Selamu alejkum ramazan it
ndonjeher dine te ma kenaqish zemren,
flm shume per keto biografi te shkurta por kuptimplote.
Allahu te shperblefte me begatit dhe te mirat e Tij.
Selamu alejkum ramazan it
ndonjeher dine te ma kenaqish zemren,
flm shume per keto biografi te shkurta por kuptimplote.
Allahu te shperblefte me begatit dhe te mirat e Tij.
urtësia
Abdur-Rahman Ibn Auf
Ai ishte një nga tetë personat e parë që e pranuan Islamin. Ai ishte një nga dhjetë personat [el-esheretul-mubeshirin] që u patën siguruar se do të hyjnë në parajsë. Ai ishte një nga gjashtë personat që qenë zgjedhur nga Umer për të formuar këshillin për të zgjedhur Halifen pas vdekjes së tij. Emri i tij gjatë ditëve të injorancës ishte Ebu Amr. Por, kur ai e pranoi Islamin, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] atë e quajti Abdur-Rahman.
Abdur-Rahmani u bë musliman para se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] të hynte në shtëpinë e Erkamit. Në të vërtetë thuhet që ai e pranoi Islamin vetëm dy ditë pas Ebu Bekrit [radiallahu anhu]. Abdur-Rahmani nuk u iku keqtrajtimeve të Kurejshitëve me të cilat përballeshin muslimanët e hershëm. Ai i duroi këto keqtrajtime dhe qëndroi i paepur mu sikurse ata. Dhe kur ata qenë të detyruar ta lënë Meken e të shkojnë në Abisini për shkak të persekutimeve të vazhdueshme e të papërballueshme, Abdur-Rahmani gjithashtu shkoi. Ai u kthye në Meke kur u hapën fjalë që gjendja ishte përmirësuar për muslimanët, por këto fjalë s’kishin qenë të vërteta dhe ai u largua prapë në Abisini në një hixhret [migrim] të dytë.
Dhe, ai prapë bëri hixhret për në Medine.
Pas pak pasi mbërriti në Medine, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] në mënyrën e tij të veçantë nisi çiftëzimin e Muhaxhirinëve dhe Ensarëve. Kjo vendosi një lidhje të fortë vëllazërore që ishte menduar të forcojë kohezionin shoqëror dhe të lehtësojë skamjen e Muhaxhirinëve. Abdur-Rahmani u lidh nga Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] me Sad Ibn er-Rebi’ah. Sad, me një shpirtmadhësi dhe bujari me të cilën Ensarët i mirëpritën Muhaxhirinët, i tha Abdur-Rahmanit: “Vëllai im! Midis njerëzve të Medines unë jam më i pasuri. Unë kam dy kopshte frutore dhe dy gra. Shiko se cila nga dy kopshtet po të pëlqen dhe unë do ta liroj atë për ty, dhe shiko se cila nga dy gratë e mia po të pëlqen më shumë dhe unë do ta divorcoj atë për ty.”
Abdur-Rahmani duhet të ketë qenë në siklet, dhe u përgjigj: “Allahu të bekoftë në familjen tënde dhe në pasurinë tënde. Por, vetëm më trego se ku gjendet pazari…” Abdur-Rahman shkoi në pazar dhe nisi të bënte tregti me ato pak resurse që pati. Ai merrej me shitblerje dhe përfitimi i tij rritej shumë shpejt. Pas pak ai u bë i pasur dhe qe në gjendje për t'u martuar. Një ditë, ai shkoi te pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] me aromë parfumi.
“Mehjem, O Abdur-Rahman!” thirri pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] – “Mehjem” është fjalë me origjine Jemenite, që tregon në befasi të këndshme.
“Jam martuar,” u përgjigj Abdur-Rahmani.
“Çfarë i ke dhënë gruas sate si mehr?” pyeti pejgamberi [salallahu alejhi ue selam].
“Një sasi ari,” u përgjigj Abdur-Rahmani.
“Ti duhet të bësh një uelimeh [gosti martese] qoftë edhe me vetëm një dele. Dhe Allahu të bekoftë në pasurinë tënde,” tha pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] me një kënaqësi dhe inkurajim të dukshëm.
Që andej e tutje Abdur-Rahmani aq shumë u përshtat në tregti të suksesshme, saqë thoshte që po ta ngrinte një gur, ai pritte të gjente ar apo argjend nën të! Abdur-Rahman u dallua në të dy betejat, Bedr dhe Uhud. Në Uhud ai qëndroi i paepur gjatë gjithë kohës dhe pësoi më shumë se njëzet plagë, disa nga ato të thella e të rënda. Megjithatë xhihadi i tij trupor ishte i barabartë me xhihadin e tij me pasurinë që kishte.
Një herë e një kohë, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] përgatitej për të nisur një ekspeditë ushtarake. Ai u bëri thirrje sahabëve dhe tha:
“Jepni lëmoshë ngase kam ndër mend të nisi një ekspeditë.” Abdur-Rahman shkoi në shtëpinë e tij dhe u kthye me ngut. “O i dërguar i Allahut,” tha ai, “Unë kam katër mijë dinarë. Unë i jap dy mijë për këtë qëllim ndërsa dy mijë po ua lë familjes sime.”
Kur pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] vendosi të dërgojë një ekspeditë në Tebukun e largët – kjo ishte ekspedita [gazua] e fundit në jetën e tij – nevoja e tij për financim dhe material s’ishte më e madhe se nevoja për njerëz, ngase forcat Bizantine ishin të mëdha dhe të pajisura mirë. Atë vit në Medine kishte mbretëruar thatësi e madhe. Udhëtimi për në Tebuk ishte i gjatë, më shumë se një mijë kilometra. Furnizimi ishte i pakët. Transporti ishte aq shumë i kërkuar, saqë një grup muslimanësh erdhën te pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe e lutnin që të shkonin me të, por ai i refuzoi nga që s’mund të gjente transport [kafshë] për ta.
Këta njerëz u pikëlluan dhe u mërzitën aq shumë, saqë u bënë të njohur si Bekke’in apo Qaramanët dhe vetë ushtria u quajt Ushtria e Mundimit [Usrah]. Pas kësaj, pejgamberi thirri Shoqëruesit e tij që të japin bujarisht për qëllimin e luftës në rrugë të Allahut dhe i siguroi që do të shpërblehen. Përgjigja e muslimanëve ndaj pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] ishte e menjëhershme dhe bujare. Në ballë të atyre që iu përgjigjen thirrjes ishte edhe Abdur-Rahman Ibn Auf. Ai dha dyqind aukije në ar pas çka Umer Ibn el-Hatab i tha pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:
“Unë pashë që Abdur-Rahman gaboi. Ai nuk i la gjë familjes së vet.”
“A ke lënë ndonjë gjë për familjen tënde, Abdur-Rahman?” pyeti Pejgamberi.
“Po,” u përgjigj Abdur-Rahman. “Unë u lash atyre më shumë se që dhashë, madje edhe më shumë.”
“Sa?” pyeti pejgamberi [salallahu alejhi ue selam].
“Atë që Allahu dhe i dërguari i Tij kanë premtuar si furnizim, mirësi dhe shpërblim,” u përgjigj Abdur-Rahman.
Ushtria muslimane përfundimisht u nis për në Tebuk. Atje Abdur-Rahman u bekua me një nder që nuk i ishte dhënë askujt para tij. Erdhi koha për namaz dhe pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] nuk qe aty për të udhëhequr në namaz. Muslimanët e zgjodhën Abdur-Rahmanin si imam të tyrin. Rekati i parë gati ishte plotësuar kur pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] iu bashkëngjit adhuruesve dhe kreu namazin pas Abdu-Rahman Ibn Auf. A mund të ketë nder më të madh ndaj ndokujt se të jetë imam i krijesës më të nderuar të Allahut, imam i pejgamberit, imam i Muhamedit, të dërguarit të Allahut!
Kur pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] vdiq, Abdur-Rahmani mori përgjegjësinë e përkujdesjes për nevojat e familjes së tij, Nënave të besimtarëve. Ai do të shkonte me ato kurdo që ato dëshironin, madje ai bëri edhe Haxh me ato që të sigurohej se të gjitha nevojat e tyre po përmbusheshin. Kjo është shenjë e besimit dhe sigurisë, të cilin ai e gëzonte nga ana e familjes së pejgamberit [salallahu alejhi ue selam].
Mbështetja e Abdur-Rahmanit për muslimanët dhe gratë e pejgamberit [salallahu
alejhi ue selam] në veçanti ishte mjaft mirë e njohur. Një herë e një kohë ai shiti një pjesë të tokës së tij për dyzet mijë dinarë dhe e shpërndau tërë këtë sasi parash midis Benu Zehre [të afërmit e nënës së pejgamberit, Emines], të varfërve ndër muslimanët dhe grave të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Kur Aisha [radiallahu anha] pranoi një pjesë të kësaj sasie, ajo pyeti:
“Kush i ka dërguar këto para?” dhe i qe thënë: Abdur-Rahmani, pas çka ajo tha: “I dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë: “Askush s’do të ndjej dhembshuri për ty pasi që unë të vdes, përveç durimtarëve.”
Lutja e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] që Allahu të bekojë pasurinë e Abdur-Rahmanit u dukë të jetë me Abdur-Rahmanin gjatë gjithë jetës së tij. Ai u bë njeriu më i pasur ndër sahabët e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Transaksionet e tija të biznesit pa ndryshim rezultonin në sukses ndërsa pasuria e tij vazhdonte te shtohej. Karvanët e tija tregtare nga dhe për në Medine sa vinin e rriteshin duke iu sjell banorëve të Medines grurë, miell, veshje, enë kuzhine, parfume dhe çkado që kishin nevojë dhe duke eksportuar çfarëdo prodhimi që ata kishin.
Një ditë u dëgjua një gjëmim që vinte nga përtej kufijve të Medines, i cili zakonisht ishte një qytet i qetë dhe i patrazuar. Gjëmimi sa vinte e rritej. Veç kësaj, retë e pluhurit dhe rëra përziheshin në erën që po frynte. Banorët e Medines pas pak kuptuan që një karavan po hynte në qytet. Ata qëndronin të habitur ndërsa shtatëqind deve të ngarkuara me mall hynë në qytet dhe vërshuan rrugët. Pati shumë britma dhe eksitim kur njerëzit thirrnin njëri-tjetrin për të dalë jashtë që të shohin pamjen dhe çfarë të mirash ka sjell karavani.
Aisha [radiallahu anhu] e dëgjoi gurgulenë dhe pyeti: “Çfarë po ndodh në Medine?” dhe asaj i qe thënë: “Është karavani i Abdur-Rahman Ibn Aufit që ka ardhur nga Siria me mallra.”
“E gjithë kjo zhurmë për një karvan?” pyeti ajo në mosbesim.
“Po, oj Nëna e besimtarëve. Janë ardhur shtatëqind deve.”
Aisha tundi kokën dhe vështroi në largësi sikur mundohej të ringjallte në kujtesë skena apo thënie të së kaluarës, dhe më pas tha: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut [salallahu alejhi ue selam] duke thënë: E kam parë Abdur-Rahman Ibn Aufin duke hyrë zvarrë në parajsë.”
Përse zvarrë? Përse s’do të hynte në parajsë duke ecur me hap të shpejtë me sahabët e hershëm të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]?
Disa njerëz të tij ia transmetuan Abdur-Rahmanit hadithin që kishte përmendur Aisha. Ai kujtoi që kishte dëgjuar hadithin më shumë se një herë nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe shpejtoi për tek shtëpia e Aishes dhe i tha asaj:
“Oj Nënë! A e ke dëgjuar këtë nga i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]?”
“Po,” u përgjigj ajo.
“Ma ke kujtuar një hadith të cilin kurrë se kam harruar,” është transmetuar nga ai të ketë thënë gjithashtu. Ai ishte i gëzuar së tepërmi dhe shtoi: “Po të mundja, unë sigurisht do të kisha dashur të hyja në këmbë në parajsë. Po të betohem, oj Nënë, që këtë karavan me tërë mallrat e tija do ta jap për hir të Allahut.”
Kështu edhe veproi. Në një festival madhështor të lëmoshës dhe mirësisë, ai e shpërndau tërë atë që karvani u kishte sjell banorëve të Medines dhe rajoneve të afërta.
Ky është vetëm një incident që tregoi çfarë njeriu ishte Abdur-Rahmani. Ai fitoi një pasuri të madhe por asnjëherë nuk lejoi që të lidhet për të për hir të vetin dhe nuk lejoi që ajo ta prishte atë.
Bujaria e Abdur-Rahmanit nuk u ndal më këtë. Ai vazhdoi të jepte me të dy duart, fshehurazi dhe haptas. Disa shifra që përmenden, vërtet janë mahnitëse: dyzet mijë dirhem në argjend, dyzet mijë dinarë në ar, dyqind aukije në ar, pesëqind kuaj muxhahidinëve, katërqind dinarë në ar atyre që mbeten gjallë nga lufta e Bedrit dhe një trashëgimi të madhe Nënës së besimtarëve, dhe kështu me radhë.
Për këtë bujari të mrekullueshme, Aisha tha:
“Allahu i dhashtë atij të pijë ujë nga Selsebili [burim në parajsë].” E gjithë kjo pasuri nuk e prishi Abdur-Rahmanin dhe nuk e ndryshoi atë. Kur ai gjindej midis punëtorëve dhe ndihmësve të tij, njerëzit s’mund ta dallonin atë nga ata. Një ditë atij i qe sjellur ushqim për ta përfunduar agjërimin. Ai e shikoi ushqimin dhe tha: “Musab Ibn Umejr është vrarë. Ai ishte më i mirë se unë. Ne nuk gjetëm asgjë të tijën për ta qefinosur atë, përveç që mbulonte kokën e tij por këmbët e tij mbeteshin të zbuluara. Pastaj Allahu na dhuroi pasuritë e botës… Unë vërtet kam frikë që shpërblimi ynë na është dhënë më herët [në këtë botë].” Ai nisi të qajë dhe të dënes dhe s’mundi të hante gjë. Allahu i dhashtë Abdur-Rahmanit lumturi midis “atyre që harxhojnë pasurinë e tyre në rrugë të Allahut dhe nuk e përcjellin dhënien e tyre me përmendje të bujarisë së tyre apo me mburrje. Shpërblimi i tyre gjendet te Zoti i tyre. Për ta s’do të ketë as frikë e as pikëllim.” [Bekare: 262]
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Zejd ibn Thabit
Jemi në vitin e dytë të Hixhretit. Medina, qytetit i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] po gumëzhin nga aktiviteti ndërsa muslimanët po përgatiten për marshimin e gjatë për në Bedr.
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] bëri kontrollin përfundimtar e ushtrisë së parë që po mobilizohej nën komandën e tij për të zhvilluar luftë kundër atyre që kishin torturuar muslimanët për vite me radhë dhe të cilët ende ngulmonin për t'i dhënë fund misionit të tij.
Një i ri, ende pa mbushur të trembëdhjetat, iu afrua radhëve. Ai ishte me besim në vete dhe vigjilent. Ai mbante një shpatë e cila ishte e gjatë apo mbas gjase pak më e gjatë se vetë ai. Ai shkoi tek pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe tha:"Të përkushtohem ty, o i dërguar i Allahut. Më jep leje të jem me ty dhe t'i luftojë armiqtë e Allahut nën flamurin tënd".
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e shikoi atë me admirim dhe e qëlloi lehtë në krahët e tij me butësi të përzemërt. Ai e lavdëroi atë për guximin e tij por nuk pranoi që ta fuste në ushtri ngaqë ai ishte tepër i ri.
I riu, Zejd Ibn Thabit, u kthye dhe u largua zemërvrarë dhe i pikëlluar. Ndërsa ecte, me një hap të ngadaltë dhe të matur, ai nguli shpatën e tij në tokë në shenjë dëshpërimi. Atij i qe mohuar nderi i shoqërimit të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] në fushatën e parë të tij. Prapa tij qëndronte nëna e tij, en-Neuer bin Melik. Edhe ajo ndjehej e brengosur dhe e pikëlluar. Ajo kishte qejf të shihte të birin e saj të shkonte me ushtrinë e muxhahidinëve dhe të ishte me pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] në momentet vendimtare.
Një vit më vonë, ndërsa po zhvilloheshin përgatitjet për ndeshjen e dytë me Kurejshitët e cila zuri vend në Uhud, një grup muslimanësh të rinj që po mbartnin lloje të ndryshme të armëve – shpata, shtiza, harqe dhe mburoja – iu afruan pejgamberit. Ata kërkonin të rekrutoheshin në çfarëdo forme në radhët muslimane. Disa nga ata, si Refi Hadi dhe Samureh ibn Xhundub, të cilët ishin të fortë dhe të ndërtuar mirë për vjetët që kishin dhe të cilët kishin dëshmuar aftësi për t'u kacafytur dhe përdorur armët, iu dha leja nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] për t'iu bashkangjitur forcave muslimane. Të tjerët si Ibn Umer dhe Zejd ibn Thabit ende konsideroheshin nga pejgamberi si tepër të rinj dhe të papjekur për luftim. Ndonëse ai u premtoi se do të merreshin parasysh në fushatat e mëvonshme. Ishte vetëm në betejën e Hendekut kur Zejdi ishte rreth gjashtëmbëdhjetë vjeç që atij më në fund iu dha leje të mbartë armët në mbrojtje të komunitetit musliman.
Ndonëse Zejdi mezi priste të merrte pjesë në luftime, ai nuk kujtohet si luftëtar. Pas refuzimit të tij për fushatën e Bedrit, ai pranoi faktin se ishte tepër i ri për të luftuar në betejat e mëdha. Mendja e tij vigjilente iu kthye fushave tjera të shërbimit, të cilat s'kishin lidhje me moshën dhe të cilat do të mund ta afronin atë më afër pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Ai konsideronte fushën e diturisë dhe në veçanti mësimin përmendsh të Kur'anit. Ai ia përmendi këtë ide nënës së tij. Ajo u gëzua dhe menjëherë u orvat që ta realizonte këtë ambicie. en-Neuer bisedoi me disa njerëz nga Ensarët në lidhje me dëshirën e të birit dhe ata e trajtuan këtë çështje me pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] duke thënë:"O i dërguar i Allahut, biri ynë, Zejd Ibn Thabit, ka mësuar përmendsh shtatëmbëdhjetë kaptina të Kur'anit dhe i këndon ato mu ashtu siç t'u kanë shpallur ty. Veç kësaj, ai është i mirë në shkrim dhe lexim. Me këtë shërbim ai dëshiron të të afrohet. Dëgjoje atë nëse do".
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dëgjoi Zejdin duke recituar disa kaptina që ai kishte mësuar përmendsh. Këndimi i tij ishte i qartë dhe i bukur dhe ai ndalej dhe bënte pauzë, gjë që tregon se ai kuptonte mirë atë çfarë këndonte.
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u nda i kënaqur. Vërtet, ai gjeti se aftësitë e Zejdit i tejkalonin lavdërimet që i ishin dhënë nga të afërmit e tij. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] pastaj e ngarkoi me një detyrë e cila kërkonte inteligjencë, aftësi dhe ngulmim.
"Zejd, mëso shkrimin e çifutëve", instruktonte pejgamberi. "Si urdhëro, o i dërguar Allahut", përgjigjej Zejdi i cili iu qas mësimit të gjuhës çifute me entuziazëm. Ai u bë tepër i aftë në këtë gjuhë dhe e shkruante atë për pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] kur ai dëshironte të komunikonte me çifutët. Zejdi po ashtu lexoi dhe përktheu nga hebraishtja kur çifutët i shkruanin pejgamberit. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e instruktoi atë të mësonte gjuhën Siriane po ashtu dhe ai e bëri këtë. Kështu Zejdi kryente funksionin e rëndësishëm të përkthyesit për pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] në marrëdhëniet me folësit jo-Arabë.
Entuziazmi dhe aftësia e Zejdit ishin të qarta. Kur pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u ndie i sigurt për besueshmërinë e tij në ngarkimin e detyrave dhe kujdesin, saktësinë dhe të kuptuarit me të cilat ai kryente punët, ai ia besoi Zejdit përgjegjësinë e madhe të të shënuarit të shpalljes hyjnore.
Kur pejgamberit i shpallej ndonjë pjesë e Kura'nit, ai shpesh kërkonte Zejdin dhe instruktonte atë të sillte materiale që shkruhej në to: pergamenë, bojë shkrimi, dhe shkruante shpalljen.
Zejdi s'ishte i vetmi që kryente punën e shkruesit për pejgamberin. Një burim ka njehsuar katërdhjetë e tetë persona që shkruanin për të. Zejdi ishte shumë i shquar ndër ta. Ai jo vetëm që shkruante, por gjatë kohës së pejgamberit ai mblodhi pjesë të Kur'anit që ishin shkruar nga të tjerët dhe i radhiste ato nën mbikëqyrjen e pejgamberit. Ai është transmetuar të ketë thënë:
"Ne bënim përmbledhjen e Kur'anit nga dorëshkrime të vogla në praninë e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]". Në këtë mënyrë, Zejdi e ndiente Kur'anin drejtpërdrejt nga vetë pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]. Mund të thuhej që ai u rrit me ajetet e Kur'anit, duke kuptuar mirë rrethanat e secilës shpallje.
Kështu ai mësoi sekretet e Sheriatit dhe në një moshë të re ai fitoi reputacionin e merituar si dijetari kryesor mes shoqëruesve të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam].
Pas vdekjes se pejgamberit, barra ra mbi këtë të ri fatlum i cili specializoi në Kur'an për të vërtetuar referimin e parë dhe kryesor për Umetin e Muhamedit. Kjo u bë një detyrë që kërkonte zgjidhje të menjëhershme pas luftërave të Braktisjes [femohimit] dhe betejës së Jemames në veçanti në të cilën u vranë një numër i madh atyre që kishin mësuar përmendsh Kur'anin.
Umeri e bindi halifen Ebu Bekr se po që se Kur'ani s'mblidhet në një dorëshkrim, një pjesë e madhe e tij rrezikonte të humbiste. Ebu Bekr thirri Zejd Ibn Thabitin dhe i tha: "Ti je një djalosh inteligjent dhe ne nuk dyshojmë në ty [se gënjen apo se ke mbamendje të dobët] dhe ti ke shkruar shpalljen për të dërguarin e Allahut. Andaj, kërko pjesët e Kur'anit dhe mblidhe atë në një dorëshkrim".
Zejdi ishte i vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësie. Ai më vonë tha: "Pasha Allahun, sikur ai [Ebu Bekr] të më urdhëronte për të zhvendosur një kodër nga vendi i saj, s'do të ishte më rëndë për mua sesa ajo çfarë më kishte urdhëruar lidhur me mbledhjen e Kur'anit".
Zejdi më në fund pranoi detyrën dhe, sipas tij, "filloi të gjente materialin Kur'anor dhe mbledhjen e tij në pergamene, kërcell të gjetheve të palmës së hurmës dhe nga kujtesa e njerëzve [që e dinin përmendsh]".
Kjo ishte një detyrë mjaft e përpiktë dhe Zejdi ishte i kujdesshëm që asnjë gabim
i vetëm, sado i vogël apo i paqëllimtë, të përvidhej në punën. Kur Zejdi përfundoi detyrën e tij, ai la fletët e përgatitura tek Ebu Bekri. Para se të vdiste, Ebu Bekri i la fletët tek Umeri i cili sipas radhës ia la ato të bijës së tij, Hafsas. Hafsa, Umm Seleme dhe Aisha ishin gratë e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], të cilat e mësuan përmendsh Kur'anin.
Gjatë kohës së Uthmanit [radiallahu anhu] gjatë të cilës Islami ishte përhapur gjerë e gjatë, dallimet në leximin e Kur'anit u bënë të qarta. Një grup sahabësh të pejgamberit, të udhëhequr nga Hudhejfe ibn el-Jeman, i cili aso kohe gjindej në Irak, erdhi tek Uthmani dhe e nxiti atë të "ruajë Umetin Islam para se ata të përçaheshin lidhur me Kur'anin".
Uthmani e mori dorëshkrimin e Kur'anit nga Hafsa dhe prapë thirri autoritetin kryesor, Zejd ibn Thabitin, dhe disa tjerë sahabë kompetentë për të bërë një kopje të saktë të tij. Zejdi qe caktuar mbikëqyrës i tërë operacionit. Ai e plotësoi detyrën me pedantrinë e njëjtë me të cilën mblodhi fletët origjinale gjatë kohës së Ebu Bekrit.
Zejdi dhe ndihmësit e tij shkruan shumë kopje. Njërën nga këto Uthmani e dërgoi në çdo provincë muslimane me urdhrin që të gjitha materialet tjera Kur'anore, qofshin ato të shkruara në dorëshkrime fragmentare apo kopje të tëra, të digjeshin. Kjo ishte më rëndësi me qëllim që të eliminohej çfarëdo versioni apo dallimi nga teksti standard i Kur'anit. Uthmani mbajti një kopje për vete dhe ia ktheu dorëshkrimin origjinal Hafsas.
Kështu Zejd ibn Thabit u bë një ndër autoritetet kryesore të Kur'anit. Umer ibn el-Hatab një herë e një kohë iu drejtua muslimanëve dhe tha: "O njerëz, kushdo që dëshiron të pyes lidhur me Kur'anin, le të shkojë tek Zejd Ibn Thabit".
Dhe kështu është e mirënjohur se kërkuesit e diturisë ndër shoqëruesit e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe gjenerata që i trashëguan ata, të njohur si Tabiunë, vinin nga larg për të përfituar nga ditura e tij. Kur Zejdi vdiq, Ebu Hurejre tha: "Sot vdiq dijetari i këtij Umeti".
Kur një musliman mban Kur'anin dhe e këndon atë apo e dëgjon atë duke u kënduar, kaptinë pas kaptine, ajet pas ajeti, ai duhet të dijë se i ka borxh falënderimin dhe njohjen një shoqëruesi vërtet madhështor të pejgamberit, Zejd Ibn Thabit, për ndihmën e ofruar në ruajtjen e librit të urtësisë së përjetshme për të gjitha kohërat që do të vijnë. Vërtet ka thënë Allahu i bekuar dhe i lartësuar:
"Vërtet, Ne kemi shpallur librin e përkujtimit dhe Ne me siguri do ta ruajmë atë".[el-Hixhr, 9]
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Ebu Ubejde Ibn el-Xherrah
Paraqitja e tij ka qenë e habitshme. Ai ka qenë i hollë dhe i gjatë. Fytyra e tij ka qenë e ndritshme dhe ai pati një mjekër të rrallë. Ka qenë kënaqësi të shikosh në të dhe takimi me të ka qenë freskues. Ai ka qenë skajshmërisht i sjellshëm, i thjeshtë dhe shumë i turpshëm. Megjithëkëtë, në raste të rrezikshme, ai bëhej serioz dhe vigjilent, që i ngjasonte tehut të ndezur të shpatës në ashpërsinë dhe mprehtësinë e tij.
Ai qe përshkruar si "Emin" apo besnik i komunitetit të Muhamedit. Emri i plotë i tij ishte Amir Abdullah ibn el-Xherrah. Ai qe i njohur si Ebu Ubejde. Në lidhje me të, Abdullah Ibn Umer, një nga shoqëruesit e pejgamberit, ka thënë:
"Tre persona nga fisi Kurejsh qenë më të shquarit, patën karakterin më të mirë dhe qenë më të thjeshtit. Nëse ata do t'ju folnin, ata nuk do t'ju mashtronin; nëse do t'ju folje atyre, ata s'do t'ju akuzonin për gënjeshtër: Ebu Bekr es-Siddik, Uthman ibn Affan dhe Ebu Ubejde ibn el-Xherrah".
Ebu Ubejde qe një nga personat e parë që pranuan Islamin. Ai u bë musliman një ditë pas Ebu Bekrit. Në fakt, ai u bë musliman nëpërmjet Ebu Bekrit. Ebu Bekr e çoi atë, Abdur-Rahman Ibn Aufin, Uthman Ibn Me'zun dhe el-Erkam Ibn Ebi el-Erkam te pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe së bashku ata shpallën pranimi e së vërtetës nga ana e tyre. Kështu, ata qenë shtyllat e para mbi të cilat qe ndërtuar ngrehina e parë Islame.
Ebu Ubejde pati një përvojë të hidhur, nëpër të cilën kaluan muslimanët në Meke, prej fillimit deri në fund. Së bashku me muslimanët e hershëm, ai duroi sharjet dhe dhunën, dhimbjen dhe pikëllimin e atij përjetimi. Në çdo sprovë, ai mbeti i vendosur dhe i pandryshueshëm në besimin e tij në Zotin dhe pejgamberin e Tij [salallahu alejhi ue selam]. Një nga përvojat më pikëlluese që ai pati, ndërkaq, qe beteja e Bedrit.
Ebu Ubejde ishte në pararojë të forcave muslimane, duke luftuar fuqishëm dhe si dikush që s'ia kishte fare frikën vdekjes. Kalorësia Kurejshite ishin skajshmërisht syçelë ndaj tij dhe i shmangeshin përballimit me të. Një njeri në veçanti, ndërkaq, vazhdonte ta përcillte Ebu Ubejden kudo që ai kthehej, ndërsa Ebu Ubejde përpiqej sa mundej të mos i dilte përpara dhe t'i ikte ndeshjes me të.
Njeriu u hodh në sulm. Ebu Ubejde u përpoq t'i shmangej atij. Përfundimisht njeriu arriti ta bllokojë udhën e Ebu Ubejdes dhe qëndroi si pengesë mes tij dhe Kurejshitëve. Ata tash ishin kokë më kokë me njëri-tjetrin. Ebu Ubejde s'mundi të përmbahej më. Ai ia dha një goditje në kokë njeriut. Njeriu ra në tokë dhe vdiq menjëherë.
Mos provoni t'ia qëlloni se kush ishte ky njeri. Kjo ishte, siç u tha më herët, një nga përvojat më pikëlluese nëpër të cilën iu desh të kalonte Ebu Ubejdes, dhe sa pikëlluese!, gati e pamundshme të imagjinohet. Ky njeri në fakt ishte Abdullah Ibn el-Xherrah, babai i Ebu Ubejdes!
Ebu Ubejde evidentisht nuk donte ta vriste babanë e tij, por në betejën mes besimit në Zot dhe politeizmit, zgjidhja që ai duhej ta bënte ishte thellësisht shqetësuese por e qartë. Në njëfarë mënyre, mund të thuhet se ai nuk e vrau babanë e tij, ai vetëm vrau politeizmin në figurën e babait të tij.
Në lidhje me këtë ngjarje, Zoti shpalli ajetet vijuese të Kur'anit:
"S'do të gjeni njerëz që besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit, të bëjnë miqësi me ata që kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur këta të ishin baballarët e tyre, vëllezërit e tyre apo fisi i tyre. Allahu e ka vendosur besimin në zemrat e tyre dhe i përforcoi ata më shpirt prej Tij. Ai do t'i bëjë ata të hyjnë në kopshtet nën të cilat rrjedhin lumenj, që ata të banojnë aty. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë grupi i Allahut. A nuk është grupi i Allahut i suksesshëm?" [el-Muxhadileh, 22]
Reagimi i Ebu Ubejdes në Bedr kur u ballafaqua me babanë e tij nuk qe i papritur. Ai kishte arritur një fuqi në besimin në Allahun, përkushtim ndaj fesë së Tij dhe një shkallë interesimi për umetin e Muhamedit, gjë që shumë njerëz e synonin.
Është transmetuar nga Muhamed Ibn Xha'fer, një shoqërues i pejgamberit, se një delegacion i Krishterë erdhi te pejgamberi dhe tha: "O Ebul Kasim, dërgoje një nga shoqëruesit e tu me ne, ndonjë me të cilin je i kënaqur, që të gjykojë mes nesh mbi disa çështje pronash rreth të cilave kemi mospajtime ndërmjet veti. Ne e respektojmë shumë popullin tënd musliman".
"Kthehu prapë tek unë në mbrëmje", u përgjigj pejgamberi, "dhe unë do ta dërgojë me ty një që është i fortë dhe besnik".
Umer ibn el-Hatab dëgjoi pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] të thotë këtë dhe më vonë tha:
"Shkova herët për ta falë namazin e drekës me shpresë të jem ai që do t'i përshtatej përshkrimit të pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]. Kur pejgamberi mbaroi namazin, ai filloi të shikojë në të djathtë dhe në të majtë të tij, dhe unë lartësohesha në mënyrë që ai t'më shihte. Por ai vazhdoi të kërkonte midis nesh derisa pa Ebu Ubejd Ibn el-Xherrah. Ai e thirri atë dhe tha: 'Shko me ta dhe gjyko mes tyre me të vërtetën rreth asaj për të cilën ata kundërshtohen'. Dhe kështu Ebu Ubejde u caktua".
Ebu Ubejde s'qe vetëm besnik. Ai shfaqi një qëndrueshmëri të madhe në zbatimin e besimit të tij. Kjo qëndrueshmëri u pa në disa raste.
Një ditë prej ditësh, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dërgoi një grup shoqëruesish të tij për ta takuar një karvan Kurejshit. Ai e caktoi Ebu Ubejden si emir [udhëheqës] të grupit dhe u dha atyre vetëm një trastë me hurma për ushqim. Ebu Ubejde i jepte secilit njeri nën komandën e tij vetëm nga një hurmë çdo ditë. Ai e thithte këtë hurme mu sikur fëmija gjirin e nënës së tij. Ai pastaj pinte ujë dhe kjo i mjaftonte atij për gjithë ditën.
Në ditën e Uhudit kur muslimanët ishin duke u shpartalluar, një nga mushrikët filloi të bërtasë: "Më tregoni ku është Muhamedi, më tregoni ku është Muhamedi!" Ebu Ubejde ishte njëri nga grupi prej dhjetë vetash, të cilët kishin rrethuar pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] për ta mbrojtur nga shtizat e mushrikinëve.
Kur mbaroi beteja, u pa se një nga dhëmballat e pejgamberit ishte thyer, balli i tij ishte shkallmuar dhe dy disqe nga mburoja e tij kishin depërtuar në faqet e tij. Ebu Bekr u nis me qëllim që t'ia nxjerrë këto disqe, por Ebu Ubejde tha: "Të lutem ma lerë mua këtë".
Ebu Ubejde kishte frikë se do t'i shkaktonte dhimbje të dërguarit nëse do t'ia nxirrte disqet me dorën e tij. Ai e kafshoi fort njërin nga disqet. Disku doli por një nga dhëmbët e tij prerës ra në tokë gjatë këtij procesi. Me dhembin tjetër prerës ai nxori diskun tjetër, por e humbi edhe këtë dhëmb po ashtu. Ebu Bekr vlerësoi: "Ebu Ubejde është njeriu më i mirë në thyerjen e dhëmbëve prerës!"
Ebu Ubejde vazhdoi të përfshihej në të gjitha ngjarjet e rëndësishme gjatë jetës së pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Pasi vdiq pejgamberi, shoqëruesit u mblodhën për të zgjedhur një trashëgimtar në Sakifeh apo vendtakimin e Benu Se'adas. Kjo ditë është e njohur në histori is dita e Sakifes. Në këtë ditë, Umer Ibn el-Hatab i tha Ebu Ubejdes: "Zgjate dorën të të zotohem për besnikëri, se kam dëgjuar pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] të thotë: "Çdo umet ka një emin [besnik] dhe ti je emini i këtij umeti".
"Unë s'do të pranoj", tha Ebu Ubejde, "që të dal përpara në prani të njeriut të cilin pejgamberi e urdhëroi të na udhëheq në namaz dhe i cili na udhëhoqi deri në vdekjen e pejgamberit". Ai pastaj iu zotua për besnikëri Ebu Bekr es-Sidikut. Ai vazhdoi të jetë këshilltar i afërt i Ebu Bekrit dhe përkrahës i fortë në kauzën e së vërtetës dhe mirësisë. Pastaj erdhi hilafeti i Umerit dhe Ebu Ubejde po ashtu i dha atij mbështetje dhe iu bind. Ai nuk e kundërshtoi atë në asnjë çështje veç njëres.
Ky rast ka ndodhur kur Ebu Ubejde ishte në Siri duke udhëhequr forcat muslimane nga një fitore në tjetrën, derisa e gjithë Siria u vu nën kontrollin musliman. Lumi
Eufrat gjendej në të djathtë dhe Azia e Vogël në të majtë.
Ishte atëherë kur një murtajë goditi Sirinë, dhe ata kurrë më parë nuk kishin provuar diçka të tillë. Kjo e shkretoi popullin. Umeri dërgoi një lajmëtar te Ebu Ubejde më një letër, ku shkruante:
"Kam nevojë të ngutshme për ty. Nëse letra ime të mbërrin natën, të nxisë që të largohesh para agut; nëse kjo letër të mbërrin gjatë ditës, të nxisë fuqimisht të largohesh para mbrëmjes dhe të nxitosh për tek unë".
Kur Ebu Ubejde pranoi letrën e Umerit, ai tha: "E di përse emir el-mu'min ka nevojë për mua. Ai do që ta sigurojë mbijetesën e dikujt, i cili s'është i përjetshëm". Kështu që ai i shkroi Umerit:
"E di që ke nevojë për mua. Por, unë jam në ushtrinë muslimane dhe nuk kam dëshirë ta shpëtojë veten nga ajo që i dëmton ata. S'dua të ndahem prej tyre derisa të dojë Allahun. Pra, kur të të mbërrijë kjo letër, më liro nga urdhëri yt dhe më lejo të qëndroj këtu".
Kur Umeri lexoi këtë letër, sytë iu mbushëm me lot dhe ata që ishin me të pyetën:
"A ka vdekur Ebu Ubejde, o emir el-mu'minin?"
"Jo", tha ai, "por atij i është afruar vdekja".
Intuita e Umerit s'qe e gabuar. Pa vonuar shumë, Ebu Ubejde u pllakos. Ndërsa vdekjen e kishte afër, ai i foli ushtrisë së tij:
"Më lejoni t'ju jap këshilla të cilat do t'ju ndihmojnë të qëndroni në shtegun e mirësisë përherë. Faleni namazin, agjërojeni muajin e Ramazanit, jepni sadaka, kryeni haxhin dhe umren, qëndroni të bashkuar dhe mbështeteni njëri-tjetrin, jini të sinqertë ndaj udhëheqësve tuaj dhe mos fshihni gjë prej tyre, mos lejoni që t'ju shkatërrojë kjo botë, se edhe po të jetonte njeriu një mijë vjet, ai megjithatë do të përfundonte kështu siç po më shihni mua. Paqja dhe mëshira e Allahu qofshin mbi ju".
Ebu Ubejde pastaj iu kthye Muadh Ibn Xhebelit dhe tha: "O Muadh, fale namazin me njerëzit [udhëhoqi në namaz]". Teksa po e thoshte këtë, shpirti i tij i dëlirë u largua.
Muadhi u çua dhe tha: "O njerëz, ju jeni goditur me vdekjen e një njeriu. Pasha Allahun, nuk di të kem parë ndonjë njeri që kishte zemër më të drejtë, i cili ishte më larg të keqes dhe i cili ishte më i sinqertë ndaj njerëzve sesa ai. Luteni Allahun ta kaplojë atë me mëshirë dhe Allahu do të jetë i mëshirshëm ndaj jush".
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES-SEHMIJ
Burimi: Shkëputur nga libri "Fragmente nga jeta e sahabëve", f. 35-37
“Çdo musliman ka të drejtë ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hudhafes dhe unë i pari e bëj këtë.”
Omer ibnul Hattab(radijAllahu anhu)
Heroi i tregimit tonë është një njeri nga sahabët, i cili quhet ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES-SEHMIJ. Historia ka mundësi të kalojë para këtij njeriu ashtu sikurse kaloi para miliona arabëve para tij pa i përmendur fare.
Mirëpo, Islami madhështor ia bëri të mundur Abdullah ibnu Hudhafes të takohet me dy sundimtarët e botës së asaj kohe: Kisranë e persianëve dhe Cezarin, perandorin e romakëve, dhe me secilin prej tyre të ketë nga një ndodhi, të cilat do t’i ruajë kujtesa e kohës dhe do t’i rrëfejë historia.
Takimi i tij me Cezarin ndodhi gjatë sundimit të Omer ibnul Hattabit radijAllahu anhu Ai takim ishte prej ngjarjeve më madhështore në histori. Në vitin e nëntëmbëdhjetë të hixhretit Omeri r.a. dërgoi një ekspeditë ushtarake për të luftuar kundër romakëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe Es-Sehmiju. Cezari ishte informuar për motivacionin dhe moralin e lartë, me të cilin njiheshin ushtarët muslimanë, si dhe besimin e madh që kishin ata në luftën e tyre në rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Cezari i urdhëroi ushtarët e tij që nëse e zënë rob ndonjë ushtarë musliman, t’ia sjellin të gjallë. Deshi Allahu xhele shanuhu që Abdullah ibnu Hudhafe të zihet rob dhe të bjerë në duart e romakëve. Ushtarët e dërguan te perandori i tyre dhe i thanë: “Ky është njëri prej sahabëve të parë të Pejgamberit salAllahu alejhi we selem, me duart tona e zumë rob dhe ua sollëm juve.”
Perandori romak e shikoi gjatë Abdullah ibnu Hudhafen e pastaj tha:
- Unë të ofroj ty një gjë.
Abdullahu pyeti:
- Çështë ajo?!
Perandori iu përgjigj:
- Të ofroj të bëhesh i krishterë. Nëse e pranon këtë, do të lë të lirë dhe do të nderoj me çfarëdo pozite të duash.
Robi (Abdullahu) iu përgjigj me krenari dhe me vendosmëri:
- Larg asaj! Vdekja për mua është një mijë herë më e dashur se ajo që më ofron!
Cezari ia ktheu:
- Unë po shoh se je njeri i mençur. Nëse më përgjigjesh në atë që të ofrova, do të jesh pjesëmarrës në konzën time dhe do ta ndajmë së bashku pushtetin tim.
Robi i lidhur me pranga buzëqeshi dhe tha:
- Të betohem në Allahun se, sikur të ma dhuroje tërë pasurinë tënde dhe tërë pasurinë që kanë arabët, me qëllim që ta braktis fenë e Muhammedit salAllahu alejhi we selem, për aq sa vetëm njëherë lëviz syri, nuk do ta bëja kurrë.
Kur e pa kokëfortësinë e tij, Perandori i tha:
- Atëherë do të të mbys.
Abdullahu ia ktheu:
- Bë ç'të duash!
Perandori urdhëroi që të kryqëzohet dhe i tha xhelatit në gjuhën romake:
- Hidheni afër duarve të tij! I ofronte atij të bëhej i krishterë, mirëpo ai refuzoi.
Atëherë i tha:
- Hidheni afër këmbëve të tij. I ofronte ta braktiste fenë e vet, por ai prapë e refuzoi ofertën.
Perandori urdhëroi të heqin dorë prej tij. Kërkoi prej xhelatit ta zbresë nga dërrasa e kryqëzimit. Pastaj kërkoi t’i sjellin një vorbë të madhe, të cilën e mbushën me vaj dhe e vunë mbi zjarr derisa vloi. Pastaj i mori dy muslimanë të zënë robër dhe urdhëroi që njëri prej tyre të hidhet në të. Për një çast i tërë mishi iu shkri dhe iu panë eshtrat.
Perandori iu drejtua Abdullah ibnu Hudhafes dhe i ofori përsëri të bëhet i krishterë, por këtë herë refuzimi i tij ishte edhe më i fuqishëm se herëve të tjera.
Pasi humbi çdo shpresë se do ta braktiste fenë islame, urdhëroi ta hidhnin në vorbën e mbushur me vaj të vluar, në të cilin gjeti vdekjen shoku i tij musliman. Në momentin kur e morën ta hidhnin në të, i lotuan të dy sytë. Njerëzit e Cezarit e vërejtën këtë dhe i thanë: “Robi po qan.” Perandori mendoi se ai po qan nga frika se po i dhimbsej jeta, prandaj urdhëroi e tha:
“Kthejeni tek unë!” Kur ia sollën përpara, i ofroi të bëhet i krishter, por Abdullahu përsëri refuzoi.
Atëherë, Perandori e pyeti:
- Medet për ty. Çështë ajo që të shtyu të qash?!
Abdullahu u përgjigj:
- Ajo që më bëri të qaj ishte se thashë me vete: “Të hedhin në këtë vorbë dhe të del shpirti. Do të dëshiroja që të kem aq shpirtra sa është numri i qimeve në trupin tim dhe të gjithë ata të hidhen në këtë vorbë, në rrugën e Allahut.
Diktatori, atëherë i tha:
- A don ta puthësh kokën time e të të liroj?!
Abdullahu iu përgjigj:
- Me kusht që t’i lirosh edhe të gjithë ushtarët muslimanë të zënë robër.
Cezari u përgjigj:
- Po, do t’i liroj dhe muslimanët e zënë robër.
Abdullahu tregon:
Thashë me vete: “Ta puth kokën e njërit prej armiqve të muslimanëve dhe të lirohem unë dhe të gjithë muslimanët e zënë robër, ky ndoshta nuk është mëkat i madh për mua."
Pastaj iu afrua atij dhe ia puthi kokën. Atëherë, perandori romak dha urdhër që të tubohen të gjithë muslimanët e zënë robër dhe të lirohen.
Pas lirimit nga robëria, Abdullahu shkoi te Omer ibnul Hattabi radijAllahu anhu dhe i lajmëroi për këtë, Omeri u gëzua shumë. Pasi i shikoi robërit, u tha:
- Është detyrim i çdo muslimani ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hudhafes dhe unë filloj i pari.
Pastaj u ngrit dhe ia puthi kokën...
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Selman el-Farisi
“Selmani është prej nesh‑ Ehli‑Bejtit” ( Muhammedi [ salallahu alejhi ue selam ] )
Ky është rrëfimi ynë për njeriun që kërkonte të gjente të vërtetën, për njeriun që hulumtonte të zbulonte Allahun.
Ky është rrëfimi për Selman El‑Farisiun, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Po ia japim fjalën vetë Selmanit të na rrëfejë ngjarjet e tregimit të tij, sepse ndjenjat e tij janë më të thella, rrëfimet e tij janë më precize dhe më të sinqerta.
Ja se si e tregon Selmani rrëfimin e tij:
- Isha djalosh persian prej Isfahanit, nga fshati “Xhej‑jan”.
Babai im ishte kryetar i fshatit, më i pasuri ndër ta dhe me autoritet të lartë.
Isha krijesa më e dashur tek ai prej ditës kur u linda dhe kjo dashuri sa vinte e shtohej me kalimin e kohës, derisa nga frika se do të më ndodhë diçka më mbylli në shtëpi ashtu siç mbyllen vajzat.
Isha adhurues i zjarrit dhe arrita në hierarkinë më të lartë, derisa m’u besua ndezja e zjarrit që ai të mos fiket asnjëherë, as ditën as natën.
Babai im kishte një kopsht të madh, i cili na jepte të lashta të shumta, e ai interesohej për të dhe i merrte të lashtat e tij.
Një ditë prej ditësh babai ishte i zënë me punë të tjera, të cilat nuk ia mundësuan shkuarjen në fshat dhe më tha:
- O djali im, unë nuk mund të shkoj në kopsht për atë që po e sheh edhe vetë. Shko ti sot atje dhe kujdesu për të.” U nisa me qëllim që të shkoj te kopshit ynë. Duke shkuar rrugës, kalova pranë një kishe të të krishterëve e cila, pasi dëgjova zërat e tyre duke u lutur, më tërhoqi vëmendjen.
Nuk dija asgjë për të krishterët apo për besimtarët e feve të tjera për shkak të periudhës së gjatë të izolimit tim dhe ndër*prerjes së kontakteve me njerëzit. Kur i dëgjova zërat e tyre, hyra brenda në kishë që t’i shoh se çka po bëjnë.
Pas një meditimi të gjatë më pëlqeu mënyra e lutjes dhe lakmova fenë e tyre dhe thashë:
" Për Zotin kjo fe është më e mirë se feja jonë. Betohem në Allahun se fare atë ditë nuk u ndava prej tyre deri në mbrëmje dhe nuk shkova te kopshti i babait tim."
Pastaj i pyeta ata:
- Ku është burimi i kësaj feje?
Më thanë: - Në Sham (Siri).
Në mbrëmje u ktheva në shtëpi dhe babai filloi të më pyes se ç’kisha bërë. Unë iu përgjigja:
- "O babai im! Rrugës për në kopshtin tonë kalova pranë një kishe në të cilën luteshin disa njerëz. Zërat e tyre tërhoqën vëmendjen time dhe hyra brenda. Lutjet e tyre më pëlqyen dhe aty qëndrova derisa perëndoi dielli."
Babai im u tmerrua nga veprimi im dhe më tha:
- "O djali im! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë! Feja jote dhe e baballarëve të tu është më e mirë se ajo."
Unë ia ktheva:
- "Assesi, për Allahun, feja e tyre ishte më e mirë se feja jonë. Babai im u frikësua prej kësaj që thashë dhe pati frikë se do ta braktis fenë tonë. Prandaj më burgosi në shtëpi dhe m’i lidhi këmbët."
Shfrytëzova rastin e parë dhe i lajmërova të krishterët:
-" Nëse shkon ndonjë karvan për në Sham, më lajmëroni."
Nuk shkuan pak ditë dhe arriti tek ata një karvan që shkonte për në Sham. Më lajmëruan për këtë dhe shpejt e shpejt i zgjidha këmbët dhe dola me ata duke u fshehur derisa arrita në Sham.
Kur arrita atje, pyeta:
- "Kush është njeriu më i devotshëm i kësaj feje?"
Ata u përgjigjën:
-" Ipeshkvi, kujdestari i kishës."
Shkova tek ai dhe i thashë:
- "Unë e pëlqeva Krishterimin dhe dëshiroj të të shoqëroj ty, të jem në shërbimin tënd, të mësoj prej teje dhe të lutem me ty."
Ai më tha:
" Urdhëro."
Hyra tek ai dhe fillova t’i shërbej atij.
Nuk shkoi pak kohë dhe kuptova se ai ishte njeri i keq. I urdhëronte besimtarët të jepnin lëmoshë dhe u premtonte shpërblime të mëdha prej saj. Mirëpo, prej tërë asaj që ata i jepnin, ai nuk u jepte asgjë të varfërve dhe atyre që kishin nevojë për ndihmë. Por, të gjitha i ruante për vete, derisa më në fund grumbulloi shtatë qypa me ar.
Kjo sjellje e tij më bëri ta urrej. Nuk vonoi dhe vdiq. Të krishterët, si zakonisht, u tubuan për ta varrosur, e unë u thashë atyre:
Njeriu, për varrosjen e të cilit jeni tubuar ishte njeri i keq. Ai ju urdhëronte të jepni lëmoshë dhe, kur ju e bënit atë, ai ato i ruante për vete dhe nuk u shpërndante asgjë të varfërve.
Ata më pyetën të habitur:
- "Si mund ta dish ti këtë?!"
Unë ua ktheva:
- "Për ta vërtetuar këtë, po ju drejtoj te thesari i tij."
Ata më thanë:
- "Na drejto pra atje."
Ua tregova vendin e thesarit të tij të fshehtë prej ku nxorën shtatë qypa përplot ar dhe argjend. Kur e panë këtë, thanë:
-" Për Zotin, nuk do ta varrosim."
Pastaj e gozhduan atë në një vend publik dhe e gjuajtën me gurë.
Pas pak kohe, në vend të tij zgjodhën një njeri tjetër. E shoqërova edhe atë dhe nuk kisha parë në jetë njeri më modest se ai, e as më të dhënë për botën tjetër, as më të devotshëm. Ai lutej natën dhe ditën. E desha shumë dhe me të kalova një kohë të gjatë dhe para se të vdiste i thashë:
- "Të lutem, te kush më këshillon të shkoj pas teje?"
Ai u përgjigj:
- "O djaloshi im! Nuk di të gjendet ndonjë njeri si unë në këto anë, përveç njërit në Mosul, i cili nuk ka devijuar nga parimet e Krishterimit, prandaj shko dhe bashkangjitju atij."
Pasi vdiq shoku im, iu bashkangjita atij njeriu në Mosul. Kur arrita tek ai, i rrëfeva tregimin tim dhe i thashë:
- "Filani më këshilloi para se të vdiste që të të shoqëroj dhe më tregoi se ti je besnik dhe i përmbahesh parimeve të vërteta të Krishterimit."
Atëherë ai më tha:
- "Qëndro këtu tek unë!"
U vendosa tek ai dhe vërejta se sjelljet dhe veprat e tij ishin për çdo lëvdatë. Por, ai ishte në moshë të shtyrë dhe nuk shkoi shumë kohë dhe vdiq. Por, para se ta lëshonte shpirti, e pyeta:
- "O filan! Si duket, ti do të kalosh në jetën e amshueshme dhe ti e di gjendjen dhe hallin tim. Te kush më këshillon të shkoj pas teje?"
Ai me dhembje m’u drejtua duke më thënë:
- "O djaloshi im! Për Zotin, nuk di të ketë njeri në këto anë sikurse unë, përveç njërit në “Nes‑sibin”, e ai është filani. Shko tek ai."
Pasi e varrosëm shokun tim, u shkova në “Nes‑sibin” dhe i tregova atij tregimin tim dhe për porosinë e shokut tim, e ai më tha:
- "Qëndro tek unë."
U vendosa aty dhe vërejta se veprat dhe sjelljet e tij ishin sikurse të të dy shokëve të tij të mëparshëm. Por, nuk shkoi shumë kohë, e edhe atij i erdhi vdekja. Para se të kalonte në jetën e amshueshme e pyeta:
- "Ti e di hallin tim, te kush më këshillon të shkoj pas teje?"
Ai m’u drejtua me këto fjalë:
- "O djaloshi im! Për Zotin, unë nuk njoh njeri që është në gjendjen në të cilën isha unë, me përjashtim të njërit në Amurije, e ai është filani. Të këshilloj të shkosh tek ai."
Shkova në Amurije tek ai dhe i tregova për hallin tim, dhe ai më tha:
- "Qëndro tek unë!"
U vendosa aty dhe betohem në Allahun se ishte në rrugën e shokëve të tij. Gjatë qëndrimit tek ai, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet që i kisha bërë, m’i kishte dhuruar disa lopë dhe dhurata të tjera.
Nuk kaloi shumë kohë dhe edhe atë e gjeti ajo që i kishte gjetur dy shokët e tij të mëparshëm. Por, para se të vdiste, e pyeta:
- "Ti e di çështjen time, te kush më këshillon të shkoj pas teje dhe si të veproj?"
Ai më tha:
- "O djaloshi im, betohem në Allahun se nuk ka mbetur njeri në sipërfaqen e tokës që i përmbahet asaj që ne i përmbahemi... Mirëpo është afruar koha e paraqitjes së një Pejgamberi në tokat arabe, i cili do ta mbartë mbi supet e tij fenë e Ibrahimit, pastaj do të shpërngulet prej vendlindjes së tij në një vend ku ka shumë hurma dhe ai ka shenja të cilat nuk mund të fshihen. Ai e pranon dhuratën, por jo edhe lëmoshën dhe në mes krahëve të tij mban vulën e profetësisë. Nëse ke mundësi të arrish në atë vend, të këshilloj të shkosh atje."
Nuk kaloi shumë kohë dhe shoku im ndërroi jetë. Unë qëndrova një kohë në Amurije, derisa atypari kaloi një karvan tregtarësh arabë të fisit “Kelb”. Pas një bisede, u thashë atyre:
- "Nëse më merrni mua deri në tokat arabe, do t’ju jap lopët dhe këto dhurata."
Ata më thanë:
- "Po, do të të marrim."
Ua dhashë ato dhe më morën. Por kur arritëm në vendin e quajtur “Vadil Kura”, më tradhtuan dhe më shitën te një çifut, i cili më mori me vete dhe më caktoi që të jem në shërbimin e tij. Nuk shkoi shumë kohë e erdhi për vizitë tek ai njëri prej kushërinjve të tij nga fisi beni Kurejdha dhe më bleu prej tij. Menjëherë më mori me vete në Jethrib dhe i pashë palmat, të cilat m’i kishte përmendur zotëriu im në Amurije. E njoha Medinën në bazë të përshkrimit të tij. Aty u vendosa te zotëriu im.
Në atë kohë, Pejgamberi (salAll-llahu alejhi ve selam ) e thërriste në fe popullin vet në Mekë. Mirëpo, unë nuk kisha dëgjuar për paraqitjen e tij për shkak të detyrimeve të mia të shumta që m’i impononte skllavëria.
Nuk shkoi shumë kohë dhe Pejgamberi (salAll-llahu alejhi ve selam ) u shpërngul për në Jethrib. Për Allahun, unë kisha hipur në majë të një hurmeje të zotëriut tim, ku isha duke kryer disa punë, ndërsa zotëriu im ishte ulur nën hijen e saj. Kur papritmas erdhi njëri nga kushërinjtë e tij dhe i tha:
- "I vraftë Allahu “Benu Kajletët”[1]! Ata janë tubuar sot në “Kuba”, duke pritur ardhjen e një njeriu që vjen nga Meka e pohon se është pejgamber."
Posa i dëgjova fjalët e tij më hipi një mundim dhe u shqetësova deri në atë shkallë saqë më kapi frika se do të bie mbi zotëriun tim. Menjëherë nisa të zbres prej hurmës dhe fillova t’i them atij njeriut:
- "Çfarë po thua?! Përsërite edhe njëherë lajmin...”
Prej fjalëve të mia, zotëriu im u hidhërua shumë dhe më goditi rëndë dhe më tha:
- "Çka po të hyn në udhë ty kjo?! Shko atje ku ishe, në punën tënde!"
Kur ra muzgu i mbrëmjes, mora disa hurma që i kisha mbledhur dhe u drejtova atje ku pandehja të ishte Pejgamberi. Hyra tek ai dhe, pasi e përshëndeta, i thashë:
“Kam dëgjuar se ti je njeri i mirë. Me vete ke shokë jabanxhi, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Ja, kjo është që më ka qëlluar mua për t’ua dhënë juve si lëmoshë (sadaka) dhe e pashë se ju keni më shumë të drejtë në këtë sesa të tjerët.”
Pastaj iu afrova atij, e ai u tha sahabëve të vet:
- "Hani... ndërsa ai e tërhoqi dorën e nuk hëngri."
Atëherë thashë me vete:
”Kjo është njëra prej shenjave.”
Pastaj u ktheva dhe nisa të mbledh disa hurma të tjera dhe, kur Pejgamberi a.s. kaloi prej Kubas në Medinë, shkova tek ai e i thashë:
- "Unë vërejta se ti nuk po e ha sadakën (lëmoshën) dhe ja, këto hurma t’i kam sjellë dhuratë, në shenjë nderimi dhe respekti ndaj teje. Ai i hëngri disa prej tyre dhe i urdhëroi sahabët që edhe ata të hanë me të, gjë që edhe e bënë."
Atëherë thashë me vete:
“Kjo është shenja e dytë...”
Pastaj shkova te Pejgamberi (salAll-llahu alejhi ve selam ) në “Bekie El‑Garkad”[2], ku ishte duke varrosur njërin prej sahabëve të vet. E pashë ulur e në trup kishte dy copë pëlhurash. I dhashë selam e pastaj u solla mbrapa shpinës, se mos do ta shoh vulën, të cilën ma kishte përshkruar zotëriu im në Amurije.
Kur e hetoi Pejgamberi (salAll-llahu alejhi ve selam ) se jam duke shikuar shpinën e tij, e kuptoi qëllimin tim. Atëherë e hoqi mbulesën e tij prej shpinës dhe unë e pashë vulën në mes të dy krahëve të tij. Atëherë m’u bë e qartë se ky ishte Pejgamberi, që ma kishte përshkruar shoku im në Amurije.
"Iu hodha në shpinë dhe fillova ta puth dhe të qaj, ndërsa Pejgamberi (salAll-llahu alejhi ve selam ) me gjakftohtësi më pyeti: "Çfarë ke?"
Atëherë i tregova rrëfimin tim që nga fillimi. Shenjat e habisë dukeshin të qarta në fytyrën e tij. U gëzua që sahabët e tij ishin të pranishëm aty dhe e dëgjuan atë prej gojës sime. Edhe ata ishin të habitur dhe të gëzuar.
Përshëndetjet dhe selamet tona qofshin për Selman El‑Farisiun, i cili nuk ngurroi e as nuk u lodh ta kërkojë të vërtetën në çdo vend.
Përshëndetjet tona qofshin për Selman El‑Farisiun, i cili, në momentin kur e njohu, besoi në të vërtetën, me besimin më të fortë dhe më të thellë.
Paqja e Zotit qoftë mbi Selman El‑Farisiun ditën kur ai vdiq dhe ditën kur ai do të ringjallet
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Ebu Ubejde bin Xherah
Ai është Amir bin Abdilah bin Xherah el Kureshi el Fihri el Mekil. Prej të parëve që pranuan Islamin dhe njeri prej atyre të cilin Ebu Bekri donte ta shihte Halife të Muslimaneve sepse besonte plotësisht se ai e meritonte diçka të tillë. Në kohën kur i dërguari i Allahut ndërroi jete Ebu Bekri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- tha:
Unë pranoj që tu udhëheqë njeri prej këtyre dy burrave: Omeri ose Ebu Ubejdja.
I dërguari i Allahut ka dëshmuar për të se do jetë banor i xhenetit dhe e ka quajtur besniku i këtij umeti, ndërkohe vlerat e tij janë të shumta dhe te njohura.
I dërguari i Allahut ka thëne: “Vërtet çdo umet ka besnikun e vet e besniku i këtij umeti është Ebu Ubejde bin Xherah“.[1] Kur i treguan Omer bin Hatabit se në Sham kishte rënë një kolerë e rrezikshme tha: “Nëse me vjen vdekja ndërkohe që Ebu Ubejdja është gjallë atë do lë udhëheqës. Nëse më pyet Allahu pse e le atë udhëheqës për umetin e Muhamedit? Unë do i përgjigjem: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë: Vërtet çdo umet ka besnikun e vet e besniku i këtij umeti është Ebu Ubejde bin Xherah”.
Hudhejhfe bin Jeman përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë do u dërgoj një burrë besnik. Të gjithë shokët e Profetit –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- donin që të ishin ai burrë. Por Profeti –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- dërgoi Ebu Ubejde bin Xherahun“.
Ai ka transmetuar hadithe të pakta por ka dëshmuar beteja të mëdha.
Ibn Seadi në librin Tabakat thotë: Malik bin Jehamir tregoi për pamjen e EbU Ubejdes duke thëne: Ishte i dobët ne fizik me fytyrë të mprehtë dhe me mjekër të vogël.[2]
Ebu Ubejde njihej për moralin e lartë urtësinë dhe thjeshtësinë e madhe.
Jezid bin Ruman thotë: Ibn Medhuni Ubejde bin Harithi Abdurrahman bin Aufi Ebu Seleme bin Abdil Esed dhe Ebu Ubejde bin Xherah shkuan tek Profeti –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- ndërkohe ai ua prezantoi islamin dhe i njoftoi për ligjet e tij dhe ata e pranuan në një orë të vetme. Kjo ndodhi para se i dërguari i Allahut të shkonte tek shtëpia e Erkamit.
Ebu ubejde ishte prej atyre që emigruan në Abisini këtë e ka shprehur Ibn Is’haku dhe Uakidiu. Them: Nëse vërtet ka emigruar atje atëherë nuk ka qëndruar gjatë atje.
"Ai ka prezantuar në luftën e Bedrit në të cilën vrau babanë, ndërsa në Uhud luftoi trimërisht. Ditën e Uhudit ai me dhëmbët e tij të parë hoqi dy hallka që ishin futur në dy faqet e Profetit –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- e duke ia hequr dhëmbët e tij ranë dhe kjo e bëri atë edhe më të bukur nga ç’ishte përpara.”
Ibn Nexhihu tregon se njëherë Omeri u tha shokëve që ishin ulur me të: "Çfarë dëshire keni? Dhe ata i thanë dëshirat e tyre. Ndërsa Omeri tha: Unë dëshiroj të kem një shtëpi të mbushur me burra si shembulli i Ebu Ubejde bin Xherahut.”
Halife bin Hajati thotë: Ebu Bekri e dërgoi Ebu Ubejden si udhëheqës në Sham dhe të njëjtën detyrë i dha edhe Omeri i cili shkarkoi Halid bin Uelidin dhe në vend të tij vuri Ebu Ubejden.
Eslemi përcjell se Omerin e njoftuan se armiku e kishte rrethuar Ebu Ubejden në Sham dhe ai i shkroi Ebu Ubejdes duke i thënë: Çdo vështirësi që i vjen robit pas saj Allahu do i sjell lehtësim dhe nuk e mund dot vështirësia lehtësimet “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur.”
Ebu Ubejdja -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ia ktheu duke i thënë: Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet jeta e kësaj bote është lojë dhe dëfrim” deri tek fjala e Allahut që thotë: “Përjetim mashtrues” pas kësaj Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- e mori letrën dhe e lexoi në minber duke thënë: O Banorët e Medines Ebu Ubejdja ose u ka për qëllim ju ose mua prandaj ngrihuni për në luftë.
Kur Omeri shkoi në Sham atje e pritën udhëheqës dhe njerëz të mëdhenj. Ai pyeti: ku është vëllai im Ebu Ubejdja? I thanë tani vjen tek ti. Ai erdhi hipur mbi një deve dhe i dha selam. Omeri u tha njerëzve na lini vetëm. Ai eci me të derisa shkuan tek shtëpia e Ebu Ubejdes. Ai hyri dhe nuk pa në shtëpinë e tij veç shpatës dhe mburojës. Omeri i tha: sikur të përdorje ndonjë gjë. Ebu Ubejde ia ktheu: o prijësi i besimtarëve e me këtë që posedojmë e shtyjmë jetën që kemi.
Betohem në Allahun ky është zuhdi i vërtetë dhe jo zuhdi i atij që është i varfër e që nuk posedon asgjë.[3]
Tariku tregon se Omeri i shkroi një letër Ebu Ubejdes në kohën kur ra kolera ku i thoshte: Më ka ndodhur një problem dhe më duhesh patjetër prandaj nxito eja tek unë. Kur e lexoi letrën tha: e kuptova problemin e prijësit të besimtarëve ai kërkon të mbajë në jetë diçka që nuk do jetë përgjithmonë. Prandaj ia ktheu duke i shkruar: unë e kuptova problemin tënd, të kërkoj ndjesë sepse jam në mesin e ushtrisë muslimane dhe nuk dua të shpëtoj veten e ata t’i lë aty. Omeri kur e lexoi letrën qau. Kur e pyetën: ndërroi jetë Ebu Ubejdja? Ai tha jo por gati është.
Ebu Ubejdja ndërroi jetë në Sham në vitin 18 h pasi mbushi 58 vjeç.
Marrë shkurtimisht nga libri “Sijer Alami Nubela” me autor imam Dhehebiun.
Përshtati në shqip: Fatjon Isufi.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
[1] Buhariu dhe Muslimi.[2] Et Tabakat (3/1/303).
[3] Këto janë fjalët e Dhehebiut autorit të librit. Marre nga http://www.udhaebesimtareve.com
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Ebu Duxhane (radi Allahu anhu)
Prej mesit të Luajve të Allahut ishte një Sahab me emrin Ebu Duxhane Samak bin Harsha (radi Allahu anha). Ai ishte prej Ansarëve dhe e pranoi Islamin në fillim të misionit të Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam).
Ai ishte i njohur për devotshmërin, fuqin dhe trimërin e tij në Xhihad. Kudo që e ndeshim emrin e tij në librat e Sunetit, ai mund të gjindet duke luftuar për Dinin e Allahut. Gjatë luftës së Uhudit, beteja e dytë më me rëndësi (pas fitores së Bedrit) Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selam) i inkurajonte Shokët e tij që të luftojnë dhe i nxiste që të tregojn qëndrueshmëri dhe paluhatshmëri në Xhihad.
Ai fillio që ta plantoi shpirtin e guximit dhe trimëris në ta. Që ti nis dhe ti ndez ata dhe që ta mbajn zellin e tyre në luft, ai (salAllahu alejhi ue selam) e nxorri shpatën e tij, e mbajti atë në dorën e tij dhe i thirri Sahabët dhe ju tha: "Kush është i gatshëm që ta marr këtë shpatë dhe ta përmbush të drejtën e saj?" Shumë Sahab u nisën për ta marrë ata. Në mesin e tyre ishin Ali bin Abi Talib, Ez-Zubair bin El-Auan dhe Umer bin El-Hatabi. Por nuk ju dha asnjërit prej tyre. Ebu Duxhane u ngrit dhe pyeti: "O i Dërguar i Allahut, cili është qmimi i saj?" Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selam) tha: "Eshtë që të qëllohen fytyrat e armikut me të derisa të thehet!" Prandaj Ebu Duxhane tha: "O i Dërguar i Allahut, unë do ta marr atë për atë qmim." dhe atij iu dha shpata.
Ebu Duxhane ishte njeri i guximit i cili e kishte zakon që të qëndronte në luft me krenari dhe trimëri. Ai e kishte një shirit të kuq që e lidhte kokën e tij. Gjdoherë kur e kishte kokën e lidhur me shiritin e kuq të gjithë e dinin se ai ka vendosur të luftoi deri në vdekje. Prandaj Ebu Duxhane posa e muarr shpatën e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam), ai e lidhi kokën e tij dhe filloi të ecte me krenari në mesin e Muxhahidëve. Duke e parë këtë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selam) tha: "Kjo është një mënyrë e ecjes të cilën Allahu nuk e pëlqen përveq se në raste të këtilla (Xhihad)."
Pastaj lufta filloi. Në këtë betejë, akte të panumërta të trimëris mund të vëreheshin prej disa Sahabëve. Ebu Duxhane i dalluar me shiritin e kuq të lidhur rreth kokës së tij, u nis përpara duke luftuar me shpatën e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam). Ai ishte i vendosur që ta paguaj qmimin e saj me të gjithë llogarin. Ai i preu të gjithë mushrikët që i dilnin përball duke i coptuar dhe duke i shkapërderdhur radhët e tyre.
Ez-Zubair bin El-Auani tha: "Unë u ndieva i hidhëruar dhe i pa kurajo kur i Dërguar i Allahut (salAllahu alejhi ue selam) refuzoi që të ma jap shpatën mua por ia dha Ebu Duxhanes. Unë i thashë vetës: Unë jamë kusheriri i tij nga babai. Unë jamë kusheriri i tezës së tij Safijes. Gjithashtu jamë prej fisit të tij (Kurejsh). Para së gjithash unë isha i pari që e kërkova atë dhe prapseprap i dha përparësi atij. Pasha Allahun, unë do ta shikoj se si do ta përdorë atë. Pra unë i shkova pas atij dhe e shikova se si e nxirrte shiritin e tij të kuq dhe e vente në kokë. Duke e parë kështu, një Ansar tha: Ebu Duxhane e ka vu shiritin e kuq të vdekjes. Pastaj ai (Ebu Duxhane) u nis duke thënë me zë të lartë (në formë të poezis): Unë jamë ai me të cilin shoku më i ngusht (Pejgamberi salAllahu alejhi ue selam) ka bërë marrveshje me mua, kur ishim nën pemët e palmës në anën ë kodrës. Marrveshja ishte që unë nuk do të luftoi në prapavi po do të luftoi përpara heroikisht me shpatën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Gjatë kësaj beteje askush nuk i qëndroi përball Ebu Duxhanes e të mbetet gjallë."
Ishte një burr prej mesit të mushrikëve ku qëllimi i tij i vetëm ishte që ti mbyste Muslimanët e plagosur. Gjatë luftimeve, Ebu Duxhane iu afrua këtij personi; pra unë ( Ez-Zubair bin El-Auan ) iu luta Allahut që ata të hyjnë në luftime. Ata i filluan luftimet dhe i shkëmbyen dy të qëlluara shpate. Mushriki iu vërsul Ebu Duxhanes, por ai i iku atij dhe shpata e goditi mburojën e lëkurës së tij (të Ebu Duxhanes).
Shpata e mushrikit mbeti në mburojën e tij, Ebu Duxhane fuqimisht e goditi Kafirin me shpatën e tij dhe e mbyti. Pastaj në dendësin e betejës, ai u ngut që ta mbys një person i cili e nxiste armikun që të luftoi kundër Muslimanëve. Mbi këtë, personi u zbulua dhe ja ishte një grua. Ebu Duxhane e shpenzoi atë duke thënë, Unë e rrespektoi shumë shpatën e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam) që ta përdori ndaj një gruaje. Ajo grua ishte Hind bint Utbah (gruaja e Ebu Sufjanit i cili e udhëheqte ushtrin e Kurejshitëve kundër Muslimanëve, ku më vonë u bë Musliman)
[Ibn Hisham Vëll. 2 faqe 68-69]" Duke e përshkruar të njëjtin incident, Ez-Zubair bin El-Auan tha, Unë shikova se si po e ngriste shpatën mbi një pjes të flokëve të saj më pastaj e largoi. Unë thash me vete, Allahu dhe i Dërguari i Tij e din më së miri (d.m.th. pse ai nuk e mbyti atë) [Ibn Hisham Vëll. 2 faqe 68-69].
Para se të fillonte beteja e Uhudit, Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selam) kishte urdhëruar një grup të njerëzve me shtiza që të qëndrojn në një anë të kodrës që ti ofrojn mbrojtje prapavis së ushtris Muslimane. Sidoqoft, kur Muslimanët filluan ti mundin armiqët e tyre, 40 prej njerëzve me shtiza zbritën tatposht kodrës për ta marrur pjesën e plaqkës së luftës. Kurejshitët e përdorën këtë rast që ti vihen nga mbrapa dhe ta sulmojn prapavin e ushtris së Muslimanëve. Derisa ata u afruan aq afër saqë ta sulmojn Pejgamberin e Shenjët (salAllahu alejhi ue selam), duke e plagosu ashpër atë. Gjatë atyre momenteve të vështira të jetës së të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selam) një grup i heronjëve Musliman u mblodh rreth Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam) duke formuar një mburoj për ta mbrojtur atë nga Kafirat. Në mesin e tyre ishte Ebu Duxhane. Ai qëndroi para të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selam) duke e mbrojtur atë nga shigjetat me shpinën e tij.
Derisa këto sulme po vazhdonin ndaj jetës së Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam), Uthman ibn Abdullah ibn Al-Mughirah (njëri prej armiqëve) iu afrua atij dhe u përpoq që ta mbyt atë. Por Al-Harith bin As-Simma i erdhi në mbrojtje atij duke i prer këmbën Uthmanit që e bëri atë të bie për toke. Pastaj El-Harithi e mbyti atë. Por një kalors tjetër nga Meka, e thirri Abdullah bin Xhabirin, e sulmoi Al-Harith bin As-Simma dhe e preu thellë në krahrorin e tij me shpatën e tij dhe ai (el-Harithi) u bart te kampi i Muslimanëve duke vujatur nga plag serioze.
Menjëherë pa asaj, Ebu Duxhane, me shiritin e kuq të lidhur rreth kokës dhe me shpatën e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam) i erdhi Abdullah bin Xhabirit dhe ia këputi kokën e tij me një të qëlluar të vetme. Gjatë hutis të shkaktuar nga braktisja e pozicioneve të njerëzve me shtiza, shumë Sahab ranë shehid. Prandaj Kurejshitët filluan ti masakrojn trupat e tyre për ta qëtsuar krenarin e tyre ndaj humbjes së tyre në Bedër. Ka`b bin Masaid: "Unë isha njëri prej Muslimanëve që lufova në Uhud dhe isha dëshmitarë ndaj akteve barbarike të Kafirave në lidhje me masakrimin e trupave të vdekur, por u largova nga kjo anë se nuk mundja të qëndroi. Pastaj shikova një mushrik të gjatë dhe të fortë që po kalonte në mesin e Muslimanëve dhe thonte: Tuboi ata sikurse tubohen dhe prehen delet! "
Ngjajshëm shikova një Musliman të armatosur që po e priste atë. Unë eca drej atyre derisa qëndrova prapa atij (Muslimanit). Duke i krahasuar që të dy, unë konsiderova se Kafiri ishte superior ndaj atij tjetrit në armë dhe madhësi. Unë vazhdova ti shikoi ata, derisa ata filluan luftimet njëri me tjetrin. Muslimani e ngriti shpatën e tij lartë dhe e lëshoi fuqishëm në Kafirin, aq fuqishëm sa që këllëfi i ra nga beli dhe e ndau atë përgjysmë. Kur Muslimani e zbuloi fytyrën e tij, ai më shikoi mua dhe tha: "Qka mendon për atë, Kab? Unë jam Ebu Duxhane."
Pasi që përfundoi beteja, në mbrëmje të asaj dite (d.m.th. të Shtunën, me shtat Sheval, 3 Hixhret), I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam) arriti në Medine. Posa arriti në shtëpin e tij, ai ia dorëzoj shpatën e tij Fatimes dhe tha: "Oj bij, laje gjakun nga kjo shpatë. Pasha Allahun ka qen e dobishme për mua sot." Ali bin Abi Talibi gjithashtu ia dha asaj shpatën e tij dhe tha: "Dhe laje gjakun nga kjo shpatë gjithashtu. Pasha Allahun ka qen e dobishme për mua sot." Pra i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam) tha: "Sahl bin Hanif dhe Ebu Duxhane kan qenë trima sot në Xhihad njiashtu sikurse edhe ti."
Pas vdekjes së Pejgamberit të Shenjët (salAllahu alejhi ue selam), gjatë Ebu Bekrit (radiAllahu anhu) si Halife, Ebu Duxhane luftoi derisa ra Shehid kundër ushtris së Musejlema el-kedhabit [gënjeshtarit i cili pohoi pejgamberllëk gjatë jetës së Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam) dhe luftoi kundër Sahabëve të tij kur Ebu Bekri ishte Halife].
Per ne, jeta e tij është trashëgim e sakrifikimit dhe mësim i trimëris dhe ashpërsis kundër Kufrit. Dhe për ushtarët e Allahut që e bartin "shiritin e kuq të vdekjes" të kohës sonë ai është një shembull i përkryer i një Muxhahidi të vërtet. Mëshira e Allahut qoft mbi Ebu Duxhanen dhe Allahu e udhëzoft rinin tonë Muslimane drejt shembullit që ai e la mbrapa. Amiin
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
SEID IBNU AMIR EL‑XHUMEHIJ
“Seid ibnu Amir El‑Xhumehij është njeriu që bleu ahiretin me dynja dhe preferoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij mbi këdo tjetër.”
Historianët
I riu Seid ibnu Amir El‑Xhumehij ishte njëri prej atyre mijërave që kishin dalur në vendin e quajtur “Ten’im”, jo larg Mekës, me ftesën e parisë kurejshite, që të jenë dëshmitarë të ekzekutimit me vdekje të HUBEJB IBNU ADIJJIT, njërit prej sahabëve të Muhammedit (salAllahu alejhi ue selam), të cilin e kishin zënë tradhtisht kurejshitët.
Fuqia e tij e pafrenueshme rinore i kishte mundësuar të depërtojë në mesin e turmës, derisa arriti te paria e Kurejshit, ku ishte Ebu Sufjan ibnu Harbi, Safvan ibnu Umeje e shumë të tjerë, të cilët shkonin në krye të kolonës.
Kjo i bëri të mundur që ta shohë robin e kurejshitëve të lidhur me pranga, ndërsa turma e grave, fëmijëve dhe e të rinjve e shtynin në drejtim të sheshit të ekzekutimit (trekëmbëshit). Këte e bënin në shenjë hakmarrjeje ndaj Muhammedit (salAllahu alejhi ue selam), për të vrarët e tyre në betejën e Bedrit.
Kur turma e madhe arriti me robin e saj në vendin e caktuar për ekzekutimin e tij, i riu Seid ibnu Amir el‑Xhumehij qëndroi me shtatin e tij të hedhur duke e soditur Hubejbin se si e çonin te trekëmbëshi, ku edhe ia zgjidhën prangat. Atëherë u dëgjua zëri i tij i fuqishëm dhe i qetë në mesin e ulurimave të grave dhe të fëmijëve duke thënë:
“Nëse dëshironi, më lejoni t’i fal dy rekate para se të më ekzekutoni!”
Pastaj e pa Hubejbin se si u kthye kah Qabeja dhe i fali dy rekate. Oh, sa bukur i fali dhe sa mirë i kompletoi!
Pastaj e pa se si iu kthye parisë së popullit duke u thënë:
“Betohem në Allahun, se sikur të mos kishit menduar se po e zgjas namazin nga frika prej vdekjes, do të isha falur më gjatë!”
Më vonë e pa me dy sytë e vet se si populli e masakronte Hubejbin për së gjalli, duke ia prerë një nga një gjymtyrët e trupit e duke e pyetur:
- "A dëshiron që Muhammedi të jetë në vendin tënd e ti të shpëtosh?!"
Derisa gjaku shkonte si rrëke prej trupit të tij, Hubejbi përgjigjej:
- "Betohem në Allahun se nuk do të dëshiroja të jem i qetë me gruan dhe fëmijët e mi, nëse Muhammedi (salAllahu alejhi ue selam) theret, qoftë edhe nga një therrë."
Kur i dëgjuan këto përgjigje prej tij, të pranishmit i ngritën duart e tyre dhe brohoritën me zë të lartë:
"Mbyteni, mbyteni!!!"
Pastaj Seid ibnu Amiri e pa Hubejbin se si e qonte shikimin e tij nga qielli, e ai ishte mbi dërrasën e ekzekutimit, dhe lutej duke thënë:
- "O Zoti im, mbyti ata, që të gjithë, dhe mos e përjashto asnjë! Pastaj dha shpirt e në trupin e tij nuk mund të numëroheshin të rënat e shpatave dhe të goditurat e shtizave."
Kurejshitët u kthyen në Mekke dhe në rrëmujën e ndodhive të reja harruan trupin e Hubejbit dhe vrasjen e tij.
Mirëpo, djaloshi i ri, Seid ibnu Amir el‑Xhumehij, asnjë-herë nuk e hoqi nga mendja Hubejbin.
Hija e tij i paraqitej në ëndërr kur ai flinte, e kur ishte zgjuar ai e shihte hijen e tij. Gjithnjë e kishte parasysh pamjen e tij duke i falur ato dy rekate, të cilat i fali në qetësi, ndonëse ishte para dërrasës së varjes dhe gjithnjë i dukej se po e dëgjon zërin e tij kur ai lutej kundër kurejshitëve dhe kishte frikë se mos do ta godasë rrufeja apo diçka tjetër nga qielli.
Rasti i Hubejbit i mësoi Seidin atë që më parë nuk e dinte. Mësoi se jeta e vërtetë është besim dhe luftë dhe se për besimin dhe bindjen tënde vlen të luftosh deri në vdekje.
Mësoi, po ashtu, se besimi i fortë bën çudira dhe mrekullira.
Seidi mësoi se njeriu të cilin aq shumë e donin sahabet e tij patjetër duhet të jetë Pejgamber i përkrahur nga Zoti.
Kur i pa dhe i kuptoi të gjitha këto, Allahu Subhanehu Te'ala, ia hapi zemrën për Islam. Në një rast, ndërsa ndodhej në një tubim të madh, ai u ngrit dhe e shpalli distancimin e tij nga mëkatet e kurejshitëve, duke i braktisur idhujt dhe bestytnitë e injorancës së tyre dhe e shpalli haptazi se ai e pranoi fenë islame.
Më vonë, Seid ibnu Amiri emigroi në Medinë, e shoqëroi Pejgamberin a.s. dhe ishte pjesëmarrës në betejën e Hajberit dhe në betejat e mëvonshme.
Pasi Muhammedi (salAllahu alejhi ue selam) ndërroi jetë dhe kaloi në jetën e amshueshme, duke qenë i kënaqur ndaj tij, Seidi edhe pas vdekjes së tij mbeti shpatë e mprehtë në kohën e Ebu Bekrit dhe Omerit (radijAllahu anhuma). Ai ishte shembull i rrallë i besimtarit, i cili e kishte blerë ahiretin me dynja dhe e kishte preferuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut Subhanehu Te'ala mbi epshet e shpirtit dhe kënaqësitë e trupit.
Të dy halifet e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selam) e njihnin mirë Sied ibnu Amirin, besnikërinë dhe devotshmërinë e tij, e prandaj edhe i dëgjonin këshillat e tij.
Në ditët e para të sundimit të Omer ibnul Hattabit hyri tek ai dhe iu drejtua me këto fjalë:
- "O Omer, të këshilloj të kesh frikë Allahun në marrë-dhëniet me njerëzit e jo të kesh frikë prej njerëzve në marrëdhëniet me Allahun. Fjala jote të mos vijë në kundër-shtim me veprën tënde, sepse fjala më e mirë është ajo të cilën e vërteton vepra!"
- "O Omer: Bëhu i njëjtë për të gjithë muslimanët, fatin e të cilëve Allahu ta besoi ty, si ndaj atyre që i ke të afërt dhe atyre që i ke të largët. Dëshiroju atë që dëshiron për vetveten dhe familjen tënde. Mos ia dëshiro të keqen atyre, ashtu si nuk ia dëshiron të keqen vetvetes dhe familjes tënde. Bëhu i qëndrueshëm në vështirësi, në emër të së vërtetës. Në rrugën e Allahut mos u frikëso prej qortimit të askujt!"
Omeri pastaj pyeti:
- "Kush mund ta bëjë këtë, o Seid?!"
Ai u përgjigj:
- "Këtë mund ta bëjë një njeri si ti, të cilit Allahu ia besoi fatin e umetit të Muhammedit (salAllahu alejhi ue selam) dhe në mes tij e Allahut nuk është askush tjetër."
Pas kësaj bisede, Omeri radijAllahu anhu e ftoi Seidin që ta ndihmojë dhe i tha:
- "O Seid, unë po të emëroj vali të Himsit."
Seidi iu përgjigj:
- "O Omer, pasha Allahun, mos më drejto nga kjo botë e ta harroj ahiretin!"
Omeri i hidhëruar ia ktheu:
- "Ç’është me ju?! Më keni varur në qafë tërë këtë barrë (hilafetin) ‑ udhëheqjen e muslimanëve ‑ e pastaj më lëni vetëm!!"
Atëherë Seidi ia ktheu:
- "Pasha Allahun, nuk do të lë!"
Pastaj Omeri e emëroi vali të Himsit dhe i tha:
- "A të caktoj një pagë të rregullt?"
Seidi iu përgjigj:
- "Ç’të bëj me të, o prijës i muslimanëve?! Ajo që më ndahet nga fondi i pasurisë së muslimanëve i plotëson nevojat e mia dhe më tepron."
Pastaj shkoi në Hims...
Nuk shkoi shumë kohë dhe erdhi tek Omeri një delegacion nga Himsi, në të cilin ai kishte besim të plotë.
Omeri iu drejtua atyre me këto fjalë:
- "Shkruani emrat e të varfërve të Himsit që t’u jepet një ndihmë e cila do t’ua plotësojë nevojat më elementare të tyre."
Delegacioni e përpiloi listën e të varfërve dhe ia dorëzoi Omerit radijAllahu anhu, e në mesin e të varfërve gjendej edhe emri i Seid ibnu Amirit.
Kur Omeri e pa emrin e tij pyeti:
- "Kush është ky Seid ibnu Amir?!"
Ata iu përgjigjën:
- "Valiu ynë."
Omeri pyeti përsëri:
- Valiu juaj i varfër?!
Ata u përgjigjën:
- "Po, pasha Allahun, kalojnë ditë të tëra e në shtëpinë e tij nuk ndizet zjarri.
Duke i dëgjuar këto fjalë, Omeri qau derisa lotët iu bashkuan në mjekër."
Mori një mijë dinarë dhe i vuri në një qese dhe tha:
- "Përcillni Seidit të falat e mia dhe i thujini: “Halifeja e muslimanëve t’i ka dërguar këto të holla për disa nevoja personale.”
Delegacioni shkoi te Seidi dhe ia solli qesen. E shikoi atë dhe kur i pa dinarët filloi t’i largojë duke thënë:
- "Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi!"
Ishte goditur sikur t’i kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi. Kur e vërejti këtë gruaja e tij nxitoi tek ai për t’i dalë në ndihmë dhe e pyeti:
- "Çka të ka ndodhur, o Seid?! A mos ka vdekur halifeja i muslimanëve?!"
Seidi u përgjigj:
- "Jo, diçka më e madhe se ajo."
Kur ajo përsëri e pyeti:
- "A mos kanë pësuar muslimanët disfatë në ndonjëren prej betejave të tyre?!"
Seidi përsëri u përgjigj:
- "Jo, diçka edhe më e madhe."
Atëherë ajo pyeti:
- "Çka mund të jetë më e madhe se kjo?!"
Ai u përgjigj:
- "Ka hyrë tek unë dynjaja, që të ma prishë ahiretin, dhe hyri e keqja në shtëpinë time."
Gruaja tha:
- "Largoje atë! "‑ duke mos ditur asgjë për dinarët.
Ai e pyeti:
- "A do të më ndihmosh?"
Ajo u përgjigj:
- "Po."
Seidi i mori dinarët dhe i ndau në qese të vogla e pastaj ua ndau muslimanëve të varfër.
Pas një kohe të shkurtër Omeri shkoi në vizitë në Sham për të parë për së afërmi gjendjen e popullit. Pastaj arriti në Hims, që quhej “El‑Kuvejfe” (Kufa e vogël), për shkak të ankesave të shumta të banorëve të Himsit ndaj valive të tyre, ashtu sikurse vepronin banorët e Kufes në Irak.
Me rastin e ardhjes së Omerit radijAllahu anhu, banorët e Himsit kishin ardhur për ta përshëndetur e ai i pyeti:
- "Si sillet valiu juaj!"
Ata u ankuan dhe përmendën katër çështje, secilën më të madhe se tjetrën.
Omeri tregon e thotë:
- "I bëra bashkë banorët e Himsit dhe valiun e tyre dhe e luta Allahun që të mos më zhgënjejë në të, sepse kisha besim të madh."
Kur u bënë së bashku tek unë, ata dhe valiu i tyre, u thashë:
- "Për çka ankoheni nga valiu juaj?"
Ata u përgjigjën:
- "Nuk paraqitet në mes nesh vetëm pasi kalon një pjesë e mirë e ditës."
I thashë:
- "Ç’thua për këtë, o Seid?"
Heshti pak e pastaj tha:
- "Pasha Allahun, nuk kam dashur të flas për këtë. Mirëpo, pasi po më pyetni, po ju tregoj. Familja ime nuk ka shërbëtor, prandaj unë çdo mëngjes e përgatis brumin dhe e lë një kohë derisa të vijë e pastaj i gatuaj bukët. Pas kësaj marr abdes dhe dal në popull."
Omeri pastaj pyeti:
- "Cila është ankesa tjetër?"
Ata thanë:
- "Askujt nuk i përgjigjet në ftesë gjatë natës."
I thashë:
- "Ç’thua për këtë, o Seid?"
U përgjigj:
- "Pasha Allahun nuk kam dashur ta nxjerr në shesh këtë. Unë ditën ia kam kushtuar nevojave të popullit, kurse natën e kam caktuar t’i bëj ibadet Allahut xSubhanehu Te'ala."
Omeri pyeti prapë:
- "Cila është ankesa tjetër?"
Ata u përgjigjën:
- "Nuk paraqitet te ne një herë në muaj."
E pyeta:
- "Ç’thua për këtë, o Seid?"
Ai u përgjigj:
- "Nuk kam shërbëtor, o udhëheqës i muslimanëve, dhe nuk kam rroba të tjera përveç këtyre që kam në trupin tim. Këto i laj një herë në muaj dhe i lë të thahen, e kur të thahen i vesh dhe dal në popull dikur vonë, nga fundi i ditës."
Pastaj Omeri pyeti përsëri:
- "Për çfarë ankoheni tjetër?"
Ata u përgjigjën:
- "Shumë herë thellohet në mendime, kur rrimë së bashku, saqë nuk di se ku është."
E pyeta:
- “Ç’thua për këtë, o Seid?"
U përgjigj:
- Isha dëshmitar i mbytjes së Hubejb ibnu Adijjit, kur unë isha pabesimtar. E kam parë se si kurejshitët ia prenin gjymtyrët e trupit një nga një dhe i thonin: “A do të dëshiroje që Muhammedi të jetë në vendin tënd?”
Ndërsa ai përgjigjej:
“Pasha Allahun, nuk do të dëshiroja që unë të jem i qetë me familjen time e me fëmijët e mi e Muhammedi të theret qoftë edhe prej një therre.” Betohem në Allahun se çdoherë që më kujtohet ajo ditë dhe i bëj pyetje vetvetes përse nuk i dola në ndihmë, më kap frika se Allahu nuk do të ma falë këtë dhe për këtë arsye kaloj në atë gjendje."
Pas kësaj Omeri tha:
- "Falënderimi i qoftë Allahut, që nuk më zhgënjeu në paragjykimet e mia ndaj Seidit."
Pastaj nxori një mijë dinarë dhe ia dhuroi Seidit për t’i plotësuar disa nga nevojat e tij më elementare.
Kur i pa gruaja e tij tha:
- "Falënderimi i qoftë Allahut, i cili na liroi prej shërbimit tënd. Blej gjërat ushqimore dhe merre me pagë një shërbëtor."
Seidi ia ktheu:
- "A ke propozim më të mirë se ky?"
Gruaja pyeti:
- "Cili është ai?!"
Ai u përgjigj:
- "Ia japim Atij që na i kthen, atëherë kur ne kemi nevojë shumë të madhe për të.
Gruaja pyeti:"
- "Kujt?!"
- "Ia japim dikujt për Allahun, si hua më të mirë."
Gruaja ia ktheu:
- "Allahu të shpërbleftë me të gjitha të mirat!"
Ende pa u larguar nga tubimi, dinarët i shpërndau në disa qese dhe i tha njërit nga familja e vet:
- "Dërgoja këta dinarë të vejës së filanit dhe jetimave të filanit, të varfërve të familjes së filanit dhe atyre që kanë nevojë prej familjes së filani."
Allahu qoftë i kënaqur me Seid ibnu Amir el‑Xhumehiun. Ai ishte prej atyre që u jepte përparësi të tjerëve para vetvetes, edhe pse ai kishte nevojë për pasuri.
Qytet në Siri, ndërmjet Damaskut dhe Halepit. Në të gjendet varri i heroit të madh islam ‑ Halid ibnu Velidit.
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Krijoni Kontakt