un ju kam then shum muaj me heret se RTK NGJAN NE RTS TE SERBIS ..
un ju kam then shum muaj me heret se RTK NGJAN NE RTS TE SERBIS ..
Enver Sekiraqa: Gangster a Veprimtar Politik?
I pėrshkruar nė kabllo diplomatike dhe dosje policore si gangster dhe i ndjekur pėr vepra penale, Enver Sekiraqa thotė nė njė intervistė se me policin Trium Riza pėr herė tė parė kishte pasur probleme mė 2005 nė Swiss Casino. Se kėngėtaren Adelina Ismajli e kishte vetėm shoqe. Se ka mbledhur vota pėr LDK-nė dhe se e ka takuar Ukė Rugovėn. Pohon se ishte rrahur me palicė nga Latif Gashi nė njė ahėr kafshėsh nė Llap, gjatė luftės. Dhe se nuk kishte qenė bashkėpunėtor i regjimit serb.
Me njė flet-arrestim qė ishte lėshuar nga UNMIK-u nė gusht 2007 nė Interpol, Enver Sekiraqa, lindur mė 18 nėntor 1973 nė Prishtinė, i gjatė 183 cm, kėrkohej me dyshimin se ka kryer veprat penale tė krimit tė organizuar ndėrkombėtar, vjedhjes, krimeve seksuale etj.
Policia ishte nė kėrkim tė tij qė nga vrasja e policit Triumf Riza nė fund tė gushtit 2007. Nė vitin 2005, nė njė kazino nė Prishtinė kishte pasur pėrleshje mes Rizės dhe Enver Sekiraqės. Kabllot diplomatike, tė lėshuara nga wikileaks mė 2011, dhe qė i takonin vitit 2007, e pėrshkruanin kėtė tė fundit si njė gangster me lidhje me politikanė tė fuqishėm. Ai ėshtė i dėnuar me dy vjet burg pėr veprėn penale tė kėrcėnimit dhe pengimit tė personave zyrtarė gjatė pėrmbushjes sė detyrės.
Dy policė ishin shpallur fajtorė mė 2009 pėr shpėrthimin e 24 shtatorit 2007 nė lagjen Dardania nė Prishtinė, ku patėn humbur jetėn dy persona dhe disa tė tjerė qenė lėnduar. Besohet se cak i sulmit me eksploziv ka qenė lokali Sekiraqa Bar nė shenjė hakmarrjeje pėr vrasjen e policit Trium Riza. Nė Agjencionin pėr Regjistrimin e Bizneseve D.P.H. Sekiraqa Bar, shėnon pėr aktivitete bastvėnien dhe bixhozin.
Gjatė luftės, mė 1999, ai ėshtė ndaluar nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK) pėr dyshime se kishte ndėrlidhje me regjimin shtypės serb.
Pas luftės, Sekiraqa ka folur vetėm njė herė publikisht, nė njė intervistė nė gazetėn LAJM tė vitit 2004, nė tė cilėn ka thėnė se merret me shitblerje tė tokės.
Nė njė intervistė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, tė dhėnė disa ditė pėrpara vetėdorėzimit nė EULEX mė 26 shtator tė kėtij viti, Sekiraqa ka dhėnė versionin e tij pėr njė numėr ngjarjesh qė e ndėrlidhin atė. Intervista botohet vetėm tash pasi tė gjitha palėt e pėrmendura nga Sekiraqa janė kontaktuar.
Sekiraqa thotė se ka qenė subjekt i disa atentateve, se merret me tregti, se posedon pėrfaqėsinė e Bruno Coffee (bari Bruno figuron nėn pronėsinė e Naser Sekiraqės), se ėshtė marrė me patundshmėri, ndėrtime tė shtėpive, se ka mbledhur vota pėr parti politike dhe ka qenė viktimė e ndjekjes policore dhe tė UĒK-sė etj.
Mė kanė pėrcjellė disa probleme, pa dashjen time, si atentate e montazha, tha Sekiraqa. Por pėrse kėto probleme e kanė pėrcjellė pikėrisht atė? Me siguri mendojnė se po tė dominojnė tek ne, me tė tjerėt e kanė mė lehtė unė nuk i kam lypė problemet, unė kam dalė e kam kėrkuar vota pėr LDK-nė edhe i kam ndihmuar LDK-sėtė fitojė se kam menduar se ėshtė mė e mira.
Sekiraqa thotė se nuk ka qenė nė strukturat zyrtare tė LDK-sė. Gjatė intervistės, herė e cilėson vehten si anėtar tė kėsaj partie, e herė si veprimtar vullnetar i saj.
Nuk kam pasur kurrfarė afėrsie me askėnd brenda LDK-sė. Asnjėherė nuk jam takuar me Presidentin Rugova, pėrveē qė e kam parė nė fjalime, ndėrsa me Ukė Rugovėn jam takuar njė herė. Ai nuk ka cekur vendin, arsyen dhe kohėn e kėtij takimi. Ukė Rugova nuk ka pranuar tė flasė.
Sekiraqa thotė se nuk ka qenė bashkėpunėtor i policisėserbe, pėr ēka dyshohet se e ka arrestuar Zona Operative e Llapit nė kuadėr tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK).
ZOLL-i, me nė krye komandant Remin, mė pati kėrkuar. Pėr kėtė mė kishte ēuar fjalė Ilmi Rakovica. Unė vullnetarisht kam shkuar. Sė pari jam takuar me Nuredin Ibishin - komandant Lekėn. Aty mė treguan qė mua po mė kėrkon Latif Gashi - Lata. Gjatė marrjes nė pyetje, mi kanė kėrkuar 600mijė marka. Kanė menduar qė kam shumė pare. Nuk e di pse i kėrkuan ato tė holla, nuk mė dhanė shpjegim. Unė u thashė qė nuk i kam.
Nė Llapashticė mė kanė mbajtur nė njė ahėr tė kafshėve. Latif Gashi mė ka rrahur me palicė Ka pasur edhe tė burgosur tė tjerė, mirėpo me rastin e bombardimeve tė NATO-sė, aty kanė marrė vendim me na liru, vendimin e mori Sabri Gashi.
Sekiraqa tregoi se pas lirimit nga Llapashtica, rrugės duke u kthyer pėr nė shtėpi, janė ndaluar nė fshatin Majac nga ushtarėt pėrcjellės tė UĒK-sė.
Aty na kanė mbajtur njė natė nė njė shtėpi, pastaj nė po tė njėjtin fshat na kanėēuar nė bodrumin e njė shtėpie ku na kanė mbajtur pėr 10 ditė rresht.
Njė ditė, unė kėrkova tė shkoj nė banjo, qė ishte nė katin e parė. E pashė tė hapur derėn e njė salloni ku kishin qenė ulur disa oficerė tė lartė tė UĒK-sė. Aty e pashė Latif Gashin. Mė vonė kishin marrė disa vendime oficerėt e lartė. Ata qė do tė liroheshin e morėn nga njė letėr. Letra morėn 6-7 persona...por jo unė, Agim Musliu dhe Idriz Sfarqa. Mė vonė kuptuam qė edhe Drita Hoxha nuk kishte marrė letėr, sepse atė e kanė mbajtur veēmas nga ne tė tjerėt, nė njė dhomė tjetėr. Ata qė nuk kanė marrė letra, kishin qenė pėr tu ekzekutuar, tha Sekiraqa.
Natėn e 7 prillit, diku nė orėn 22 tė natės, na morėn me xhipin e komandant Nazif Mehmetit. Shoferi i tij me pseudonimin Besi, njėfarė Shyqa dhe njėfarė Idrizi kanė qenė aty. Na morėn dhe na dėrguan nė njė mal. Gjatė rrugės i pyeta ku po shkojmė?Ata na thanėse do tė rrėmijmėnjė istikam. Kjo ishte e pakapshme se ishte ora 22 e natės. Vendi ishte livadh. Forma e atij istikami ishte diku 1 metėr e gjysmė me 2 metra. Unė nuk kam punuar, as qė e kam prek me dorė, tė tjerėt po derisa ata e rrėmihnin atėfarė gropėn, unė e kam shfrytėzuar mundėsinė edhe kam ik prej aty.
Ka qenė njė gardh afėr, e kam kapėrcyer. Mė kanė gjuajtur me automat, por fati, nuk mė ka kapė asnjė plumb. Prej aty kam bėrė gjashtė orė me dalė nė rrugėn magjistrale Prishtinė - Podujevė dhe kam arritur tė vijė nė shtėpi, nė Prishtinė.
Latif Gashi, tani deputet nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) nė Parlament, thotė se qe 13 vjet ėshtė duke u marrė me kėtė rast (tė Majacit) nė proces gjyqėsor nė vend. Enveri ka shkruar edhe letra pėr gjykatėn, mirėpo as qė ėshtė ftuar qė tė dėgjohet si dėshmitar nė kėtė proces. E ēka thotė Enver Sekiraqa sot pas gati 15 viteve, pėr mua nuk ėshtė shumė me rėndėsi, tha Gashi.
Ky i fundit, nuk e mohoi faktin se Enveri ka qenė nė zonėn e Llapit, mirėpo tha se atje e kanė ndalė nė qendrėn e ndalimit dhe asgjė mė shumė. Sipas tij, me asnjė veprim nuk ėshtė shkelė asnjė konventė ndėrkombėtare.
Ēka ka pėr tė thėnė Enver Sekiraqa, le ta thotė nė gjykatė.Unė nuk i komentoj deklaratat e tij, tha Gashi.
Atėherė komandanti i tij, Rrustem Mustafa, tash njė nga nėnkryetarėt e PDK-sė, tha se nuk ka pse tė merret me fjalėt e Sekiraqės dhe nuk pranoi tė prononcohet. Nuk u prononcuan as Nuredin Ibishi, Sabri Gashi, Nazif Mehmeti, Idriz Bajrami dhe shoferi me pseudonimin Besi- Skender Krasniqi. Nuredin Ibishi vetėm e konfirmoi qė Enver Sekiraqa me tė vėrtetė ishte ndalur e mbajtur nė burgun e Llapit.
Enver Sekiraqa thotė se nuk ka qenė dėshmitar i mbrojtur i UNMIK-ut nė rastin kundėr Rrustem Mustafės dhe tė tjerėve. Vetėm u kam treguar vendin ku kanė dashtė me na ekzekutu. Aty i kemi gjetur disa gjėra personale tė Idriz Sfarqės, jaknen, pantollat, njė krahėn dhe kemi gjetur kockat e fėlqisė sė tij. Aty (sė bashku me policinė e UNMIK-ut) kemi gjetur varrezėn e tre tė vrarėve: Idriz Sfarqa, Agim Musliu dhe Drita Hoxha.
Nė muajin korrik ka filluar nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė rigjykimi i Latif Gashit, Nazif Mehmetit me nofkėn Nazi dhe Rustem Mustafės me nofkėn Remi. Qė tė tre tė pandehurit gjatė luftės kishin mbajtur pozita komanduese nė UĒK. Sipas aktakuzės, qė nga gushti 1998 deri nė prill 1999, ata kishin pasur dijeni pėr qendrat e ndalimit nė vendet Bajgorė, Llapashticė, Majac, Patok dhe Kolec. Nė kėto qendra ishin ndaluar civilė shqiptarė me arsyetime se janė kolaboracionistė tė pushtetit serb.
Deri mė tash, zyrtarisht gjykatat nuk kanė marrė pėr bazė deklarimet e Sekiraqės pėr kėtė rast.
Gjatė vitit 1999, tha Sekiraqa, ai po ashtu ka qėndruar edhe katėr muaj e gjysmė nė njė burg serb, si i dyshuar pėr terrorizėm.Mė 31 maj 1999, Policia Serbe mė ka arrestuar nė Prishtinė, kinse pėr terrorizėm. Mė kanė mbajtur 4 muaj e gjysmė nė burgun e Sremska Mitrovicės nė Serbi.
Qė nga kthimi prej burgut nė tėtor 1999, Sekiraqa tha se janė bėrė diku 10 atentate. Nuk e di nga kush.I kam 6-7 plagė tė plumbave nėpėr trup.
Rasti mė i njohur qė e ndėrlidhė atėėshtė vrasja e policit Triumf Riza, pėr tė cilėn ai ėshtė nė ndjekje. Ėshtė pėrfolur shumė se acarimi mes Rizės e Sekiraqės kishte si burim kėngėtaren e njohur Adelina Ismajlin, e cila pati konfirmuar se ishte nė lidhje me policin e ndjerė.
Me Adelinėn, kemi qenė nė njė parti, kemi pasur edhe shoqėri asgjė mė tepėr, tha Sekiraqa.
Me Triumf Rizėn, nuk mė kujtohet kur jam pa pėr herė tė parė. Mirėpo mė kujtohet kur kam pasur problem me tė pėr herė tė parė. Nė vitin 2005, nė Swiss Casino, ka qenė festė e Krishtlindjes. Unė sė bashku me disa shokė e shoqe kemi shkuar tė pimė. Aty ka ardhur Triumfi me shokė edhe na kanė sulmuar.
Mua, nė atė rast, mėkanė rrahur shumė keq. Nuk e di as vetė pse na kanė sulmuar. Me siguri kanė pas urdhėr prej shefave tė tyre. Ka pasur edhe tė shtėna armėsh, ėshtė plagosur Agron Bytyqi, njė shoku im dhe Arben Selmani qė ka qenė me Triumfin.
Por babaii policit tė ndjerė, Shefqet Riza, thotė se Triumfi ka pasur probleme me Sekiraqėn qė nga viti 2000.
Atėherė Sekiraqa ka tentuar qė ta aktivizojė bombėn pėr ta vrarė Triumfin sė bashku me njė polic pakistanez. Kjo ka ndodhur para shkollės sė mjekėsisė nė Prishtinė ku Sekiraqa, sė bashku me 14 vetė, ka hyrė edhe nė shkollė, i ka rrahur edhe arsimtarėt nė sallė pėr t imarrė me dhunė tri vajza. Mirėpo aty ka ndėrhyrė edhe KFOR-i dhe e kanė arrestuar Sekiraqėn.
Nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė Ali Sokoli nė Prishtinė, personelit nuk i kujtohej njė rast i kėtillė. Nė Policinė e Kosovės nuk kishte evidenca tė vitit 2000. Nė Prokurori dhe Gjykatė, nuk kishte shkresa zyrtare pėr njė rast tė tillė.
Shefqet Riza tha se djali i tij nuk ka pasur probleme me askėnd tjetėr pėrveē me Sekiraqėn. Ekskluzivisht Sekiraqa e ka vrarė djalin tim, nuk ėshtė kontestuese kjo .prej SwissCasinos e kėndej janė 5-6 prita qė i ka bėrė Sekiraqa ndaj djalit tim Triumfit.
I gjithė problemi ka tė bėjė me punėn zyrtare tė Triumfit si polic, tha Riza.
Nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thuhet pėr Adelina Ismajlin. Me tė, Triumfi ėshtė lidhur pas rastit tė Swiss Casinos. Madje, njėherė Triumfi ka qenė duke ardhur nė shtėpi nė Kaēanik sė bashku me Adelinėn kur Sekiraqa me bandėn e tij ia ka zėnė pritėn me gurė tė mėdhenj dhe e kanė njekė me vetura e skuterė.
Me metaforė, Riza fajėson politikėn pėr vrasjen e djalit tė tij.
Politika ėshtė ajo qė e ka vrarė djalin tim Triumfin, Lidhja Demokratike e Kosovės. Ismet Beqiri sė bashku me Sekiraqėn dilte nėpėr fushata. Personalisht unė me sytė e mi e kam parė para fakultetit ekonomik, me flamuj tė LDK-sė. Ai ka qenė bandė e LDK-sė, ka shkuar nė presidencėn e Rugovės si nė shtėpinė e tij, ka qenė njeriu i LDK-sė dhe pikėrisht LDK i ka dhėnė krye kėtij me u bo kėshtu, tha Riza.
smet Beqiri, tash shef i grupit parlamentar tėLDK-sė, thotė se Sekiraqėn e njeh ngase vijnė nga njė lagje e Prishtinės,Kodra e Trimave. Por ai mohoi tė ketė dalė ndonjėherė nė fushatė me Sekiraqėn. Beqiri nuk mohoi se Sekiraqa ka mundur tėketė marrė pjesė nė tubimet dhe fushatat e LDK-sė.
Nga deklaratat e tij del qė ka qenė simpatizant dhe mbėshtetės i LDK-sė, mirėpo kjo nuk mund tė prejudikojė asgjė, tha Beqiri.
Sekiraqa ka mohuar se gjatė kohės sa ėshtė kėrkuar nga policia ka qėndruar nė veri tė Kosovės. Nuk kam qenė nė Veri tė Mitrovicės qe pesė vite.
Intervista me Enver Sekiraqėn ėshtė pėrgatitur tė lėshohet nė emisionin e pėrjavshėm Drejtėsia nė Kosovė qė transmetohet ēdo tė diel nė ora 21:00. RTK nuk e ka transmetuar atė.
Nė vazhdimin e intervistės, Sekiraqa pėrgjigjet se a e porositi ai vrasjen e Triumf Rizės, kush nga gjykatėsit i ēoi fjalė qė tė mos u dorėzohet organeve tė drejtėsisė dhe pse vendosi ti dorėzohej Eulex-it.
http://gazetajnk.com/?cid=1,979,3496
Uuuu sa fjale jane bere per kete qelbanik mer aman!!! A ia vlen te diskutohet per kete neperke??!!
Ky thjeshte eshte nje njeri i EULEXIT, i cili ka kontribuar pa vetedije ne dem te UĒK-se. Ky eshte lene i lire qellimisht qe te bej krime, si nga UNMIK, poashtu edhe nga EULEX qe nje dite te kene arsye keta te fundit per ta kapur dhe ky njeri para gjyqit t'i bej fajtor ata qe e kane malltretuar ne kohen e luftes. Sepse ky ka qene nje sherbetor i nenshtruar tereqenesisht i ish dahsnorit te Adelines (dashnor i pa deshiruar, por i kushtezuar) Arkanit serb. Pas humbjes se Serbise dhe perfundimit te luftes ne Kosove, Arkani kishte ikur ne Serbi, kurse Enveri shfrytezoi rastin qe t'a pervetesonte Adelinen me dhune pasi qe shefi i tij atehere me ishte larguar nga Kosova. Enveri e kishte keqetrajtuar Adelinen, por nuk la pa ia vrare edhe dashnorin e vetezgjedhur te Adelines, Trimfin. Nuk eshte e drejte qe ky te prezantohet vetem si i dyshuar para popullit, sepse ne te gjithe e dijme se ky ka qene punetor i UDB-se dhe krimineli me i madh i pasluftes ne Kosove. Me te drejte UĒK e ka mbajtur ne bunar ne vitet 98-99 dhe kush fajson te tjeret per veprat e ketij neperke eshte vertet tradhetar i kombit. Te pakten une keshtu mendoj!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gon! : 15-10-2012 mė 09:45
ksi tipa si enver sekiraqa ka mjaft ne parlamentin e kosoves ish te denuar nga gjykata e kosoves pas lufte per keqtrajtime dhe dhunime kurse tash jan deputet nga ta jan edhe disa kryetar komunsh nga rradhet e PDK-s
Sekiraēa: Policia dhe SHIK-u donin likuidimin tim
Prishtinė, 17 tetor - Nė numrin e sotshėm tė Kohės Ditore ėshtė publikuar vazhdimi i fundit tė rrėfimit pėr Jeta nė Kosovė tė Enver Sekirēės, njeriut tė dyshuar nga Policia e Kosovės pėr njė varg krimesh, ndėr to edhe tė Triumf Rizės.
Enver Sekiraēa ishte dėnuar mė 27 tetor 2006 nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė me dy vjet burg pėr veprat e kanosjes dhe pengimit tė personave zyrtarė gjatė kryerjes sė detyrave zyrtare.
Sipas aktgjykimit, Sekiraēa mė 22 maj 2006, rreth orės 12:30, seriozisht i ėshtė kanosur tė dėmtuarės Adriana Ahmeti se do ta privonte nga jeta. Pėrmes celularit, ai i kishte kėrkuar asaj qė tė takoheshin nė kafenenė Dani nė Ferizaj, duke i thėnė se prej tij nuk mund tė largohet lehtė dhe se ka punė me tė. E dėmtuara, vazhdon aktgjykimi, e frikėsuar ka filluar tė qante dhe ka pranuar takimin nė kėtė kafene.
Po ashtu, Sekiraėa sė bashku me Xhemajl Dervishin nga Prishtina dhe Bujar Miftarin nga komuna e Vitisė, nė tė njėjtėn ditė, rreth orės 14:30, nė afėrsi tė kafenesė Dani, kanė pėrdorur dhunė ndaj personave zyrtarė gjatė kryerjes sė detyrave zyrtare. Pasi e dėmtuara Adriana Ahmeti e ka paraqitur rastin nė polici, policėt Bekim Suma, Besnik Hasani dhe Jeton Burti, tė cilėve fillimisht nuk u ishte hapur dera e veturės golf nga Sekiraēa, kishin pėsuar lėndime trupore nga tė shpallurit fajtorė. Policėt kishin arritur tė zmbrapsin sulmin dhe ti prangosin tė akuzuarit, thotė aktgjykimi qė mė 27 dhjetor 2007 ishte konfirmuar edhe me aktgjykim tė Gjykatės Supreme tė Kosovės.
Nė tė njėjtėn lėndė, Sekiraēa ishte akuzuar edhe pėr dhunim. Akuza ishte hedhur poshtė nga gjykata.
Por, mė 14 gusht 2012, gazeta Koha Ditore ka publikuar dėshminė e njė ish-hetuesi nga stacioni policor i Ferizajt i cili kishte marrė pjesė nė operacionin policor, sipas tij tė iniciuar nga Besnik Hasani, polic i njėsisė speciale ROSU dhe tė miratuar nga Destan Thaēi komandat rajonal pėr Prishtinėn, gjatė tė cilit Sekiraēa ishte rrahur dhe i ishte lėnė njė revole pėr ta futur nė burg.
Besnik Hasani, pjesėtar i Njėsisė speciale tė Kosovės, dhe Shpend Qerimi, pjesėtar i Njėsisė Antidrogė, nė shtator tė vitit 2009, janė shpallur fajtorė dhe janė dėnuar me nga 25 vjet burgim pėr tri vepra penale, vrasje e rėndė, lėndim i rėndė trupor dhe shkaktim i rrezikut tė pėrgjithshėm pėr shpėrthimin e 24 shtatorit 2007, nė lagjen Dardania nė Prishtinė, ku patėn humbur jetėn dy persona dhe disa tė tjerė qenė lėnduar. Besohet se cak i sulmit me eksploziv ka qenė lokali Sekiraēa Bar nė shenjė hakmarrjeje pėr vrasjen e policit Triumf Riza, mė 30 gusht tė atij viti.
Tash Sekiraēa dhe mbrojtja e tij po shikojnė pėr rigjykim. Sekiraēa akuzon pėr montim.
Nė Ferizaj, me urdhėr tė SHIK-ut, kanė nisur me ma e montu njė dhunim me njė ish-femėr timen me tė cilėn kam qenė nė lidhje intime, thotė Sekiraēa, nė intervistėn pėr gazetėn Jeta nė Kosovė.
Kam qenė me njė Golf 3. Ka qenė veturė e blinduar. Unė nuk e hapa derėn. Kur erdhėn policėt nė uniformė, atėherė e hapa derėn, tha ai. Na kanė qitė (v.j. jashtė), na kanė montuar njė revole mbrapa nė veturė, na kanė rrahur, na kanė hi shkelma e boksa, na kanė shtri pėrtokė grupa e policėve qė ishte aty....
Nė lidhje me kėtė rast rrahje nė Ferizaj, nuk ka pasur aktakuzė ndaj ish-policit Besnik Hasani.
Mirėpo, gjatė procesit gjyqėsor pėr shpėrthimin tek Sekiraēa Bar policėt Hasani dhe Qerimi kishin akuzuar kolonelin Destan Thaēi si pjesė tė Grupit tė Sekiraēės. Hetimet e kryera nga policia e UNMIK-ut nuk kishin rezultuar me dėshmi tė kėsaj natyre pėr kėtė tė fundit.
Edhe Sekiraēa mohon tė ketė pasur lidhje me ish-komandantin rajonal tė policisė nė Prishtinė, megjithėse thotė se atė e njeh.
Unė e njoh Destan Thaēin, po nuk ka tė vėrtetė asgjė nga ato qė janė thėnė jo ia bleu njė xhip, jo shtėpi.... Ato janė pallavra. Kurrė nė jetė nuk kam ndenjur me Destan Thaēin, pėrveē qė e njoh nga gazetat si komandant Policie, tha Sekiraēa.
Koloneli Thaēi, i kontaktuar, po ashtu ka hedhur poshtė ēdo ndėrlidhje me Sekiraēėn dhe i ka quajtur ato shpifje.
Ndėrkohė Sekiraēa akuzon sistemin e drejtėsisė se ėshtė i ndikuar dhe i anshėm.
Po e shihni si po punon gjyqėsia - si ti fishkėllejnė prej kafenesė dhe prej zyrave tė SHIK-ut (v.j. kjo e fundit ka deklaruar mbylljen zyrtare mė 2007), thotė Sekiraēa. Kėtė ma kanė konfirmuar gjykatės dhe prokurorė, nė kėtė rast e kam fjalėn pėr ish-kryetarin e Gjykatės sė Qarkut, Anton Nokaj, deklaroi Sekiraēa.
Nokaj, tha ai, i kishte dėrguar fjalė ku i kishte treguar pėr presionet qė gjykata kishte pėr ta dėnuar pėr rastin e rrahjes nė Ferizaj.
Nokaj i ka thėnė njė shokut tim se ka pasur presione tė hatashme pėr me mė mbajtė nė burg. Rastin tuaj e di shumė mirė ka thėnė, e di qė ėshtė montazh, por kemi pasur presione, na kanė lyp me ua dhėnė nga 7 vjet burg, ne ua kemi dhėnė vetėm nga 2 vjet pėr rastin e Ferizajt, ne kemi qenė tė mirė i kishte thėnė Nokaj atij, tha Sekiraēa.
Ish-kryetari i Gjykatės Komunale tė Prishtinės, Anton Nokaj, i kontaktuar nga gazeta mohoi tė ketė pasur kėso kontaktesh me Sekiraēėn. Nuk ėshtė e vėrtetė qė ka pasur presione nga dikush dhe nuk ėshtė e vėrtetė qė i kam ēuar fjalė Enver Sekiraqės nėpėrmjet dikujt. Dua tė cek edhe faktin se as gjykatėsi asnjėherė nuk mė ka thėnė se ka pasur ndonjė presion, deklaroi Nokaj.
Ky proces gjyqėsor ishte drejtuar nga gjykatėsi Mejdi Dehari, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė.
Sekiraēa pohon se tė njėjtat fjalė i ishin dėrguar edhe nga Dehari. Tė njėjtat fjalė na i ka dėrguar edhe gjykatėsi Mejdi Dehari. Na kanė thėnė tua japim nga 7 vjet po ne vetėm me 2 vjet u dėnuam. Mė kanė ardhur nė shtėpi e mė kanė thirrė nė telefon, mė kanė kėrcėnuar policia dhe pjesėtarė tė SHIK-ut, skam pasur ēka tė bėj, thotė Sekiraēa ti ketė thėnė Dehari.
Edhe gjykatėsi Mejdi Dehari hedh poshtė kėto pohime tė Sekiraēės. Sekiraēa ėshtė gjykuar pėr dy vepra penale tė kanosjes dhe pengimit nė detyrė tė personit zyrtar. Nė bazė tė provave tė argumentuara, ėshtė gjykuar me dėnim me burgim prej dy viteve. Ky aktgjykim ka marrė formėn e prerė, tha Dehari. Jo vetėm nė kėtė rast po nė asnjė rast nuk kam pasur presione, jam gjykatės qė nga viti 2000 dhe asnjėherė nuk kam pasur kurrfarė ndikimi nga askush.
Sekiraēa ndėrkohė thotė tė ketė pranuar mesazhe qė tė largohej nga vendi edhe nga ish-kryetari i Gjykatės Supreme tė Kosovės, Rexhep Haxhimusa.
Mė kanė kėrkuar policia dhe SHIK-u qė tė mė likuidojnė. Kam dashtė me u dorėzu te drejtėsia, por vetė kryetari i Gjykatės Supreme, Rexhep Haxhimusa, mė ka thėnė ik prej kėtu se ne nuk mundemi me nda drejtėsi pėr ty, kemi presion prej Qeverisė, thotė Sekiraēa.
Ai shton se kėtė mesazh tė Haxhimusės e kishte marrė pėrmes avokatit Fazli Balaj. Unė i kam thėnė kur tė jeni tė gatshėm me nda drejtėsi, unė vij.
Ish-kryetari i Supremes, Rexhep Haxhimusa, tash kėshilltar i ministrit tė Drejtėsisė, mohoi kėtė dhe tha se as qė e ka njohur ndonjėherė personin me emrin Enver Sekiraēa.
Atė e njoh vetėm nėpėrmes shkresave tė gjykatės, tha Haxhimusa. Nuk ėshtė e vėrtetė qė unė i kam ēuar fjalė pėrmes dikujt dhe as qė kam pasur presione nga dikush ndonjėherė. Pėr kėtė le tė deklarohet edhe avokati Balaj, pasi qė paska thėnė se pėrmes tij i kam ēuar fjalė. Pėrndryshe, kjo pėr mua ėshtė njė lloj njollosje e pashembullt.
Avokati Fazli Balaj tha se tė gjitha kėto qė janė thėnė pėr ish-kryetarin Haxhimusa janė tė pavėrteta. Kam qenė avokati i Sekiraēės nė njė rast mė herėt, ka qenė klient imi, aty ndoshta e lidh ai. Mirėpo kėto qė janė thėnė janė plotėsisht tė pavėrteta, tha Balaj.
Akuzat e Sekiraēės pėrfshijnė edhe zyrtarėt e lartė policorė tė cilėt i akuzon pėr lidhje me SHIK-un. Nė veēanti ai ka akuzuar Emin Beqirin, ish-shef i hetimeve nė rajonin e Prishtinės dhe tash drejtor i Departamentit tė krimeve ekonomike.
Emin Beqiri u ka thėnė (v.j. policėve pėr rastin e Swiss Casinos) kėtė rast me e nxjerr qysh tmundeni, montoni, boni ēka tė doni, Sekiraēa duhet tė mbetet nė burg, deklaron Sekiraēa.
I kontaktuar, majori Emin Beqiri thotė se nuk ka asgjė tė vėrtetė nga ato qė janė thėnė nga Enver Sekiraēa. E rėndėsishme ėshtė qė, mė nė fund, ai ėshtė i burgosur. Asgjė mė shumė, tha Beqiri.
Aparatet e kafesė nxitėn fjalėt pėr Veselinoviqin
Enver Sekiraēa po ashtu mohon tė ketė lidhje me Zvonko Veselinoviqin, biznesmen kontrovers serb, shtėpia e tė cilit nė Doljane tė Zveēanit ishte bastisur nga EULEX-i nė maj tė kėtij viti, duke rezultuar me kapje tė dy armėve, municionit dhe dokumenteve. Veselinoviqi dhe vėllai i tij Zharko dyshohen pėr nėntė vepra penale, pėrfshirė vrasjen e njė oficeri policor shqiptar dhe njė sulmi ndaj personelit tė OKB-sė e NATO-sė.
Zvonko Veselinoviqin e njoh si krejt dynjaja, nga gazetat. Me tė nuk jam takuar kurrė, tha Sekiraēa.
E njoh njė tjetėr person nė veri tė Mitrovicės nga nacionaliteti serb. I kam pasur nja 7 aparate tė kafesė te ai, e kam parė qė po donė me folė e me manipulu gazetat e fjalėt e rrugėve...i kam tėrhequr edhe aparatet vetėm shkaku i fjalėve, tha Sekiraēa.
Por Sekiraēa pranon se ka pasur probleme rrugėsh.
Pėr shembull, nė njė rast shkaku i fjalosjes, kishte rezultuar i plagosur.
Te pompa e Ramiz Sadikut, kam qenė duke e la veturėn. I ka thėnė dikush pėr mua diēka a e ka kėrcėnuar...me dy tri fjalė aty jemi thy nė fjalė (me personin nga pompa), e ka nxjerrė revolen, ka shkrepė katėr-pesė here. Njė plumb mė ka rrokur nė qafė. Jam plagosur.
Mė vonė jemi pajtuar me burra edhe asgjė askujt...pėr kėtė rast kam mbajtur 4 muaj e gjysmė burg edhe jam shpall i pafajshėm se i pafajshėm kam qenė. As nuk kam gjuajtur as nuk kam pėrdorė asgjė dhe mė kanė lėshuar, tha Sekiraēa.
Sekiraēa donte tė dorėzohej nė EULEX
Pas 26 shtatorit, kur u vetėdorėzua, gazeta intervistoi avokatin e tij, Bashkim Nevzati, i cili tha se Sekiraēa nuk ishte prangosur gjatė dorėzimit.
Kėrkesa decidive e Enverit ka qenė qė e tėrė ēėshtja tė trajtohet nga EULEX-i, pėr faktin se ndaj tij ekzistojnė disa pretendime dhe ka pasur disa tentime tė atentatit. Nuk e di pse, mirėpo sipas deklarimeve tė Enverit ai ėshtė i rrezikuar nga Policia e Kosovės, tha Nevzati.
Sipas tij, bisedimet me EULEX -in pėr vetėdorėzimin e Sekiraēės kanė zgjatur pėr mė se 11 muaj.
Kemi qenė nė bisedime me EULEX-in qė nga muaji nėntor i vitit 2011. Ne kemi kėrkuar siguri qė rasti tė trajtohet nga EULEX-i, tha Nevzati.
Ai zbuloi se ku ka qėndruar Sekiraēa nė arrati. Sipas informatave qė unė kam, Enveri ka qėndruar jashtė Kosovės, mė saktėsisht nė Irlandė dhe nė disa vende tė tjera, ka poseduar dokumentacionin e duhur dhe ka shkuar e ka ardhur pa problem, tha Nevzati. Pse nuk e ka pengu askush unė nuk e di, nuk e kam pyetur pėr atė punė, sepse ato janė jashtė kompetencave tė mia dhe nuk dua ti diskutoj veprimet e policisė sė Irlandės dhe tė Interpolit.
Pyetjes se me dokumentet e cilit shtet ka lėvizur, avokati iu pėrgjigj se e di qė ka lėvizur me dokumente tė rregullta, por jo edhe tė cilit shtet.
Sipas tij, tani Sekiraēa ėshtė nė Burgun e Dubravės.
Bardha Azari, zėdhėnėsja e EULEX-it, thotė se, pėrveē pėr vrasjen e policit Triumf Riza, Sekiraēa hetohet edhe pėr dy vepra tė tjera penale.
Pėrgjegjėsinė pėr sigurinė nė Burgun e Dubravės e kanė autoritet vendore, por normalisht i asistojmė ata nė punėn e pėrditshme. Pėr rastin e Sekiraēės, ministri Drejtėsisė na ka kėrkuar ndihmė dhe ne i asistojmė ata edhe nė sigurinė e Enver Sekiraēės, tha Azari. Tani rasti ėshtė nė duart e drejtėsisė dhe do tia lėmė asaj ta bėjė punėn e vet.
http://www.koha.net/?page=1,13,119373
si pas ksaj po del se edhe ne ket marifet me sekiraqen po del se prap SHI-KU ka kisht ne kto krime
Krijoni Kontakt