenë shtruar rrugë të reja, qenë mihur kanale të reja dhe qenë ndërtuar motele përgjatë rrugëve. Qe bërë provizioni për përkrahjen e të varfërve dhe nevojtarëve nga fondet publike. Ai i definoi, me norma dhe me shembull, të drejtat dhe privilegjet e jo-Muslimanëve, shembull i së cilës është marrëveshja vijuese me të Krishterët e Jerusalemit:

    “Kjo është mbrojtja të cilën robi i Allahut, Umeri, Sunduesi i Besimtarëve i ka dhënë njerëzve të Eilijasë (Jerusalemit). Mbrojtja është për jetët dhe pronat e tyre, kishat dhe kryqet e tyre, të sëmurit dhe të shëndoshët prej tyre dhe për bashkë-fetarët e tyre. Kishat e tyre s’do të përdoren si vendbanim, as që do të rrënohen, as që do të dëmtohen ata apo komplekset e tyre, apo kryqet e tyre, dhe as pronat e tyre s’do të lëndohen në asnjë mënyrë. Për këta njerëz s’do të ketë detyrim në çështje të fesë, dhe asnjëri prej tyre s’do të pësojë ndonjë lëndim në llogari të fesë...Çfarëdo që shkruhet këtu është nën marrëveshjen e Zotit dhe përgjegjësinë e Pejgamberit të Tij, të Halifeve dhe të besimtarëve, dhe do të mbetet mirë përderisa ta paguajnë Xhizjen (taksa për mbrojtjen e tyre) që u është ngarkuar atyre.”

    Ata jo-Muslimanë që morën pjesë në mbrojtje së bashku me Muslimanët qenë shkarkuar nga pagimi i Xhizjes, dhe kur Muslimanët u desh të tërhiqen nga një qytet, jo-Muslimanët e të cilit e kishin paguar këtë taksë për mbrojtjen e tyre, taksa u qe kthyer jo-Muslimanëve. Të vjetrit, të varfrit dhe Muslimanët dhe jo-Muslimanët e paaftë qenë të furnizuar njëjtë nga arka publike dhe prej fondit të Zekatit.

    VDEKJA E UMERIT MË 23 P.H., KUR AI U KTHY PREJ HAXHIT NË MEDINE; ai i ngriti duart e tija dhe u lut:

    “O Zot! Unë jam vjetruar, eshtrat e mia janë lodhur, fuqitë e mia janë dobësuar, dhe njerëzit për të cilët jam përgjegjës janë shpërndarë larg. Më thirr tek vetja Jote, Zoti im!”

    Pak kohë më vonë, kur Umeri (radiallahu anhu) shkoi në xhami për ta udhëhequr namazin, një zjarrputist me emrin Ebu Lulu Ferozi, i cili kishte armiqësi me Umerin në një çështje personale, e sulmoi atë me thikë dhe e theri disa herë. Umeri u tund dhe ra në tokë. Kur mësoi se vrasësi ishte zjarrputist, ai tha, “Falënderimi i qoftë Allahut që ai nuk është Musliman.”

    Umeri vdiq në javën e parë të muajit Muharrem, 24 P.H., dhe qe varrosur anash pranë Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam).
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    K
    ëtë e transmetojnë El Esmeiu dhe Ibën el A'rabiu nga transmetuesit e tyre. Poashtu edhe Xhahidhi e cek në "El Bejan Vet Tebejjun",e pastaj thotë" Thanë disa njerëz se el-BIKAË është pakicë dhe baza e kesaj është nga qumështi andaj për këtë [Muhammedi a.s], të folurit e paktë
    Pra muhamedi, ne te folurit e tij, ai Belbezime problem ne te folurit !!!!
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    FATIMEJA, ZONJA E GRAVE TË XHENNETIT



    Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Gratë me te mira te banoreve te Xhennetit janë: Hatixheja, vajza e Huvejlidit, Fatimeja, vajza e Muhammedit, (Alejhi selam), Merjem, vajza e Imranit dhe Asija, vajza e Mezahimit (gruaja e Faraonit)". Poashtu ka thënë: "Një melek kërkoi leje prej Allahut, subhanehu ve teala për te me vizituar. Me përgëzoi se Fatimeja do te jete zonja e grave te Xhennetit…dhe se Hasani e Husejni do te jene dy zotërinjtë e rinise se Xhennetit
    Pra si mbas keti leximi, po del se xheneti ka qene prone e Muhes !! ai i nominoj femijet e vet per xhenet, dhe gruan e Faraonit, qe ne kohen antike Asija ishte
    simbol i piramidave dhe seksit antik Egjiptjan !!!
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin"(Isra, 15)

    …keshtuqe prej tyre ka qe i përgjigjën ftesës se Allahut, dhe hyjnë ne Xhennet dhe prej tyre ka qe nuk i përgjigjën dhe hyjnë ne zjarre, e familja e Muhamedit (Nena, Babai dhe Gjyshi) te jene prej atyre qe nuk i përgjigjën kësaj ftese se Allahu !!!!!!
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Uthman



    “Çdo Pejgamber e ka një ndihmës, dhe ndihmësi im do të jetë Uthmani” (Hadith)

    Zgjedhja e Uthmanit

    Kur Umer (radiallahu anhu) ra nga thika e vrasësit, para se ai te vdiste njerëzit kërkuan që ai ta emëronte trashëguesin e tij. Umeri e caktoi një komision që përbëhej nga gjashtë prej dhjetë Shoqëruesve të Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) për të cilët Pejgamberi kishte thënë: ”Ata janë njerëzit e Xhenetit” – Ali, Uhtman, Abdur Rahman Ibn Auf, Sa’ad, Ez-Zubejr dhe Talha (radiallahu anhuma) që të zgjedhin Halifen tjetër nga mesi i tyre. Ai po ashtu e përvijoi procedurën që duhet të ndiqej nëse paraqiten dallime në mendime. Abdur Rahman (radiallahu anhu) e tërhoqi kandidaturën e tij. Ai pastaj qe autorizuar nga komisioni që ta emërojë Halifen e Hilafetit. Pas dy ditë diskutimesh në mes të kandidatëve dhe pasi qenë përcaktuar mendimet e Muslimanëve të Medinës, zgjedhja në fund qe kufizuar në Uthmanin dhe Aliun (radiallahu anhuma). Abdur Rahman erdhi në xhami së bashku me Muslimanët tjerë, dhe pas një fjalimi të shkurtër dhe marrjes në pyetje të dy burrave, i bëri zotimin e besnikërisë Uthmanit (radiallahu anhu). Të gjithë ata që qenë të pranishëm vepruan kësisoj, dhe Uthmani u bë Halifja i tretë i Islamit në muajin Muharrem, 24 P.H.

    Jeta e Uthmanit

    Uthman Ibn Afan (radiallahu anhu) qe lindur shtatë vite pas Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Ai i përkiste degës Umejede të fisit Kurejsh. Ai mësoi shkrim-lexim në një moshë shumë të re, dhe si i ri ai u bë tregtar i suksesshëm. Edhe para Islamit, Uthmani qe dalluar për sinqeritetin dhe integritetin e tij. Ai dhe Ebu Bekr (radiallahu anhu) qenë shokë të ngushtë, dhe mu Ebu Bekr qe ai i cili e solli atë në Islam kur ai ishte tridhjetë e katër vjeç. Disa vite më vonë, ai u martua me të bijën e dytë të Pejgamberit, Rukejen (radiallahu anha). Përkundër pozitës dhe pasurisë së tij, të afërmit e tij ia nënshtruan atë torturës për shkak se ai kishte përqafuar Islamin, dhe ai qe detyruar të migrojë në Abisini (Etiopi). Pas një kohe ai u kthye në Meke, por së shpejti ai migroi në Medine me Muslimanët e tjerë. Në Medine tregtia e tij prapë filloi të lulëzojë dhe kështu ai e rimorri prosperitetin e mëparshëm. Bujaria e Uthmanit (radiallahu anhu) s’kishte kufijë.

    Në raste të ndryshme ai shpenzoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij për mirëqenien e Muslimanëve, për lëmoshë dhe për pajisjen e ushtrive Muslimane. Për këtë ai qe i njohur si ‘Gani’ që do të thotë ‘Bujar’.

    Gruaja e Uthmanit, Rukeja u sëmurë seriozisht pak para Betejës së Bedrit dhe ai qe liruar prej Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) nga pjesëmarrja në betejë. Sëmundja e Rukejës dëshmua të jetë fatale, duke e lënë Uthmanin të vrerosur.

    Pejgamberi qe prekur dhe për këtë i ofroi Uthmanit (radiallahu anhu) dorën e bijës tjetër të tij, Kulthum (radiallahu anha). Për shkak se ai e pati privilegjin e të pasurit e dy bijave të Pejgamberit për gra, Uthman (radiallahu anhu) qe njohur si ‘Poseduesi i Dy Dritave.’

    Uthmani mori pjesë në Betejën e Uhudit dhe Hendekun. Pas takimit të Hendekut, Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) vendosi ta bëjë Haxhin dhe dërgoi Uthmanin si emisar të tij te Kurejshitët në Meke, të cilët e ndaluan atë. Episodi përfundoi me një marrëveshje me Mekasit e njohur si Marrëveshja e Hudejbijes.
    Përshkrimin që e kemi për Uthmanin (radiallahu anhu) është ai i një njeriu të thjeshtë, të ndershëm, të butë, bujar dhe të sjellshëm, sidomos i dalluar për modestinë dhe devotshmërinë e tij. Ai shpesh kalonte një pjesë të natës duke u falur, agjëronte çdo të dytën apo të tretën ditë, bënte Haxhin çdo vit, dhe përkujdesej për nevojtarët e tërë komunitetit. Përkundër pasurisë së tij, ai jetoi një jetë shumë të thjeshtë dhe flinte në zall në oborrin e xhamisë së Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Uthmani e dinte tërë Kur’anin përmendësh dhe kishte një dituri të afërt mbi kontekstin dhe rrethanat që kishin të bënin me secilin ajet.

    Hilafeti i Uthmanit

    Gjatë sundimit të Uthmanit (radiallahu anhu) vazhduan karakteristikat e Hilafetit të Ebu Bekrit dhe Umerit (radiallahu anhuma) – drejtësia e paanshme për të gjithë, politika humane dhe e butë, përpjekja në rrugën e Allahut, dhe ekspansioni i Islamit. Mbretëria e Uthmanit (radiallahu anhu) shtrihej prej perëndimit të Marokut, në lindje të Afganistanit, si dhe në veri të Armenisë dhe Azerbejxhan. Gjatë Hilafetit të tij qe organizuar edhe marina, ndarjet administrative të shtetit qenë korrigjuar, dhe shumë projekte publike qenë shtrirë dhe përfunduar. Uthman (radiallahu anhu) dërgoi Shoqëruesit më të spikatur të Pejgamberit si përfaqësues personal të tij në provinca të ndryshme për t’i shqyrtuar hollësisht sjelljet e zyrtarëve dhe gjendjen e popullit.

    Kontributi më i dalluar i Uthmanit (radiallahu anhu) ndaj fesë së Allahut ishte kompilimi i tekstit komplet dhe autoritativ të Kur’anit. Një numër i madh kopjesh të këtij teksti qenë bërë dhe shpërndarë nëpër të gjithë botën Muslimane.

    Uthmani sundoi për dymbëdhjetë vite. Gjashtë vitet e para kaluan në shenjë të paqes së brendshme dhe rehatisë, por gjatë gjysmës së dytë të Hilafetit të tij ndodhi një kryengritje. Çifutët dhe Zjarrputistat, duke shfrytëzuar pakënaqësinë në mesin e njerëzve, filluan të konspirojnë kundër Uthmanit (radiallahu anhu), dhe duke i publikuar ankesat dhe ofendimet e tyre fituan aq shumë simpati sa që u bë shumë vështirë që të dallohej miku prej armikut.

    Mund të duket e befasishme ajo sesi një sundues i territoreve aq të mëdha, ushtritë e të cilit ishin të pakrahasueshme, qe i paaftë që të ballafaqohet me këta kryengritës. Sikur të kishte dashur Uthmani (radiallahu anhu), rebelimi do të mund të shuhej mu në momentin kur edhe filloi. Por ai ngurronte që të jetë i pari që do ta derdh gjakun e Muslimanit, pa marrë parasysh se sa të pabindur mund të jenë ata. Ai preferonte që të diskutonte me ta, t’i bind ata me bujari dhe mirësi. Atij shumë mirë i kujtohej thënia e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam): “Njëherë kur shpata të hiqet nga këllëfi në mesin e pasuesve të mi, ajo s’do të kthehet më në këllëf deri në Ditën e Fundit.”

    Kryengritësit kërkonin që ai të abdikojë (të heq dorë nga pushteti) dhe disa prej Shoqëruesve e këshilluan që të veprojë kështu. Ai me gjithë qejf do ta ndiqte këtë rrjedhë të veprimeve, por prapë ai ishte i lidhur me një betim serioz që i kishte dhënë Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). “Ndoshta Allahu do të vesh ty me një këmishë, Uthman”. Pejgamberi i tha atij një herë: “dhe nëse njerëzit dojnë që ti ta heqësh atë, mos e heq për ta.” Uthmani i tha një dashamiri një ditë kur shtëpia e tij qe rrethuar nga kryengritësit, “I Dërguari i Allahut bëri një marrëveshje me mua dhe unë do të tregojë qëndrueshmëri në të.”

    Pas një rrethimi të gjatë, kryengritësit hynë në shtëpinë e Uthmanit dhe e mbytën atë. Kur shpata e vrasësit të parë e goditi Uthmanin (radiallahu anhu), ai ishte duke lexuar ajetin:

    “Vërtet, Zoti të mjafton ty; Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi” Bekare 2:137

    Uthmani ndërroi jetë në pasditen e së Premtës më 17 Dhul Hixhe, 35 P.H. (Qershor, 656 p.e.s.). Ai ishte tetëdhjetë e katër vjeç. Fuqia e kryengritësve ishte aq e madhe sa që trupi i Uthmanit mbeti i pavarrosur deri të shtunën pasdite kur ai qe varrosur në teshat e tija të njollosura me gjak, qefin i cili i ka hije të gjithë martirëve në rrugën e Allahut.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ali Ibn Ebi Talib



    “Ti (Ali) je vëllai im në këtë botë dhe në Tjetrën.” (Hadith)

    Zgjedhja e Aliut (radiallahu anhu)

    Pas rënies së Uthmanit (radiallahu anhu), pozita e Halifes mbeti e zbrazët për dy apo tri ditë. Shumë njerëz insistonin që Aliu (radiallahu anhu) duhej ta merrte këtë pozitë, por ai qe zënë ngushtë nga fakti se njerëzit të cilët e favorizonin atë më së shumti ishin kryengritësit, prandaj ai refuzoi në fillim. Kur Shoqëruesit e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) e nxitën atë, prapëseprapë, ai më në fund u pajtua.

    Jeta e Aliut

    Ali ibn Ebi Talib ishte kushëriri i parë i Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Përveç kësaj, ai kishte qenë rritur në shtëpinë e vetë Pejgamberit, dhe më vonë u martua me të bijën më të re të tij, Fatimen (radiallahu anha), dhe mbeti në shoqërimin më të afërt me të për gati tridhjetë vite.

    Aliu ishte dhjetë vjeç kur Porosia hyjnore i erdhi Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam). Një natë, ai pa Pejgamberin dhe bashkëshorten e tij Hadixhen (radiallahu anha) duke bërë ruku dhe sexhde. Ai e pyeti Pejgamberin (sallallahu alejhiu e selam) për domethënien e veprimit të tyre. Pejgamberi i tha atij se ata qenë duke iu lutur Zotit më të Lartit dhe se Aliu gjithashtu duhej ta pranonte Islamin.

    Kur erdh urdhri Hyjnor, “Dhe paralajmëroji familjarët tu” Esh-Shu’ara 214, Pejgamberi i ftoi familjarët e tij në një racion. Pasi që përfundoi, ai iu adresua atyre dhe pyeti, “Kush do të më bashkëngjitet në kauzën e Allahut?” Një heshtje e plotë mbizotëroi për një moment, pastaj Aliu (radiallahu anhu) u ngrit. “Unë jam më i riu prej të gjithëve që janë të pranishëm këtu”, tha ai, “Sytë e mi më bezdisin sepse ata janë të pezmatuar dhe këmbët e mia janë të holla dhe të dobëta, por unë do të bashkangjitem ty në çfarëdo mënyre që mundem.”

    Mbledhja u shpërbë me të qeshur ironik. Por gjatë luftërave të vështira në Meke, Aliu (radiallahu anhu) qëndroi në këto fjalë dhe u përballë me të gjitha vështirësitë të cilave u qenë nënshtruar Muslimanët. Ai fjeti në shtratin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) kur Kurejshitët planifikuan mbytjen e Pejgamberit. Ishte ai, të cilit Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) i la në dorëzim, kur ai e lëshoi Mekën, gjërat e çmuara të cilat i ishin dhënë atij që t’i ruaj, që më pas t’u kthehen pronarëve të tyre.

    Përveç ekspeditës së Tebukut, Aliu (radiallahu anhu) luftoi në të gjitha betejat e mëhershme të Islamit me një shkëlqim të madh, posaçërisht në ekspeditën e Hajberit. Thuhet se në Betejën e Uhudit ai morri më shumë se gjashtëdhjetë plagë.

    Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) e donte Ali ibn Ebi Talibin dhe e thirrte atë me shumë emra ledhatues. Njëherë Pejgamberi e gjeti atë duke fjetur në pluhur. Ai i shkundi teshat e Aliut dhe tha me dashuri: “Ngrihu, Ebu Turab (Babai i Pluhurit).” Pejgamberi atij gjithashtu ia dha titullin ‘Esadullah’ (Luan i Zotit).
    Nënshtrimi, asketizmi, devotshmëria, dituria e thellë e Aliut dhe mendjemprehtësia e tij i dhanë atij dallueshmëri të madhe në mesin e Shoqëruesve të Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Ebu Bekr Sidik, Umer dhe Uthman konsultoheshin shpesh me të gjatë Hilafetit të tyre. Shumë herë Umeri e kishte bërë atë zëvendës regjent në Medine kur ai s’ishte aty. Aliu (radiallahu anhu) gjithashtu ishte një dijetar i madh i literaturës Arabe dhe nismëtar në fushën e gramatikës dhe retorikës.

    Fjalimet e tija, ligjeratat dhe letrat shërbyen për gjeneratat vijuese si model i shprehjes letrare. Shumë nga thëniet e tija të urta dhe aforistike janë ruajtur. Kështu Aliu pati një personalitet të pasur dhe të gjithanshëm. Përkundër këtyre arritjeve, ai mbeti një njeri i përvuajtur dhe modest. Njëherë gjatë Hilafetit të tij kur ai ishte duke shkuar në treg, një njeri u ngrit në respekt dhe e përcolli atë. “Mos e bën këtë” tha Aliu (radiallahu anhu). “Sjelljet e këtilla janë sprovë për sunduesin dhe një poshtërim për të sunduarit.”

    Aliu dhe familja e tij jetuan një jetë skajshmërisht të thjeshtë dhe askete. Nganjëherë ata i kaplonte uria për shkak të bujarisë së madh te Aliut, dhe askush i cili ka kërkuar ndihmë kurrë s’është larguar nga dera e tij (duarzbrazët). Jeta e tij e thjeshtë dhe askete nuk ndërroi madje edhe kur ai qe sundues i një territori të madh.

    Hilafeti i Aliut

    Siç u përmend më parë, Aliu (radialllahu anhu) e pranoi Hilafetin më shumë ngurrim. Vrasja e Uthmanit (radiallahu anhu) dhe ngjarjet që e rrethonin atë qenë një simptomë, dhe gjithashtu u bë edhe shkak i një konflikti civil në masë të madhe. Aliu mendonte se situata tragjike kryesisht qe për shkak të guvernatorëve të paaftë. Prandaj, ai i shkarkoi të gjithë guvernatorët e emëruar nga Uthmani (radiallahu anhu) dhe caktoi të tjerë. Të gjithë guvernatorët përveç Muauijes (radiallahu anhu), guvernatorit të Sirisë, iu nënshtruan urdhrave të tij. Muauije refuzoi që të dëgjojë derisa të bëhej hakmarrja për gjakun e Uthmanit. E veja e Pejgamberi A’isha (radiallahu anha) gjithashtu qe e mendimit se Aliu së pari duhej t’i sillte dorasit para drejtësisë. Për shkak të gjendjes kaotike gjatë ditëve të fundit të Uthmanit, ishte shumë vështirë që të identifikoheshin vrasësit, ndërsa Aliu refuzonte që të dënojë ndonjë, fajësia e të cilit s’ishte dëshmuar legalisht. Kështu zuri vend beteja në mes ushtrisë së Aliut (radiallahu anhu) dhe përkrahësve të A’ishes (radiallahu anha).

    A’isha më vonë e kuptoi gabimin e gjykimit të saj dhe kurrë nuk ia fali vetes për këtë.

    Situata në Hixhaz (pjesë e Arabisë në të cilat gjinden Meka dhe Medina) u bë aq e çrregullt sa që Aliu u zhvendos në Irak. Muauije (radiallahu anhu) tash haptazi u rebelua kundër Aliut (radiallahu anhu) dhe në mes ushtrive të tyre ndodhi një betejë shumë e ashpër. Kjo betëjë qe jopërfundimtare, dhe Aliut (radiallahu anhu) i qe dashur që ta pranojë udhëheqjen de fakto të Muauijes në Siri.

    Sidoqoftë, edhe pse epoka e Hilafetit të Aliut (radiallahu anhu) qe dëmtuar me kryengritjen civile, ai megjithatë prezantoi një numër reformash, veçanërisht në mbledhjen e të ardhurave.

    Ishte viti i katërdhjetë i Hixhretit. Një grup fanatik i quajtur Hauarixh, i përbërë nga njerëzit të cilët qenë ndarë prej Aliut (radiallahu anhu) për shkak të kompromisit të tij me Muauijen (radiallahu anhu), pohuan se as Aliu, Halifja, as Muauije sunduesi i Sirisë, as Amr bin El-As, sunduesi i Egjiptit, s’janë të denjë për sundim. Në të vërtetë, ata shkuan aq larg sa që thanë se Hilafeti i vërtetë përfundoi me Umerin (radiallahu anhu) dhe se Muslimanët duhet të jetojnë pa sundues mbi ta, përveç Allahut. Ata u zotuan se do t’i mbysin të tre sundimtarët, dhe kështu vrasësit qenë nisur në tri drejtimet.

    Vrasësit të cilët qenë caktuar ta mbysin Muauijen dhe Amrin nuk patën sukses dhe qenë kapur dhe ekzekutuar, por Ibn Mulxhim, vrasësi i cili qe mandatuar ta vrasë Aliun e përfundoi detyrën e tij. Një mëngjes, kur Aliu qe thelluar në namaz në xhami, Ibn Mulxhim e therri atë me një shpatë helmuese. Më 20 të muajit Ramadan, 40 P.H., vdiq i fundit nga Halifet e Udhëzuar Drejt të Islamit. Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe ua dhuroftë shpërblimin e përjetshëm të Tij. Amin


    Me vdekjen e Aliut (radiallahu anhu), përfundoi etapa e parë dhe më e shquar në historinë e Muslimanëve. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë Libri i Allahut dhe praktikat e të Dërguarit të Tij që është, Kur’ani dhe Suneti e cila udhëzoi udhëheqësit dhe të udhëhequrit, vendosi standardet e sjelljes së tyre dhe i frymëzoi veprat e tyre. Ishte koha kur sunduesi dhe të sunduarit, të pasurit dhe të varfrit, të fuqishmit dhe të dobëtit, i qenë nënshtruar njësishëm Ligjit Hyjnor. Ajo qe një epokë e lirisë dhe barazisë, nënshtrimin dhe të qenit i vetëdijshëm për Zotin, e drejtësisë sociale e cila nuk njihte privilegje, dhe e një ligji të paanshëm i cili s’pranonte grupe që bëjnë trysni apo interesa të kufizuara.

    Pas Aliut (radiallahu anhu), Muauije (radiallahu anhu) mori Hilafetin dhe pas kësaj Hilafeti u bë i trashëgueshëm, duke kaluar prej një mbreti në tjetrin.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Abdullah Ibn Mes’ud



    Kur ishte i ri, ende pa e kaluar moshën e pubertetit, ai bredhte shtigjeve të maleve të Mekes larg nga njerëzit, duke ruajtur kopenë e prijësit të Kurejshitëve, Ukbeh ibn Muejt. Njerëzit e quanin Ibn Umm Abd – i biri i nënës së robit. Emri i vërtetë i tij ishte Abdullah, kurse emri i babait të tij ishte Mes’ud. I riu e kishte dëgjuar lajmin për Pejgamberin i cili ishte paraqitur në mesin e njerëzve, por nuk i kushtonte ndonjë rëndësi kësaj për shkak të moshës së tij, dhe ai zakonisht gjendej larg nga shoqëria Mekase. Ishte shprehi e tij që të largohej me kopenë e Ukbes herët në mëngjes dhe të mos kthehej deri në mbrëmje. Një ditë derisa ruante kopenë, Abdullahu pa dy njerëz me moshë mesatare dhe qëndrim dinjitoz, që vinin drejt tij nga largësia. Ata evidentisht ishin të lodhur. Ata po ashtu ishin aq të etur, sa që buzët dhe fytat e tyre pothuajse ishin tharë. Ata iu afruan atij, e përshëndetën atë dhe thanë: “Djalosh, mjel njërën nga këto dele që ne ta shuajmë etjen tonë dhe ta marrim veten.”

    “Nuk mundem,” iu përgjigj i riu. “Delet nuk janë të miat. Unë jam përgjegjës vetëm për përkujdesjen e tyre.”

    Dy njerëzit nuk e çuan më tej. Ndonëse ishin shumë të etur, ata qenë skajshmërisht të kënaqur me këtë përgjigje të sinqertë. Kënaqësia u shfaq në fytyrat e tyre…Dy njerëzit në të vërtetë ishin vetë Pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam] dhe shoqëruesi i tij, Ebu Bekr Sidik [radiallahu anhu]. Ata kishin dalë atë ditë në malet e Mekes për t’i ikur persekutimit të dhunshëm të Kurejshitëve. I riu, në anën tjetër, qe mahnitur me Pejgamberin [sallallahu alejhi ue selam] dhe shoqëruesin e tij, dhe së shpejti u bashkua me ta. Nuk shkoi shumë kohë para se Abdullah ibn Mes’udi të bëhej musliman dhe ofroi të jetë në shërbimin e Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam]. Pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam] u pajtua dhe që nga ajo ditë Abdullah ibn Mes’udi fatlum hoqi dorë nga ruajtja e deleve për t’u përkujdesur për nevojat e Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam]. Abdullah ibn Mes’udi ishte gjithnjë në shoqërim të Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam].

    Ai kujdesej për nevojat e tija brenda dhe jashtë shtëpisë. Ai e shoqëronte atë në udhëtime dhe ekspedita, e zgjonte prej gjumit kur ai flinte, ai mbartte shkopin dhe siuakun [furçën e dhëmbëve] e tij dhe prezantonte në nevojat tjera personale të tija. Abdullah ibn Mes’udi pranoi një përgatitje unike në shtëpinë e Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam]. Ai ishte nën udhëzimin e Pejgamberit, përvetësoi sjelljen e tij dhe ndoqi secilën cilësi të tij gjersa u tha për të: “Ai më së shumti i ngjasonte Pejgamberit në karakter.”

    Abdullahu mësoi në ‘shkollën’ e Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam]. Ai ishte recituesi më i mirë i Kur’anit në mesin e Sahabëve dhe e kuptonte atë më mirë se të gjithë të tjerët. Andaj ai e njihte më së miri Sheriatin. Asgjë s’mund ta ilustrojë këtë më mirë sesa ngjarja e njeriut i cili erdhi tek Umer ibn el-Hatab derisa ai qëndronte në rrafshinën e Arafatit dhe tha:

    “O Emir el-Mu’minin, unë kam ardhur prej Kufes ku e lash një njeri i cili mbushte kopje të Kur’anit prej mbamendjes së tij.” Umeri u hidhërua shumë dhe filloi të endej pranë devesë së tij duke shfryer prej mllefit. “Kush është ai?” pyeti Umeri. “Abdullah ibn Mes’ud,” u përgjigj njeriu. Hidhërimi i Umerit u largua dhe ai filloi të qetësohet. “I Mjeri ti,” i tha ai njeriut. “Pasha Allahun, unë nuk di për ndonjë person që ka mbetur e që është më i kualifikuar në këtë çështje se ai. Më lërë të të tregoj në lidhje me këtë.” Umeri vazhdoi: “Një natë, i Dërguari i Allahut [sallallahu alejhi ue selam] bisedonte me Ebu Bekrin lidhur me situatën e muslimanëve dhe unë isha me ta. Kur Pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam] u largua, edhe ne po ashtu u nisëm dhe ndërsa po kalonim pranë një xhamie, aty qëndronte [në namaz] një njeri të cilin ne nuk e njihnim. Pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam] u ndal për ta dëgjuar atë, pastaj u kthye kah ne dhe tha, ‘Kushdo që dëshiron ta lexojë Kur’ani ashtu siç është shpallur, atëherë le ta lexojë sipas recitimit të Ibn Umm Abdit.’

    Pas namazit, kur Abdullahu u ul për të bërë du’a, Pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam] tha: “Kërko dhe do të të jepet. Kërko dhe do të të jepet.” Umeri vazhdoi: “Unë thashë në vetvete, unë do të shkoj menjëherë te Abdullahu dhe do ta përgëzoj me lajmin e mirë për pranimin e du’asë. Unë shkova ta bëj këtë por pashë se Ebu Bekri kishte shkuar para meje dhe ia kishte përcjell lajmin e mirë. Pasha Allahun, unë kurrë se kam mundur Ebu Bekrin në bërjen e ndonjë pune të mirë.”

    Abdullah Ibn Mes’udi arriti dituri të atillë rreth Kur’anit, sa që ai thoshte: “Pasha Atë, krahas të Cilit askush s’meriton të adhurohet, asnjë ajet i Librit të Allahut s’është shpallur pa e ditur unë se ku është shpallur dhe rrethanat e shpalljes së tij. Pasha Allahun, sikur ta dija se ka ndonjë që di më shumë se unë për Librin e Allahut, do të bëja çdo gjë që është në mundësitë e mia që te jem me të.”

    Abdullahu nuk ekzagjeronte në atë çfarë thoshte për vetveten e tij. Njëherë Umer ibn el-Hatab takoi një karvan në një prej udhëtimeve të tija si Halife. Ishte errësirë e plotë dhe karavani s’mund të shihej mirë. Umeri urdhëroi dikë që ta përshëndes karvanin. Ndodhi që Abdullah ibn Mes’udi të jetë në të. “Prej nga vini?” pyeti Umeri. “Prej një lugine të thellë,” erdhi përgjigja. [Shprehja e përdorur fexh amik/luginë e thellë është shprehje Kur’anore]. “Ku jeni duke shkuar?” pyeti Umeri. “Te shtëpia e lashtë,” erdhi përgjigja. [Shprehja e përdorur el-bejt el-atik/shtëpia e lashtë është shprehje Kur’anore].

    “Në mesin e tyre qenka një dijetar,” tha Umeri dhe urdhëroi dikë që ta pyes personin:

    “Cila është pjesa më madhështore e Kur’anit?”

    “Allahu. Nuk ka të adhuruar me meritë pos Tij, i Gjalli, i Përjetshmi. Atë nuk e kaplon as gjumi as dremitja,” u kundërpërgjigj personi, duke cituar Ajet el-Kursi [ajeti i Kursit].

    “Cila pjesë e Kur’anit është më e qarta në lidhje me drejtësinë?”

    “Allahu urdhëron në drejtësi, ndershmëri dhe ndihmë të afërmve…” erdhi përgjigja.

    “Cila është thënia më gjithëpërfshirëse e Kur’anit?"

    “Kushdo që bën mirë sa pesha e atomit do ta shohë atë, dhe kushdo që bën keq sa pesha e atomit do ta shohë atë.”

    “Cila pjesë e Kur’anit i jep shans shpresës më të madhe?”

    “Thuaj, O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është që fal shumë, Përdëllestar.”


    Pas kësaj Umeri pyeti:

    “A është Abdullah ibn Mes’udi në mesin tuaj?”

    “Po, pasha Allahun,” u përgjigj njeriu në karvan. Abdullah ibn Mes’ud s’ishte vetëm recitues i Kur’anit, njeri i ditur apo adhurues i devotshëm. Ai pos kësaj ishte edhe luftëtar i fortë dhe i guximshëm, që bëhej skajshmërisht serioz kur e kërkonte situata. Një ditë, shoqëruesit e Pejgamberit [sallallahu alejhi ue selam] gjendeshin së bashku në Meke. Ata ende ishin të pakët në numër, të dobët dhe të shtypur. Ata thanë, “Kurejshitët ende se kanë dëgjuar Kur’anin duke u recituar haptazi dhe zëshëm. Kush është ai qo do t’ua recitojë Kur'anin tyre?”


    Unë do t’ua recitoj atyre,” u lajmërua Abdullah ibn Mes’udi. “Në frikësohemi për ty,” thanë ata.

    “Ne vetëm dëshirojmë të jetë ndokush i cili ka fis që do ta mbronte atë nga e keqja e tyre.”

    “Më lini mua,” insistoi Abdullah ibn Mes’ud. Allahu do t’më mbrojë dhe dhe do t’më largojë nga e keqja e tyre.”
    Ai pastaj doli jashtë për në xhami gjersa mbërriti te Mekam Ibrahim [disa metra nga Ka’ba]. Teksa ishte gdhirë dhe Kurejshitët po qëndronin rreth Kabës. Abdullahu u ndal tek Mekami dhe filloi të recitojë:

    “Bismilahir-Rahmanir-Rahim. Er-Rahman. Aleme-l-Kuran. Khalakal Insan. Alemehul bejen… [Në Emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit. Mëshiruesi. Ai jua mësoi Kur'anin. Ai e ka krijuar njeriun dhe ia mësoi atij të folurit…]”

    Ai vazhdoi të recitonte. Kurejshitët e shikuan atë dhe disa prej tyre pyetën: “Çfarë thotë Ibn Umm Abd?” “Mallkuar qoftë ai! Ai po reciton pjesë nga ajo çka solli Muhamedi!” thanë ata. Ata iu afruan atij dhe filluan ta godasin fytyrës ndërsa ai recitonte vazhdimisht. Kur u kthye tek shokët e tij, gjaku i rridhte nga fytyra. “Nga kjo ne frikësoheshim për ty,” thanë ata. “Pasha Allahun,” u përgjigj Abdullahu, “armiqtë e Allahut nuk janë më të patrazuar se unë në këtë çast. Nëse dëshironi, unë prapë do të bëj të njëjtën gjë të nesërmen.” “Mjaft ke bërë,” thanë ata. “Ti i bëre ata që të dëgjojnë atë që nuk e pëlqejnë.”

    Abdullah ibn Mes’udi jetoi deri në kohën e Halifes Uthman [radiallahu anhu]. Kur ai u sëmurë dhe ishte pranë vdekjes, Uthmani e vizitoi atë dhe i tha:

    “Prej çka po lëngon?”
    “Prej mëkateve të mia.”
    “Çfarë dëshiron?”
    “Mëshirën e Zotit tim.”


    Atë natë, Abdullahu ndërroi jetë duke qenë gjuha e tij e lagësht nga përkujtimi i Allahut dhe recitimi i vargjeve të Librit të Tij.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Abdullah Ibn Abas



    Abdullahu [radiallahu anhu] ishte i biri i Abasit [radiallahu anhu], axhës së pejgamberit bujar [salallahu alejhi ue selam]. Ai qe lindur vetëm tre vjet para hixhretit. Kur pejgamberi vdiq, Abdullahu ishte trembëdhjetë vjeç. Kur ai u lind, nëna e tij e çoi tek pejgamberi i bekuar, i cili vendosi pështymë në gjuhën e foshnjës edhe para se atij t'i jepej gji. Ky ishte fillimi i një lidhjeje të afërt dhe intime mes Abasit dhe pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], e cila do të bëhej pjesë e një dashurie dhe devocioni të përjetshëm.

    Kur Abdullahu [radiallahu anhu] arriti moshën madhore, ai u vu në shërbim të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Ai nxitonte për të marrë ujë për të kur ai donte të merrte abdes. Gjatë namazit, ai qëndronte prapa pejgamberit dhe kur pejgamberi shkonte në ekspedita apo udhëtonte, ai e përcillte atë hap pas hapi.

    Kështu Abdullahu [radiallahu anhu] u bë sikur hija e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], duke e shoqëruar atë vazhdimisht. Në të gjitha këto situata, ai ishte i vëmendshëm dhe i vigjilent ndaj çkado që thoshte dhe bënte pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]. Zemra e tij ishte e entuziazmuar ndërsa mendja e tij ishte e dëlirë dhe e përpiktë, që mbante mend fjalët e pejgamberit me një saktësi të një instrumenti incizues. Në këtë mënyrë dhe nëpërmjet hulumtimeve të vazhdueshme të tij, siç do të shohim, Abdullahu u bë një nga sahabët më të dijshëm të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], duke ruajtur në emër të gjeneratave të mëvonshme muslimane fjalët tepër të çmuara të të dërguarit të Allahut.

    Thuhet që ai ka mësuar përmendsh një mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë thënie të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], të cilat janë regjistruar dhe saktësuar në koleksionet e el-Buhari dhe Muslim.

    Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] shpesh e mbante afër Abdullahun sikurse një fëmijë, e rrahte krahëve dhe lutej: "O Zot, bëje atë ta kuptojë thellësisht fenë Islame dhe instruktoje në domethënien dhe komentimin e gjërave."

    Ka pasur shumë raste kur pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e përsëriste këtë du'a për kushëririn e tij dhe shumë kohë para se Abdullahu [radiallahu anhu] të kuptonte që jeta e tij do t'i përkushtohej kërkimit të mësimit dhe diturisë.

    Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] për më shumë lutej që atij t'i jepej jo vetëm dituri dhe të kuptuar por edhe urtësi. Abdullahu transmetoi ndodhinë lidhur me veten e tij:

    "Një herë e një kohë, Pejgamberi deshi të merrte abdes. Unë nxitova për të përgatitur ujë për të. Ai ishte i kënaqur me atë çfarë bëja. Teksa po bëhej gati të fillonte namazin, ai [salallahu alejhi ue selam] tregoi me gisht që unë duhej të qëndroja anash tij. Mirëpo, unë qëndrova përmbas tij. Kur përfundoi namazi, ai [salallahu alejhi ue selam] u kthye nga unë dhe tha: 'Çka të pengoi që të qëndroje anash meje, o Abdullah?' 'Ti je tepër i famshëm dhe madhështor në sytë e mi që unë të qëndroj krahas teje,' – u përgjigja.

    Duke i ngritur duart nga qielli, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] atëherë u lut:'O zot, jepi urtësi.' Padyshim që lutjes së pejgamberit për Abdullahun e ri i qe përgjigjur, i cili shpesh do të dëshmonte se posedonte urtësi matanë moshës së tij. Por, kjo ishte urtësi që vinte vetëm me devocionin dhe kërkimin këmbngulës të diturisë gjatë jetës së pejgamberit dhe pas vdekjes së tij [salallahu alejhi ue selam]."


    Gjatë jetës së pejgamberit, Abdullahu nuk i shmangej asnjë mbledhjeje dhe ai mbante në mend çkado që ai [salallahu alejhi ue selam] thoshte. Pasi vdiq pejgamberi, ai përkujdesej të shkonte tek sa më shumë sahabë që ishte e mundur, posaçërisht tek ata që e njihnin pejgamberin më gjatë, dhe mësonte nga ata atë që ua kishte mësuar pejgamberi atyre. Kurdo qoftë që dëgjonte se ndokush e dinte një hadith të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] që ai nuk e dinte, ai shkonte me ngut tek ai dhe e regjistronte. Çkado që dëgjonte, ai e këqyrte me kujdes dhe e krahasonte me transmetimet tjera. Ai shkonte tek deri në tridhjetë sahabë për të verifikuar një çështje të vetme.

    Abdullahu [radiallahu anhu] përshkroi atë çfarë ai bëri një herë e një kohë, kur dëgjoi se një sahab i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] e dinte një hadith të panjohur për të: "Shkova tek ai gjatë kohës së gjumit të pasdrekes dhe shtriva pelerinën time përpara derës së tij. Era ma rrahte me pluhur [ndërsa e pritja atë]. Po të doja, do të kërkoja leje nga ai për të hyrë dhe ai me siguri do t'më lejonte. Por, parapëlqeva që ta pres atë, me qëllim që ai të freskohej plotësisht. Duke dalur nga shtëpia e tij dhe pasi më pa në atë gjendje, ai tha:'O kushëriri i pejgamberit! Ç'është me ty? Po të dërgoje dikë për t'më thirrur do të vija tek ti.' 'Unë jam ai që duhet të vijë tek ti, ngase diturinë duhet kërkuar, ajo nuk vjen vetëm,' – thashë unë. E pyeta lidhur me hadithin dhe mësova nga ai."

    Në këtë mënyrë, Abdullahu i kushtuar pyeste, dhe pyeste, dhe vazhdonte të pyeste. Dhe ai e shoshiste dhe analizonte informatën që e mblidhte me mendjen e tij të mprehtë e tepër të përpiktë. Nuk ishte vetëm mbledhja e haditheve në të cilën specializoi Abdullahu. Ai iu kushtua edhe kërkimit të diturisë në një mori të gjerë lëmish. Ai kishte një admirim të posaçëm ndaj Zejd Ibn Thabit, shënuesin e shpalljes, gjykatësin kryesor dhe juristin këshillues në Medine, një ekspert në ligjin e trashëgimisë dhe leximin e Kur'anit. Kur Zejdi kishte për qëllim të udhëtonte, Abdullahu i ri qëndronte i përulur anash tij dhe duke mbajtur frerët e kafshës së tij përvetësonte qëndrimin e një robi të përulur në prani të zotëriut të tij. Zejdi i thoshte atij: "Mos, o kushëriri i pejgamberit." "Kështu jemi urdhëruar që t'i trajtojmë të dijshmit në mesin tonë," – thoshte Abdullahu. Dhe Zejdi ia kthente atij:"Më lerë ta shoh dorën." Abdullahu e shtrinte dorën e tij. Zejdi, duke e mbajtur atë, e puthte atë [dorën] dhe thoshte:"Kështu jemi urdhëruar t'i trajtojmë ehl el-bejt [anëtarët e shtëpisë së pejgamberit]."

    Ndërsa dituria e Abdullahut [radiallahu anhu] shtohej, atij i rritej edhe gjatësia trupore. Mesruk ibn el-Axhda ka thënë për të: "Kurdo qoftë që e shihja Ibn Abasin, thoja: Ai është njeriu më i pashëm. Kur ai fliste, thosha: Ai është njeriu më elokuent. Dhe kur ai mbante fjalim, thosha: Ai është njeriu më i ditur."

    Halifeja Umer ibn el-Hatab shpesh kërkonte këshillën e tij në çështje të rëndësishme të shtetit dhe e përshkroi atë si "i riu i pjekur."
    Sad ibn ebi Uekas e përshkroi atë me këto fjalë: "Kurrë se kam parë dikë më të shpejtë në nxënie, që ka më shumë dituri dhe urtësi më të madhe se Ibn Abas. Kam parë Umerin [radiallahu anhu] që e thërriste atë për të diskutuar probleme të vështira në prani të veteranëve të Bedrit nga mesi i Muhaxhirinëve dhe Ensarëve. Ibn Abas fliste dhe Umeri nuk e nënvleftësonte atë." Ishin këto cilësi që e bënë Abdullah Ibn Abasin të njihet si "dijetari i këtij Umeti."

    Abdullah Ibn Abas nuk kënaqej vetëm me grumbullimin e diturisë. Ai ndjente se kishte për detyrë ndaj Umetit t'i mësonte ata që kërkonin dituri dhe masën popullore të komunitetit musliman. Ai iu kthye mësimit dhe shtëpia e tij u bë një universitet – po, një universitet në kuptimin e plotë të fjalës, një universitet me mësime të specializuara por me ndryshimin se ishte vetëm një mësues, Abdullah ibn Abasi.

    Pati një reagim entuziast ndaj orëve të mësimit që Abdullahu mbante. Një nga shoqëruesit e tij përshkroi një skenë tipike përpara shtëpisë së tij: "Pashë njerëz që ndrydheshin në rrugët që çonin për tek shtëpia e tij gjersa s'kishte më hapësirë përpara shtëpisë. Shkova dhe i tregova për turmat e njerëzve përpara shtëpisë së tij dhe ai tha: 'Më sjell ujë për abdes.' Ai mori abdes dhe, pasi u ul, tha: 'Dil dhe thuaju: Kushdo që dëshiron të pyes rreth Kur'anit dhe shkronjave të tij [shqiptimit] le të hyjë.' E bëra këtë dhe njerëzit hynë gjersa u mbush shtëpia. Për çkado që pyetej, Abdullahu [radiallahu anhu] ishte në gjendje ta shpjegonte dhe madje ofronte informata shtesë për atë çfarë pyetej. Pastaj [studentëve të tij] u thoshte: 'Lironi vendin për vëllezërit e juaj.' Pastaj më thoshte mua: 'Dil dhe thuaj: Kushdo që dëshiron të pyes rreth Kur'anit dhe interpretimit të tij, le të hyjë.' Prapë shtëpia e tij mbushej dhe Abdullahu shpjegonte dhe ofronte më shumë informata sesa kërkohej." Dhe kështu vazhdoi me grupe njerëzish që vinin për të diskutuar fikh [jurisprudencë], hallall dhe haram, trashëgiminë në Islam, poezinë dhe etimologjinë.

    Për t'iu shmangur dyndjeve të grupeve të mëdha të njerëzve që vinin për të diskutuar tema të ndryshme në një ditë, Abdullahu vendosi t'ia kushtojë një ditë të tërë vetëm një lëmie. Në atë ditë mësohej vetëm interpretimi i Kur'anit kurse në ditën tjetër vetëm fikh. Ekspeditat apo fushatat e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], poezia, historia Arabe para Islamit ishin të caktuara për ditët e veçanta.

    Abdullah ibn Abas [radiallahu anhu] u solli mësimeve të tija një kujtesë të fuqishme dhe një intelekt të frikshëm. Shpjegimet e tij ishin të sakta, të qarta dhe të logjikshme. Argumentet e tij ishin bindës dhe të mbështetura nga dëshmia përkatëse tekstuale dhe faktet historike.

    Një nga rastet kur janë përdorur aftësitë e tija të frikshme bindëse ishte gjatë halifatit të Aliut [radiallahu anhu]. Një numër i madh përkrahësish të Aliut në qëndrimin e tij kundër Muauijes [radiallahu anhu] sapo e kishin braktisur atë.

    Abdullah Ibn Abas [radiallahu anhu] shkoi tek Aliu dhe kërkoi leje për të folur me ta. Aliu [radiallahu anhu] ngurroi nga frika se Abdullahu do të rrezikohej nga ata por përfundimisht lëshoi pe nga optimizmi i Abdullahut se asgjë e pafavorshme s'do të ndodhte. Abdullahu shkoi te grupi. Ata ishin zhytur në adhurim. Disa nuk donin ta lejonin të fliste por të tjerët qenë të gatshëm ta dëgjojnë atë.

    "Më thoni," – pyeti Abdullahu, "çfarë ankesash keni kundër kushëririt të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], bashkëshortit të bijës së tij dhe të parit nga ata që i besuan atij?"

    "Njerëzit vazhduan të tregojnë tre ankesat kryesore kundër Aliut. Së pari, se ai ka caktuar njerëz për të gjykuar në çështjet që i takojnë fesë së Allahut – dmth që Aliu është pajtuar të pranojë ndërmjetësimin e Ebu Musa el-Esberit dhe Amr ibn el-As në konfliktin me Muauijen. Së dyti, se ai ka luftuar dhe nuk ka marrë as pre lufte as robër lufte. Së treti, se ai s'ka këmbëngulur në titullin e Emir el-Mu'minin [udhëheqësit të besimtarëve] gjatë procesit të ndërmjetësimit, ndonëse muslimanët i kanë bërë betimin atij dhe ai ishte emiri i pranueshëm. Për ta kjo siç duket kjo ishte shenjë e dobësisë dhe shenjë që Aliu ishte i gatshëm të diskreditonte pozitën e tij të pranueshme si Emir el-Mu'minin.

    Në përgjigje, Abdullahu [radiallahu anhu] i pyeti ata se a do ta ndërronin pozitën e tyre po të citonte ai thënie nga Kur'ani dhe thënie të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] në të cilat ata s'kishin vërejtje dhe që kishin të bënin me kriticizmin ndaj tyre. Ata u përgjigjen se ata do ta bënin këtë dhe Abdullahu vazhdoi:


    "Për sa i përket thënies suaj se Aliu ka caktuar njerëz për të gjykuar në çështjet që i përkasin fesë së Allahut, Allahu i lavdëruar thotë: 'O ju që besoni! Mos e mbytni gjahun ndërsa jeni në rrethinat e shenjta apo në veshjen e pelegrinit [ihram]. Nëse e bëni këtë qëllimisht, zhdëmtimi për këtë është sakrifikimi i një kafshe shtëpiake e barabartë me të mbyturën dhe gjykuar nga dy burra nga mesi i juaj.' "Ju vë në be, pash Allahun! A është të gjykuarit nga njerëzit në çështjet që i përkasin ruajtjes së gjakut të tyre dhe jetëve të tyre dhe bërja e paqes mes tyre më meritore për kujdes sesa të gjykuarit mbi një lepur, vlera e të cilit është vetëm një çerek dirhemi?"

    Përgjigja e tyre ishte, natyrisht, që ndërmjetësimi ishte më i rëndësishëm në rastin e ruajtjes së jetëve të muslimanëve dhe bërja e paqes mes tyre sesa vrasja e gjahut në rrethinën e shenjtë për të cilën Allahu ka lejuar ndërmjetësimin nga njerëzit. "A i dhamë fund kësaj pike?" – pyeti Abdullahu dhe përgjigja e tyre ishte: "Allahume, naam [O Zot, po!]" Abdullahu vazhdoi më tutje: "Përsa i përket asaj se Aliu luftoi dhe nuk mori robër lufte siç bënte pejgamberi [salallahu alejhi ue selam], a mos vërtet dëshironi ta merrni "nënën" tuaj A'ishe si rob dhe ta trajtoni atë si gjahun, në mënyrën që trajtohen të zënit robër? Nëse përgjigja e juaj është "po," atëherë ju keni bërë kufër [mosbesim]. E nëse thoni se ajo s'është "nëna" e juaj, po ashtu do të bënit kufër, ngase Allahu i lavdëruar ka thënë: 'Pejgamberi është më i afërt ndaj besimtarëve sesa që ata janë ndaj vetes së tyre dhe bashkëshortet e tij janë nënat e tyre [me të drejtë respekti].' el-Ahzab: 6. Zgjidhni për vete çfarë të doni," – tha Abdullahu dhe pastaj pyeti: "Atëherë, a i dhamë fund edhe kësaj pike?" dhe po ashtu edhe kësaj here përgjigja ishte: "Allahume, naam [O Zot, po!]"

    Abdullahu vazhdoi më tutje: "Përsa i përket thënies se Aliu ka dorëzuar titullin e Emir el-Mu'min, [përkujtoni] se vetë pejgamberi, salallahu alejhi ueselam, në kohën e Hudejbijes kërkoi që idhujtarët të shkruajnë në marrëveshjen e bërë me ta: 'Kjo është për çfarë është pajtuar i dërguari i Allahut…' dhe ata kundërshtuan:'Po të besonim që ti je i dërguar i Allahut ne s'do ta bllokonim rrugën për në Ka'be e as që do të të luftonim. Shkruaj në vend të kësaj: 'Muhamedi i biri i Abdullahut.' Pejgamberi e pranoi kërkesën e tyre duke thënë: 'Pasha Allahun, unë jam i dërguari i Allahut edhe nëse këta s'më pranojnë." Në këtë pikë Abdullah ibn Abas i pyeti disidentët: "A i dhamë fund edhe kësaj pike? Dhe përgjigja e tyre prapë ishte:"Allahume, naam [O Zot, po!]"

    Një nga frytet e kësaj sfide foljore në të cilën Abdullahu [radiallahu anhu] tregoi diturinë e tij të brendshme mbi Kur'anin dhe biografinë e pejgamberit, si dhe fuqitë e tij të mrekullueshme të argumentimit dhe bindjes, ishte që shumica, nja njëzet mijë njerëz, iu kthyen radhëve të Aliut. Nja katër mijë, ndërkaq, mbeten kokëfortë. Këta më vonë u njohën si Hauarixhët.

    Në këtë dhe rastet tjera, Abdullahu guximtar tregoi që ai e parapëlqen paqen mbi luftën, dhe logjikën kundër forcës dhe dhunës. Mirëpo, Ai nuk njihej vetëm për guximin e tij, për mendjen e tij të mprehtë dhe diturinë e gjerë. Ai po ashtu njihej për bujarinë dhe mikpritjen e madhe të tij. Disa nga bashkëkohësit e tij kanë thënë për shtëpinë e tij: "Nuk kemi parë ndonjë shtëpi të ketë më shumë ushqim dhe pije apo fruta më shumë se shtëpia e Ibn Abasit."

    Ai kishte një interesim të sinqertë për njerëzit. Ai ishte i matur dhe i kujdesshëm. Ai një herë e një kohë ka thënë: "Kur e kuptoj rëndësinë e ndonjë ajeti nga Libri i Allahut, dëshiroj që të gjithë njerëzit ta dinë atë që unë e di."

    "Kur dëgjoj për ndonjë sundues musliman që është i paanshëm dhe sundon drejtësisht, unë gëzohem për këtë dhe lutem për të…"
    Kur dëgjoj për shirat që bien në tokën e muslimanëve, kjo më mbush gëzim…"
    Abdullah ibn Abasi [radiallahu anhu] ishte i qëndrueshëm në adhurimin e tij. Ai rregullisht agjëronte dhe shpesh ngrihej natën për t'u falur. Ai qante ndërsa falej dhe lexonte Kur'an. Dhe kur recitonte ajetet që kanë të bëjnë me vdekjen, ringjalljen dhe jetën e përtejme, zëri i tij rëndohej nga dënesja e thellë.

    Ai vdiq në moshën shtatëdhjetë e një vjeç në qytetin malor Taif.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •