E pashe videon e plote.
Shume rrengjethese si histori dhe plot optimizem rreth te ardhmes.
Njerez me vizione te tilla duhet te shtohen sa me shume per te miren e atij vendi.
Ps: per here te pare tingulli i gegnishtes ishte terrheqes.
Ndersa mua me lind nje mendim i tille:
Ajo e ka 'luksin' te jetoje edhe ne Valbone, ndersa ne shqiptaret(shumica) emigrojne se jane 'sofjo/prosko'(xhep'shpuar) qe ne lindje!!![]()
Po se ajo pa shumë mundësi në Valbonë, kur shumë shqiptarë aty shohin vetëm tmerr e ferr. Sepse shumica e shqiptarëve duan makina, qiellgërvishtëse, tym, pluhur, ushqime të shpejta, hamburgera, ushqime të paketuara etj. etj. Nuk duan natyrë të pastër, ushqim të shëndetshëm, ajër të pastër, ku në fakt ka 100 mënyra për të nxjerrë dhe përfitim, edhe të jetosh një jetë të këndshme.
Lajm qe duhet te pranohet si lajm normal apo lajm i zakonshem. Nuk e di pse perben kuriozitet zhvendosja e nje amerikanes nga New York ne Shqiperi. Shqiperia po shenon progres ne secilin segment te jetes. Njerezit jane te prirur qe me shume te lexojne dhe te komentojne lajmet negative, ndersa e verteta eshte se ne Shqiperi nuk eshte cdo gje zi...duke perfshier edhe skajet me ekstreme veriore te saj. Ne te ardhmen do te kete shume me shume raste tilla.
Ajo qe me beri me shume pershtypje ne kete video ishte rreqebulli (rroqebulli, ang. the lynx) dhe rrezikshmeria qe ne te ardhmen te zhduken edhe ata pak rroqebuj qe kane ngelur. Nese nuk ekziston nje strategji e mirfillte shteterore ku do te harmonizohej lejimi i ndertimeve te reja pergjate lumit te Valbones me strategjine e mbrojtjes se kafsheve te rrezikuara, ne te ardhmen jo vetem rroqebulli por edhe disa gjitar te tjere te rralle do te rrezikohen seriozisht. Ndoshta do te zhduken deri ne te fundit.
P.s. Rroqebulli e meriton nje teme te veqante. Do ta hapi nje te tille kur te gjej pak kohe.
Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 02-10-2012 më 05:41
Ervin shqiptare duan pune te ushqejne familjen. Vetem natyra fatkeqesisht nuk mjafton per te rritur familjen. Duhet te kesh dhe leke. Kur kam vajt per here te fundit ne Tomorr, Skrapar kam pare plot shtepi te braktisura. Ka Skrapari plot vende te bukura. Njerezit u shperngulen nga e keqja. Nuk ka kushte akoma Shqiperia qe te mundesojne te besh nje jete normale kudo qe te jesh. Infrastrukture jo e mire. Jo kanalizime.Spitale vetem neper qytete gjen sot, dhe ato nuk ofrojne cilesi ne sherbim. Jo ne pak raste shqiptaret duhet te ikin ne Tirane dhe per nje operacion te thjeshte. Imagjino ai qe ka nje emergjenci qe zbret nga mali ne ato rruge gropa-gropa, sa ore i duhen te arrije ne Tirane. Mos flasim per arsimin cope-cope qe ofrojne fshatrat. Ne sa kushte te veshtira mesojne. Prandaj shqiptaret nuk vene te investojne. Nuk kane siguri. Amerikania pati guximin se nuk e njeh mire situaten ekonomike- politike ne Shqiperi. Nuk e njeh korrupsionin qe ekziston ne Shqiperi. Duhen njerez me guxim si ajo qe ti hapin rruge investimeve dhe atje ku nuk shohin shprese. Ne fatkeqesisht nuk kemi shtet. Vetem privati me investimet e veta po e ben Shqiperine. Shteti mendon vetem si te rrjepi privatin dhe njerezit e thjeshte. Ata qe braktisin tokat, shtepite e fi e si i braktisin o Ervin, sidomos ata qe kane jetuar nje jete te tere andej.
Feelings change - memories don't.
Krijoni Kontakt