balkanweb, 11 Shtator 2012
Tė lahesh nė m....Nga: REZARTA DELISULA
Jam sa e revoltuar po aq e skandalizuar. Jam nė mėdyshje nėse ky ėshtė veprim i bėrė qėllimisht, sabotim, apo edhe mė keq harresė. Jam sa e sėmurė aq edhe e pėshtirosur... sepse nga Durrėsi nė Kavajė, noton nė fekale, pi tretėsirė fekalesh, thith erė fekalesh. Se besoja po e pashė me sytė e mi. Nga Plepat mu bė fiksim se kisha shkelur m..t. Nga makina skisha dalė po thash helbete si dihet, mbase pėrpara se tė hipja. Hapa krahun e kontrollova sandalet. Ishin akull. Vazhdova tė udhėtoj e meqė ora i kishte kaluar 23.00 dhe trafiku ishte reduktuar ia lejova vetes hapjen e dritareve nė bregdet.
Tmerr, era e qelbur smu nda. Te rreth rrotullimi apo te Konvaleshenca hapa edhe njė herė rrugėn. Kontrollova tim bir tė cilin e kishte zėnė gjumi se mos i kishte shpėtuar ndonjė gjė pa dashje edhe pse panolinet ka kohė qė i ka hequr. I vinte era beb. Vazhdova tė ecė pėrgjatė rrugės dytėsore tė plazhit nga Shkėmbi i Kavajės nė drejtim tė Malit tė Robit. Ishte aq e fortė era e qelbur sa hoqa dorė nga tentativa pėr tė thithur ajrin e jodizuar tė detit. Mbylla dritaret, por era mė kishte mbetur nė hundė. Me tė ndaluar e tė hapur derėn te Mali Robit, i njėjti afsh erėkeq mė rrethoi. Pyeta e mė thanė; Sot ėshtė mė ndryshe... dje ishte tmerr. Ėshtė mėngjes dhe, aroma e fekaleve vjen njėsoj e pėrqendruar. Mbase njė xhiro buzė detit do na e largonte. Uji dukej nė sy i kthjellėt por ajo banjė publike kilometrike, qelbte. Nėnat qė mezi mbanin tė vegjlit, lodheshin mė kot. Me tu afruar bregut gėzoheshin me pllaquritjen e ujit, zhysnin kokėn si rosat e, bėnin sikur notonin. Dielli nė ngjitje e sipėr e pjek edhe mė shumė erėn e fekaleve. Njė ēift del nga deti me lėkurė jeshile. Vajza tmerrohet, ne u bėmė kuriozė. I gjithė bregu papritur ishte kthyer si sipėrfaqja e njė pellgu tė ndenjur e tė qelbur. Ishte ora qė nė det, aty para syve tanė, tubat e mėdhenj shkarkonin fekalet e ditės. Mė vjen pėr tė vjellė, jam ende e pėshtirosur por kjo ėshtė mė e pakta. Diare, tė vjella, temperaturė... Spitali i Durrėsit ėshtė i mbushur me qytetarė qė kanė kėto simptoma. Pediatria edhe mė shumė. E pėsojnė emigrantėt, ju qė vini rrallė e kosovarėt. Uji i detit qė ju hyn fėmijėve nė gojė aktivizon bakteret e shkakton kėtė situatė, na thotė pediatria. U tmerrova, plazhi nga Durrėsi deri nė Kavajė, vret. Shumė do tė thonė pse shkon nė Durrės, kjo situatė dihet Por jo ēdo njeri ka mundėsi financiare apo kohore tė zbresė apo tė ngjitet mė lart, ka edhe nga ata qė blerja e njė apartamenti tė vogėl nė plazh i detyron tė shkojnė pėr tė bėrė pushime ekonomike.
Tmerr
Kryeministri Sali Berisha, nė kėtė korrik 2012, gjatė pėrurimit tė terminalit tė ri nė Portin e Durrėsit, e quajti kėtė plazh, ndėr mė tė bukurit nė Evropė. Nga larg mbase duket i tillė, po sa nga ministrat e kabinetit tė tij, i kanė kaluar pushimet nė vilat qeveritare tė Durrėsit? Po vetė kryeministri pse nuk e theu rekordin nė ujėrat e Durrėsit po tė Dhėrmiut? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė, sepse vetėm 1 kilometėr nga rezidencat qeveritare, ngjitur me rrethimin e Konvaleshencės sė Ushtrisė, shtrihet deri nė det njė kanal qė derdh fekale. Ajo zonė qelbet edhe mė shumė se tė tjerat e, ata qė kanė shtėpinė aty pranė, as dritaret smundet ti hapin, ndėrsa lahen nė atė qė bėjnė...
Raporti i vitit 2009 mbi gjendjen mjedisore, bėrė nga Ministria e Mjedisit pėr treguesin mikrobiologjik fecal coliforms FC dhe Intestinal Enterococcus IE, rezultoi se plazhi i Durrėsit dhe Kavajės ishte shumė i ndotur. Nė vitin 2010 njė tjetėr raport tregon se situata nė kėto dy plazhe ishte alarmante. Nga pėrpunimi i rezultateve tė analizave tė kryera nė plazhin e Durrėsit, rezultoi si plazhi mė i ndotur. 85% e rezultateve e klasifikuan kėtė plazh nė kategorinė D, shumė tė ndotur, ku duhet tė merreshin masa urgjente pėr pėrmirėsimin e situatės. Pas saj vinte Kavaja me plazhin e Golemit qė rezultoi 70 pėr qind i ndotur. Nė rekomandimet e mjedisit ishte vendosja e tabelave ndaluese pėr larjen e pushuesve dhe gjetja e zgjidhjes sė menjėhershme pėr sistemimin e kanalizimeve. Jemi nė vitin 2012, asnjė nga rekomandimet nuk ėshtė zbatuar, ēka me logjikė tė thjeshtė na bėn tė mendojmė se shkalla e ndotjes ka arritur 100 pėr qind. Instituti i Shėndetit Publik ėshtė ende duke kalkuluar analizat e marra nė bregdet e sė shpejti do tė kemi pėrgjigjet zyrtare.
Rrenat me bisht
Premtimet e pafundme, vit pas viti, na vjen pak si zor tjua kujtojmė, por kur nuk ju vjen juve qė i bėni, do tė na quajnė budallenj e jo profesionalė, po tė heshtim. Pra le tė fillojmė me informacionin zyrtar tė mbledhur nga Ministria e Punėve Publike.
28 tetor 2005- Nė Kavajė ngrihet impianti i parė pėr pastrimin e ujėrave tė zeza nė Shqipėri. Prezent gjatė pėrurimit ishte dhe kryeministri Sali Berisha, Ambasadori gjerman nė Tiranė, Hanns Peter Annen, Ministri i Punėve Publike, si dhe pėrfaqėsues tė pushtetit lokal. Dėshiroj tė siguroj tė gjithė qytetarėt e Kavajės dhe tė Shqipėrisė se problemet e mjedisit dhe tė shėndetit janė njė nga pėrparėsitė kryesore tė programit tė qeverisė sonė, u shpreh kryeministri. Ky impiant u financua me fondet e Bashkėpunimit shqiptaro-gjerman pėr zhvillim. Pėr kėtė, qeveria gjermane ka vėnė nė dispozicion, nėpėrmjet Bankės Gjermane pėr Zhvillim (KfW) shumėn prej 7 milionė euro.
25 janar 2007 - Nėnshkrimi i Kontratės sė Projektit tė Integrimit tė Ujėrave dhe Ekosistemit. Ministria e Punėve Publike, nėnshkroi sot kontratėn prej 13.25 milion euro pėr fillimin e Projektit tė Menaxhimit tė Integruar tė Ujėrave dhe Ekosistemit. Banka Botėrore si financues kryesor i kėtij projekti, ka pėr synim zvogėlimin e ndotjeve nė brigjet pranė qyteteve tė Durrėsit, Lezhės, Shėngjinit dhe Sarandės, si dhe monitorimin dhe menaxhimin ambiental tė zonave bregdetare. Kjo do tė arrihet me anė tė ndėrtimit tė impianteve tė trajtimit tė ujėrave tė ndotura me teknologjive moderne, si janė ligatinat, pėrveē Durrėsit, nė tė cilin do tė ndėrtohet shtesė edhe njė impiant konvencional pastrimi tė ujėrave tė zeza. Realizimi i kėtij projekti nė qytetin e Durrėsit financohet nga Granti (GEF-it) nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore kap shifrėn e mė shumė se 8,5 milion EUR. Impianti i pastrimit konvencional dhe ligatina do tė ndėrtohet pėr tė pėrballuar prurjet e ujėrave tė zeza tė njė popullsie deri nė vitin 2022 nė total prej rreth 250.000 banorė. Kėto impiante do tė jenė njė garanci pėr mbrojtjen e shėndetit publik, ruajtjen e florės dhe faunės dhe rrjedhimisht, ky investim do tė bėjė mė tėrheqės fluksin e turisteve tė huaj dhe vendas, do tė influencoje dhe rritjen e mėtejshme tė standardit tė jetės dhe rritjes ekonomike tė kėtyre qyteteve.
31 mars 2012- Plazhet e gjirit detar tė Durrėsit nė vjeshtėn e kėtij viti nuk do tė rrezikohen mė nga ujėrat e ndotura, falė njė investimi tė pėrgjithshėm prej rreth 20 milion euro, qė vazhdon tė zbatohet edhe nė rrethin e Kavajės. Ministri i Punėve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, sot nė mesditė, gjatė njė inspektimi tė punimeve qė po kryhen nė zonėn bregdetare pranė Malit tė Robit, 6 km nė jug tė qytetit tė Kavajės, u shpreh se ēdo metėr i urbanizuar i kėsaj sipėrfaqeje do tė lidhet me magjistralin e ujėrave tė zeza, tė cilat mė pas do tė pėrpunohen nė impiantin e pastrimit pranė kėtij qyteti.
Ministri shtoi se ka pėrfunduar tenderimi i njė financimi tė qeverisė shqiptare me vlerė 4 milion euro, qė do tė shėrbejė pėr shtrimin e sistemit tė kanalizimit sekondar dhe terciar tė kėsaj zone. Nga ky projekt do tė pėrfitojė edhe qyteza e Golemit, megjithėse ajo nuk bėn pjesė nė vijėn bregdetare.
1 qershor 2012- Vendim i Kėshillit tė Ministrave Pėr sigurinė nė det, plazhe dhe nė ujėrat e brendshme nė thellėsi tė territorit. Nė kėtė vendim termi PLAZH PUBLIK pėrkufizohet kėshtu; Plazh publik, ato zona tė plazheve, qė janė tė autorizuara dhe tė hapura pėr pėrdorim publik e qė ofrojnė mjete minimale pėr pėrdorim, me kushtet e sigurisė dhe higjienės. Nė njė prej anekseve tė vendimit thuhet se prania e flamujve dhe posterave pėr siguri dhe higjienė nė vende tė paautorizuara, ėshtė pėrgjegjėsi e njėsive tė qeverisjes vendore, ndėrsa pėr plazhet e autorizuara e pushtetit qendror.
Korrik 2012 - Impianti i Pėrpunimit tė Ujėrave tė Zeza tė Durrėsit ėshtė pothuajse i pėrfunduar dhe, brenda pak javėsh, do tė jetė funskional, pėr tė pėrpunuar fillimisht ujėrat e pėrdorura tė qytetit tė Durrėsit dhe, brenda vitit, edhe ujėrat e zonės turistike nga ura e Dajlanit deri tek Pėrroi i Agait, apo ndryshe, plazhit tė Durrėsit. Ministri i Punėve Publike dhe Transportit, inspektoi sot punimet nė kėtė impiant, ku po bėhet tashmė lidhja e sistemeve elektronike tė kontrollit dhe laboratorit dhe trajnimi i stafit qė do tė operojė kėtė vepėr tė rėndėsishme publike, qė kushtoi 11 milionė euro.
**Nuk e di sa para janė hedhur sepse sjam aq e aftė tė mbledh kaq shumė miliona, shumica mė duket sikur janė hedhur me tė njėjtin qėllim nė tė njėjtin vend, por jam e aftė tė konstatoj se edhe kėtė vjeshtė, plazhi qelbet. Mė e indinjuara kur opozita del e flet pėr pėrkeqėsimin e cilėsisė sė turizmit ėshtė Ministria e Turizmit, tjetėr pėrgjegjėse pėr kėtė hale tė madhe publike nga Durrėsi nė Kavajė. Pse nuk pushon me familjen e tij ministri Bumēi nė Durrės te vilat qeveritare, pse nuk e sjell fėmijėn tė lahet me tė tjerėt nė ujėrat e gjelbėrta tė Durrėsit, tė gjelbėrta nga fekalet jo nga kthjelltėsia... Jam ende e sekėlldisur nga ajo erė m..t qė vjen plazhi dhe, njė apel pėr qytetarėt tė cilin duhet ta bėnte shteti me instrumentet e veta; Ruani fėmijėt e veten, plazhi nga Durrėsi nė Kavajė, vret.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt